Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Nje kontroll i hapur i shtetit mbi individin. Ne emer te "sigurise" shteti do te shkeli lirine personale te qytetarit...

    Ndryshojnë rregullat për patentat

    Testet e teorisë dhe praktikës me elementë sigurie shtesë. Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Testi i teorisë dhe praktikës për patentat do të ketë elementë shtesë për të garantuar përgatitjen e drejtuesve të rinj të mjeteve, ndërsa patenta do të jetë me pikë.

    Kontrollit teknik të mjeteve do t’u shtohen edhe disa elemente shtesë, ndërkohë që ky shërbim do të liberalizohet. Të gjithë mjetet do të pajisen me çip elektronik, ku do të jetë historiku i lëvizjes, jo vetëm i mjetit, por edhe i pronarit të tij.

    Kjo është paketa e masave që do të marrë Ministria e Transporteve për minimizuar numrin e aksidenteve në rrugët e vendit. Një tjetër pikë e rëndësishme e paketës së sigurisë rrugore është ajo e forcimit të kontrollit teknik të automjeteve, por dhe përmirësimit të shërbimit, nga ana tjetër përmes liberalizimit të tregut.

    Plani i masave është bërë i ditur nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë analizës vjetore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit Rrugor.

    Testimi me shkrim për njohuritë teorike për marrjen e patentës do të jetë i fotografuar, i regjistruar dhe i pamanipulueshëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit.

    “Do të ndryshojë gjithashtu edhe mënyra e organizimit të procesit të testimit. Bëhet fjalë për sigurinë e jetës së njerëzve. Kjo duhet të ndryshojë në mënyrë urgjente dhe në mënyrë të menjëhershme.

    Po kështu, duhet të realizojmë edhe dhënien e testimit për të gjitha kategoritë e ndryshme profesionale, në mënyrë më rigoroze dhe të jemi vigjilentë në respektimin e këtyre kategorive”, tha Haxhinasto.

    /Shekulli Online/O.M./
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Un e di se cipi iu vendoset te denuareve ne arrest shtepie.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    prfundimisht policet rrugore do dalin ne pension...po mire, po kur te vije qeveria e re prape do nderrojme targat ne.. me cipa, pa cipa, me pike, pa pike....pikepyetje e madhe....

    p.s. ky haxhinastua do behet babai i kombit me duket....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    po keta nuk kan tjeter vend ti prishin leket e popullit me cipsa dhe pike sikur gjith te tjerat i kemi vaj
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Kjo e targave me chip elektronik po aprovohet e do realizohet ne gjithe vendet perendimore brenda viteve ne vazhdim. Me habit fakti qe do behet tani ne Shqiperi. Sa per piket eshte dicka normale si kudo ne boten perendimore te pakten.
    Kompanite e siguracioneve ketu npm nje pajisje qe ta futin ne makine te ofrojne mundesi gjoja per te ndihmuar ty per te bere ulje ne siguracion nese je shofer i mire. S'duhet te ngasesh mbi 170-180 dhe frenimet e forta te ulin pike. Me trafikun e dendur qe ndeshim perdite, shoferet e cmendur eshte e pamundur te mos besh frenime te tilla . Nuk kam pranuar ta ve pajisjen e tyre ne makine qe te kontrolloje cdo levizje te makines time. Plus qe historiku i makines tende mund te shkoje ne companite e tjera te sigurimit. Ata qe e kane vene me deshire nuk jane te kenaqur. Me shume stres se perfitim.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Me kane vjedhur idene, do i hedh ne gjyq.

  7. #7

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Cip ne targe dhe "black box" ne makine jane dy gjera te ndryshme. Aktivizimi i "black box" mbetet preference individuale, por edhe ne rastet e aktivizimit policia duhet te kete leje nga gjykatesi per te kontrolluar te dhenat e mbledhura ne te.
    Cip ne targe ne Shqiperi, sipas qeverise, do behet i detyrueshem per te gjithe dhe policia do kete informacion per makinen e cdo individi ne kohe reale. Ky eshte nje ndryshim thelbesor qe cenon privatesine.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    do fillojne killerat te perdorin bicikleta

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Cip ne targe dhe "black box" ne makine jane dy gjera te ndryshme. Aktivizimi i "black box" mbetet preference individuale, por edhe ne rastet e aktivizimit policia duhet te kete leje nga gjykatesi per te kontrolluar te dhenat e mbledhura ne te.
    Cip ne targe ne Shqiperi, sipas qeverise, do behet i detyrueshem per te gjithe dhe policia do kete informacion per makinen e cdo individi ne kohe reale. Ky eshte nje ndryshim thelbesor qe cenon privatesine.
    Nuk thashe jane e njejta gje, por te dyja shkelin privacine; njera me deshire, tjetra me detyrim. Pastaj kjo e puna e cipave i perket te ardhmes. Do vi nje dite qe te githa makinat kudo ne bote do jene te pajisura me te. Tani po diskutohet fakti qe dhe femijet qe do lindin do pajisen me chip, e jo me makinat...
    Perfundimi! Kjo eshte e ardhmja. S'ka me privaci. Behen me pretendimin per te na ndihmuar, lehtesuar, por njekoheshisht dhe cenojne privacine tone.
    Ky linku me poshte eshte nje artikull rreth ketyre cipave.
    http://phys.org/news5781.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 23-02-2014 më 15:28
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Cip ne targe dhe "black box" ne makine jane dy gjera te ndryshme. Aktivizimi i "black box" mbetet preference individuale, por edhe ne rastet e aktivizimit policia duhet te kete leje nga gjykatesi per te kontrolluar te dhenat e mbledhura ne te.
    Cip ne targe ne Shqiperi, sipas qeverise, do behet i detyrueshem per te gjithe dhe policia do kete informacion per makinen e cdo individi ne kohe reale. Ky eshte nje ndryshim thelbesor qe cenon privatesine.
    Privatsia ka mbaruar.Eshte Histori.
    Kush mendon se ende mund te kete dhe ruan privatsine,padyshim se jeton jashte realitetit.
    Informacionet personale te individit nuk jane ne rrezik aq te madh perderisa shteti i ka ne dore.Rreziku i madh eshte kur keto informata bien ne duar te nje pale tjeter.

  11. #11

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Ta japesh vete dhe te detyrohesh ta japesh informacionin e levizjes tende jane dy gjera shume te ndryshme. Sado eshte zhvilluar teknologjia, nuk ka shtet qe e ka te legalizuar kontrollin nga policia te levizjes se cdo individi. Ky informacion behet i vlefshem per policine vetem me leje nga gjykata.
    Megjithese ne te ardhmen do ekzistoj teknologjia e cipit edhe per cdo te lindur, perseri besoj qe do mbetet me zgjedhje individuale dhe jo detyrim shteteror.
    Shqiptaret e kane kaluar nje diktature per ta kuptuar mire se cdo te thote kontroll i individit nga shteti dhe jane ende ne kohe t'i thone JO!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #12

    Për: Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

    Aeroplan me lesh dhie do bej ky po he...


Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •