Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ngjarje

    Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ngjarjen

    24 Shkurt 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    Një video e pazakontë ka qarkulluar sot në internet dhe ka pasur për protagonistë tre persona, që lidhin me litar një burrë rreth të 50-60 vjeç, të cilin më pas e mbajnë varur tek kova e ekskavatorit. Një person i tretë filmon veprimet e tyre që shoqërohen me tallje dhe të qeshura dhe duke i kërkuar llogari se përse ai i kishte sharë.

    Videoja vazhdon për 2-3 minuta, derisa të rinjtë shohin se burrin po e linin fuqitë dhe vendosin ta lirojnë.

    Pas përhapjes së videos dhe pasqyrimit të saj në media, ka reaguar policia e cila ka saktësuar se ngjarja është zhvilluar në Berat dhe bëhet fjalë për një shaka. Sipas njoftimit për shtyp nga Ministria e Brendshme, mësohet se policia e Beratit ka identifikuar dhe shoqëruar personat.

    “Personi që është lidhur dhe varur është shtetasi K.Tafa., 62 vjeç, banues në fshatin Arrëz, të rrethit Berat.

    Personi kryesor që e ka lidhur K.Tafën me litar dhe që sipas të dhënave ka pasur idenë e videos është Neritan Tafa, 42 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Berat. Dy personat e tjerë që marrin pjesë në situatën e lartpërmendur janë Danjel dhe Anxhelo Tafa dhe janë djemtë e Neritan Tafës.

    Që të tre këta persona kanë lidhje fisnore me 62-vjeçarin K.Tafa. Nga deklarimet e marra rezulton se K.Tafa është i punësuar prej 20 vitesh në biznesin e shtetasit Neritan Tafa, vendi ku edhe ndodhi ngjarja e regjistruar në video. Të gjithë personat e pyetur, përfshirë edhe 62-vjeçarin K.Tafa kanë deklaruar se kjo video është bërë për humor dhe se mes tyre ka lidhje të ngushta fisnore dhe marrëdhënie të mira”, sqarohet zyrtarisht.

    Pas verifikimeve dhe të dhënave të mbledhura nga Policia me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, rezulton se nuk ka asnjë vepre penale të kryer nga personat e paraqitur në video dhe për pasojë nuk ka pasur asnjë masë të marra ndaj tyre.

    24 shkurt 2014 (gazeta-Shqip.com)

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...ikon-ngjarjen/

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    Debila te garantuar !

    Emri:  you-went-full-retard-never-go-full-retard.jpg

Shikime: 207

Madhësia:  62.6 KB


  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BlooD_VenoM për postimin:

    xfiles (25-02-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    jane pasojat e komunizmit
    njerezit ne shqiperi kane humbur burrerine, dinjitetetin
    duhen arrestuar policet e ketij fshati, po kush ti arrestoje?

  5. #4

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    jane pasojat e komunizmit
    njerezit ne shqiperi kane humbur burrerine, dinjitetetin
    duhen arrestuar policet e ketij fshati, po kush ti arrestoje?
    Po kot per kuriozitet me shume,se eshte dhe ora 4 e gjysem e mengjesit...ku hyn komunizmi aty ?

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Po kot per kuriozitet me shume,se eshte dhe ora 4 e gjysem e mengjesit...ku hyn komunizmi aty ?
    po zitos lexon ti,

    ....lol

    eshte vllai i systemes po me bab salen

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #6

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    po zitos lexon ti,

    ....lol

    eshte vllai i systemes po me bab salen

    Ate thuaj.
    Ej po dhe keta kaushat o burre i dheut,sa budallenj mund te jene ? E kane pse nuk kane ca bejne keta,apo si eshte puna ? Gomerë me brire.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Ate thuaj.
    Ej po dhe keta kaushat o burre i dheut,sa budallenj mund te jene ? E kane pse nuk kane ca bejne keta,apo si eshte puna ? Gomerë me brire.
    si thua ti ka brire budallalliku?...

    pastaj kot e kane thene ate fjale

    O Berat c'e pate fat

    p.s

    lexo firmen time dhe futja gjumit per sot se me mire do behet e ka thene Naimi.

    lum kush te rronje se do ta shoh zonje....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2014
    Postime
    29

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    mjere nenat ca kan rritur thuj

  10. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    Janë "mola" e lumejve që Sali Protopapa përhapi an e mban Shqipërisë e që tani përmbyten fshatra e qytete nga gërryerja e tyre ! Shikoji sa të lumtur janë , i ka bërë me "para" Saliu, i kishte punsuar ashtu si shoferët e furgonave, si kioskat, si skrapistat që ënden rrugëve me karoca me kuaj e gomerë etj etj. Kjo është Shqipëria që do Saliu !!! KAOS KAOS KAOS !!!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2014
    Postime
    29

    Për: Berat, lidhin dhe varin të afërmin në ekskavator për shaka. Policia verifikon ng

    po ku saliu mezi shqitet ore i ka ngulur rrenjet taman si fare e keqe pfffffffffffffff

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •