Intervista/ Flet për gazetën “Telegraf”, mjeku Prof. Dr. Piegiuseppe Bellezza, aplikimi i laserit nuk ka asnjë efekt anësor

Laseri dhe të mirat e tij

Albert ZHOLI

Në klinikën italiane është ngritur Qendra e Ekselencës në okulistikë. Prof. Dr. Bellezza dhe stafi i tij, të cilët kanë mbi 20 vjet që kryejnë aplikimin e laserit tashmë jo vetëm në Itali, por dhe në klinikën italiane në Shqipëri. Rreth përdorimit të laserit, procedurat dhe teknikat që përdoren dhe anët pozitive, do të na tregojë më hollësishëm për gazetën “Telegraf”, mjeku italian Prof. Dr. Piegiuseppe Bellezza

Profesor çfarë është laseri dhe sa vite ka që është vënë në përdorim?

-Aplikimi i laserit për korrigjimin e defekteve të refrakcionit, ka filluar në vitet 1990, për t’u përmirësuar si teknikë në vitet 2000 dhe për të arritur një nivel perfeksioni në ditët ë sotme.

Çfarë teknike ndiqet me laser për heqjen e syzeve?

-Teknika e përdorur quhet PRK Eçimeri, është një nga teknikat më të përdorura në rang botëror dhe konsiston në modifikimin e formës së kornes, duke kryer laserin në shtresat e saj. Kjo teknikë nuk krijon prerje të kornes, gjë që shmang shumë komplikacione dhe efekte anësore.

Cilat janë defektet e shikimit që korrigjon kjo procedurë?

-Më këtë procedurë, korrigjohen praktikisht të gjitha defektet e shikimit. Duke filluar me: miopinë, që është vështirësia për të parë larg, Hipermetropia, vështirësia për të parë larg dhe afër, astigmatizmi, i njohur si probleme me cilindri. Si dhe presbiopia që është vështirësia për të parë për afër që fillon pas moshës 40 vjeç tek të gjithë personat. Gjithashtu, në korrigjimin me laser mund të kryhen dhe defektet e shikimit të kombinuara, miopi me prezencë astigmatizmi ose hipermetropi me astigmatizëm.

Si kryhet procedura dhe sa zgjat ajo?

-Procedura kryhet me anestezi lokale në sy, pra me përdorimin e pikave anestetike në sy, në këtë mënyrë pacienti nuk ndihen as prekjen më të vogël. Pas përgatitjes që behët kryhet laseri që zgjat 10 sekonda në defektet e thjeshta dhe deri në 25 sekonda maksimumi në defektet më të komplikuara ose që janë të mbivendosura më një defekt tjetër.

A ka efekte anësore aplikimi i laserit?

-Në ditët e sotme, aplikimi i laserit nuk ka asnjë efekt anësor, n.q.s do të flasim për vitet 1990 kur filloi të aplikohej laseri, mund të themi që ekzistonin disa komplikacione, n.q.s mund të quhen të tilla dhe këto konsistonin në: moskorrigjimin e plotë të defektit të shikimit. Sot me perfeksionimin e teknologjisë dhe të aparaturës nuk ka asnjë efekt anësor.

Si ka qenë rezultati? Po reagimi i pacientëve në Shqipëri?

-Mund të themi se, rezultati ka qenë pozitiv në 90% të rasteve, duke tejkaluar parashikimet e një rezultati pozitiv në mjekësi. Kur flasim për 10%, këto nuk janë raste me rezultat negativ, por janë rastet më të komplikuara dhe me dioptri shumë të larta (-14 miopi ose +8 astigmatizëm) dhe që në fund mund të kenë pasur një numër +0.25 ose +0.5, por që në fund është i papërfillshëm dhe nuk përbën rast për mbajtjen e syzeve.

Reagimi i pacientëve ka qenë shumë i mirë, kjo vihet re dhe nga kërkesat e shumta që janë në vazhdimësi.

Rezultati i përdorimit të laserit qenë pozitiv në 90% të rasteve, duke tejkaluar parashikimet e një rezultati pozitiv në mjekësi. Kur flasim për 10%, janë rastet më të komplikuara dhe me dioptri shumë të lart


Mjekime Popullore


Tromboza

Vaj peshku


Për zemrën e sëmurë dhe tensionin e lartë të gjakut është mirë të konsumoni nga 1-2 gr në ditë vaj peshku i koncetruar, sepse në masën 50 % eliminon infraktin e miokardit, trombozën dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Kjo ndodh, sepse përmban Omega 3, acide të pangopura, që nuk zëvendësohen nëpërmjet ushqimeve të përditshme.


Kolesterolin

Karota

Janë të njohura thuajse për të gjithë njerëzit veçantitë dhe të mirat e karotës. Përveçse u bën shumë mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit të njeriut dhe bën të mundur stabilizimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Nuk lihen mënjanë dhe vetitë e betakarotenit, aq shumë i këshillueshëm edhe nga mjekësia moderne, si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të gjitha organeve të njeriut.

Dhimbjet e stomakut

Bajamet


Të pasura me yndyrë, bajamja krijojnë një membranë që mbron muret e stomakut. Ajo ul edhe prodhimin e pepsinës, enzime këto me shumë acid. Që stomaku juaj të mos ketë probleme, hani 8-10 bajame në ditë, jo më shumë, sepse janë shume kalorike.

Koliti

Lule pjeshke


Koliti është një sëmundje e rëndë dhe kronike që karakterizohet me formimin e plagëve të zorrës së trashë dhe rrjedhjen e gjakut prej tyre. Për këtë përdorni lulet e pjeshkës. Zieni 1 lugë gjelle lule pjeshke me 1 gotë ujë për 5-10 min. Pihet një gotë esëll në mëngjes.