Profesionet që shkatërrojnë martesat, cojnë në divorc
Profesionet që shkatërrojnë martesat, cojnë në divorc
TIRANË-Janë disa profesione që bëhen vërtet shkak për divorce. Kështu pohon një studim më i fundit britanik, sipas të cilit mjekët janë më të ekspozuar ndaj riskut të divorcit sesa inxhinierët.
Studimi thotë gjithashtu se vatrat familjare të paqëndrueshme janë ku njëri prej personave është balerin, koreograf, barist apo terapeutist. Këta kanë më shumë se 40% të shanseve të divorcohen nga bashkëudhëtari i jetës, bën të ditur studimi.
Në përgjithësi ata që rrezikojnë janë artistët dhe sportistët. Për ta ekziston 30 për qind i shanseve që të divorcohen. Kurse ata që shpëtojnë janë inxhinierët, vetëm 2 për qind ekziston risku për divorc tek kjo kategori
Autorët e studimit kanë analizuar çiftet e divorcuara dhe të ndara të 449 profesioneve të ndryshme.
Drejtori i agjencisë ‘Reality and Performance’, Hamid Agini, thotë që nuk janë përfaqësuar të gjitha profesionet në këtë studim, madje tek ato te të cilat divorcet janë dukuria më e shpeshtë, ka radhitur edhe punën e politikanëve, drejtorëve dhe gazetarëve.
Por kush janë realisht arsyet? Orari i zgjatur, puna jashtë orarit apo në fundjavë përjashtohen nga shkaqet në këtë studim.
(d.b/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/metropol/26...rc-174558.html
Krijoni Kontakt