Buzhala: Gold AG ėshtė konsultuar me prapanicėn e vet, prandaj s’ia mban ta pėrmend Ramushin
Deputeti i PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės, Berat Buzhala, i cili pėrmendet me fjalė fyese te reperi nga Presheva qė veten e quan Gold AG, nė njė postim nė profilin e tij Facebook thotė se ky reper, nė kėtė paraqitje “artistike” - qė pėrmend edhe Ilir Dedėn e Dardan Gashin - ka treguar se ėshtė frikacak dhe se aleat e ka prapanicėn e tij.
“Sa mbaj mend, Ramushi (Haradinaj) ka pas deklaru per personat me mjekrra se jane 'flliqana'. A ndoshta ky djaloshi i rrebeluar i Lugines se Presheves diku ne nenvetdije e ka pas nje trohe frike se mandej mundet edhe me e hanger ndonje shuplake te nxehte. Une personalisht besoj qe nuk e kish rreh Ramushi, ama sic thote nje fjale, tuta e ruan malin” (sic.), ka shkruar Buzhala, duke shtuar se Gold AG “prapanicėn e ka pasur aleatin kryesor gjatė pėrpilimit te tekstit”.
“Po me duket qe po e shoh kur njehere e ka perfshi edhe Ramushin, e mandej perpara se me e marre gjumi, ka thene vet me vete pse me shkru une edhe per Ramushin kur mundem per shembull me shkru per Atifeten, pra Presidenten, i bindur qe prej Arber Vllahiut, as Garentina Krajes, e Hikmetit e Kikit asnje qime e kokes nuk do t'i mungoje. Ne variantin fillestar nuk eshte shqetesu shume per qimet e kokes, sa per koken. Dhe pas konsultimeve intensive me prapanicen e tij ka vendos qe te ndjek nje rruge shume me te rrahur dhe shume me ma pak te papritura” (sic.), ka theksuar Buzhala, i cili shton se beson nė njė shtet sekular, ndėrsa pėr Goldin e ka njė porosi: “Mbathja tash edhe ti, edhe gjitha kjo tufa e langojve analfabet”. /Telegrafi/



Krijoni Kontakt