Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Serbisë

    Fantazma e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon.


    Emri:  largea_fyle1393404503.jpg

Shikime: 5204

Madhësia:  36.7 KB


    Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi. Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA për Kosovën, Serbia ka hequr dorë nga masakrat dhe genocidet, ndërsa po kërkon forma të tjera diplomatike dhe dhelpërake për të rikthyer perandorinë serbe në Ballkan. Edhe pse Kroacia, Kosova dhe Shqipëria i kanë thënë “jo” krijimit të Jugosllavisë së re me në qendër në Serbi, çuditërisht disa zyrtarë të Brukselit, ndoshta me naivitet, ndoshta me djallëzi, vijojnë t’i bëjnë fresk këtij projekti provokues dhe poshtërues. Bëhet fjalë për Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, i cili parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Pasi Brukseli i refuzoi Shqipërisë statusin për të katërtën herë radhazi, duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Fyle ofron si mundësi anëtarësimin në Serbinë e Madhe me në qendër në Beograd. Në vend të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Fyle i mëshon idesë së Jugosllavisë së re.

    Kështu, Fyle ka shfrytëzuar forumin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër, për nismën e re “Ballkani Perëndimor 6″, BP6, pas së cilës fshihet plani i serbëve për të ngjalluar kohën e Millosheviçit. Këtë nismë Fyle e paraqet edhe si një mundësi për rritjen ekonomike të vendeve që do të bëhen pjesë e grupit të ri. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të integruar ekonomikisht nëpërmjet marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA. Prandaj duhet që të përgatisin së bashku disa reforma dhe të vlerësojnë zbatimin e tyre. Strategjia Evropa Juglindore e 2020 për Jobs dhe Prosperitet në një Perspektivë Evropiane mund të jetë një pikë kyçe referimi për Komisionin dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Unë ju bëj thirrje për të përqafuar dhe mbështetur një qasje të re të qeverisjes ekonomike që kam përshkruar. Ajo do të nxisë klimën e investimeve dhe promovimin e vendeve të punës, rritjen dhe konkurrencën në rajonin tuaj. Unë jam i sigurt se shumë prej investitorëve privatë dhe publikë do të monitorojë nga afër zhvillimet ekonomike në rajon dhe të kërkojnë mundësi të reja për të investuar”, ka deklaruar Fyle.

    Qasja e re

    Duke iu referuar nismës, Fyle kërkoi mirëkuptim mes liderëve të rajonit. “Në Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit, tetorin e kaluar, njoftuam synimin tonë për të zhvilluar një qasje të re në ekonomitë e rajonit. Sot, unë zyrtarisht nis këtë qasje të re, e cila ka të bëjë me ndërtimin dhe mirëkuptimin e përbashkët në mes të liderëve të këtyre vendeve dhe investitorëve të mundshëm mbi prioritetet për reformat ekonomike”, tha Fyle. Disa ditë më parë, Fyle ishte në Bosnje Hercegovinë, ku nuk ka anashkaluar edhe nismë e propozuar nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, me ndërhyrjen e Serbisë.

    Adriatik Doçi.
    botasot.info
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Se

    Evropa kurve eshte.

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Se

    Shqiperia ska qene dhe ska per te qene ndonjehere pjese e politikave te Serbise. Per sa i perket Kosoves , nuk shikoj ndonje ndryshim. Ata zagare serb qe e komandonin deri dje popullin kosovar jane zevendesuar me qente e tyre sot, vetem se keta te fundit kane mesuar te lehin ne shqip.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2014
    Postime
    9

    Për: Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Se

    nik ka asgje te keqe vec qe perpara te bashkohet shqiperija me kosoven dhe shqipetaret e malit te zi te maqedonis dhe te behet nje shtet dhe pastaj te futet si rrepublik ne vete ne bashkim keshtu shqipetaret do kene fuqine dhe potencjalin si kundra peshe ne jugosllavi te mos them se munt te marrin kontrollin e ksaj te fundit qe nga 1912 jan bere perpjekje per ti asimiluar por vetem kane shternguar rradhet dhe kan nxjerre ne pa qendresen e shqipetarve asgj tjeter
    songo songo

  5. #5
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Se

    Nuk e shoh si provokim.

    Qe nga momenti qe Shqiperia flet per Evropen si "Shpëtim për Shqiptar", pra si "Zot" i shtetit Shqiptar, atehere nenshtrimi i saj duhet te shkon deri tek bashkimi me Serbine ! Shumicen e standardeve i mbushem, bile me fytyr te skuqur edhe pederastet i lejuam, tane ka mbet shkalla e fundit : Bashkim - Vllaznim ne emer te Evropes me Serbine !

    Dhe ja si do t'duket tane Ballkani, si ne kohen e Skenderbeut, tamam per qejf te shume shqiptareve ketu :

    Emri:  img_b274x.jpg

Shikime: 201

Madhësia:  89.6 KB
    … ///

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Se

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Shumicen e standardeve i mbushem, bile me fytyr te skuqur edhe pederastet i lejuam
    Gabim !! Ne e lejuam bile edhe e soditëm paradën e homove, ndërsa Beogradi u dogj kur bën paradë homologët Berishës dhe Ramës
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180

    Për: Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Se

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Fantazma e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon.


    Emri:  largea_fyle1393404503.jpg

Shikime: 5204

Madhësia:  36.7 KB


    Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi. Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA për Kosovën, Serbia ka hequr dorë nga masakrat dhe genocidet, ndërsa po kërkon forma të tjera diplomatike dhe dhelpërake për të rikthyer perandorinë serbe në Ballkan. Edhe pse Kroacia, Kosova dhe Shqipëria i kanë thënë “jo” krijimit të Jugosllavisë së re me në qendër në Serbi, çuditërisht disa zyrtarë të Brukselit, ndoshta me naivitet, ndoshta me djallëzi, vijojnë t’i bëjnë fresk këtij projekti provokues dhe poshtërues. Bëhet fjalë për Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, i cili parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Pasi Brukseli i refuzoi Shqipërisë statusin për të katërtën herë radhazi, duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Fyle ofron si mundësi anëtarësimin në Serbinë e Madhe me në qendër në Beograd. Në vend të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Fyle i mëshon idesë së Jugosllavisë së re.

    Kështu, Fyle ka shfrytëzuar forumin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër, për nismën e re “Ballkani Perëndimor 6″, BP6, pas së cilës fshihet plani i serbëve për të ngjalluar kohën e Millosheviçit. Këtë nismë Fyle e paraqet edhe si një mundësi për rritjen ekonomike të vendeve që do të bëhen pjesë e grupit të ri. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të integruar ekonomikisht nëpërmjet marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA. Prandaj duhet që të përgatisin së bashku disa reforma dhe të vlerësojnë zbatimin e tyre. Strategjia Evropa Juglindore e 2020 për Jobs dhe Prosperitet në një Perspektivë Evropiane mund të jetë një pikë kyçe referimi për Komisionin dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Unë ju bëj thirrje për të përqafuar dhe mbështetur një qasje të re të qeverisjes ekonomike që kam përshkruar. Ajo do të nxisë klimën e investimeve dhe promovimin e vendeve të punës, rritjen dhe konkurrencën në rajonin tuaj. Unë jam i sigurt se shumë prej investitorëve privatë dhe publikë do të monitorojë nga afër zhvillimet ekonomike në rajon dhe të kërkojnë mundësi të reja për të investuar”, ka deklaruar Fyle.

    Qasja e re

    Duke iu referuar nismës, Fyle kërkoi mirëkuptim mes liderëve të rajonit. “Në Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit, tetorin e kaluar, njoftuam synimin tonë për të zhvilluar një qasje të re në ekonomitë e rajonit. Sot, unë zyrtarisht nis këtë qasje të re, e cila ka të bëjë me ndërtimin dhe mirëkuptimin e përbashkët në mes të liderëve të këtyre vendeve dhe investitorëve të mundshëm mbi prioritetet për reformat ekonomike”, tha Fyle. Disa ditë më parë, Fyle ishte në Bosnje Hercegovinë, ku nuk ka anashkaluar edhe nismë e propozuar nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, me ndërhyrjen e Serbisë.

    Adriatik Doçi.
    botasot.info
    s'mora vesh cfare te keqe te madhe paska bere apo deklaruar Fyle

    po ne te njejtin takim a nuk ishte Thaci me Ramen, dhe kto ishin pro BP6- rikthim te jugosllavise...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 27-02-2014 më 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •