Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 77
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Thaçi paralajmëron marrëveshje për sistemin e drejtësisë për veriun

    ]
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpejt do të ketë takim mes tij dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq, në Bruksel.
    “Do të merremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë, dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do funksionojë sikur e gjithë Kosova evropiane”, ka thënë Thaçi në një video ku i përgjigjet qytetarit Fatlum Morina nëpërmjet aplikacionit "Shkruaj Thaçit". Ai e ka pyetur kryeministrin se çka po bëhet në lidhje me veriun e Kosovës?
    Veç kësaj, kryeministri Thaçi ka thënë kujtuar se me urdhër të tij, më 25 korrik 2011, Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31. “Në atë kohë, me atë aksion kemi lëvizur gjithë bashkësinë ndërkombëtare, me një mbështetje të fuqishme që e kemi pasur. Pa lëvizur ne në atë drejtim nuk do të lëvizte bota”, ka thënë Thaçi.
    Në atë aksion kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi.
    Por Thaçi thotë kjo e shpejtoi fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
    “Jemi të bindur se me mbështetjen e ShBA-ve, BE-së tani veç kemi filluar normalizimin e gjendjes në veri. Ka filluar së funksionalizuari doganat e Kosovës, procesi i IBM-it, komuniteti serb po integrohet në Policinë e Kosovës, për të punuar gjithmonë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ka filluar lëvizja e lirë e mallrave”, ka thënë Thaçi.
    Sipas faqes së kryeministrit Thaçi në Facebook, me mijëra qytetarë kanë marrë përgjigje me shkrim nga ai, teksa ka ftuar edhe të tjerët të përdorin këtë aplikacion për të bashkëbiseduar me të.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e 7-të të kryeministrave të vendeve anëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim




    Të nderuar kryeministra,

    Të nderuar ministra dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BERZH,

    Të nderuar të pranishëm,

    Zonja e zotërinj;

    Më lejoni që fillimisht të falënderoj të gjithë anëtarët e BERZH-it për organizimin e këtij forumi me temë kryesore investimet në Ballkanin Perëndimor.

    Vetëm para pak vitesh ishte veshtirë të besohej se kryeministrat e rajonit do të jenë pjesë e një paneli të përbashkët për të diskutuar çështje kryesisht ekonomike.

    Është kënaqësi e veçantë të përfaqësoj Kosovën, si një nga anëtaret më reja në BERZH.

    Që nga paslufta BERZH ka mbështetur Kosovën dhe unë shpresoj që edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështes ekonominë e Kosovës, përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, dhe të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

    Prej shpalljes së pavarësisë me 2008, Kosova ka vazhduar progresin saj si vend demokratik dhe vend me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Deri më sot, 106 vende të botës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ne jemi shumë afër përfundimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian dhe po ashtu jemi në dialog të vazhdueshëm me fqinjin tonë Serbinë, për të normailizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe gjithë rajonin.

    Përgjatë këtyre viteve Qeveria e Kosovës ka përfunduar projekte të mëdha kapitale, duke përfshirë këtu ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës që është padyshim ndër më të mirët në rajon.

    Ne jemi në prag të fillimit të autostradës së re që lidhë Kosovën me Maqedoninë dhe së shpejti presim të fillojmë me fazën tenderuese të projektit të Brezovicës, një qendër turistike e përmasave ndërkombëtare.

    Këto janë suksese të cilat vetëm para pak vitesh, ishin të paimagjinueshme për Kosovën.

    Tani që kanë kaluar 15 vite pas intervenimit të NATO-s, Kosova ka arritur të funksionalizojë një ekonomi të tregut të lirë dhe të bëhet partner serioz për rajonin dhe më gjerë.

    Gjatë kësaj rruge ne kemi arritur të ndërtojmë infrastrukturën rrugore me standarde evropiane, kemi përmirësuar ambientin e biznesit duke ulur taksat, duke siguruar një fuqi punëtore të lirë dhe fleksibile, duke eliminuar barrierat e qasjes në treg dhe duke garantuar me ligj trajtimin e barabartë të investitorëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

    Në 5 vitet e fundit, Kosova ka pasur një rritje të GDP-së mesatarisht prej 5% , e cila konsiderohet arritje e madhe për institucionet e Kosovës.

    Kjo rritje ekonomike është arritur përkundër krizës ekonomike globale e cilia ka pasur efekte negative edhe në rajon.

    Trendet ekonomike pozitive në Kosovë janë indikator i reformave që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës.

    Qeveria e Kosovës ka iniciuar një sërë reformash të cilat kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të biznesit, forcimin e sektorit privat, si dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.

    Investimet private kanë qëndruar tek 20 – 22% i GDP-së gjatë 5 viteve të fundit, kurse investimet publike janë rritur nga 5% në 12% të GDP-së.

    Ne besojmë që për të stimuluar rritjen ekonomike dhe punësimin, investimet nga sektori privat duhet të rriten dhe politikat e duhura duhet të implementohen nga institucionet e Kosovës.

    Investimet kapitale janë rritur vazhdimisht që nga shpallja e pavarësisë.

    Ato janë rritur nga 154 milion euro në vitin 2008, në 500 milion euro në vitin 2013.

    Rritja e investimeve publike është bërë e mundur nga një menaxhim më i mirë i buxhetit, performancë më e mirë e autoriteteve doganore dhe administratës tatimore, si dhe nga një plan ekonomik më i përshtatshëm për nevojat e sektorit privat.

    Ne kemi shpenzuar shumë energji gjatë 3 viteve të fundit në forcimin e sistemit ekzistues të tregut, që siguron që Kosova është një partner plotësisht i integruar, njohur në rajon dhe botë.

    Ne kemi punuar vazhdimisht me sektorin privat për të përmirësuar ambientin biznesor dhe klimën investive, sepse besojmë që kjo është rruga e vetme e duhur për të pasur rritje të qëndrueshme ekonomike.

    Të gjitha këto përpjekje për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes janë reflektuar në përmirësimin e rangimit të Kosovë në raportin e Bankës Botërore e të Bërit Biznes 2014.

    Ne kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm për 40 vende për 2 vitet e fundit.

    Kosova është shpallur zyrtarisht si top reformatori i 5-të në botë nga 185 shtete që janë në konkurrencë, duke lënë prapa shumicën e shteteve të rajonit për numrin e reformave që janë realizuar këto dy vitet e fundit.

    Por nuk janë vetëm reformat në përmirësim të ambientit si arsye për të investuar në vendin tonë.

    Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe CEFTA janë ndër arsyet kryesore që ju mundësojnë investitorëve potencial ta shohin Kosovën jo vetëm si një treg prej 2 milion konsumatorëve, por si një treg prej nga mund të eksportohet pa doganë në një treg prej 32 milion konsumatorëve në vendet e CEFTA-s dhe afro 600 milion konsumatorëve në Bashkimin Evropian, duke mos përfshirë masat preferenciale tregtare me SHBA, Japoni dhe Norvegji.

    Gjithashtu, Kosova ofron një sistem të taksave më efikas, duke pasur parasyesh vlerësimin e zyrtarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, si sistemin më të mirë në botë pas Zelandës së Re, pasi që është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për bizneset.

    Për më tepër, përveç sistemit efikas të taksave, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë, duke ju ofruar investitorëve të huaj vetëm 10% në profit të korporatave, vetëm 5% kontribut të detyruar të pensioneve dhe 0% tatim në dividendë.

    Janë edhe me shumë benefite tjera që ofron Kosova, siç është mbrojtja e investitorëve të huaj ku i garantohet i gjithë investimi i tyre përmes ligjit mbi investimet e huaja.

    Po ashtu edhe stabiliteti makroekonomik me vetëm 6.2% të GDP-së, si borxh publik, dhe shpirti i ndërmarrësisë, që ekziston në Kosovë janë faktorë të rëndësishëm për investitorët e huaj.

    Me qëllim që të stimulojmë dhe inkurajojmë investimet e huaja në Kosovë, ne kemi kaluar ligjin mbi Zonat Ekonomike gjatë vitit të kaluar, i cili parasheh krijimin e dy zonave të lira ekonomike në territorin e Kosovës.

    Këto zona janë në krijim e sipër të cilat shumë shpejtë do të jenë në dispozicion për investitorët e huaj, që kanë për qëllim të prodhojnë me kosto të ulët operative dhe të eksportojnë pa ndonjë tarifë doganore, në të gjitha shtetet e rajonit dhe të BE-së.

    Kjo jo vetëm që i mundëson kompanive evropiane që dukshëm të ulin shpenzimet operative, por gjithashtu ju mundëson të mos paguajnë tatime në shitje dhe doganë, përderisa produkti i prodhuar ka destinacion vendet jashtë Kosovës.

    Për më tepër, Kosova ka popullatën më të re në Evropë, me rreth 70% nën moshën 35 vjeçare.

    Rinia e Kosovës është forcë dinamike e zhvillimit të proceseve në Kosovë dhe një nga asestet më të mëdha dhe më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik.

    Kjo është një forcë punëtore efektive me një kosto të ulët dhe kompetitive me vendet e rajonit.

    Me gjithë përparimet e dukshme, unë jam i vetëdijshëm që ne ende kemi sfida ekonomike.

    Edhe pse në përmirësim e sipër për çdo vit, deficiti tregtar ende është i lartë për Kosovën.

    Investimet e huaja direkte janë në ngritje të vazhdueshme, por ne duhet të bëjmë më shumë për të rritur numrin e investitorëve të jashtëm dhe vlerën e këtyre investimeve.

    Papunësia, edhe pse në rënie, ende nuk është në nivelin e pranueshëm për një ekonomi në zhvillim, siç është Kosova.

    Të gjitha këto sfida, dhe shumë të tjera, na presin në të ardhmen e afërt.

    Unë besoj që ne do t’i tejkalojmë ato dhe shpresoj që BERZH do të luajë një rol të rëndësishëm për të na mbështetur në këtë drejtim.

    Unë ju premtoj se ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të thellojmë reformat ekonomike në Kosovë.

    Zonat e lira ekonomike, shpenzimet më të ulëta operative në Evropë, tatimet ndër më të ulëta në Evropë, qasje e lirë në tregun e Bashkimit Evropian, Evropës Juglindore, Turqisë, Amerikës, Japonisë dhe Norvegjisë, sigurimi i investimeve të huaja, përmirësimi i infrastrukturës, si dhe reformat e vazhdueshme në përmirësim të klimës investive janë vetëm disa nga arsyet pse Kosova duhet të konsiderohet si vend i përshtatshëm për realizimin e investimit tuaj.

    Ju faleminderit!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Llap,
    Mos e flliq temen me postime palidhje per Thacin!
    Per keto qe ke postuar ketu e ke ate temen speciale per "te ardhmen e Thacit"...

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Lëvizja “Ik Hashim” kërkon përkrahje

    Lëvizja “Ik Hashim” ka nisur kontaktet me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë që të marrë mbështetje për organizimin e protestës gjithëpopullore më 21 mars, në Prishtinë. Organizatorët e protestës, të martën, kanë kërkuar takim edhe me përfaqësuesen e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, komisionarin për Zgjerim Stefan Fyle, si dhe raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

    Qëllimi i kërkesës, sipas përfaqësuesve të lëvizjes “Ik Hashim”, është që t’u prezantohen zyrtarëve të lartë evropianë kërkesat e protestës së dytë, të mbajtur në Bruksel me moton “Ik Hashim”.....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Llap,
    Mos e flliq temen me postime palidhje per Thacin!
    Per keto qe ke postuar ketu e ke ate temen speciale per "te ardhmen e Thacit"...
    po per kend eshte e hapur tema o klloshar mos per ty hahahahahaha
    po ti vet e ke hap temen per heroin e gjall te shqiptaris e tash thue mos shkruej per te
    o zot qa ke fal ti as vet ai nuk eshte kah e din
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Llap,
    Mos e flliq temen me postime palidhje per Thacin!
    Per keto qe ke postuar ketu e ke ate temen speciale per "te ardhmen e Thacit"...
    ok nuk po shkruej veq po ta sjell nji foto te tina e
    kqyre mire se edhe ne gjum po te deftohet kam ndegjue

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Honoris causa H.E Hashim Thaçi
    H.E Hashim Thaçi
    Prime Minister of Republic of Kosovo GSD Doctorate of International Relations (DIR), honoris causa 2012
    2012 recipient




    http://genevadiplomacy.com/honoris_causa/561
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"



    Hashim Thaçi - lideri i synimeve strategjike të Kosovës



    Ismail Syla E enjte, 27 Shkurt 2014 16:39
    ​Asnjë proces politik dhe asnjë ngjarje e rëndësishme në Kosovë nuk mund të kuptohet pa qëndrimin, vendimmarrjen dhe politik-bërjen e Partisë Demokratike të Kosovës. Ky element i gjithë pranisë së PDK-së në skenën politike i ka rrënjët tek përbërësi i saj i bazës dhe lidershipit që kanë shtrirje të thellë, me histori, siç thuhet, në kohë dhe hapësirë.

    Dy momentet më të rëndësishme dhe kulmore të PDK-së kanë të bëjnë me dy ngjarje në harkun kohor prej 8 vitesh. Është periudha shkurt – mars 1999, që rrumbullakohet më Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë dhe fitorja PDK- së në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 nëntorit 2007.

    Konferenca e Rambujesë ka prodhuar lidershipin politik dhe ushtarak të Kosovës në fund të shekullit që shkoi. Për herë të parë, pas gjithë përpjekjeve të pareshtura për ta ngritur zërin për të drejtën e çështjes së Kosovës dhe përpjekjet e saj për liri, në një tryezë diplomatike ndërkombëtare Kosova përfaqësohet si palë e tryezës.

    Në këtë Konferencë artikulimi i fundit i zërit politik ishte ai që doli përmes pjesës së delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht përmes kryesuesit të tërë delegacionit, liderit politik të gueriles, Hashim Thaçi. Nga secili kënd i shikimit që të merret, vetë akti i kryesimit të delegacionit ka domethënie sintetizuese, simbolizuese dhe përfaqësuese për rolin dhe ndikimin e formacioneve politike, ideve dhe rrjedhave vendimtare të çlirimit të Kosovës.

    Pa nënvleftësuar asnjë periudhë historike, asnjë organizim politik që ka pasur në esencë kundërshtimin e sundimit serb të Kosovës, përkundrazi, të gjitha duke i marrë parasysh si trashje të historisë së krijimit të vetëdijes për liri dhe pavarësi, kryesimi i delegacionit të Rambujesë tregon më së miri se forca e cila i rri në ballë idesë së lirisë ishte ajo që përfaqësonte vizionin politik dhe ushtarak, pra ishte UÇK-ja.

    Rambujeja është produkti më i lartë politik dhe diplomatik i Kosovës ende të robëruar, madje të hyrë në vitin e dytë të një lufte të pabarabartë me një shtet të huaj, okupues, i cili nuk përjashtoi asnjë mjet dhe asnjë formë të shtypjes dhe shkatërrimit, vrasjes, gjenocidit dhe dëbimit të popullatës shqiptare nga Kosova.

    Duke qenë kryesues i delegacionit të Rambujesë, Hashim Thaçi vetvetiu u ngrit në rangun e liderit nacional që në daljen e parë publike. Ky moment është i rëndësishëm dhe me domethënie të shumëfishtë. Në radhë të parë, lëvizja politike - ushtarake e kundërshtimit të sundimit serb të Kosovës u ngrit në pikën më të lartë politike, organizative dhe të përfaqësimit.

    Vetë përbërja e delegacionit ishte reprezentuese e forcave që kishin dhënë kontribut të caktuar në formësimin e rezistencës kundër sundimit të Serbisë, me profilizime të ndryshme, me ngjashmëri apo dallime të caktuara. Aty ishin së bashku trashëgimia më e mirë politike e autonomisë së Kosovës (Fehmi Agani), lideri i politikës së rezistencës paqësore, i përqafuar gjerësisht nga masat (Ibrahim Rugova), i plotësuar me frymën iluministe albanologjike të të arriturave pas 1968-ës (Idriz Ajeti) etj.

    Po ashtu, aty ishin të pranishëm ish të burgosurit politikë, të cilët janë meritorë për periudha afatgjata të krijimit dhe frymëzimit të vetëdijes politike të kundërshtimit të sundimit serb të Kosovës, me koncepte të qarta politike (Bajram Kosumi), apo që kishin dhënë kontribut evident në takimet me diplomatët perëndimorë që vinin në Prishtinë, në mbështetje politike të UÇK-së, si forcë jo vetëm relevante por edhe vendimtare në vitet 1998-1999 (Mehmet Hajrizi).

    Përfundimi i luftës në Kosovë gjeti përballë njëra tjetrës dy forca politike, që përfaqësoheshim nga dy liderët themelorë: Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

    Ishin shumë pështjellime, veprime kaotike dhe keqkuptime që shoqëruan realitetin politik të pasluftës, ku krijimi i imazhit për të mirë ose për të keq, më shumë se sa racionalitet, ishte një art më vete. Por mbi të gjitha Kosova i shpëtoi anarkisë dhe rënies në pozita ekstremiste.

    Një moment promovues i vlerave të reja politike të Kosovës së pasluftës që vlen të vihet në pah është mbajtja dhe rezultati i zgjedhjeve të para lokale të vitit 2000. Pavarësisht pritjeve, rezultatet ishin ato që ishin. Lidhja Demokratike e Kosovës doli forca e parë politike në shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës. Pa hyrë në kontekstin e mundësive teknike të keqpërdorimeve të komisionarëve dhe vëzhguesve të LDK-së, të cilët mund të kenë qenë më të organizuar, pas shpalljes së rezultatit, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pranoi rezultatin zgjedhor.

    Ky pranim i rezultatit zgjedhor është moment i rëndësishëm, sepse për herë të parë u mbajtën zgjedhje të lira në historinë politike të Kosovës. Ashtu siç ndodhin fenomenet për herë të parë, ashtu edhe kultura e sjelljes përballë tyre ndodh për herë të parë. Kosova krijoi kulturën e njohjes dhe pranimit të rezultatit zgjedhor.

    Derisa më lart u vlerësua rëndësia e promovimit të kulturës politike dhe akti i pranimit të rezultatit zgjedhor si shenjë e emancipimit politik të një subjekti, që si pasojë e emancipon krejt skenën politike, autori i këtij shkrimi është dëshmitar i momentit të pranimit të rezultatit zgjedhor të tetorit 2000. Fenomeni i pranimit të rezultatit zgjedhor ta kujton motivin biblik të mollës së Adamit.

    I gjendur përballë zhvillimeve politike, mund të thuhet se kemi së paku tri përbirje të mollës së Adamit nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Akti biblik i solidarizimit të Adamit me Evën qëndron në madhështinë e Adamit, që me gjysmëfajin e tij i bashkohet Evës fajeplotë. Nëse Eva mishëron mëkatin e plotë, që ka ngrënë mollën të plotë, Adami, me mollën e ngrënë përgjysmë sikur ka mundësinë që në zgjedhjen midis Parajsës dhe Tokës, ta zgjedh Parajsën, i vetmuar. Po ai pajtohet me mundimet e Tokës. Ai e përpin mollën të tërë, por anatomikisht, sot tërë burrat në fyt e kanë “mollën e Adamit”.

    Në ditën e pranimit të rezultatit zgjedhor në PDK ka pasur analiza, mendime, shifra, të dhëna dhe komente nga më të ndryshmet. Ka pasur edhe propozime për mosnjohje të realitetit për shkak të këtij a atij keqpërdorimi. Por, në sallën e atëhershme të zymtë, të dekoruar me dërrasa ngjyrë kafeje të Odës Ekonomike të Kosovës, para gazetarëve të shumtë, para kamerave, para zyrtarëve të pranishëm të PDK-së, pavarësisht të gjithave, duke e përbirë mollën e Adamit, Hashim Thaçi pranoi rezultatin zgjedhor dhe fitoren e LDK-së.

    Ishin zgjedhjet lokale 2000, që krijuan momentin që nga skena politike të tërhiqet akademik Rexhep Qosja, njëri nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës. Intelektuali më i lartë që kishte mbështet pa rezervë konceptin politik të UÇK-së me tërheqjen nga skena politike dha mesazhin e qartë se mendjet sa më të kultivuara që të jenë dinë të përçojnë porosi të duhura në kohën e duhur.

    Dështimi në zgjedhje bëri që të tërhiqet nga politika. Partia Demokratike e Kosovës edhe në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 2001 përsëriti po të njëjtin rezultat. Duke qenë Kosova një vend i lirë dhe i një demokracie të re, pas zgjedhjeve dominoi formula e krijimit të qeverisë sipas sistemit proporcional. Bazuar në rrethana të veprimit të dy forcave më të mëdha rivale politike, brenda egos së liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova, ishte i patolerueshëm fakti që lideri i UÇK-së, kryesuesi i delegacionit të Rambujesë, kryetari i PDK-së të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

    Si rezultat, kryeministër i Kosovës, u emërua Bajram Rexhepi, një mjek i respektuar, pjesëmarrës i UÇK-së. Në njërën nga ditët fillestare të punës së tij si kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi së bashku me kryetarin e PDK-së,Hashim Thaçi, vizituan kompleksin e varrezave të Jasharëve në Prekaz. Pas homazheve përballë varreve të Shaban, Adem e Hamëz Jasharit, më t’u kthyer mbrapa, ishin kameramanët dhe gazetarët aty pranë. Gazetarët, për dallim nga herat tjera, për herë të parë mikrofonat i drejtuan së pari nga kryeministri Bajram Rexhepi.

    Ngjashëm me tetorin e vitit 2000, Hashim Thaçi përbiu mollën e Adamit. U solidarizua me “botën tokësore”, duke pranuar që nga PDK-ja të jetë kryeministër jo domosdoshmërisht lideri, por edhe një figurë tjetër partiake. Në periudhën 2001 deri në 2004 Hashim Thaçi përballoi me sukses pjesëmarrjen e PDK-së në qeveri, duke ruajtur forcën politike të partisë, duke kërkuar çelësin e fitores dhe duke ruajtur profilin opozitar të PDK-së. Për asnjë moment kualitetin dhe figurën qendrore të liderit të PDK-së nuk e eklipsoi figura e kryeministrit Rexhepi.

    Ndërkaq, pas zgjedhjeve të viti 2004, PDK doli në opozitë. Kjo mund ë thuhet se është përbirja tretë e Hashim Thaçit. Krijimi i koalicionit LDK-AAK, bëri që lideri i AAK-së Ramush Haradinaj të ndahet nga koncepti i bashkëqeverisjes proporcionale, gjë të cilën në atë kohë nuk do ta bënte për asnjë çmim lideri Thaçi në kurriz të liderit të AAK-së.

    Për hir të interesave afatgjata dhe strategjike të Kosovës, lideri i PDK-së Hashim Thaçi, përballoi edhe më me sukses pozicionin opozitar. Kjo cilësi i përballimit të zhvillimeve afatgjata, është cilësi e liderëve apo profileve politike që në politikë hyjnë seriozisht, të matur, që nuk bëjnë gabime serike, që janë insistues, të qëndrueshëm dhe të palodhshëm në situata të përditshmërisë, ose edhe të zhvillimeve të pazakonta.

    Qëndrimi i Hashim Thaçit ndaj procesit negociator të Vjenës është po ashtu edhe një përbirje e katërt e “mollës së Adamit”. Në periudhën 2004 deri më 2007, lideri i PDK-së mprehu dy “vegla” softuerike të rëndësishme. Si lider i opozitës luajti rol konstruktiv në mbështetje të procesit që përgatiti dokumentin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke marrë pjesë në negociatat e Vjenës, duke ulur diskursin agresiv të opozitarit, përballë një qeverisjeje tepër të brishtë dhe pa imunitet politik. Nga ana tjetër, brenda PDK-së ngriti “softuerin” e fitores së zgjedhjeve të vitit 2007.

    Për liderin e PDK-së, shpërthimi më i madh i dytë pas Konferencës së Rambujesë, ndodhi më 17 nëntor 2007, që kulmoi më fitoren e PDK-së në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale. Para se të ndodh kjo fitore, në fakt ka ndodhur krijimi i mekanizmit të brendshëm softuerik të fitores së PDK-së. Ofrimi i alternativës dhe projekteve konkrete ishte baza e fitores së PDK-së dhe jo kritika dhe demaskimi i pozitës. Filozofia e hapjes dhe prurjeve të reja dha rezultate të duhura. Sa për disa mendje dogmatike dhe të vetëmjaftueshme PDK-ja nuk do të hapej asnjëherë, por edhe do të mbetej përherë në opozitë. Zgjedhjet e 17 nëntorit kanë bërë që PDK-ja më në fund ta heq petkun e një partie opozitare të vazhdueshme. Fitorja në 18 komuna të mëdha, në qytetin e

    Prizrenit, Ferizaj, Gjilanit dhe të Mitrovicës ishin fitore kuptimplota. PDK-ja fitoi bindshëm edhe në nivel të zgjedhjeve parlamentare, duke qenë forcë që me të drejtë kushtetuese të formojë qeveri.

    Për anëtarësinë dhe për strukturat e PDK-së si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal kjo fitore kishte rëndësi të madhe filozofike, politike dhe morale. Më në fund kjo parti edhe ashtu me shtrirje të mirë në tërë vendin, pa kalkulime matematikore, pa manovrime taktike erdhi në skenë në mënyrë tepër të rregullt, legjitime dhe në mënyrë legale.

    PDK-ja në vetvete përmban shtresat e veprimtarëve më të përkushtuar për çështjen e Kosovës, njerëz të LPK-së, ish të burgosur politikë, komandantë të shquar të UÇK-së, njerëz që kishin dhënë kontribut në ilegalitet, në qëndresën gjatë burgosjes, në themelimin, organizimin dhe fuqizimin e UÇK-së. PDK- ja përmban brezin e intelektualëve të rinj të rreshtuar në lëvizje studentore, intelektualë të nivelit akademik universitarë, përkrahës që ishin ose kishin kaluar nëpër organizatat joqeveritare, të shoqërisë civile, të medieve etj.

    Duke qenë parti fituese, PDK-ja bëri koalicionin më të fuqishëm të mundshëm, me LDK-në, duke i ofruar Kosovës një skenë politike tepër stabile. Për këtë mjafton të rikujtohet debati në Kuvendin e Kosovës, ku vetëm ministrat e koalicionit “e mposhtnin” opozitën, pa ndihmën e grupeve parlamentare.

    Menjëherë, pas konstituimit të qeverisë dhe kuvendit nuk vonoi as akti më i lartë politik dhe legjislativ i shpalljes së pavarësisë. Ishte krejt normale që këtë akt ta bëjë lideri i forcës më të madhe politike, lideri i fitores së zgjedhjeve 2007, Hashim Thaçi. Pa aktin e 17 nëntorit 2007, nuk do të ndodhte akti 17 shkurtit 2008, përkatësisht shpallja e Pavarësisë nga lideri Thaçi.

    Nuk mund të shpjegohet fitorja e PDK-së e 17 nëntorit 2007 me vdekjen e liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova dhe me ndarjen nga ajo të LDD-së. Zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 e demantojnë një fakt të tillë. Edhe pse u bashkuan LDK-ja me LDD megjithatë PDK-ja mbeti forca e parë më e votuar në nivel vendi. Këtu duhet pasur parasysh edhe dëmtimin e PDK-së nga një pjesë e strukturave të saj.

    Megjithatë PDK-ja nuk u mposht.

    PDK-ja duke qenë parti që fitoi zgjedhjet në mënyrën më të merituar, parti e cila e gjeti rrugën e fitores pas një periudhe shtatëvjeçare pati fatin që të jetë partia e parë në vënien gurë themeleve të shtetit të Kosovës, pra është parti me atribute të vërteta shtetformuese.

    Ajo mori pjesë aktivisht në bisedimet e Vjenës, në Shpalljen e Pavarësisë, në krijimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në themelimin institucioneve të plota të Republikës së Kosovës: krijimi i Ministrisë së Jashtme, krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes etj.

    Brenda mandatit të saj qeverisës ndodhi GJND-ja, në të cilën fitoi juridikisht e drejta e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Brenda mandatit të saj u hoq Mbikëqyrja e pavarësisë. Brenda mandatit të saj Kosova u njoh nga 106 vende.

    Brenda mandatit u ngrit infrastrukturë mbresëlënëse, autostrada, aeroporti etj. Pas intervenimit të njësiteve speciale në veri më 25 korrik 2011, filloi procesi politik i zhbllokimit në pjesën veriore të Mitrovicës, që po jep rezultate të ngadalshme, por konkrete të funksionimit të tërësishëm të jetës në Kosovë. Brenda këtij mandati filloi procesi i bisedimeve me Serbinë për normalizimin e

    marrëdhënieve midis dy shteteve. Ky është akti më i lartë politik për mbylljen e plagës më të thellë dhe më të vjetër të urrejtjes midis popujve të Evropës Juglindore. Vlera e këtij dialogu mund të kuptohet vetëm me largimin nga ekrani i afërt historik. Dialogu tregon rolin ekuivalent të Kosovës në raport me Serbinë. Kosova për herë të parë është e barabartë me Serbinë, si cilësi politike, si civilizim dhe kulturë, dhe fituese mbi të, si moral dhe etikë.

    Tek ky proces i dialogut duhet rikujtuar qëndrimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, i cili ka shkruar me respekt, dije dhe thellësi librin “Eskili, ky humbës i madh”, dhe pohon me një rast se do të ndjehej mirë në qoftë se nesër do të mund të shkruante me po kaq respekt edhe për kulturën dhe popullin serb.

    PDK është një subjekt që ka qëndruar më së gjati në pushtet, duke hyrë në vitin e shtatë të qeverisjes. Vetëm një lider si Hashim Thaçi mund të rrijë ulur kaq gjatë në karrigen e nxehtë dhe të prushtë të kryeministrit të Kosovës.

    Ku është PDK-ja sot?

    Pavarësisht zhvillimeve brenda saj, pavarësisht edhe pjesës mosfunksionuese, pavarësisht skenës politike, PDK-ja vazhdon të jetë forca politike më e konsoliduar dhe numër një në Kosovë. PDK-ja edhe në zgjedhjet e ardhshme do të jetë forca e parë politike, sepse tashmë e ka të njohur dhe të përbrendësuar mekanizmin e fitores. PDK do të jetë forca e parë politike, sepse tek lideri i saj është zgjuar demoni i triumfit. Për ata që tremben nga fjalori diabolik, mund ta zbusim dhe të themi se është zgjuar perëndesha e fitores.

    (Autori është këshilltar politik i kryeministrit Thaçi. Mendimet e shprehura në këtë shkrim janë autoriale)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    Boy_XL (01-03-2014)

  10. #39
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Cili është komploti i UDB-së që përmes OJQ-ve ta rrënoj shtetin e Kosovës?
    Sipas UDB-së përmes një grupi të OJQ-ve në përkrahje të disa analistëve të “Kohës ditore” është paraparë që në muajin mars e prill të organizohen demonstrate rebelimi në rrugë kundër shtetit të Kosovës.
    Liderë të disa OJQ-ve në Kosovë, njerëz kyç në UDB-ën e Serbisë, me filiale në Kosovë të prira nga OJQ Klubi për Politikë të Jashtme, gazetarë të tubuar kryesisht rreth “Kohës ditore’ siç janë Flaka Surroi, Veton Surroi, Halil Matoshi, Ilir Deda e Arbana Xharra, kanë hartuar një plan strategjik duke demonstruar rreblshëm në rrugë dhe duke propaganduar përmes konferencave për shtyp apo përmes komenteve të botuara kryesisht në “Kohën ditore” me të vetmin qëllim rrëzimin e shtetit të Kosovës.
    Këta rebel të orkestruar nga shërbimi inteligjent i Serbisë BIA-ja (ish- UDB) dokumentin e tyre strategjik si arsye për një revoltë të tillë kanë marrë “...shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”. Këta në fillim të “letërqarkores” së tyre të shpërndarë fillimisht vetëm në emailat e rrjetit të tyre të ngushtë ndër të tjerash kanë shkruar: “.....ndërhyrja direkte e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.” Si duket breng e këtyre dhe problem kryesor e këtyre rebelëve është prezenca ndërkombëtare në Kosovë dhe ndihma e tyre për shtetit ton të ri. Mirepo kjo fare qart po dukete se reflekton qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në të.
    “Periudha e implementimit” apo koha kur do të shfaqej kjo pakënaqësi është paraparë muaji mars dhe që do të intensifikohej në muajin prill të këtij viti.
    Revolucionarët e vonuar kanë përcaktuar edhe veprimet e tyre që nënkuptojnë: “Demonstrata ditore, rebelim ne stilin e Shqipërisë mars 1997 Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me rrjetin UDB-së nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe, ....
    Por duket se ky komplot kunder Kosovës të përkrahur nga analistë të “Kohës ditore” më në fund ka dështuar për faktin se ata nuk kanë arritur të tubojnë rreth vetes jo më shumë se dhjetëra veta. Prandaj duke e parë fuqinë e vogël të tyre dhe numrin e vogël të ithtarëve që do të demonstronin në rrugë, ky komplot i “puçistëve” OJQ-istë ka dështuar dhe ka mbetur vetëm një plan i vdekur në letër. Mirëpo kjo varetë edhe nga qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, a do te bien në grackën e UDB-së, kur dihet vardisja e KOHA grup kohet e fundit që po i bënë kësaj Lëvizje si dhe futjes së disa njerëzve të afërt me KOHA grup në VV.
    Njerëzit e tillë ne bashkëpunim me shërbimeve inteligjente të Serbisë ka vite që në Kosovë ka qenë pjesë e komploteve të tilla kundër institucioneve të shtetit të Kosovës. Kjo shtresë e shoqërisë është financuar dhe vazhdon të financohet nga fonde të dyshimta jashtë shtetit të Kosovës ndërsa ata “furnizojnë” qendra të ndryshme informative me lajme të “kronikës së zezë’ në Kosovë me të vetmin qëllim që për shtetin e Kosovës të japin një pasqyrë edhe më të errët sesa e paraqet Serbia.
    Deri më tash nuk është bërë e ditur për ndonjë iniciativë hetimore ndaj këtyre “puçistëve” të tubuar rreth OJQ-së Klubi për Politikë të jashtme që drejtohet nga Veton Surroi.
    O KOQEVELL ti poj ditke edhe qeshtjet sekrete te UDB-S hajmedet haj po evetmja paroll ju ka mbet pra udba e kuptoj zemrimin dhe panikun tuaj se pse ju dhe shoket e juaj dote prfundoni ne burg per shum gjera te pas luftes qe kani bre

  11. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"



    Don Kishoti shqiptar do rrëzimin e Thaçit në protestat me gra dhe fëmijë (Video)



    GazetaExpress E premte, 07 Mars 2014 00:05
    Mëngjesi i ditës së pranverës, 21 marsit, nuk do të jetë edhe aq i këndshëm për kryeministrin Hashim Thaçi.

    Feim Çela, ka krijuar një lëvizje e cila quhet Lëvizja “Hashim ik” dhe pikërisht nën këtë moto, ai ka vendosur që më 21 mars të mbajë një protestë duke kërkuar që kryeministri të dorëhiqet.

    Çela i ka të gjitha arsyet që përmendin partitë opozitare për ta kërkuar këtë, por duket më seriozi në këtë garë për rrëzimin e qeverisë.

    “Do të ketë edhe gra e fëmijë në protestë, ka thënë Çela i cili gjatë emisionit “Interaktiv” të KTV-së, la përshtypjen sikur është një Don Kishot.

    Po. Çela, është një Don Kishot modern, i cili 'mullinjtë e erës' pretendon t'i luftoj me nxjerrjen e grave dhe fëmijëve në protesta.

    “Protesta jonë do të jetë shumë paqësore, por do ti ketë kërkesat dhe dëshirojmë që ato kërkesa të zbatohen nga qeveria e Kosovës. Duam të njihemi në opinion me kërkesat tona”, ka thënë Çela.

    “Kërkojmë të formohet një qeveri teknike nga shoqëria civile, nga njerëz të mençur dhe ta pakorruptuar”, shtoi ai.


    https://www.dailymotion.com/video/x1...om=embediframe
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •