iSHKODËR- Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Sipas policisë i riu Gjergji.N u arrestua në ambientet e gjimnazit të Bushatit teksa ishte duke zhvilluar mësim. Gjatë kontrollit të policisë të riut ju gjet në klasë një armë tip pistoletë “Zastava” me katër fishekë.
Nuk dihen arsyet se perse i riu ka marrë armë dhe fishekë me vete edhe në orën e mësimit. Policia ka nisur hetimet.
a.n/
Krijoni Kontakt