Cen Durimmadhi (24-02-2014),xfiles (27-02-2014)
Kombi apo feja?
Muslimanet duhet te njihen me keto dy terma per te qene me te kthjellet ne vetet e tyre.Kam pare njerez qe e quajne flamurin shqiptar, flamur i sorrave.Normalisht qe ai flamur ka nje prejardhje bizantine mirepo kjo nuk eshte strategji e mire qe te ofendohen simbolet kombetare.Shume prej armiqve te islamit deshirojne qe muslimanet ti fusin ne konflikt me kombin, flamurin, apo patriotizmin.Ne kete aspekt muslimanet duhet te kuptojne se perplasja e tyre me ceshtjet kombetare nuk sjell ndonje dobi momentale por vetem e kapercen dobine ne krahun e kundert.
Se pari nocioni komb duhet te njihet nga besimtaret muslimane.Cfare thojne per te sociologet dhe antropologet?Po keshtu duhet te kene parasysh dallimin midis nacionalizmit dhe patriotizmit ne terminologjine qe ato perfaqesojne.
Se dyti duhet te kuptojne arsyet e shprehjeve sikurse ajo e Vaso Pashes "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria" dhe te dine te bejne analizen per kete shprehje ne mynyren e duhur dhe duke sjelle argumentat e duhur.Nxjerrja ne pah te kuptimeve terminologjike, lehteson shume te kuptuarit e ketyre perplasjeve te demshme.
Nese Shqiperia eshte vendi gjeografik qe administrohet nga nje qeveri per nje popullsi brenda ketyre kufijve, kombi ka nocion me te gjere duke dale jashte kufijve gjeografike dhe duke nderthurur brenda tij nocionin e kultures, gjuhes, dhe tradites.Ndersa feja del pertej kufijve gjeografike dhe nocioneve te kombesise ajo eshte universale.Por feja eshte nuk eshte percaktueshmeri e vet njeriut per njeriun, ajo eshte perzgjedhje e Zotit per njeriun.Duke qene se feja vjen si njohuri dhe praktike, ndersa kombi si etiketim, duhet bejme nje dallim ndermjet tyre.Nese do vazhdonim ta perdornim thenien e Vaso Pashes "Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria" atehere detyrimisht do te linde nje pyetje. Po feja e gjermanit, italianit, amerikanit, turkut kush eshte?Mos kemi per secilin komb nje fe me emrin e kombesise!?
Cdo kush qe e perdor kete shprehje bie ne kundershtim me terminologjine e shpjegimit te asaj se cfare eshte feja dhe cfare eshte kombi dhe del pertej cdo koncepti te vertete ne lidhje me fene dhe kombin.
Nuk mund te kete shenje barazimi midis kombit dhe fese, dhe nuk mundet qe keto te dyja te zevendesojne njera-tjetren sepse jane dy gjera krejt te ndryshe.Feja e shqiptarit mund te jete krishterimi, ose Islami sipas ndasive te tyre ndersa kombi i shqiptarit nuk eshte Islami eshte Shqiperia.Nuk mund te jete Islami kombesi por nuk mund te jete dhe shqiptaria fe.
Cfare je me pare, musliman apo shqiptar?
Eshte pyetja me pa kuptim qe mund te bej dikush.Nese te qenurit shqiptar konsiderohet ajo cka shkruan pashaporta, kjo eshte gabim se keshtu do i jepnim te drejte mijera veteve qe ndryshojne cdo dite kombesine dhe behen greke.Kombi eshte perzgjedhje e Zotit per ty,nuk mund ta ndryshosh dot, ajo e ka origjinen qe ne lindjen tende nga prinderit e tu.Ti mund te ndryshosh shtetesine por jo kombesine.Po keshtu dhe feja e ka origjinen tek natyrshmeria njerzore, (Adhurues i Zotit NJE).Ti nuk duhet ta ndryshosh kete origjine.
Ke duhet te zgjedhim me pare fene apo kombin?
I zgjedhim te dyja, jam shqiptar dhe musliman nuk ka dallim se jam musliman ne fillim dhe shqiptar me pas.Sepse te dyja keto vijne si percaktime qe ne lindjen tende.Njerzit dashakeqes te islamit mundohen te perhapin mesazhe se Islami eshte kunder kombesise, eshte per arabizimin e shqiptareve apo per turqizimin e tyre.Dhe kjo behet duke futur muslimanet ne lufte me termat por dhe duke ngatarruar konceptet komb dhe fe ndermjet tyre, duke i bere muslimanet qe te tregojne shenja indeferentizimi ndaj kombit.
Duhet te kemi kujdes se ka ndryshim te madh kur perdorim nocionet dhe kur perdorim etiketimin me keto nocione.Psh nje shtetas grek dhe nje shtetas shqiptar kane kombesi te ndryshme, por tek Zoti me i mire eshte ai qe eshte dorezuar atij ai qe ka moral me te mire, ai qe eshte me i ditur, pra ketu ska rendesi etiketa ka rendesi cilesia.
Nacionalizmi fton per dashuri te flakte kundrejt cdo gjeje kombetare pa bere dallime vleresimi dhe kete e ben duke pasur antipati ndaj kombeve te tjere duke pasur dhe ndjenja etnofobiste.Ndersa patriotizmi eshte dashuri me natyrale e njeriu ndaj vendit te tij shtepise, rruges, vendin ku ka kaluar femijerine.Nacionalizmi si teori kalon ne ekstreme me te medhaja deri ne luftra.Ndersa patriotizmi me shume kthehet ne artin poetik.Nacionalizmi kerkon dashurine ndaj cdo gjeje qe ndodhet brenda nocionit "komb" ndersa patriotizmi eshte shume me i bute.
Ne ne perzgjedhjen midis Enver Hoxhes shqiptar , dhe nje greku musliman do zgjidhnim kete te dytin, por midis kombit shqiptar dhe atij grek do zgjidhnim shqiptarin, sepse shumica e pergjithshme e kombit tone eshte musliman e shumica e pergjithshme e kombit grek eshte krishter.Dhe trualli, vendi toka qe i perket kombit me shumice muslimane eshte detyre e muslimaneve qe ta ruajne e te perkujdesen per te.E per kete gje dalin nje seri detyrash.Qe nga dhenia e perparesive ndaj vendit tend ndaj vendeve te tjera ne pune dhe perhapjen e islamit.
Ngritja e detyrimeve fetare vijon sipas vendit qe ti jeton ne mynyre te pergjithshme.Per kete gje muslimanet duhet te kujdesen qe vendi i tyre ti jepet maksimumi.Marrja e muslimaneve me debate jashte realitetit te tyre eshte nje rrjedhje energjie qe demton jo vetem te ardhmen por nuk jep garanci per ndertimin e nje kalaje te shendoshe te shoqerise muslimane ne kete vend.Fokusimi ne sfidat tona do e beje shoqerine tone me te forte dhe adekuate per te perballuar sfida dhe sprova nga te ndryshmet dhe nga me te veshtirat ne te ardhmen.Per vete pozicionin gjeografik qe gjendet Shqiperia, per vete situaten ateiste qe kaloi per 40 vjet, per vete gjendjen ekonomike dhe politike qe ndodhemi kemi nevoje me shume per perqendrim brenda nesh, sesa jashte nesh.Ato qe nuk marrin frytet ne bacen e tyre, nuk mund te marrin frytet ne bacen e tjetrit.
Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.
Duhet thene qe eshte shqetesuese edhe e sikletshme per ata qe njihnin,donin e respektonin fene e tjetrit .
Sa me shume shtohen muhamedanet me fanatizmin,kenget,krenarine qe jane muhamedane aq me shume prishet ajo toleranca fetare.
Shqiperia s'ka per nevoje per kenge te tilla!
E çfar te duket kjo poezi si me poshte ?
Ne "muhamedanët", se paku nuk e perqeshim besimin e shqiptarit te krishter !
Ekuilibrin e tolerances nderfetare e mban shumica, e shumica nuk jan si mllefi i me poshtem !
http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3722440
… ///
"Na sollet altoparlante, qe t'bertasim arabisht, doni te na sillni perçe e te na beni me bisht" !
Si s'me djeg mua ? A do t'viente mir nese fillojm dhe shkruajm poezi kunder kishave e kombanave duke i asociu me shkie e grek te zi ? Sigurisht qe jo, dhe kte nuk do ta bejm pershkak qe kemi besim, dhe besimi yne ne 1 Zot te drejt, eshte i sinçert, prandaj respektojm krijesat e saja pamvaresisht besimeve apo mos-besimeve te tyre !
… ///
Jo e kam fjalen per keta pseodu shqiptaret qe bejne veprime te tilla ne mes te Tiranes. Me vjen keq por keto veprime vetem ne vende Arabe edhe Turqi ndodhin edhe jo ne Europe. Te vazhdojne keshtu se kane per ta pare pranimin ne BE. Tregoja kete foton kujt te duash edhe mos i thuaj vendondodhjen edhe gjeja e pare qe do te thone eshte nese jane Arab. Pak me intereson cfare besimi praktikojne, por kur vishen me shami, me mjekrra edhe perkulen ne qender te qytetit s'jane asgje tjeter vecse tradita te kultures ARABE!
BTW me ka rene rasti te takoj Shqiptare nga Himara edhe jane krenar qe jane shqiptar, jo te gjithe e mbajne veten per grek!
Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 26-02-2014 më 12:55
I LOVE GOD
j&g
Krijoni Kontakt