http://www.ama-news.al/2014/02/anali...#comment-19531
Partia Demokratike ka hequr arrat nga goja per ti pasur nofullat me te lira. Tani, jo vetem Berisha eshte agresiv ne linjen qe ndjek karshi mazhorances se re, edhe pse ben kontravers ne ato qe thote me ato qe ka bere politikisht dhe kriminalisht. Sot kreu formal i PD, Lulzim Basha, por edhe ai i Grupit Parlamentar, Paloka, lane te kuptohet se PD ka kushte te reja. Opozita sipas tyre ka vendosur si ne ate shprehjen e urte popullore, qe per nje plesht djeg gjithe jorganin, ta paralelizojne ne menyre perfekte me; Per nje Zana Xhukė tė djegim gjithė Shqipėrinė. Paloka la te kuptohet sot se shkarkimi i Xhukes ishte antikushtetues dhe ata do rishikojne qendrimin ne Parlament. Pra do te dalin ne rruge ketej e tutje dhe do ndjekin linjen e protestave. Kurse Basha tha se kerkojne qe qeveria te terhiqet nga Nepunesi Civil. Por ka nje problem te madh, se si ne rastin e Xhukes, e cila u votua ne menyre te paligjshme ne 2013 dhe PD nuk pyeti as per rregullore, por beri prepotenten duke thene se ligji ishin ata. Dhe kur mazhoranca e re zhberi te paligjshmen e tyre, Paloka me shoke kercenojne se do djegin Shqiperine pse u vu ligji ne vend. Duket se kjo opozite e ka humbur fillin dhe nuk di ku ka as trute e kokes. Basha deboi me dhune punonjesit e Bashkise te kohes se Rames, madje i rrahu live ne kamera televizive dhe nuk pyeti as per ligj nepunesi dhe as per moral. Kurse Berisha ne 2005 hoqi 10 mije nepunes per gjashte muaj dhe nuk llogariti hallet e tyre familjare .Kurse sot me parulla e kercenime, thote se nuk respektohet ligji. Te pakten te kishin kerkuar nje falje publike per ato qe kane bere vete dhe qe sot kerkojne te mos i beje mazhoranca e re .
Krijoni Kontakt