-
Historia e parlamentarizmit shqiptar, 33 krerėt e legjislativit shqiptar nga 1912-a
Historia e parlamentarizmit shqiptar, 33 krerėt e legjislativit shqiptar nga 1912-a

Kuvendi I - Institucioni i parlamentarizmit nė Shqipėri i ka fillimet e tij prej ditės sė Pavarėsisė, me mbledhjen e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės
Lushnja - Kongresi i Lushnjės krijoi Senatin, Parlamentin e parė shqiptar (mė vonė Kėshilli Kombėtar), si organ legjislativ, i cili pėrbėhej nga 37 anėtarė tė zgjedhur nga vetė delegatėt e Kongresit
1991 - Pas 5 dekadash nė Shqipėri shfaqen shenjat e para tė rilindjes sė parlamentarizmit. Pas njė periudhe 67-vjeēare mblidhet Parlamenti i parė pluralist i dalė nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 (250 deputetė)
Kronologjia
Nisi me Senati, mė pas mė parlament, monarki e rikthim
BLEDAR HOTI
Parlamentarizmi nė Shqipėri ka histori 92-vjeēare. Gjatė kėsaj periudhe ai ka pėsuar ndryshime tė vazhdueshme, duke iu pėrgjigjur sistemeve tė qeverisjes apo zhvillimeve sė kohės. Sipas materialeve zyrtare tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Pėr drejtuesit e Legjislativit nė Shqipėri dhe Historiku i ligjvėnėsit shqiptarė 1920-2005), rezulton se kryetari i parė i Kėshillit Kombėtar ėshtė Xhemal Naipi, i caktuar nė vitin 1920.
Kuvendi Kombėtar i Vlorės (1912)
Institucioni i parlamentarizmit nė Shqipėri i ka fillimet e tij prej ditės sė Pavarėsisė, me mbledhjen e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės. Si organi i parė pėrfaqėsues i popullit, ai mori pėrsipėr realizimin e detyrės sė rėndėsishme tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ai zgjodhi Qeverinė e Pėrkohshme, tė kryesuar nga Ismail Qemali. Pas Kuvendit Kombėtar tė Vlorės, parlamentarizmi si institucion u sanksionua nė tė gjitha statutet qė pasuan konsolidimin e shtetit shqiptar. Pėr herė tė parė ai parashikohet nė Statutin Organik tė Shqipėrisė, tė hartuar nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit, mė 1914-n, megjithėse, fillimi i Luftės sė Parė Botėrore e bėri tė pamundur krijimin e njė organi tė tillė. Sipas statutit, Asambleja Kombėtare, si organ legjislativ, pėrbėhej nga anėtarė tė zgjedhur prej popullit, anėtarė tė emėruar nga princi dhe anėtarė ex officio (gjithsej 36 anėtarė). Pas Shpalljes sė Pavarėsisė vite tė tjera tė vėshtira do tė vinin pėr Shqipėrinė. Megjithėse Traktati i Londrės kishte pėrcaktuar kufijtė e Shqipėrisė, dėshirat ekspansioniste tė shteteve qė donin tė pėrfitonin mė shumė territore ishin ende aktive, duke ėndėrruar pėrsėri ndarjen e saj. Nė kėto rrethana mė 27 mars 1920 u mblodh Kongresi i Lushnjės.
Kėshilli Kombėtar i Lushnjės (Senati 27 mars 192020 dhjetor 1920)
Kongresi i Lushnjės krijoi Senatin, Parlamentin e parė shqiptar (mė vonė Kėshilli Kombėtar), si organ legjislativ, i cili pėrbėhej nga 37 anėtarė tė zgjedhur nga vetė delegatėt e Kongresit. Kongresi shprehu nė formė tė organizuar politike vullnetin e shqiptarėve pėr tė marrė fatin e vendit nė duart e veta. Nė kėtė periudhė afirmohen pėr herė tė parė parimet e parlamentarizmit: emėrimi dhe shkarkimi i qeverisė nga senati, si dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Megjithėse Parlamenti i parė shqiptar e shtriu veprimtarinė e tij legjislative nė njė periudhė tė shkurtėr kohe, ai arriti tė miratonte disa ligje tė rėndėsishme. Akti mė i rėndėsishėm ishte Statuti i Lushnjės qė pėrbėnte njė ligj kushtetues. Veprimtaria legjislative e Kėshillit Kombėtar mori fund nė dhjetor tė vitit 1920, kur Kėshilli u shpėrnda pėr tua lėnė vendin zgjedhjeve tė para nė Shqipėri (mars 1921).
Kėshilli Kombėtar (21 prill 192130 shtator 1923)
Statuti i Zgjeruar i Lushnjės
Nga zgjedhjet qė u zhvilluan nė mars tė vitit 1921, vendi u pėrfaqėsua me 78 deputetė. Qė prej kėsaj periudhe, Parlamenti filloi tė shfaqej rregullisht si njė organ i dalė nga populli, me detyra tė pėrcaktuara qartė nė statutin e kohės. Zgjerimi qė iu bė Statutit tė Lushnjės, i cili nė histori njihet si statuti i shtetit shqiptar i vitit 1922, e shndėrroi kėtė akt nė njė kushtetutė tė mirėfilltė me fuqinė mė tė lartė nė shtet dhe sanksionoi plotfuqinė parlamentare. Organi mė i rėndėsishėm qė ushtronte pushtetin legjislativ, i quajtur Kėshill Kombėtar, mori emrin Parlament. Si organ i vetėm legjislativ ai pėrbėhej nga njė dhomė deputetėsh, tė cilėt zgjidheshin nga populli nė bazė tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme (votim i tėrthortė). Nė kėtė periudhė dalloheshin qartė dy grupime politike: Partia Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Pėrparimtare e kryesuar nga Hoxhė Kadriu. Nė shtator tė vitit 1923, Kėshilli Kombėtar i mbylli punimet e tij nė pėrfundim tė legjislaturės 2-vjeēare pėr tua lėnė vendin zgjedhjeve tė reja pėr Kuvendin Kushtetues, tė cilat u mbajtėn nė dhjetor tė po kėtij viti.
Kuvendi Kushtetues (21 janar 1924-2 mars 1925)
Kuvendi Kushtetues, i pėrbėrė nga 100 deputetė, ushtroi veprimtarinė e tij nė dy periudha (21 janar-2 qershor 1924 dhe dhjetor 1924-2 mars 1925). Detyra kryesore e tij ishte hartimi dhe miratimi i njė kushtetute tė shkruar (prej sė cilės mori edhe emrin) ku tė sanksionohej forma e qeverisjes. Objektivi nuk u arrit nė periudhėn e parė tė veprimtarisė sė tij, pėr shkak tė acarimit tė situatės politike nė vend me vrasjen e Avni Rustemit dhe atentatit qė iu bė Kryeministrit tė asaj kohe, Ahmet Zogu. Mė 2 qershor tė vitit 1924, Kuvendi mbylli punimet e periudhės sė parė. Pas shpėrbėrjes sė qeverisė, Ahmet Zogu u largua nga Shqipėria, duke mbetur nė ilegalitet deri nė dhjetor tė vitit 1924. Gjatė kėsaj periudhe erdhi nė pushtet Qeveria e Fan Nolit, e cila pati njė jetė tė shkurtėr (qershor-dhjetor 1924). Me rikthimin e Ahmet Zogut nė pushtet, moment qė shėnoi nė histori tė ashtuquajturin triumf tė legalitetit, rifilloi punimet Kuvendi Kushtetues. Ai arriti tė pėrmbushte detyrėn pėr tė cilėn ishte krijuar: miratimin e Statutit Themeltar tė Shtetit dhe pėrcaktimin e formės sė tij.
Periudha e Republikės Shqiptare (19251928)
Statuti afirmonte formėn e qeverisjes duke e pėrcaktuar Shqipėrinė si Republikė Parlamentare e kryesueme prej njė kryetari sovraniteti i sė cilės buronte prej popullit. Me njė vendim tė posaēėm tė Kuvendit Kushtetues, Ahmet Zogu u zgjodh nė krye tė shtetit. Parlamenti, pėr herė tė parė dhe tė fundit nė historinė parlamentare tė Shqipėrisė, paraqitet i pėrbėrė nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetėve. Sistemi dydhomėsh pati njė jetė tė shkurtėr parlamentare dhe pėrbėnte eksperiencėn e vetme nė historinė parlamentare tė Shqipėrisė. Dhoma e Deputetėve (Dhoma e Ulėt) pėrbėhej nga 57 deputetė tė zgjedhur nga populli, ndėrkohė qė Senati (Dhoma e Lartė) pėrbėhej nga 18 senatorė, 2/3 e tė cilėve zgjidheshin nga populli, ndėrsa 1/3 nga Kryetari i Republikės. Statuti afirmonte njė sistem dydhomėsh perfekt, por qė nė raste tė caktuara i jepte pėrparėsi Senatit, duke e vėnė Dhomėn nė pozita inferioriteti. Njė organ tjetėr i Parlamentit ishte ai i mbledhjes sė dy dhomave nė njė seancė tė pėrbashkėt, tė quajtur Asamble Legjislative, qė paraqitej nė statut si organ mė vete. Gjatė kėsaj kohe, Parlamenti miratoi njė sėrė ligjesh me rėndėsi, ndėr tė cilat mund tė pėrmenden: ligji mbi bankėn kombėtare, ligjin e pensioneve civile etj. Ai u karakterizua nga mungesa e pluralizmit dhe pėr shkak tė problemeve tė mėdha tė sistemit zgjedhor, ruajti njė karakter pėrfaqėsues fiktiv. Mungesa e partive politike karakterizoi tė gjithė periudhėn e sundimit tė Ahmet Zogut si Kryetar Republike e mė pas si Mbret i Shqiptarėve. Shpėrndarja e Parlamentit tė Republikės erdhi pas debateve pėr ndryshimin e formės sė qeverisjes, duke u lėnė vendin zgjedhjeve tė reja pėr Asamblenė Kushtetuese.
Periudha e Mbretėrisė Shqiptare (19281939)
Asambleja Kushtetuese, e dalė nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetė, sanksionoi nė statut formėn monarkike tė qeverisjes, dhe parashikoi sistemin njėdhomėsh parlamentar. Shqipėria shpallej mbretėri demokratike, parlamentare, dhe e trashėgueshme, ndėrkohė qė mbret i shqiptarėve sanksionohej Lartmadhėria e tij Zogu I, nga familja e famshme shqiptare Zogu. Ajo u dha fund punimeve mė 1 dhjetor 1928, duke u transformuar nė Parlament. Pas pushtimit italian tė Shqipėrisė nė prill tė vitit 1937, mbreti Ahmet Zogu I u largua nga Shqipėria. Mbretit tė Italisė, Viktor Emanuelit III, iu ofrua kurora e Shqipėrisė. Kosta Kotta ka qenė pėr disa legjislatura Kryetar i Parlamentit. Ndėrsa Kryetar i Senatit ishte mė 1925-n, Pandeli Evangjeli. Mė vonė, nė bazė tė nenit 230 tė Statutit tė Mbretėrisė, Asambleja Konstituente u transformua nė
Parlament, i cili pati njė Dhomė.
Parlamenti nė periudhėn e luftės
Sipas statutit themeltar tė mbretėrisė shqiptare tė akorduar nga mbreti, Viktor Emanueli III, shteti shqiptar ishte monarki kushtetuese. Pushteti legjislativ ushtrohej nga mbreti nė bashkėpunim me Kėshillin e Epėrm Fashist Koorporativ. Mė vonė, mė 16 tetor 1943 me ardhjen e pushtuesve nazistė u mblodh Kuvendi Kombėtar me 247 anėtarė, i cili rivendosi krijimin e Kėshillit tė Lartė si kryetar shteti. Ai u kthye nė Parlament, duke ushtruar pushtetin legjislativ sė bashku me kėtė organ. Kjo periudhė karakterizohet nga mohimi i parimeve tė parlamentarizmit. Lef Nosi ishte kryetar i Kuvendit Kombėtar nga 1943-1944, Terenc Toci, kryetar i Kėshillit tė Epėrm Fashist Koorporativ, 1940-1943 dhe Mihal Zallari, kryetar i Kuvendit Kombėtar mė 1944-n.
Parlamenti nė periudhėn e pasluftės
Zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese tė pasluftės u zhvilluan mė 2 dhjetor 1945. Pėr herė tė parė nė votim morėn pjesė edhe gratė. Nė kėtė periudhė u miratua Kushtetuta e 14 marsit 1946, ku Asambleja Kushtetuese u kthye nė Kuvend Popullor. Nė kushtet e mungesės sė pluralizmit politik nė vend, Kuvendi Popullor ishte njė organ qė mblidhej nė sesione vetėm dy herė nė vit. Nė vitin 1976, Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutėn e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, e cila ruajti mė tepėr tiparet e njė programi politik plotėsisht tė ideologjizuar me ideologjinė e kohės. Roli i Parlamentit mbetej fiktiv, sa kohė qė nuk sanksionoheshin zgjedhje tė lira dhe as qė mund tė flitej pėr pluralizėm. Nė periudhėn e komunizmit, nga 1944-1990, ka pasur 17 kryetarė tė Kuvendit Popullor. Nė 1944-n, Kėshilli Antifashist Nacionalēlirimtar zgjodhi si kryetar, dr. Omer Nishanin. Mė 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet pėr pėrfaqėsuesit e Asamblesė
Kushtetuese. Mė 16 mars 1946, nė mbledhjen e saj tė 11, Asambleja Kushtetuese vendosi tė kthehet nė Kuvend Popullor. Kuvendi Popullor i RPSH-sė pėrbėhej nga Njė Dhomė Legjislatura I: 25.03.1946 21.01.1950. Periudha e komunizmit mbaron mė 1900, ku si kryetar i fundit i Kuvendit Popullor ishte Petro Dode, nga 1987-1990.
Rilindja e parlamentarizmit (1991)
Pas 5 dekadash nė Shqipėri shfaqen shenjat e para tė rilindjes sė parlamentarizmit. Pas njė periudhe 67-vjeēare mblidhet Parlamenti i parė pluralist i dalė nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 (250 deputetė). Kryetari i parė i Kuvendit pluralist ėshtė Kastriot Islami. Mė 21 tetor 1998, Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutėn e re, tė hartuar edhe me ndihmėn e organizmave ndėrkombėtarė. Kushtetuta e re krijoi mundėsinė pėr tė kuptuar mė mirė sistemin politik nė Shqipėri dhe rolin e aktorėve tė tij. Emėrtimi Kuvend Popullor ndryshohet nė Kuvend i Shqipėrisė (njėdhomėsh, 140 deputetė). Pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės, Kuvendi, si organi mė i lartė i Pushtetit ligjvėnės, vazhdoi procesin e hartimit dhe miratimit tė ligjeve. Nė kėto 21 vite pluralizėm, katėr kryetarė Kuvendi i pėrkasin sė majtės, PS-sė dhe PSD-sė, ndėrsa dy nga e djathta, PD-sė. Jozefina Topalli ėshtė e vetmja Kryetare e Kuvendit grua nė kėto 92 vite.
1. XHEMAL NAIPI (Kryetar i Kėshillit Kombėtar, 1920)
2. DHIMITĖR KACIMBRA (Kryetar i Kėshillit Kombėtar, 1920)
3. PANDELI EVANGJELI (Kryetar i Kėshillit Kombėtar, 1921)
(Kryetar i Senatit, 1925-1926)(Kryetar i Asamblesė Kushtetuese, 1928) (Kryetar i Parlamentit, 1928-1930, 1937-1939)
4. ESHREF FRASHĖRI (Kryetar i Kėshillit Kombėtar, 1922-1923)
(Kryetar i Kuvendit Kushtetues, 1924)(Kryetar i Senatit, 1924-1925)
5. PETRO GOGA (Kryetar i Kuvendit Kushtetues, 1924)
6. KOSTAQ KOTA (Kryetar i Dhomės sė Deputetėve, 1925-1928)
(Kryetar i Parlamentit, 1930-1937)
7. LEF NOSI (Kryetar i Kuvendit Kombėtar, 1943-1944)
8. TERENC TOCI (Kryetar i Kėshillit tė Epėrm Fashist Koorporativ, 1940-1943)
9. MIHAL ZALLARI (Kryetar i Kuvendit Kombėtar, 1944)
10. OMER NISHANI (Kryetar i Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar, 1944)
11. TUK JAKOVA (Kryetar i Kryesisė sė Asamblesė Kushtetuese, 1946)
12. Dr. YMER DISHNICA (Kryetar i Kryesisė sė Asamblesė Kushtetuese, 1946-47)
13. MANUSH MYFTIU (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1947-1949)
14. GOGO NUSHI (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1950, 1954-1956)
15. THEODOR HEBA (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1950-1951)
16. MIHAL PRIFTI (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1951-1954)
17. RITA MARKO (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1956-1958)
18. Dr. MEDAR SHTYLLA (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1958-1964)
19. LEFTER GOGA (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1964-1966)
20. ABDYL KĖLLEZI (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1966-1969)
21. BEHAR SHTYLLA (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1969-1970)
22. FADIL PAĒRAMI (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1970-1973)
23. ILIAZ REKA (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1973-1976)
24. ALI MANAJ (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1976-1978)
25. SIMON STEFANI (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1978-1982)
26. PALI MISKA (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1982-1987)
27. PETRO DODE (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1987-1990)
28. KASTRIOT ISLAMI (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1991-1992)
29. PJETĖR ARBNORI (Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit Popullor, 1992-1996; 1996-1997)
30. SKĖNDER GJINUSHI (Kryetar i Kuvendit tė RSH, 1997-2001)
31. NAMIK DOKLE (Kryetar i Kuvendit tė RSH, 2001-2002)
32. SERVET PĖLLUMBI (Kryetar i Kuvendit tė RSH, 2002-2005)
33. JOZEFINA TOPALLI (ĒOBA) (Qė nga 2005, aktualisht Kryetare e Kuvendit tė RSH)
SHQIP
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt