Letër Shqipërisë
O moj Shqipëri e mjera Shqipëri
Kush po të ç'nderon sot pa kufi
Do burracakë, do sharlatanë
Nipër e mbesa që turp nuk kanë
Moj zonjë e rëndë je kon me nder
Nana shqiptarëve ke qen çdoherë
Je kon pa vese dhe zakone t'këqija
Të ka pas zili e gjithë Rumelija
Po tash Shqipëri si je pa m'thuaj
Si një muhaxhir në vend të huaj
Dikur e bukur plot hijeshi
Sot e mekur si plaka n'zi
Për hiç pare e shitët këtë dhe
Nuk keni më besë, nuk keni as fe
Jeni vërsulur si qen i tërbuar
Kush fut hundë e kush fut duar
Do thonë jem Grek e do Francezë
Do jemi Serb e do Hollandezë
Jo mo t'mjerë, ju jeni shqiptarë
Nuk shitet vatani se është marrë
Boll me mashtrime shqipërisë së shkretë
Kthejani pra nderin që ja morët vetë
Etërit tuaj dhanë shpirt për vatan
Ata ishin trima ju dulët shejtanë
Shqiptari mor dushman jep shpirtin për nder
Një herë vdes për të, s'jeton pa të përherë
Por kur shqiptari humbi besë dhe fe
U shndërrua në kafshë që ecën mbi dhe
Se shqiptari pa fe, shqiptari pa besë
Dhunoi nënën e vet, vrau nip e mbesë
Pa fe s'ka rend, shthuret njerëzia
Feja e shqiptarit s'qenkësh shqiptaria
Se Shqipërinë e shitën si mallin pa vlerë
Do shqiptarë të shitur, do shqiptarë të mjerë
Nderin ja varrosën, fytyrën ja zbuluan
Vajzat i dreqosën, djemtë i vajzëruan
Me djersë dua ta ha bukën e thekur
Të jetoj me nder, pa nder i vdekur
Mbaje vesh mirë moj Europë e mjerë
Shqipëria Shqipëri do të mbetet përherë
Në do të vi kështu si zonjë e paprekur
Në do me m'tundu jo t'gjallë por t'vdekur
Bijt e bijat e mija mos guxo me m'i prek
Duart e përlyera prej tyre me m'i hek
Shqipëri të kam komb, ty të kam vatan
Në shpirt dhe në zemër jam muhamedan
Askush nuk guxon të presë ty në besë
Se vdesin të gjithë askush nuk do mbesë
Hoxhe d/balliu
Krijoni Kontakt