Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 77
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Ani de mire duhet me ba sefa edhe ju najher se gjith ajo pune qe u ba me siguri ska qen edhe kollaje me mrri deri ktu,veq ruhi si shkit jan tinzar mos jav kan qite naj guri te madhe ne bore ashte rrezik se edhe shumaheri se ka dite qe ka aso shkembenjesh te fshehur. veqe apet sum tregove se ku je ne foton e madhe.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    Ani de mire duhet me ba sefa edhe ju najher se gjith ajo pune qe u ba me siguri ska qen edhe kollaje me mrri deri ktu,veq ruhi si shkit jan tinzar mos jav kan qite naj guri te madhe ne bore ashte rrezik se edhe shumaheri se ka dite qe ka aso shkembenjesh te fshehur. veqe apet sum tregove se ku je ne foton e madhe.
    ata dikun kah mesi i fotos
    jo gur nuk munen me na vendos shkiet se nihere i shtim ata si prove me na e hap shtigjet
    e ma von filloim na skijimin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    ky kryeminister me vota te vjedhura bon qef me djalin e tie kurse pjestar te ish ushtris qlirimtare UCK paralajmrojn vetvrasje nga skamja prej perdundimit te luftes deri tash me dhjetra vetvrasje kan ndodh nga ish ushtar te UCK-S KJO TREGON sa shtet dhe shoqeri e degjeneruar jemi nje popull qe vetknaqet dhe harron familjet deshmorve te cilet bejne nje jet si ne kalkut te indis kurse ushtaret vrasin vehten nga skamja dhe mjerimi kurse hashimi zgerdhin dhombet e porcelanit me te birin

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ky kryeminister me vota te vjedhura bon qef me djalin e tie kurse pjestar te ish ushtris qlirimtare UCK paralajmrojn vetvrasje nga skamja prej perdundimit te luftes deri tash me dhjetra vetvrasje kan ndodh nga ish ushtar te UCK-S KJO TREGON sa shtet dhe shoqeri e degjeneruar jemi nje popull qe vetknaqet dhe harron familjet deshmorve te cilet bejne nje jet si ne kalkut te indis kurse ushtaret vrasin vehten nga skamja dhe mjerimi kurse hashimi zgerdhin dhombet e porcelanit me te birin
    beni gjithmon kretikon vend e pa vend
    po a po bahesh burr e me na tregue ti per veten tane se qfar bere ti per ket popull e ket vend
    para luftes ne luft dhe paas luftes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    nje grup qetnikesh ne mbeshtetje nga pjestar te MUP-it serb qe veprojn ne uniformen e policis se bajram rexhepit sulmojn stacionin e popicis ne zubin potok dhe lirojn nje paramilitar serb ra zingjiri komandues i policis esht ne gjendje shum te mir hashim ik se je aut

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    A po has në gozhd lobi ruso-serb dhe OJQ si filale të tyre në lidhje me "Tribunalin"
    Historia dhe ecuria për formimit eventual të një «Tribunali» për Kosovën është histori në vete. Nga burime te afërta ndërkombëtare të shfrytëzueshme për Publiku.net, rezulton një e vërtetë shumë e dhimbshme për Kosovën. Siç dihet Beogradi ka pasur të stivuara shumë «Dosje mbi Kosovën».

    Sidomos përudha 1997 – 2001 është koha ku Beogradi ka bërë një punë sistematike me karakter juridik e strategjik për hartimin e dosjeve nga më të ndryshmet. Çka do të thotë se ato kanë përfshirë në vete akuza prej terrorizmit e deri te gjenocidi. Madje deri te akuzat me karakter të dëmeve ekonomik.

    Mirëpo, sipas burimit ndërkombëtar, meqë ekzistonte një gjykatë ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish – Jugosllavi, Serbia nuk ka pasur mundësi të ofrojë asnjë presedan për formimin e një gjykate tjetër edhe për Kosovën. Arsyeja kishte qenë e thjeshtë: sepse ekzistonte Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagës dhe të gjitha pretendimet e ngritura prej Serbisë, në rastin e saj më të favorshëm, do t’i përfundonin në këtë gjykatë. Ashtu siç ndodhi me disa raste me pjesëtarë të ish-UÇK-së, siç është rasti, fjala vjen me Fatmir Limajn, Ramush Haradinaj etj.

    Por, vazhdon burimi, këtu fillon strategjia dhe dinakëria e diplomacisë serbe. Në kohën kur Kosova e kishte rrënuar imazhin e vet me parregullsitë e mëdha të zgjedhjeve të fundit nacionale, dhe ishte thyer shëmbëlltyra e saj e mirë se në Kosovë zhvilloheshin zgjedhje demokratike të avancuara, madje edhe si një shembull model për rajonin e Ballkanit, pikërisht në këtë kohë pason veprimi i Serbisë.
    Ajo e ofron një dosje mbi Kosovën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilës nuk do të mund t’i japë përgjigje Gjykata e Hagës. Këtu Serbia e polli« Dosja mbi Organet», e cila prodhojë një raport të Dick Marty-it.

    Natyrisht rrëfimi i burimit ndërkombëtar është rrëqethës. Sepse e sheh si në një film zhvillimin e një skenari makabër për popullin shqiptar të Kosovës. E sheh atë që po ndodhë dhe ajo vjen duke e parë si një e keqe që të plandosë përtokë e nuk i ikën dot. Nuk jemi as ne si gazetar mospërfillës. E vërteta tronditëse ndikon padashje edhe në punën tonë, për të mos thënë në profesionalizëm.

    Në këmbënguljen e Publiku.net se si lejoi Europa rikthimin e kësaj çështje në Këshillin e Europës dhe si ishte e mundur miratimi i Rezolutës për çështjen e raportit të Dick Marty-it, përgjigjja ishte e thjesht dhe tronditëse. Në Këshillin e Europës ndikimi rus e ortodoks është ende një lob i fuqishëm. Ai u dëshmua sërish. Për më tepër që kishin një rrëfim origjinal dhe rrëqethës kundër Kosovës.

    Serbia shpiku një rast sui generis për drejtësinë Ndërkombëtare, e cila nuk mund ta trajtonte në Gjykatën e Hagës raportin e Dick Marty-it, ku ishin ngritur pretendimet për organet Kjo është e tëra, përfundon burimi ynë. Serbia lozi poker rrezikshëm për të arritur sot ku është kjo çështjeje. Ajo e ka ditur prej fillimi se «organet» do ta sjellin në tryezën e drejtësisë ndërkombëtare shkeljen rregullave të luftës prej UÇK-së.

    Por në insistimin tonë se si ishte e mundur që tash nëpërmjet një prokurori prej Shteteve të Bashkuar të ngrihet aq shumë rrëmujë për diçka që nuk ekziston, burimi ynë qeshet dhe vetëm qeshet.

    Ka ndryshuar karakteri i aktakuzës së fillimit dhe kjo çështje tashmë është bërë politike dhe utilitare.

    Politike sepse pjesa serbe dhe Rusia duan ‘një shpagim’, qoftë për faktorin e tyre të brendshëm qoftë për reputacion ndërkombëtar.

    Utilitare, sepse është në pyetje një shumë e madhe e të hollave në lojë e kësaj gjykate eventuale. 340 – 380 milion euro.

    Kjo shumë është tërheqëse për të gjitha palët që do të ishin pjesë marrëse në këtë çështje. Madje kam informacion që shumë avokatë nga Kosova e kanë filluar lobimin për të qenë pjesë e këtij mekanizmi.

    Në falënderimin tonë për rrëfimin e shkurtër të burimit ndërkombëtar, në largim e sipër, pasi i kishim paguar kafet, ai na drejton një fjali të fundit, si një përshëndetje fatsjellëse.

    Mos harroni se rasti i Krimes do të mund ta ndryshojë në masë rrjedhën e trinubalit. Karakterin e tij. Faktori lokal ka një shans në këtë rast kur Rusia shkel ligjet dhe drejtësinë ndërkombëtare me të dyja këmbët. Ka një kohë për Kosovën sërish. Shpresoj që ajo ta kapë. Ishte kjo fjalia e tij e fundit me një ngjyrim metaforike./Publiku.net/

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Ja nje nder arsyet e shumta pse duhet te largohet Hashimi...

    Hapi i parë drejt “Republika Srpskas”



    Katër komunat e veriut të Kosovës po i “këpusin” për çdo ditë “lidhjet” me institucionet e Kosovës, duke u profilizuar si etnitet i veçantë politik.

    Dy ditë më parë, këshilltarët e katër komunave të veriut (Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok), miratuan statutet e komunave duke anashkaluar Kushtetutën e Kosovës dhe duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

    Me këtë veprim, është rritur shqetësimi për krijimin e një “Republika Srbska” në veri të vendit, pasi që, këshilltarët serbë, përveç statuteve, kanë miratuar edhe simbolet dhe stemat e komunave të cilat anashkalojnë Kushtetutën e Kosovës. Me këtë veprim, kryetarët e këtyre komunave ndjehen krenar, derisa Qeveria e Kosovës i konsideron të jashtëligjshme...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës zëri)

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    ...ose arsya tjeter

    “Uzurpatori” i ekonomisë, Behgjet Pacolli

    Lavdim Hamidi

    Politikani për të cilin janë ngritur në vazhdimësi dyshime rreth pasurisë së fituar qindra milionëshe personale, tashmë ka në duar gjithë pasurinë e Kosovës.

    Behgjet Pacolli, i cili më herët ka qenë nën llupën e hetuesve ndërkombëtarë për pasurinë e krijuar nga kompania e tij, “Mabetex”, në shtetet jodemokratike e diktatoriale si: Rusi e Kazakistan, u bë pjesë e politikës së Kosovës me një plan mjaft strategjik për realizimin e ambicieve që t’i fusë nën “kthetrat” e tij resorët kryesorë ekonomikë.

    Në qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi, lideri i AKR-së me më së paku vota në parlament, ka arritur të “uzurpoj” hise shumë të madhe në dikasteret kryesorë të zhvillimit ekonomik.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës pa shumë zhurmë arriti që çdo kërkesë që kishte para se të arrinte marrëveshje politike me Thaçin, ta shndërrojë në ligj.

    Përpos që në fillim të këtij mandati qeverisës partia e tij e mori drejtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Pacolli për dy vjet nuk u ndal së kërkuari edhe udhëheqjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila vitin e kaluar iu besua Fadil Ismajlit, i cili po ashtu është zyrtar i AKR-së.

    Me marrjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Pacolli arriti t’ia rrëmbejë Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjigandin metalurgjik të Kosovës, “Trepçën”, e cila padyshim është aseti më i vlefshëm ekonomik i vendit.

    Qysh moti ai ia kishte vënë syrin kësaj pasurie të vlefshme publike për të cilën madje kishte kërkuar që ta regjistronte edhe në bursën e Londrës, duke synuar kështu që të bëjë biznes privat me asetet publike.

    Përgatitja e bazës ligjore për “Trepçën” nga ministri Ismajli dhe shndërrimi i saj në kompani publike është kundërshtuar ashpër edhe nga zëvendësambasadori gjerman në Kosovë.

    Mathias Kiesler, i cili vjen nga një shtet shumë me ndikim në Evropë, i rekomandoi autoriteteve kosovare që “Trepça” të mos shndërrohet në ndërmarrje publike pa përfunduar studimet që po i bën një kompani ndërkombëtare rreth riorganizimit të këtij gjigandi.

    Zëvendësambasadori gjerman kërkonte që fillimisht të bëhet vlerësimi i rezervave nëntokësore të “Trepçës”, vlerësimi i aseteve dhe borxheve, pastaj të mendohet për ndryshimin e statusit ligjor të ndërmarrjes.

    Po shihet qartë se për interesa personale e partiake mund të sakrifikohen edhe marrëdhëniet me ambasadorë nga shtetet me ndikim, siç është ai gjerman, ashtu siç u sakrifikuan edhe në të kaluarën me këtë shtet.

    Përpos “Trepçës”, ministrat e Pacollit udhëheqin edhe ndërmarrjen më profitabile në vend, Postë Telekomin e Kosovës, edhe për të cilën vite më parë presidenti i partisë kishte propozuar që t’i jepet për disa vjet një kompanie menaxhuese.
    Pas dështimit të privatizimit të kësaj kompanie, mbase edhe kësaj ideje të Pacollit do t’i vijë koha për t’u jetësuar. Pa anashkaluar edhe projektin tjetër gjigant, termocentralin “Kosova e Re”, i cili është kompetencë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.


    Për më tepër, ministri tjetër i Pacollit, Bernard Nikaj, e ka fjalën kryesore edhe për investimet në Brezovicë, të cilat pritet të arrijnë në hiç më pak se 200 milionë euro. S’po e përmendi edhe kontrollin e sektorit të naftës që e bën po i njëjti ministër, biznes i cili arrin qarkullim vjetor prej rreth 500 milionë euro.

    Zgjedhjet e qershorit të këtij viti mund t’ia rrënojnë planet Pacollit për zgjerimin e pushtetit ekonomik në Kosovë, pasi që mund të ketë edhe ndryshim të qeverisjes në vend, sepse me një avaz të tillë nuk do të dihej “se në cilin burim shtetëror do të përfundonin rrënjët e tij”.

    http://www.zeri.info/artikulli/28726...ehgjet-pacolli

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Ja shembulli tjter per nepotizem te nivelit me te larte ne qeverine aktuale...


    Shukri Buja, ambasador i Kosovës në Shqipëri



    Kosova ka rreth një vit që nuk ka ambasador në Shqipëri, edhe pse zyrtarisht këtë pozitë vazhdon ta ketë Sylejman Selimi, i cili po qëndron në paraburgim, pasi drejtësia e EULEX po dyshon se ai ka kryer krime të luftës.

    Për ta plotësuar këtë pozitë të lënë bosh prej sa kohësh, Qeveria e Kosovës, pritet që shumë shpejtë të marrë një vendim, për emërimin e ambasadorit të ri.

    Ndërsa, burime të reporteri.net, brenda qeverisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se personi që do të marrë postin e ambasadorit në Shqipëri, është ish kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, njëherit edhe vëllai i Ministrit të Arsimit, Ramë Buja. /reporteri/

    http://www.zeri.info/artikulli/28828...es-ne-shqiperi

    Shukri Buja eshte vellai i Rame Buja, Minister i Arsimit ne qeverine aktuale te Kosoves, dhe ka humbur postin e Kryetarit te Lipjanit ne zgjedhjet lokale para pak muajve...

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •