Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Llambi Kota

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17

    Llambi Kota

    ATDHETARI I SHQUAR LLAMBI KOTA, ENDE I PANJOHUR

    (Nėpėrmjet dokumentesh qė botohen pėr herė tė parė)

    Emri:  LLambi-Kota.jpg

Shikime: 991

Madhėsia:  36.8 KB
    Nė nėntor tė vitit 2009, bije zilja e telefonit tė shtėpisė time dhe njė zė nga larg prezantohet dhe thotė:-Jam Elida Jorgoni. Kėrkoj Z. Llambi Kota?-Unė jam, ia ktheva. Doja t’ju pyesja, vazhdoi ajo,-Si quhet gjyshi juaj? Llambi Kota, ja ktheva unė. Atėhere, tha ajo, mė sė fundmi tė gjeta dhe mė dėgjo me vemendje. Me rastin e festimeve kushtuar 100 vjetorit tė Kongresit tė dytė Kombėtar tė Manastirit, qė u zhvillua nga data 09 deri mė 11 prill 1910 nė qytetin e Manastirit, ėshtė ngritur njė komision organizativ pėr tė drejtuar dhe udhėhequr gjithė punėn pėr tė realizuar tėrė programin e pėrcaktuar pėr organizimin e festimeve. Ndėr tė tjera komisioni po pėrpiqet tė gjej dhe tė ftoj pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e festimeve delegatė tė Kongresit dhe nė pamundėsi tė tyre, pinjoj, bijė apo bija tė tyre. Me kėtė rast duke qėnė se Llambi Kota ka qėnė kontribues nė atė Kongres dhe pjesėmarrės nė Kongresin e Dibrės 23-26 korrik 1909, si njė nga katėr delegatėt pėrfaqėsues tė qytetit tė Korēės dhe meqėnėse Llambi nuk ėshtė mė nė jetė, jeni i ftuar ta pėrfaqėsoni, pasi jeni nipi i tij dhe mbani po tė njėjtin emėr. U befasova, por befasi e kėndėshme. Nuk u besova veshėve tė mi, ndaj iu drejtova bashkėbisedueses: lutem mundėsisht ma thoni edhe njėherė problemin sepse nuk e mora vesh plotėsisht. Zonja Elida pa hezituar aspak. plot gatishmėri, elegancė dhe kujdes i pėrsėriti edhe njėherė fjalėt qė mė kishte thėnė pak mė parė. E falėnderova dhe i shpreha mirėnjohjen mė tė thellė pėr gjithēka qė mė tha nė emėr tė komisionit organizator, pėr tė cilin iu luta ti transmetonte falėnderimet dhe mirėnjohjen time. Menjėherė njė ndjenjė gėzimi mė pėrfshiu dhe zemra po mė rrihte mė fort. Deri nė atė moment nuk kishja asnjė dijeni pėr veprimtarinė patriotike tė gjyshit tim, por vetėm disa tė dhėna tė pakta pėr jetėr jetėn e tij, tė cilat i kishja dėgjuar nga im atė dhe nga familjarėt e mi. Sipas tyre tė parėt e tij ishin larguar nga Berati nė vitin 1801 dhe ishin vendosur nė qytetin e Korēės nė vitin 1803, ku kishte lindur gjyshi dhe babai i tij. Llambi-gjyshi im kishte lindur mė 21 mars 1878 nė Berat nė shtėpinė e Kota-ve nė lagjen Kala.

    Nė Egjipt

    Nė vitin 1881 familja e tij ishte vendosur nė Lagjen Goricė dhe nė vitin 1888 u largua nga Berati dhe emigroi nė Egjipt ku u vendos nė Aleksandri. Nė tetor tė vitit 1909 ai u kthye nė Berat. Nė 5 tetor 1909 e shoqja Elena i solli nė jetė djalin-Jorgjin dhe mė 21 prill 1912 tė bijėn Evgjeninė, por Llambi qendronte shumė pak nė Berat, kohėn mė tė madhe e kalonte nė qytetin e Korēės ku kishte kushėrinjtė dhe prej andej dėrgonte mallra pėr dyqanin e tij nė Lagjen Goricė nė Berat. Nė 21 prill 1912 Llambit i vdiq gruaja Elena dhe nė korrik 1918 e bija e cila u sėmur nga kolera qė si epidemi pėrfshiu qytetin e Beratit asokohe. I biri shpėtoi pėr mrekulli sepse familjarėt e Elenės e strehuan fillimisht nė Ballėsh dhe pastaj nė Drobonik. Duke mos gjetur gjurmėt e Llambit ata e pandehėn tė vdekur nga kolera. Mė 28 janar 1922, dajllarėt e larguan Jorgjin nga Berati dhe e sistemuan nė Tiranė. Nė rregjistrimet e organizuara nga administrata e Shtetit Shqiptar, tė afėrmit e Jorgjit e deklaruan Llambi N. Kota tė vdekur. Kaq dijeni kishja pėr jetėn dhe familjen e gjyshit tim, prandaj lajmi qė mora nga Zonja Elida Jorgoni mė befasoi dhe mė ngjalli dėshirėn, shpresėn dhe kuriozitetin tė njihja jetėn dhe veprimtarinė e tij qė pėr mua ishte e panjohur dhe qė nė tė vėrtetė mė takonte plotėsisht mua ta zbuloja. Pranova me krenari dhe kėnaqėsi ftesėn pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė e festimeve qė do tė zhvģlloheshin nė qytetin e Manastirit nė datat 9--11 prill 2010 me rastin e 100-vjetorit tė Kongresit tė dytė tė Manastirit. Mora pjesė nė ato festime sė bashku me bashkėshorten time dhe nė shoqėrinė e Z. Perikli Jorgoni e tė tjerė, duke demonstruar patriotizmin tonė nė Shtėpinė Muze tė A, B, C, nė shtėpinė e motrave Qiriazi dhe nė ambientet e caktuara pėr atė manifestim. Flamuri Shqiptar u shpalos e u valėvit nė rrugėt e qytetit tė Manastirit dhe ne kėnduam kėngė patriotike.

    Qė nga ai ēast nė ndėrgjegjen time qytetare mė lindi njė ndjenjė kureshtjeje dhe dėshirė e madhe pėr ti hyrė punės pėr tė zbuluar dhe mėsuar mbi veprimtarinė atdhetare e politike tė gjyshit tim. Shumė mendime, dilema, mjaft tė panjohura, tė shoqėruara me njėfarė ndjenje mosbesimi nė vete dhe pasigurie mė qarkullonin ato ēaste tė para. Sidoqoftė isha i vendosur t’ja nisja punės. Nė momentet e para mė dhanė kurajo disa tė fakte, ndonėse shumė episodike, pėr jetėn dhe veprimtarinė e gjyshit tim Llambi Kota qė i mėsova gjatė ditėve tė festimit tė 100 vjetorit tė Kongresit tė dytė tė Manastirit nė Manastir, nė stendat e Muzeut kushtuar atyre ngjarjeve Kombėtare, sidomos fotokopje tė gazetave shqiptare tė viteve 1908,1909,1910 nė tė cilat gjeta edhe tė dhėna pėr veprimtarinė e gjyshit. Gjithashtu dhe nė biseda tė lira me pjesėmarrės nė festime tė cilėt mė rekomanduan edhe burime ku mund tė gjendeshin tė dhėna tė tjera pėr gjyshin tim Llambi Kota. Pjesėmarrja nė ato festime mė hapi njė horizont tė ri pėr realizimin e detyrės qė i kisha vėnė vetes. Mbi tė gjitha nisa tė orientohesha drejt dhe krijova besim se do ta arrija qėllimin. Rekomandimet e tyre mė nxitėn tė filloja procesin e kėrkimeve tė mija.

    PIKEPAMJA E MENDIMI I LLAMBI KOTA-S PER ALFABETIN E NJESUAR TE GJUHES SHQIPE. LETRA E TIJ DREJTUAR FEHIM ZAVALANIT NDER ORGANIZATORET KRYESOR TE THIRRJES SE KONGRESIT TE MANASTIRIT (14- 22 nentor 1908)

    Fillimisht kėrkova dhe mė ra nė dorė njė e dhėnė shumė e rėndėsishme, me shumė vlerė jo vetėm historike, politike e patriotike, por shumė domethėnėse edhe pėr qėllimin tim pėr tė sqaruar ēėshtjet e mėsipėrme. Kjo ishte njė vepėr shkencore shumė e rėndėsishme, botim akademik, Monografia ‘’Kongresi i Manastirit’’ me autorė akademikėt e nderuar dhe tė mirėnjohur Shaban Demiraj dhe Kristaq Prifti, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė nė vitin 2008, ku nė faqen 22 tė saj, ndėr tė tjera theksohet se……Pėr alfabetin latin u shpreh edhe Llambi N.Kota (Gjyshi im –Ll.Kota), nė letrėn qė i dėrgonte Klubit tė Manastirit nga Aleksandria mė 20 tetor 1908. Dihet se pas disa ditėsh mė 14 nėntor 1908 u mblodh Kongresi i parė i Manastirit nė tė cilin u diskutua dhe u vendos njėsimi i alfabetit tė gjuhės shqipe. Pra Llambi ia drejtoi letrėn nismėtarėve dhe organizatorėve tė Kongresit, me anėn e sė cilės parashtroi mendimin e tij pėr problemin e alfabetit qė pritej tė diskutohej dhe tė vendosej nė kongres nga qė asokohe nė trojet shqiptare ishin nė pėrdorim alfabete tė ndryshme. Llambi Kotta pėrkrahte alfabetin latin dhe u propozonte organizatorėve tė Kongresit ta kishin parasysh edhe mendimin e tij. Duke u mbėshtetur nė kėtė tė dhėnė iu kushtova me kėmbėngulje punės pėr tė gjetur letrėn e sipėrshėnuar. Ajo gjendej nė fondet e Arkivit Qendror Shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė, ku sipas rregullave e ligjeve shtetėrore arrita tė marr njė fotokopje tė saj. Letra ėshtė e plotė dhe unė kėtu mendoj ta paraqes tė plotė pėr lexuesin, ashtu sikurse e gjeta. Letra i drejtohej drejtpėrdrejt njėrit prej figurave tė shquara tė Rilindjes kombėtare Shqiptare Fehim Bej Zavalanit, i cili asokohe ishte ndėr organizatorėt kryesorė tė thirrjes sė Kongresit tė Manastirit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe dhe kryetar i klubit ‘’Bashkimi’’ tė Manastirit. Ja pėrmbajtja e plotė e letrės qė Llambi Kota i dėrgoi mė 20 tetor 1908 nga Aleksandria, Fehim bej Zavalanit nė Manastir:’’ Mik i vlerė Zoti Fehim Bej, Nė Manastir. U lip ndiesėn se nga punrat qė na ardhė pėrgnėriesh, menuar pėrghighem ne-tė ndersmen letre tė Zotri-sate. Mė ghėzon pa anė lėvizia qė nisi me tė madhe dėshirė nė tė gjithė viset e Shqipėrisė pėr tė msuar gjuhėn e vet. Mė tė mbėdhegnjtė Filosofė kanė thėnė se gneriu nuku gdhendet pa funt, pėrvets me ghuhėn e memes vet, pėr kėtė shkak lipset dhe ne Shkipėtarėt tė punojmė me sa na mundet pėr kėtė qėllim. Tė filluarin e Klupit Manastirit e mėsum jo vetėm nga letrat e Zotsisė tuaj, po dhe nga shumė fletė tė uaja!!! I lutem Zotit Madhė tė Shkipėtarėvet tu falgnė rojtie dhe pėrparim tė funtė. Ju lutem pra tė mė bėni nderė tė mė shkruani dhe mua shok nė klupnė qė Zotėrija juaj nderoni dukme qėnė Kryesognes, dhe pres Kanonismėn qė tu dėrghong tė ollat e pajtimit tė motit. Mora pėrsėri dhe gnė tiatėr letre e tsila ka pėr shkak tė bashkuarin e a be sesė shqipe, mbesong se Velazėria jona e kėtushma do tu shkruangė pėr kėtė ghere e ghiatė. Mendia ime ėshtė qė tė zghidhet ajo e Shoqėrisė Shkodrės e tsila ėshtė fieshtė Latinishte pa pasur asgne letre gherkisht as sllavisht. Lipset abeseja Shkip tė jetė e paqme, e fisme, e sojtė, (jo e trazuar me shumė lėngrash) se kėsi soj do tė ketė dhe kaligrafi tė bukur. Ju lutem tė bėni tė falja me nder tė ghidhė miqve dhe shokėve tanė, tė vetsanta Z. Jashar dhe Z. Natsit. Ju pėrqiafognė me shumė nder. Miku juaj Llambi N. Kotta’’ Kjo ishte letra e plotė. Ēdokush qė e lexon e kupton se ajo shpreh mendimin dhe pikėpamjen e Llambi Kotta-s nė atė moment politik tė zhvillimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Problemi themelor i letrės, ishte shprehja e mendimit dhe njėherazi propozimit tė Llambi N. Kotta-s pėr alfabetin e njėsuar, ēėshtjen e tė cilit e trajton jo vetėm si problem kulturor, por edhe si problem politik-mjet e rrugė bashkimi tė shqiptarėve, njė komb njė alfabet. Ai i lutet Zotit tė Madh tė Shqipėtarėve(kėtu ai ka parasysh kombin shqiptar tė bashkuar rreth idesė kombėtare me ndjenjėn e shqiptarizmit mbi gjithēka pa marr parasysh fetė. Me kėtė koncept Llambi dėshmon se ishte i njė mėndjeje me Rilindėsit e mėdhenj tė cilėt theksonin se gjithė shqiptarėt janė vėllezėr dhe kanė njė zot dhe ky zot ėshtė Shqipėtaria) tu falė rojtje (jetė) dhe pėrparim. Llambi me kėtė pikėpamje paraqitet si njė patriot vizionar i largimit, shkėputjes tė shqiptarėve nga Orienti dhe afrimi me Oksidentin, me Perėndimin. Siē shihet qartė nė letėr Llambi duke u shprehur pėr alfabetin latin spiegon edhe arsyet pse e pėrkrah atė. Mėndia ime ,-thekson ai,- ėshtė qė tė zgjidhet ajo e Shoqėrisė sė Shkodrės e cila ėshtė thjeshtė latinishte pa pasur asnjė gėrmė greke as sllave. Pra ai e vlerėson atė si alfabet tė pastėr, sepse nuk kishte asnjė gėrmė tė alfabetit tė gjuhės greke apo tė alfabetit tė gjuhės sllave. Ai shkon mė tej nė arsyetimin e vet. Llambi thekson se, lipset abeceja (alfabeti—H.K.) shqip tė jetė e pastėr, e fismė e sojshme (jo e trazuar me shumė lėngra) se kėsi soj do tė ketė kaligrafi tė bukur. Sa thellė e analizon procesin e njėsimit tė alfabetit, sa gjėrė e drejtė gjykon, mendon e shpreh pikėpamjen pėr nevojėn dhe domosdoshmėrin e krijimit tė njė alfabeti shqip tė pastėr tė fismė e tė sojtė, sepse kėshtu, arsyeton ai, do tė ketė kaligrafi tė bukur, pra shkrim tė bukur. Propozimi i tij pėrmban njė veēori dhe synim themelor domosdoshmėrinė e krijimit tė njė alfabeti origjinal, tė veēantė e tė dalluar nga alfabetet e gjuhėve tė fqinjėve ballkanas, sepse edhe gjuha shqipe ishte e veēantė nė gjuhėt e popujve tė tjerė ballkanas. Origjinaliteti, individualiteti, dallimi i alfabetit qė do krijohej ishin kėrkesa tė kohės dhe tė programit tė qarqeve mė largpamėse tė Rilindėsve. Nga letra del qartė se Fehim Zavalani i kishte dėrguar letėr Llambit me anėn e sė cilės i kėrkonte tė jepte mendim dhe tė shprehte pikėpamjen e vet pėr varjantin e alfabetit qė pėrkrahte. Pra Atdhetari i madh Fehim Zavalani priste pėrgjigjen nga Llambi Kotta. Qysh nė fjalinė e parė tė letrės qė i drejton Llambi Fehim Zavalanit i kėrkon ndjesė pėr vonesėn e pėrgjigjes pėr shkak tė punėve tė paparashikuara. Midis kėtyre personaliteteve patriotike ekzistonte njė letėrkėmbim. Dihet se letėrkėmbimi midis personaliteteve dhe figurave tė shquara gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare ishte mjaft intensiv, jo vetėm si mjet komunikimi por edhe si njė rrugė pėr tė shfaqur mendimet, alternativat e tyre pėr zgjidhjen e problemeve politike, atdhetare, kulturore e shoqėrore qė shqetėsonin kombin shqiptar. Letėrkėmbimi ishte njė proces i domosdoshėm dhe i nevojshėm sepse ai ndikoi fuqishėm nė pėrpunimin e mendimit politiko-shoqėror tė asaj periudhe tė historisė sė shqiptarėve. Nė rastin konkret letėrkėmbimi midis Llambi Kotta-s dhe Fehim bej Zavalanit veē sa pohuam mė sipėr na jep tė drejtėn tė pohojmė se Llambi Kotta bėnte pjesė nė radhėn e atyre figurave patriotike tė cilave duke iu ēmuar e vlerėsuar kultura, pėrkushtimi ndaj ēėshtjeve tė kombit shqiptar, u kėrkohej mendimi, pikėpamja e tyre pėr probleme themelore tė Lėvizjes Kombėtare shqiptare, siē ishte edhe problemi i njėsimit tė alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė letėr Llambi shprehet:’’mė ghėzon pa anė lėvizja qė nisi me tė madhe dėshirė, -siē shprehet ai,- nė tė ghidha viset e Shqipėrisė pėr tė msuar ghuėn e vet’’ Kjo ide e tij tregon se ndonėse gjendej larg Shqipėrisė ai ndiqte me kujdesin dhe vėmėndjen mė tė madhe ecurinė e zhvillimeve politike, kulturore ekonomike nė tė gjitha viset e Shqipėrisė. Atė e gėzonte pa masė,- sikurse shprehet nė letėr,-lėvizja e shqiptarėve pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe. Tek kjo lėvizje ai dallonte dy tipare kryesore e themelore: 1-ajo nisi dhe zhvillohej me dėshirė tė madhe dhe 2- zhvillohej nė tė gjitha viset e Shqipėrisė d.m.th. nė tė gjitha trojet shqiptare. Kėto tipare tė saj ia gėzonin zemrėn Llambi N. Kotta-s Kjo letėr provon gjithashtu se Llambi ishte nė dijeni tė programit dhe detyrave themelore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare qė preokuponin kombin shqiptar nė atė periudhė shumė tė rėndėsishme, tė dekadės sė parė tė shekullit XX. Pėrmbajtja e letrės sė sipėrshėnuar tėrheq vemendjen pėr njė nga problemet mė tė rėndėsishme tė momentit politik dhe historik qė kalonte Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė atė periudhė. Duket qartė se asokohe Llambi e vlerėsonte dhe e pėrjetonte atė problem me ndjenjėn e patriotit tė pėrkushtuar ēėshtjes sė Atdheut dhe tė kombit tė vet. Llambi ishte i ndėrgjegjshėm, i vetėdijshėm, e kuptonte mirė dhe qartė peshėn dhe rolin qė do tė luante (sikurse e luajti nė tė vėrtetė) alfabeti i njėsuar i gjuhės shqipe jo vetėm nė aspektin kulturor pėr mėsimin e gjuhės dhe tė shkrimit shqip, por mbi tė gjitha nė aspektin politik kombėtar, pėr bashkimin e shqiptarėve dhe konsolidimin e mėtejshėm tė origjinalitetit dhe individualitetit tė etnisė shqiptare nė trojet e veta. Nė letėr Llamdi Kota i kėrkon Fehim Zavalanit ta rregjistronte si anėtar tė Klubit ’’Bashkimi’’ tė Manastirit dhe ti dėrgonte statutin e klubit ’’Kanonizma e ligja e klubit tė Shqipėtarėve nė Manastir’’, pėr tė cilin do ti ēonte tė hollat pėrkatėse. Kėtė letėr Llambi N. Kota e ka nėnshkruar duke vendosur firmėn e tij Ll.N.Kotta, duke na qartėsuar nė kėtė mėnyrė qė personi i tij i publikuar edhe nė shtypin e kohės do tė botohej herė Llambi N. Kota dhe herė Llambi N. Kotta

    LLAMBI KOTA NDER DELEGATET DHE PERFAQESUESIT E KORĒES NE KONGRESIN KOMBETAR TE DIBRES (23-29 KORRIK 1909 NE DIBER) DHE VEPRIMTARIA POLITIKE, EKONOMIKE, KULTURORE E TIJ NE QYTETIN E KORĒES GJATE VITEVE 1908-1910
    .

    Veē letrės sė mėsipėrme, pas njė pune tė pandėrprerė, nė burime tė tjera kam gjetur tė dhėna tė reja qė e ndriēojnė mė tej veprimtarinė patriotike, politike dhe shoqėrore tė Llambit. Nė revistėn kulturore, letrare e shkencore “Diturija” qė botohej nga Lumo Skėndo (Mit-hat Frashėri), numri i pare i sė cilės doli mė 1 janar 1909 nė Selanik, nė numrin e tetė tė saj, pra nė muajin gusht 1909, nė rubrikėn:” Lajmet dhe tė rat e vendit(lajmet dhe tė rejat e vendit)” ndėr tė tjera shėnohet…”Delegatė tė Korēės pėr nė Kongresin e Dibrės u zgjodhėn Hafėz Ali Korēa, Llambi Kotta. Hymer Beu, Loni Logori”. ( Sikurse dihet Kongresi i Dibrės u mbajt nga 23 deri 29 korrik 1909 nė qytetin e Dibrės dhe shqyrtoi probleme tė arsimit dhe tė shkollave shqipe). Ky burim historik mė dha njė fakt tė rėndėsishėm. Prej tij mėsova se Llambi Kotta qėnka zgjedhur njė nga katėr delegatėt (pėrfaqėsuesit) e Korēės pėr Kongresin e Dibrės. Kjo mė gėzoi dhe mė entusiazmoi shumė, sepse e dhėna pėrbėn njė fakt qė dėshmoni se Llambi Kotta nė vitin 1909 paska qėnė figurė dhe personalitet mjaft i njohur nė qytetin e Korēės. Ai paska gėzuar besimin dhe respektin e Korēarėve tė cilėt i dhanė tė drejtėn ti pėrfaqėsonte nė atė mbledhje kombėtare,d.m.th. Llambi Kotta paska qėnė figure e nderuar patriotike qė jo vetėm ka marre pjesė nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, por kishte arritur nė nivelin e liderėve tė saj aq sa populli patriot, i kulturuar, arsimdashės, trim dhe punėtor i Korēės i besonte dhe e nderonte duke i dhėnė tė drejtėn ta pėrfaqėsonte nė atė mbledhje kombėtare me rėndėsi pėr fatet e Kombit Shqiptar.

    Po ashtu nė shtypin e vitit 1909, i cili shpėrndahej nė qytetin e Korēės ka mjaft lajme dhe njoftime pėr ngjarje e veprimtari publike ku pėrmėndet edhe emri i Llambi N. Kotta si njė nga organizatorėt, kontributorėt material dhe pjesėmarrėsit mė aktiv tė ngjarjeve qė ishin nė favor tė zhvillimit ekonomik, duke krijuar fronte pune dhe nė interes tė pėrmirėsimit tė shėndetit tė popullit tė qytetit tė Korēės e tė krahinave pėr rreth saj dhe mė gjėrė. Ja disa njoftime tė shtypit: Revista ’’Diturija’’ e muajit Gusht 1909 nė rubrikėn:’’Tė ra.Tė shkurtėra’’ jep dy lajme. Nė tė parin theksohet:-‘’Mėsojmė se prej Korēe, u bė njė kėrkim(kėrkesė—Ll.K.) nė Vilajet tė Manastirit pėr Kėnetėn e Maliqit. Kėrkimi u bė pej zotėrivet Loni Logori, Llambi Kota, Qani dhe Hysejn be. Pėr tė qeruar (tharė---Ll.K.) kėtė kėnetė duhen afro 15 mijė lira, tė cilat do tė gendene pej njė shoqėrije anonime me aksione. Pandehet se nja 30 mijė streme (dynymė) do tė dalė shesh dhe kėshtu do ti bėhet njė shėrbim shumė i madh vendit se do tė pastrohet dhe Fusha e Korēės dhe do te hapet pune qe te mundnin t’e ushqehene me mije njerez. Urojmė qė kjo shoqeri tė mundin te mbarojne qellimet e saj’’. Nė lajmin e sipėrshėnuar shihet qartė se Llambi Kotta ishte ndėr nismėtarėt dhe hartuesit e kėrkesės drejtuar Vilajetit tė Manastirit pėr tė lejuar me vendim tė posaēėm tharjen e Kėnetės sė Maliqit. Ky akt, ndėrmerrej nė zbatim tė programit politik tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare tė shpallur me veprėn e Mendimtarit tė madh Sami Frashėri ‘’Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ ėshtė e ē’do tė bėhetė?’’,’’vepėr madhore e mendimit politik tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ku ėshtė formuluar strategjia e taktika e saj dhe ėshtė pėrpunuar nė mėnyrėn mė tė plotė programi i Rilindjes’’---- Fjalor Enciklopedik Shqiptar vėllimi III faqe 2617,Botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Tiranė 2009. Nė atė vepėr tė Sami Frashėrit, ndėr tė tjera pėrcaktohej ndėrtimi i pushteteve dhe zhvillimi ekonomik i vendit ku rol tė veēantė do tė kishte bujqėsia nė zhvillimin e sė cilės do tė ndikonte tharja e kėnetave dhe pėrfitimi i tokave me pjellori tė lartė. Organizimi dhe ngritja e pushteteve qendrore dhe lokale duhej tė bazoheshin nė traditėn e popullit tonė, mbi bazėn e pleqėsive dhe nė krye tė zgjidheshin nė mėnyrė demokratike njerzit qė kishin pasuri, gėzonin respektin e popullit, qė kishin marrė arsim e dituri nė njė ose nė disa universitete. Llambi Kotta u frymėzua nga ajo platformė dhe e mbėshteti atė duke zbatuar idetė e saj nė veprimtarinė e tij. Qysh nė krijimin e shoqėrisė tė patriotėve shqiptarė nė Aleksandri e cila drejtohej nga Pleqėsia, Kryetari i saj u zgjodh Ai nė mėnyrė demokratike me shumicė votash nė mbledhjen e shoqėrisė.

    Gjatė muajit tetor 1909 Revista ’’Lidhja Orthodhokse’’ne numrin 6, ne rubriken ’’ Njoftime’’ publikoi dy lajme tė rendesishme. Nė lajmin e parė qė e publikoi nė datėn 9 tetor njoftonte se:-’’Pleqesia e Shoqerisė’’Band e Lirise’’…ka ndere te emeroje mirėbėrės de keta te nderēim de te ctrenjte atdetare, te cilet patne miresine t’i ndihmojne coqerise. Keta te ndercim Z-nj jane: Z. Llambi Kotta, Vasil Logori, Cahin Kolonja, Kristo Meksi, Petro Terpo etj’’. Ja pra njė sferė tjetėr, sfera e kulturės, ku ndihej dhe vlerėsohej aq lart kontributi dhe ndihma e Llambi Kotta-s. Ai ishte ndėr personat qė kontribuonte pėr forcimin dhe konsolidimin e atij formacioni artistik tė qytetit tė Korēės, qė luante rol tė rėndėsishėm nė jetėn artistike tė qytetit. Ne lajmin e dyte qė publikoi nė fund tė tetorit revista njoftonte se:’’Ne Manastir u da(dha—H.K.) vendim qe gjoli i Sovjanit tė qerohet prej nje Kompani Korēare me Z. Loni Logori ede Llambi Kotta nė krye ede pritet per se cpejti te vije nje inciner per te matur kufite. Kjo lajm gezojti gide(gjithe---H.K.) kazane tone se pervec begatise do te kemi ede shendenė, se ky i prishte klimen’’. Nė kėtė lajm bije nė sy fakti se Llambi Kotta dhe Loni Logori ishin nė krye (drejtuesit) tė njė kompanie Korēare tė cilės me vendim tė autoriteteve tė Vilajetit tė Manastirit iu dha e drejta tė thante Gjolin e Sovjanit qė ndodhej afėr kėnetės sė Maliqit. Duke e analizuar mė tej lajmin e sipėrshėnuar vėmė re se Llambi Kotta duke qėnė njė nga drejtuesit e njė kompanie Korēare, pra del si sipėrmarrės dhe jo thjesht njė nismėtar apo organizator i njė veprimtarie me karakter ekonomiko-social, por edhe si njė personalitet i angazhuar pėr zgjidhjen e problemeve qė shqetėsonin banorėt e qytetit tė Korēės por edhe tė fshatrave e tė krahinave rreth saj.

    Faktet e mesiperme, janė mjaft tė vlefshme sepse hedhin dritė tė re dhe tė panjohur deri tani mbi rolin dhe veprimtarinė e Llambi Kotta-s ne jetėn ekonomike-shoqėrore, politike e kulturore tė Korēės. Siē del qartė nga faktet e mėsipėrme Llambi ka qėnė ndėr nismėtarėt dhe organizatorėt e nismės mė tė rendėsishme pėr tharjen e Kėnetės sė Maliqit. Kjo dėshmon se ai ishte i bindur dhe i ndėrgjegjshėm pėr vlerat e mėdha e tė gjithanshme qė do tė kishte ky veprim, nė fushėn e zhvillimit tė ekonomisė, pėr pėrmirėsimin e jetės sė fshatarėsisė dhe tė qytetarėve tė Korēės. Kjo tregon se Llambi Kotta ishte personalitet vizionar, qė kishte njohuri pėr rrugėt e zhvillimit ekonomik. Ai nuk ishte njė soditės pasiv i ngjarjeve dhe i gjendjes, pėrkundrazi ishte mjaft aktiv, ishte njeri i veprimit konkret, jo vetėm pėr parashtrimin e ideve por edhe kontributor material dhe organizator pėr realizimin e tyre nė tė mirė tė komun itetit, pra mirėbėrės. Pikėrisht kėtė tipar tė tij e vė nė dukje shtypi i kohės. Po tė shikojmė me vėmėndje shtypin e kohės ai qėndroji nė Korēė gjatė gjithė verės,sikurse shprehen gazetat ai e ‘’kaloj tėrė beharin nė Korēė ‘’dhe nė tetor Llambi Kotta shkoj per ne Misir (Egjipt).

    Tė dhėnat qė parashtruam mė lartė dėshmojnė pėr pėrkushtimin dhe kėmbėnguljen e Llambi Kott-as pėr realizimin e qėllimit tė vet, deri nė marrjen e vendimit nga autoritetet e Vilajetit tė Manastirit pėr tharjen e Kėnetės sė Maliqit nė kazanė e Korēės. Veē inisiativave ekonomike. sikurse thekson publicistika e kohės, ai shquhej edhe pėr kontibutet dhe ndihmesat qė jepte pėr gjallėrimin e jetės kulturore tė qytetit, duke financuar edhe pėr ngritjen e forcimin e grupit artistik ‘’Band e Lirisė’’ tė qytetit tė Korēės. Pėr Llambi Kotta-n duhet vėnė dukje njė veēori qė e dallon dhe e rendit figurėn e tij pranė patriotėve tė mėdhenj tė kombit tonė, edhe ai sikurse ata edhe pse larg atdheut, nė mėrgim nė Aleksandri, nė tokė tė huaj, mendja e tij punonte pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, pėr atdheun e tij, qė nuk e harronte asnjėherė, pėr asnjė ēast dhe nė asnjė rrethanė e situatė.

    Deri tani kemi zbuluar vetėm kėto tė dhėna qė parashtruam mė lart tė cilat pasqyrojnė veprimtarinė e gjėrė dhe tė shumanėshme tė Llambi Kotta-s gjatė gjysmės sė dytė tė dekadės sė parė tė shekullit XX, (posaēėrisht gjatė viteve 1908-1910) pra para Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pėr periudhėn nga 1910 deri mė 1918 nuk kemi gjetur asnjė dokument. Nuk na besohet qė LLambi Kotta ta ketė ndėrprerė aktivitetin. Pohojmė kėshtu sepse kemi gjetur dokumente qė dėshmojnė pėr veprimtarinė e tij nė vitet 1919-1920.

    ASPEKTE NGA VEPRIMTARIA PATRIOTIKE KOMBETARE E LLAMBI KOTA-s GJATE PERIUDHES 1918-1919 NE ALEKSANDRI TE EGJIPTIT.

    Gjatė kėrkimeve nė Arkivin Qendror Shtetėror zbuluam edhe dokumente qė evidentonin veprimtarinė politike intensive dhe tė fuqishme tė emigrantėve shqiptare nė Egjipt dhe veēmas tė kolonisė shqiptare tė Aleksandrisė ku midis tė tjerėve dallohej Llambi Kota. Nė kėto dokumenta vihet nė dukje edhe veprimtaria e gjyshit tim Llambi Kota, roli dhe kontributet e tij, mendimi dhe pikėpamjet politike e shoqėrore, qendrimi, alternativat qė parashtronte ai pėr zgjidhjen e ēėshtjeve qė shtroheshin pėr forcimin e pandėrprerė tė punės e tė ndihmesave tė emigrantėve shqiptarė nė interes tė zhvillimit dhe tė forcipi tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Gjithashtu nė kėto dokumente pasqyrohen me detaje postet, detyrat qė i besuan Llambi Kota-s jo vetėm emigrantėt shqiptarė tė Aleksandrisė ku jetonte dhe vepronte ai por edhe gjithė emigrantėt shqiptarė tė Egjiptit, aq sa i dhanė detyrėn mė tė lartė tė Kryetarit tė Pleqėsisė sė Pėrhershme tė tyre e cila ishte organi mė i lartė drejtues dhe pėrfaqėsues i tyre.

    Dokumentet janė kryesisht proces-verbale mbledhjesh tė organizuara nė vitet 1918-1919 gjatė periudhės qė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes nė Paris pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore mė 11 nėntor 1918, tė cilat gjyshi im i ka firmosur Ll.N.Kotta duke mė ngjallur firmėn e babait tim Jorgji Kota, i cili firmoste me dy tt JKotta.

    Siē dihet Konferenca e Paqes u hap zyrtarisht mė 18 janar 1919. Megjithėse Shqipėria mbajti qendrim asnjanės gjatė Luftės sė parė Botėrore, Konferenca e Paqes nuk i pėrfilli kėrkesat e drejta tė delegacionit shqiptar pėr tė ruajtur pavarėsinė dhe tėrėsinė tokėsore tė Shtetit Shqiptar dhe pėr tė rishikuar kufijtė nė favor tė tij, duke pėrfshirė brenda tyre ato territore shqiptare qė ishin shkėputur mė 1878 e 1913. Nė Konferencėn e Paqes jo vetėm nuk u morėn parasysh kėrkesat e drejta tė shqiptareve, pėrkundrazi u pėrkrahėn kėrkesat shoviniste tė Italisė, Greqisė dhe Jugosllavisė nė dėm tė Shqipėrisė dhe u hartuan plane pėr coptime tė mėtejshme dhe zhdukjen e saj nga harta politike e Europės si shtet i pavarur dhe sovran. Nė kushtet kur Shqipėria ishte e pushtuar nga forcat ushtarake tė palėve ndėrluftuese ishte e pamundur organizimi dhe zhvillimi intensiv i Lėvizjes kombėtare brenda Shqipėrisė, ndaj pėr zhvillimin e saj ndihmesa tė mėdha dhanė shqiptarėt e emigruar. Pikėrisht pėr kėto arsye jo vetėm nė Shqipėri por edhe kudo ku ndodheshin shqiptarė nisi lėvizja pėr t’iu kundėrvėnė planeve antishqiptare qė hartoheshin nė Konferencėn e Paqes. Nė kėtė proces u angazhuan dhe dhanė ndihmesėn e tyre tė vyer edhe emigrantėt shqiptarė nė Egjipt. Angazhimi,veprimtaria dhe kontributet e tyre nė ato momente tė vėshtira dhe tė rėnda pėr fatet e Atdheut pasqyrohet nė proces-verbalet e mbledhjeve tė organizuara prej tyre. Gjithsesi duhet tė theksoj se process-verbalet kanė ndėrprerje, nuk janė tė plota dhe tė vazhdueshme, Sidoqoftė po paraqes gjithēka kam mundur tė gjej deri tani. Nuk kam qėllim tė bėjė historinė e veprimtarisė patriotike kombėtare tė tyre, por synoj qė duke shfrytėzuar kėto proces-verbale tė nxjer prej tyre dhe tė evidentoj veprimtarinė atdhetare tė Llambi Kotta-s e cila deri tani nuk njihej. Kėto proces-verbale dhanė mundėsinė tė zbulohet puna dhe kontributi i tij nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ky ėshtė qėllimi i vetėm i kėtij punimi. Gjithsesi nuk kam asnjė pretendim.

    Proces-verbali i parė (ndonėse jo i plotė) pasqyron zhvillimin e njė mbledhjeje mė 14 dhjetor 1918 nė Aleksandri. Sipas pėrmbajtjes sė kėtij proces-verbali rezulton se mbledhja e 14 dhjetorit nė Aleksandri ėshtė diktuar nga nevoja e forcimit tė bashkėpunimit tė shqiptarėve tė Misirit qė kishte theksuar mbledhja e Shqiptarėve tė Misirit nė Kajro me tė parėn e dimėrorit 1918( mė 1 dhjetor 1918) e cila zgjodhi edhe njė komision tė pėrkohshėm nė tė cilin si pėrfaqėsues tė shqiptarėve tė Aleksandrisė u zgjodhėn Llambi Kota dhe Leonidha Naēi. Meqėnese nuk ishin lajmėruar shqiptarėt e Aleksandrisė nuk muarėn pjesė nė mbledhjen e tė parės dimėrorit 1918 (1 dhjetorit 1918) nė Kajro Prandaj Komisioni i zgjedhur nga mbledhja e asaj dite(1 dhjetor 1918) i mbledhur mė 7 dhjetor 1918 vendosi tė dėrgonte tek Shqiptarėt e Aleksandrisė dy prej anėtarėve tė tij N. Kasnecin dhe Sotir Pluska tė cilėt do njoftonin pėr zhvillimin e mbledhjes sė Kajros dhe vendimin e saj pėr zgjedhjen e njė komisioni tė pėrkohshėm nė tė cilin prej shqiptarėve tė Aleksandrisė ishin zgjedhur Llambi Kota dhe Leonidha Naēi dhe do tė kėrkonin bashkėpunimin e tyre si pėrfaqėsues tė Aleksandrisė me anėtarėt e tjerė tė Komisionit. Dy anėtarėt e komisionit qė u dėrguan nė Aleksandri, mė 14 dhjetor 1918 organizuan njė mbledhje tė Shqiptarėve tė Aleksandrisė ku ndėr tė tjera Llambi Kota dhe L.Naēi u zotuan tė bashkėpunojnė me anėtarėt e tjerė tė Komisionit qė ishte krijuar. Mbasi komisioni i pėrkohshėm tė plotėsonte detyrat qė i kishte pėrcaktuar mbledhja do pėrpiqej sa mė shpejt tė organizonte njė mbledhje tė pėrgjithėshme e cila do tė zgjidhte njė tjetėr Komision apo Komitet tė pėrgjithnjėshėm (tė pėrhershėm) i cili do tė pėrfaqėsonte tėrė shqiptarėt qė ishin vendosur nė tokėn e Egjiptit pėr ēdo punė qė do ti pėrkiste ēėshtjes atdhetare.

    Njė proces-verbal tjetėr me datė 8 dhjetor 1918 ėshtė mbajtur nė njė mbledhje tė organizuar nė Kajro nė shtėpinė e Filip Shirokės . Mbledhja vendosi tė hartohej njė Memorandum i cili tu dėrgohej Ambasadorėve tė Shteteve Aleate (Anglisė, Francės dhe Italisė—H..K.) tė Amerikės nė Kairo. Memorandumi do hartohej prej njė komisioni anėtar i tė cilit u caktua edhe Llambi Kotta . Ky komision do t’ua jepte Memorandumin Ambasadorėve tė shteteve tė sipėrshėnuar. Gjithashtu, mbledhja vendosi tu dėrgoheshin telegrame Ministrave tė Punėve tė Jashtme tė Francės, tė Anglisė, tė Italisė dhe tė Amerikės . Tu bėheshin telegrame marrėveshje Shoqėrisė ‘’Vatra’’ nė Boston, Z, Mehmet bej Konica nė Londėr, Pandeli Cale nė Lozanė, Pandeli Evangjeli nė Bukuresht, Kol Rodhe dhe Tefik Mborja nė Romė, Kristo Luarasi nė Sofje, Sotir Kota nė Korēė dhe Shoqėrisė ‘’Bashkimi’’ nė Shkodėr. Tu bėheshin telegrame filoshqiptarėve Herbet nė Londėr, Miss Durham nė Boston, Nerve nė Paris. U vendos qė dy anėtar tė Komisionit tė shkonin nė Skėnderie qė tė bisedonin dhe tė merreshin vesh me vėllezėrit shqiptar tė atjeshėm.

    Proces-verbali i dates 05.janar 1919 pasqyron zhvillimin e Mbledhjes sė Komisionit tė Shqiptarėve tė Misirit (Egjiptit). Komisioni prej nėntė vetėsh, njė nga tė cilėt ishte edhe Llambi Kotta, siē e vumė nė dukje mė lart, ishte zgjedhur ditėn e parė tė dimėrorit 1918(mendoj se duhet tė jetė fjala pėr datėn 1 dhjetor 1918—H.K.). Ky organizėm qė ishte zgjedhur dhe pėrfaqėsonte gjithė emigrantėt shqiptarė tė Egjiptit u krijua pėr tė organizuar dhe drejtuar gjithė veprimtarinė e tyre nė favor dhe nė interes tė mbrojtjes sė tė drejtave tė shtetit shqiptar tė pavarur dhe sovran nga ambicjet dhe synimet antishqiptare qė shtetet shoviniste fqinj i kishin paraqitur Konferencės sė Paqes. Nė rendin e ditės tė mbledhjes ishte shfaqja e mendimeve dhe diskutimi i tekstit tė Memorandumit qė do tu jepej Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Kajro pėr ‘’tė kėrkuar tė drejtat e Shqipėrisė’’. Ti dėrgohej telegram Presidentit tė Amerikės Dr. W. Wilsoni pėr tė cilin ishin pėrkujdesur prej kohe Shqiptarėt e Aleksandrisė(ku jetonte dhe ishte mjaft aktiv Llambi Kota) nė mbledhjen e tyre tė dates 15 nėntor 1918.U diskutua dhe u vendos qė ky telegram u duhej dhėnė disave prej gazetave Evropiane. Tė mireshin masat qė duheshin pėr tė dėrguar nga ana e Shqiptarėve tė Misisrit (Egjiptit) tė njė ose dy pėrfaqėsuesve nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ose gjetkė. Organizimi i njė fushate pėr tė mbledhur tė hollat qė do tė duheshin pėr shpenzimet e pėrfaqėsuesve. Gjithashtu nė rend tė ditės u vu edhe diskutimi i ēėshtjes : Nė i pėrket kėtij komisioni qė tė marrė kompetenca, nė kohėn qė do ta gjykojė tė vlefshme pėr tė zgjedhur njė Komitet tė pėrgjithėnjėshėm (tė pėrhershėm) i cili tė pėrfaqėsonte Shqiptarėt e Misirit (Egjiptit) pas rregullimit(statutit, rregullores) i cili do tė ngjiste nga ky Komitet. Mbledhja pasi miratoi rendin e ditės nisi diskutimin e dha vendimin pėr ēdo problem. Ajo filloi me diskutimin e projektit tė Memorandumit qė kishin pėrgatitur N. Kasneci dhe A.Zako. i cili pasi u miratua u nėnshkrua nga anėtarėt e gjithė komisionit dhe u vendos qė ata tė pėrpiqeshin pėt tu dhėnė nga njė kopje Ambasadorėve tė Amerikės, tė Francės, tė Anglisė edhe tė Italisė nė Kajro me lutjen qė ta dėrgojė secili nė Ministritė e Punėve tė Jashtme tė shteteve qė pėrfaqėsojnė, dhe kėsisojė tė arrijė nė duart e delegatėve tė tyre nė Konferencėn e Paqes. Mbledhja vendosi qė Telegramin qė kishin pėrgatitur(pėr W.Wilsonin) Shqiptarėt e Aleksandrisė, tė kujdeseshin t’ia dėrgonin ata vetė sa mė shpejt. Pas njė diskutimi tė gjatė u vendos qė nderi i Shqiptarėve tė Misirit, si dhe rėndėsija e punės edhe e rastit e do qė tė dėrgoheshin nė Konferencėn e Paqes njė ose dy pėrfaqėsues tė cilėt do ti zgjidhte komisioni. Pėr tė siguruar tė hollat e nevojshme pėr shpenzimet e dy pėrfaqėsuesve u hap njė fushatė nė gjithė qytetet ku ndodheshin shqiptarėt. Z.A.Zako e Rustem Begu u caktuan pėr nė Kajro, Vasil Thomaidhi pėr nė Aleksandri, N.Kasneci e Xhaferr Begu pėr nė Mansur-Zagazig, S. Pluska pėr nė Bibeh-Beni Suef, Llambi Kotta pėr nė Shibin-el-Kom, Loni Logori pėr nė Minieh dhe Jani Vruhoja pėr nė Fayoum. Komisioni i kushtoj vėmėndje tė madhe problemit tė zgjedhjes sė njė Komiteti tė Pėrgjithnjėshėm(tė pėrhershėm) dhe vendosi qė pasi tė pėrfundonte punėt pėr tė cilat u zgjodh tė merrte masat qė duheshin pėr krijimin e njė ‘’Komiteti tė Pėrgjithnjėshėm (pėrhershėm) me atė mėnyrė qė do ta gjykojė tė vlefshme pėr votimin tė tė gjithė shqiptarėve qė gjenden nė dhe (tokėn) tė Misirit’’. Proces-verbali i mbledhjes sė Komisionit u mbyll pasi e nėnshkruan gjithė anėtarėt e tij.

    Komisioni i Shqiptarėve tė Misirit, anėtar i tė cilit ishte edhe Llambi Kotta, mė 5 shkurt 1919, pra pas njė muaji nga mbledhja e 5 janarit 1919, zhvilloi njė mbledhje nė shtėpinė e Andon Zako (Ēajupit) nė Kajro. Sipas proces-verbalit mbledhja ndėr tė tjera diskutoi nė se duhej tė dėrgohej, edhe ne do dėrgohej, sipas vendimit qė u muar nė mbledhjen e komisionit mė 5 janar 1919, njė ose dy pėrfaqėsues tė shqiptarėve tė Misirit, nė Mbledhjen e pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve edhe te tė tjerave Koloni Shqiptarėsh nė Evropė. Tė hollat qė do mblidheshin nė mos ishin tė mjaftueshme pėr dy pėrfaqėsues tė dėrgohej vetėm njė. Pėrfaqėsuesi qė do dėrgohej tė caktohej me votimin e anėtarėve tė komisionit..Gjithashtu mbledhja vendosi tė diskutonte pėr caktimin e ditės dhe datės pėr Mbledhjen e Pėrgjithshme nė tė cilėn do zgjidhej njė Komitet tė Pėrgjithnjėshėm(pėrhershėm) i cili do tė kishte detyrė tė bėnte rregullimin e ri (rregulloren e re). Mbledhja e 5 shkurtit zbatoi vendimin e mbledhjes sė 5 janarit pėr zgjedhjen e njė pėrfaqėsuesi tė Shqiptarėve tė Misirit qė do tė dėrgohej nė mbledhjen e Pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė nė Europė. Me votim tė fshehtė me shumicė votash u zgjodh Leonidha Naēi si pėrfaqėsues i Shqiptarėve tė Misirit nė Mbledhjen e Pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė nė Svicėr, ose gjetkė. U vendos qė Mbledhja e Pėrgjithshme pėr zgjedhjen e Komitetit tė Pėrgjithnjėshėm (pėrhershėm) tė bėhej nė fund tė shkurtit ose nė fillim tė marsit 1919, nė shtėpinė e Filip Shirokės.

    Mbledhja e Pėrgjithėshme e Shqiptarėve tė Misirit u bė mė 9 mars 1919 nė Kajro. Morėn pjesė direkt mbi 52 delegatė tė pranishėm, ndėr tė cilėt edhe Llambi Kotta. Veē tyre, me letra pėrfaqėsimi morėn pjesė 7 vetė nga Aleksandria, 4 nga Wasta, 2 nga Beni-Suefi, 11 nga Bibeh, 9 nga Shibin-el-kom(3 nga tė cilėt i dhanė tė drejtėn e pėrfaqėsimit tė tyre Llambi Kotta-s), 6 veta nga Mansurah, 10 nga Kajro, 4 nga Fashnja, 1 nga Zagazigu. Kryetar i Mbledhjes sė Pėrgjithshme tė asaj dite me njė zė u zgjodh Llambi Kotta i cili e hapi dhe e drejtoi mbledhjen. U votua pėr zgjedhjen e Pleqėsisė sė Pėrherėshme prej 9 personash. Nė mbledhje u propozuan 11 kandidatė pėr tė cilėt u votua. Nga 114 votues Sotir Pluska mori 111 vota, Niko Kaznetsi mori 109 vota, Llambi Kotta mori 109 vota, Leonidha Naēi mori 107 vota, Rustem Korēa mori 99 vota, Andon Zako mori 98 vota, Jan Armodhi mori 73 vota, Miltiadh Adhami mori 59 vota, Filip Shiroka mori 52 vota, Koēo Donato mori 39 vota dhe Vasil Thomaidhi mori 29 vota. Pra nga 11 veta qė u votuan fituan 9 tė parėt, Koēo Donato dhe Vasil Thomaidhi nuk arritėn tė hynin nė Pleqėsinė e Pėrherėshme, por mbledhja e pėrgjithshme vendosi tė ishin vendzėnės(zėvendėsues). Mbledhja vendosi qė 3 anėtar tė Pleqėsisė tė ishin nė Aleksandri, 3 nė Kajro, 2 nė Misir tė Sipėrmė dhe 1 nė Misir tė Poshtėm dhe Pleqėsia u zgjodh pėr dy vjet. Mbledhja nuk arriti tė pėrcaktojė Qendrėn e Shoqėrisė dhe tė Pleqėsisė dhe ia la nė kompetencė pėr zgjidhje Pleqėsisė sė re qė u zgjodh. Gjatė diskutimit tė kėsaj ēėshtjeje Leonidha Naēi tha se’’pėr shumė shkaqe qėndra duhet tė jetė nė Aleksandri se ajo ėshtė buzėdeti edhe se atje ka qėnė qendra e Vėllazėrisė sė mėparėshme e cila ėshtė e njohur nga shumė qendra tė jashtme e tė tjera’’ Edhe ky problem nuk u arrit tė zgjidhej nga Mbledhja e Pėrgjithėshme dhe u la ta zgjidhte Pleqėsia e Pėrhershme

    LLAMBI KOTA U ZGJODH KRYETAR I PLEQESISE TE PERHERSHME TE VELLAZERISE TE GJITHE SHQIPTAREVE TE MISIRIT (EGJIPTIT)

    Po mė 9 mars 1919 nė shtčpinė e Andon Zakos nė Heliopolis nė ora 5 pasdreke u bė Mbledhja e Pleqėsisė sė Pėrherėshme qė u zgjodh paradreke nga Mbledhja e Pėrgjithėshme. Nga 9 anėtar tė zgjedhur morėn pjesė 8(Andon Ēako, Filip Shiroka, Llambi Kotta, Leonidha Naēi, Miltiadh Adhami, Nikola Kaznetsi, Rustem Qemal Korēa, Sotir Pluska, mungoi Jani Armodhi. Mbledhja u hap dhe u zhvillua nėn kryesinė e Llambi Kotta-s. Mbledhja zgjodhi drejtuesit e Pleqėsisė. Kryetar i Pleqėsisė u zgjodh Llambi Kotta, nėnkryetar Andon Zako, sekretar Leonidha Naēi dhe arkėtar Jan Armodhi dhe 5 tė tjerėt tė ishin kėshillės(anėtar apo kėshillues’) U diskutuan dhe u vendosėn ndryshime tė nyjeve (neneve) tė rregullores sė vjetėr tė miratuar qė nė vitin 1910 kur u krijua dhe filloi veprimtarinė ‘’VELLAZERIA E SHQIPTAREVET MISIRITE BASHKIMI’’, e cila nė saj tė punės dhe veprimtarise sistematike nė shėrbim tė ēėshtjes sė kombit shqiptar u bė e njohur jo vetėm nė trojet Shqiptare ,por edhe nė Egjipt dhe nė shumė vėnde tė Europės. Mbledhja vendosi qė Qendra e Vėllazėrisė tė shqiptarėve tė Egjiptit tė mbetej nė Aleksandri. Qė nga 9 marsi 1919, kur u zhvillua mbledhja e parė e Pleqėsisė qė zgjodhi po atė ditė Mbledhja e Pėrgjithėshme e Shqiptarėve tė Egjiptit, Llambi Kotta u zgjodh Kryetar i Pleqėsisė pėr 2 vjet, pra u zgjodh drejtues i organit kryesor qė udhėhiqte gjithė veprimtarinė e Lėvizjes Atdhetare tė Vėllazėrisė tė Shqiptarėve tė Egjiptit. Me tė drejtė Ai e ēmoi dhe e vlerėsoi jo vetėm si besim dhe nder tė madh qė iu bė nga gjithė bashkėsia shqiptare nė Egjipt e pėrqendruar mė shumė nė Kajro dhe Aleksandri por edhe si njė detyrė me pėrgjegjėsi tė veēantė. Kėshtu Llambi Kotta u bė ndėr drejtuesit kryesorė tė Lėvizjes Atdhetare tė Shqiptarėve tė Egjiptit. Iu kushtua punės pėr realizimin e detyrave qė diktonte nevoja e pėrparimit tė lėvizjes atdhetare nė shėrbim tė Shqipėrisė. Mė 26 prill 1919 nėn drejtimin e tij u organizua Mbledhja e Pleqėsisė tė Vėllazėrisė tė Shqiptarėve tė Egjiptit, e cila i zhvilloi punimet nė zyrėn e hėpėrhėshme (pėrkohėshme) tė Vėllazėrisė nė Aleksandri .Nė mbledhje u lexuan dhe u nėnshkruan proces-verbalet e mbledhjeve tė mėparshme, tė mbledhjes sė Pėrgjithshme qė u bė nė Kajro dhe i mbledhjes sė Pleqėsisė qė u zhvillua nė Heliopolis . U vendos qė mbasi tė dėrgoheshin ndryshimet qė u propozuan ti bėheshin Rregullores sė Vjetėr tė Vėllazėrisė nga Mbledhja e Pleqėsisė nė 9 mars 1919 dhe nga persona tė tjerė kryesor, pasi tė miratoheshin nė Pleqėsi, rregullorja e re tė shtypej. Gjithashtu mbledhja vendosi ti dėrgonte njė ndihmė prej 200 frangash gazetės Shqip ‘’Kuvendi’’ nė Romė dhe Vėllazėria tė abonohej nė Gazetėn ‘’Messaggero’’ pėr njė vit.

    Mė 15 qershor 1919 nė Aleksandri nė shtėpinė e Sotir Pluskės u zhvillua Mbledhja e Pleqėsisė tė Vėllazėrisė sė Shqiptarėve tė Egjiptit. Morėn pjesė tė nėntė pjestarėt e saj. Ndėr tė tjera mbledhja diskutoi dhe vendosi ēėshtjen e ndėrrimit tė Qendrės sė Vėllazėrisė nga Aleksandria nė Kajro.Nga ky ndryshim dhe me qėnė se sipas rregullores sė Vėllazėrisė ishte pėrcaktuar qė Kryetari, Sekretari e arkėtari duhet tė gjendeshin kurdoherė atje ku ishte qendra e Vėllazėrisė u detyruan tė jepnin dorėheqjen e tyre Kryetari Llambi Kotta, Sekretari Leonidha Naēi dhe arkėtari Jan Armodhi dhe nė vend tė tyre Pleqėsia zgjodhi: Andon Zako kryetar dhe arkėtar, Leonidha Naēi nėnkryetar, Filip Shiroka sekretar. Kėshtu pėr shkak tė ndryshimit tė qendrės sė Vėllazėrisė nga Aleksandria nė Kajro, Llambi Kotta qė banonte nė Aleksandri u detyrua tė jepte dorėheqjen nga detyra e kryetarit tė Pleqėsisė dhe mbeti njė anėtar i saj. Ky ishte proces-verbali i fundit qė kam mundur tė gjej deri tani. Por pavarėsisht nga kjo kam bindje tė patundur se edhe me kėto dokumente qė botohen pėr herė tė parė zbulohet puna e veprimtaria e madhe patriotike e shqiptarėve tė mėrguar nė Misir ku ndonėse larg Atdheut, ngrinin nė lartėsi tė reja Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe punonin me vendosmėri pėr memedheun e tyre dhe atje midis tyre shquhej puna dhe mendimi politiko-shoqėror me karakter kombėtar edhe i Gjyshit tim LLambi Kotta-s i cili nė saj tė kėsaj veprimtarije hyri nė analet e historisė tonė kombėtare dhe figura e tij mbeti nė kujtesėn kombėtare tė shqiptarėve.

    Tiranė, mė 30 janar 2014 Harallamb Kota
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-02-2014 mė 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •