Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Projekti serb: Ja si e financojme "xhihadin shqiptar"

    ...Emrat dhe mediat e pėrfshira

    Emri:  24-shkurt-2014-724x10241-300x424.jpg

Shikime: 728

Madhėsia:  54.2 KB

    Nga Ramiz Lladrovci

    Qė prej disa kohėsh ėshtė bėrė shqetėsues lajmi se, mjaft djem tė rinj, shqiptarė tė Kosovės, janė bėrė pjesė e palėve qė luftojnė nė Siri, mė tė shumtėt nė rradhėt e ndryshme opozitare, shumė nga tė cilat kanė prirje tė theksuara tė islamit radikal apo tė njė formė tė re tė Xhihadit. Janė bėrė publike edhe fotot e tyre, ndėrkohė qė kanė ardhur informacionet edhe pėr tė vrarėt e parė, nė njė tokė tė huaj, e cila, deri dje, ishte aq e largėt dhe, lidhja mes dy vendeve tona, thuajse nuk ekzistonte.Shqetėsimi erdhi duke u rritur, po bėhej nje plagė serioze, dhe, qeveria, duke parė se mundėsitė e parandalimit ishte tė pamjaftueshme, vendosi tė dekretojė njė ligj pamor, sipas tė cilit, kushdo qė shkon tė luftojė nė vende tė tjera, dėnohet deri nė 15 vite burg. Por, edhe pas kėtij dekretligji, asgjė nuk ka ndryshuar, lėvizja islame, me tipare tė forta tashmė vehabiste selafiste nė Kosovė, sa vjen e bėhet mė e pranishme, tonet e liderėve tė saj, tė njohur e tė panjohur, po bėhen mė tė ashpra, prania e tyre nė jetėn e njerėzve ėshtė mė e zėshme, dhe ndėrkohė, ata po marrin primarin nė disa nga eventet e jetės sonė.

    Ditė mė parė, pėr tė gjithėm, u bė e njohur njė deklaratė, qė si duket kishte burimin tek agjensia jonė e Informacionit, se shqiptarėt po shkojnė tė luftojnė nė Siri mė sė shumti pėr ēėshtjen e parave. Pra, si mercenarė. Njė deklaratė e tillė, sido kudo, e zbeh problemin, e adreson nė njė kah tjetėr, e bėn atė nga njė problem themelor nė njė ēėshtje ekonomike, e shndėrron nga njė rritje e ndikimit dhe pranisė sė formave ekstreme tė besimit islam nė njė ēėshtje tė jetesės.

    Duke qenė njė pjesė e vogėl e sė tė vėrtetės, kjo nuk ėshtė e gjitha. Problemi ėshtė mė i thellė se kaq, dhe shpesh herė, ne ngurrojmė ta themi, edhe nga droja e keqkuptimit me njerėzit, edhe nga ndikimi qė krerėt e kėsaj rryme kanė nė politikėn shqiptare, por edhe nga egėrsia e reagimeve nė rrjetet sociale dhe jo vetėm aty. Ėshtė e ditur tashmė se ndaj ēdo qėndrimi konstant, kombėtar, ndaj lėvizjeve vehabiste selafiste nė Kosovė, do tė kesh pėrballė njė fortunė tė organizuar, tė cilat kėrkojnė tė krijojnė staturėn e njė njeriu tė humbur, tė shitur dhe pa din e pa imam, por po ashtu ėshtė e ditur, se edhe liderė tė lėvizjeve politike, njėri ndėr ta edhe Albin Kurti, bėjnė kujdes tė mos e prishin nė asnjė rast me liderėt e kėsaj lėvizje, prononcohen haptas edhe pro saj, lėshojnė e marrin mesazhe mirėkuptimi, e ndoshta edhe financimi; por edhe qeveria e Kosovės, duke dashur tė mbulojė punėn e saj vetėm pėrmes njė projektdekreti, ka drojėn se tashmė, nė kėtė fazė tė Kosovės, kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve tė reja, mund tė humbasė nga kundėrvėnia e kėsaj force, qė shfaqet tashti si religioze, por qė ėshtė edhe politike.ose mė saktė, qė ndikon nė politikė e qė nesėr mund tė jetė pjesė e furishme e politikės.

    Shpesh herė lindjen e kėsaj rryme ekstreme islame e kemi parė si vazhdė e ndikimit tė shteteve islame, tė rrjeteve tė ndėrtuara prej tyre, e kontributit qė kanė dhėnė , qoftė shtetėrore, si Arabia Saudite, apo jo zyrtare, pėrmes indidividėve. {Ėshtė e ditur se qeveria saudite ose jo zyrtarėt e saj kanė dėrguar donacione tė mėdha nė institucione ose tek indidividėt, pėr hapjen e xhamive vehabiste selafiste, pėr tė bėrė tė njohur ideologjinė ekstreme islame. Nė kėtė xhami, sipas traditės sė tyre, mund tė punojnė ose imamė tė dėrguar prej tyre, ose tė pėrgatitur prej tyre, ēka nė fund tė fundit ėshtė e njėjta gjė.Po ashtu, ata kanė ndikuar nė krijimin e televizionit PEACE TV, ku themeluesi i saj, Zahir Narik, ėshtė i njohur pėr urrejtjen ndaj besimeve tė tjera fetare, dhe fondet pėr kėtė Tv janė zyrtare ose jo zyrtare pikėrisht nga sauditėt.Ndėrkohė, e gjithė popullsia shqiptare, kudo ka ka jetuar, ka qenė e shquar pėr tolerancėn ndaj besimeve tė tjera, i ka respektuar e mbrojtur ato, u ka hapė udhėn e lirė tė sė drejtės pėr besimin pėrkatės dhe nuk ėshtė bėrė pengesė as nė kohrat mė tė vėshtira tė pėrplasjeve fetare.

    Mirėpo, dhe vijmė kėshtu, nė thelbin e kėtij shkrimi, jo ēdo gjė qė ėshtė e dukshme, ėshtė e gjitha. Shpesh herė ajo qė fshihet bart mė shumė rreziqe.

    Nė Kosovė, ashtu si edhe nė Bosnje njė dekadė mė parė, krijimi i terrenit pėr lėvizjet ekstreme islame, lindi pas luftės pėr ēlirimin e vendit. Por me njė ndryshim tė madh: nė Bosnje atė, lėvizjen vehabiste selafiste, e bartėn, e sollėn me vete, muxhadinėt, luftėtarėt e fesė, qė shkuan nga bota islame pėr tė luftuar sėbashku me vllazėrinė islame tė Bosnjes. dhe, qė pas luftės, si shpėrblim pėr atė qė kishin bėrė, qėndruan nė Bosnje, morėn shtetėsinė e kėtij shteti, dhe duke qenė tė mirėorganizuar dhe , po ashtu tė fuqishėm financiarisht, krijuan sektet e tyre, ndaj tė cilėve shteti ose nuk reagoi,ose reagoi me shumė vonesė Nė Kosovė, gjatė luftės, nuk patėm luftėtarė muxhahidinė, edhe ata pak vetė qė deshėn tė ishin pjesė nė fllim, u dėbuan dhe nuk zunė vend.

    Por, edhe nė Bosnje, edhe nė Kosovė, ka njė passkenė qė pak njihet: shėrbimi i fshehtė serb. Tė gjitha shėnimet e shėrbimeve tė ndryshme tė inteligjencės, tė cilat kanė studjuar rritjen e lėvizjes vehabiste nė Bosnje janė nė njė emėrues tė pėrbashkėt: ndikimin e shėrbimit tė fshehtė serb nė kėtė proēes. Por, nė Kosovė, kjo ėshtė edhe mė e dukshme se nė Bosnje, dhe ka njė zanafillė qė nė ditėt e para tė pas luftės, pėrmes rekrutimeve tė mėhershme. Shėrbimi i fshehtė serb nė Kosovė, pėrmes disa nga liderėt e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviē, Simon Tomanov, qė ishte njėkohsisht edhe zevendėsi i shefit tė KOS-it, shėrbimit tė fshehtė ushtarak, Aleksandėr Vasiljeviē, ndėrtuan nė Kosovė njė rrjet bashkėpunėtorėsh nė mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, tė cilėt, tė lidhur edhe me strukturat ushtarake tė kohės, u bėnė mė pas edhe pjesė tė politikės nė Kosovė. Por edhe vendi ku, njė pjesė e politikės sė Kosovės, gjeti strehėn e saj.

    Nė shtypin e Kosovės ėshtė cituar disa herė Fuat Ramiē, politikan i ditės, si i lidhur me kėto qarqe tė shėrbimit tė fshehtė serb, por, i njėjti ėshtė njėri ndėr paraqitėsit radikal tė vijės sė ashpėr islame nė Kosovė, bartės i protestave, i vendosjes sė shamisė, pėrēmimit tė besimeve tė tjera fetare dhe intolerancės.

    Ose tė kemi njė shembull tjetėr. Website e njohur nė Kosovė, sidomos pėr pėrforsimin e linjės vehabiste e selafiste nė Kosovė ėshtė “botaislame.com”. Pėrmes saj bėhen thirrje pėr luftė tė shenjtė, pėr xhihad, pėr mbėshtetjen e sivllezėrve islamė nė Siri dhe nė botėn arabe, ajo ėshtė bėrė njė strehė e njohur e mendimit radikal. Mirėpo pak vetė e dinė se pas kėsaj faqe ekstreme islame qėndron shėrbimi i fshehtė serb. Kjo website ėshtė e krijuar nga Milutin Jovanoviē, i cili tani jeton nė Sigtuna, Suedi dhe ėshtė pronari i kėsaj, ndėrsa menazhimi, i kėsaj faqeje, e cila del haptas nė pėrkrahje tė Xhihadit, zihet nė njė kuzhinė serbe, nė Kragujevac, prej Jovan Jovanoviē.

    Do tė ishte naive tė mendohej se serbėt kėtė faqe urrejtje e nxitjeje nė gjuhėn shqipe e kanė ngritur pėr hobi dhe pa asnjė qėllim tjetėr, ashtu si do tė ishte naive tė mendohej se kjo nuk mbėshtetet nga struktura zyrtare ose jo zyrtare serbe.

    Qė prej lėvizjes sė Rezistencės nė Kosovė, e gjithė media revanshiste proserbe, por edhe mendimi akademik i saj, nė ēdo kohė, ėshtė pėrpjekur tė paraqesė rrezikun islamik nė Kosovė si njė rrezik pėr tė gjithė Perėndimin, si njė vatėr nga ku mund tė bulojė e mė pas tė shpėrthejė infeksioni islamik ekstrem. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse tashmė, nė njė formė mė tė sofistifikuar, mllefi i vjetėr vjen nė njė formė tė re.

    E vėrteta ėshtė se ekstremi vehabist selafist nė Kosovė nuk ėshtė nė ato pėrmasa sa po shfaqet nė Bosnje. Por e keqja ėshtė se ajo po vjen e rritet, po fiton terren, dhe disa shfaqje tė tij tė sforcuara drejt dhunės, nesėr mund tė ndikojnė nė heqjen e aureolės sė tolerancės ndėrfetare qė ka populli ynė.

    Dy janė rrezikshmėritė mė tė ndjeshme sot ndaj vendit: qeverisjes dhe mendimit politik nė Kosovė: ringjallja e shėrbimit tė fshehtė serb nė Kosovė, dhe kjo ka filluar tė duket gjithnjė e mė shumė, nė politikė, nė ekonomi, nė propogandė, nė rehabilitimin e figurave tė njohura proserbe; dhe sė dyti, nė krijimin e njė mjedisi tė pėrshtatshėm pėr lėvizjen vehabiste selafiste, e cila, ėshtė tepėr e dėmshme pėr njerėzit tanė, dhe qė, njerėn kėmbė tė financimit tė saj tė padukshėm, e ka pikėrisht nė qarqet e shėrbimeve tė fshehta serbe.

    Momenti ėshtė qė t’u pritet hovi, tė kenė ndalesėn e tyre tė domosdoshme, pasi nuk mund tė jemi njė vend perėndimor dhe i civilizuar nėse rrjetėzimi i kėtyre strukturave rritet e bie ndesh me aspiratėn tonė.



    *Autori, Ramiz Lladrovci ėshtė deputet i Parlamentit tė Kosovės
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 25-02-2014 mė 03:27
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Njė projekt serb pėr goditjen e tolerancės ndėrfetare nė Shqipėri e Kosovė? Emra

    Ai titulli i gazetes me duket njesoj sikur te kishe shkruajtur ''Si e financon Serbia nacionalizmin Shqiptar''. Nese kjo e fundit te tingellon absurde akoma pohimi me siper eshte kulmi i absurditetit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Pėr: Njė projekt serb pėr goditjen e tolerancės ndėrfetare nė Shqipėri e Kosovė? Emra

    Eshte mese e natyrshme qe armiqte e shqiptarve ti perdorin keta gjakprishur POR mendoj se madje as serbet nuk e urrejne aq shume ate cka eshte shqiptare se vete keta gjakprishur shqipfoles! Dihet qe urrejtja te verbon dhe te ben skllav te saj duke i shtuar ketyre faktorve edhe sensin e inferioritetit qe disa shqiptare nga trojet shqiptare ne ish-Jugosllavi dhe ne perendim e kane duke u ndjere gjithmone si "pakice" e papyetur dhe e padegjuar, ata tashme jane bere komplet te "manipulueshem" per "mekanike" te shpirtrave se Shefqet K. me shoke te cilet marrin jo pak Petrodollare dhe "fame" e "mirnjohje" nga "vellezerit" e tyre arap. Ata tashme ndihen kaq te sigurte ne antshqiptarizmen e tyre sa nuk kane lene simbol kombetar shqiptar pa perdhosur e peshtyre ne te sikur te njejten gje ta kishte provuar Anullatosi grek tek ne do kishte shperthyer Lufta e 3-te Botrore! Por ne Kosove vazhdon qetesia....! Deri kur ...!?
    Megjithate e gjithe kjo "fushate" islamike medoj se do jete e dobishme per te nxjerrur qelbin nga plaga e majisur shqiptare!
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Cen Durimmadhi pėr postimin:

    jarigas (25-02-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180

    Pėr: Njė projekt serb pėr goditjen e tolerancės ndėrfetare nė Shqipėri e Kosovė? Emra

    s'asht cudi

  6. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Njė projekt serb pėr goditjen e tolerancės ndėrfetare nė Shqipėri e Kosovė? Emra

    Cila eshe rruga e vetme qe u ka mbetursllavo-grekeve per destabiliszimin e Kosoves/ Shqiperise? Mendoni, analizoni...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Projekti Serb: Ja Si E Financojme "Xhihadin" Shqiptar

    *

    Cili qenka ai "trimburretrimash" qe i shlyen postimet pas kurrfare arsye?

    Une thash se nuk i perket nje njeriu i cili i perket nje partie hajnash te na tregoje se kush cfare financon.
    Kjo partia e Ladrovcit eshte ajo e cila i ka amnistuar kriminelet, ku ben bjese ish-UDBA (tash BIA).
    Keto qe i thot ky, me kete fare banalize, nuk jane gje tjeter pos zhvendosje me vemendjes: Te preke ne shpatull dhe ta vjedh kuleten.

    *
    klipp&klar

  8. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Projekti Serb: Ja Si E Financojme "Xhihadin" Shqiptar


    Krizė
    Ekonomi
    Papunėsi
    Nepotizėm
    Negociata
    Humbje
    Korrupcion
    Vrasje
    Vjedhje
    SHIKi
    AKI
    UDBa
    Droge
    Pa buke
    Droge
    Pa uje
    Proksenetizėm-PDK
    PRŌNTO
    ...
    Shuhėn si me magji . . . . . .po e bere lidhėsen : Sėrbi - Xhihad - Siri !
    … ///

  9. #8
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Pėr: Projekti Serb: Ja Si E Financojme "Xhihadin" Shqiptar

    Mua me duket se problemi nuk eshte tek islami , per eshte tek keto gazetaret qe i raportojne keto lajme. Ne fakt kjo eshte puna e gazetarit , te studjoj dhe te raportoj mbi ndodhite e ndrysheme ne sferen e jetes njerezore, POR AMA RAPORTI DUHET TE JETE I DREJTE. I VERTETE. E jo i shtrembuar, sepse atehere me ben te pyes veten, mos valle ky gazetari mos ka marre ndonje leke nga qeveria serbe ose nga dikush tjeter per te shkruajtur kete shpifje.

    Lexova raportin e tij deri tek pika kur ky permend Peace Tv dhe emrin e Dr. Naik Zakir, dhe e quan ate si urrejtes te feve tjera.
    Kjo eshte nje genjeshter e madheeeeeeeeeeeeeeeeeeeee. Nese dikush me gjen te pakten nje video ne te cilen Ai tregon urrejtje ndaj feve tjera , une do te behem menjehere i krishter,
    Dhe per kete arsyeje nuk kam nevoje te lexoje artikullin deri ne fund. Sa per info dr. Naik Zakir eshte me "krishter" sa sa te gjithe krishteret ne bote , biles me "krishter" se sa vete papa.
    Zoterija lene qe din Kuranin, fjale per fjale dhe pik per pike, po ai di edhe Biblen ne te njejten menyre. Nuk ekziston asnje krishter ne bote qe di Biblem per mendesh , e jo me ku mbet me dit edhe Biblen edhe Kuranin.

    Propadandat e juaja antiislamike jane te kota, dhe besoni akoma me shum me bejne muslman. Kur shof propagandat e juaja te pa baza , me shtohet dini dhe imani akoma me shum, dhe akoma me shum, dhe akoma me shum.
    Vazhdoni me propagandat e tuaja sepse keto jane ushqim per dinin dhe imanin tim.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Projekti Serb: Ja Si E Financojme "Xhihadin" Shqiptar

    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Vazhdoni me propagandat e tuaja sepse keto jane ushqim per dinin dhe imanin tim.

    GV_USA
    Sa emer te bukur u paske vene femijeve
    sa vjec eshte dini, po imani?

  11. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Ziti pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Cen Durimmadhi (26-02-2014),iliria e para (26-02-2014)

  12. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Projekti serb: Ja si e financojme "xhihadin shqiptar"

    Behuni strateg per nje moment dhe vehuni ne rrolin e Serbise. Ku do te mendonit se eshte me se miri qe nga brenda te destabilizohet Kosova dhe njekohesisht te keni perkrahjen e botes?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •