Rikthehet virusi H1N1, 2 raste në Shqipëri, një 50-vjeçar rëndë në QSUT
Rikthehet virusi H1N1, 2 raste në Shqipëri, një 50-vjeçar rëndë në QSUTTIRANË- Në Shqipëri është rikthyer edhe këtë sezon gripi vdekjeprurës H1N1 apo i njohur si ‘gripi i derrit’.
Një pacient i shtruar prej tre ditësh tek Infektivi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është prekur nga ky virus, siç thonë burime nga ky spital. Sipas të njejtave burime spitalore bëhet me dije se 50-vjeçari në fjalë është i prekur edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Po sipas Shefit të Infektivit, Dhimitër Kraja ka pasur edhe një rast tjetër, i cili tashmë ka lënë ambientet e spitalit.
Ai shton se nuk mund të flitet për një situatë alarmante. “Ka izolim të rasteve me grip AH1N1 dhe AH3N2. Kemi 5 raste me Ah3 dhe 2 raste me Ah1. Një rast ka dalë dhe vazhdon jetën e tij normale, ndërsa rasti tjetër është i shtruar në Shërbimin Infektiv të QSUT-së, në repartin e reaminacionit ku po i jepet një ndihmë polivalente prej nesh dhe ekspertëve përkatëse. Ky është fillimi i një ngjarje të tillë që nuk duhet konsideruar alarmante, është brenda madhësisë së gripeve që ndodhin vazhdimisht”, tha Kraja.
Virusi AH1N1 u shfaq për herë të parë në vitin 2009 në vendin tonë, medikamenti për luftimin e tij është Tamiflu.
(m.a/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ut-174493.html
Krijoni Kontakt