Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Mjekët i drejtohen ministrit me fjalët: Pacientët duan ilaçe më shumë se suvatime

    Mjekët: Pacientët duan ilaçe më shumë se suvatime

    Ministri Beqja në analizën vjetore të QSUT-së

    Drejtuesit e shërbimeve në QSUT kanë shfrytëzuar analizën vjetore të këtij institucioni për të vënë në dijeni ministrin e Shëndetësisë për gjendjen në të cilën ndodhet spitali më i madh i vendit, duke filluar që nga mungesa e medikamenteve e deri te kushtet e sallave të operacionit. Shefja e Shërbimit të Onkohematologjisë, Anila Godo, tha se në pavijonin e saj mungojnë prej muajsh jo vetëm medikamentet, por nuk mund të kryhen as disa analiza të thjeshta, siç është edhe elektroforeza e hemoglobinës. “Unë vazhdoj të vuaj çdo ditë atë sëmundjen kronike të mungesës së medikamenteve. Më vjen zor kur çdo ditë në konsultat ambulatore që bëj vazhdoj dhe i çoj nëpër spitale private për të bërë elektroforezën e hemoglobinës, dhe kjo prej shumë kohësh. U bënë 2-3 vjet që nuk ka as feritinë, as elektroforezë hemoglobine”, u shpreh Godo. Gjithashtu, mjekët kanë kërkuar që të ndryshojë raporti midis mjekëve dhe infermierëve në spitale, pasi janë këta të fundit që kujdesen më shumë për pacientët. “A do të ndryshohet raporti, numri i infermierëve me numrin e shtretërve, sepse kanë ngelur raportet si në kohën e rusit? . Në qoftë se ky raport nuk ndryshon, puna e mjekëve nuk ka vlerë”, tha shefi i Reanimacionit, Ilir Ohri. Ndërsa shefi i Angiokirurgjisë, Edmond Kapedani, kërkoi nga ministri Beqja që të kontrollohet puna e spitaleve private, të cilat, siç tha ai, po i përplasin pacientët në dyert e QSUT-së. “Unë kam një shqetësim që nuk po e zgjidh dot. Operohen në spitalet private dhe kur vijnë në derexhe të fundit dhe kostoja ka vajtur sa nuk mban më, i përplasin me ambulancë te dera.Lulëzimi i spitaleve private është i padrejtë. Ne po mbajmë ngarkesa të pajustifikuara”, u shpreh Kapedani. Kreu i Shëndetësisë, duke pranuar situatën, pohoi se mbingarkesa në QSUT ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit siç duhet të spitaleve rajonale, disa prej të cilave, tha ministri, janë kthyer thjesht në shërbim ambulance që i dërgojnë pacientët drejt Tiranës. Gjithashtu, Beqja theksoi se prova e parë që do të bëhet për bashkëpunimin me spitalet private janë paketat e shërbimit. Në fund, ministri Beqja iu drejtua me një kërkesë mjekëve, që t’i reduktojnë kërkesat për të punuar edhe pas moshës së pensionit.

    Debatet ne analize
    Ilir Ohri, shefi i Reanimacionit

    Në spital a duhen shtuar infermierët? Më mirë të pakësojmë mjekët dhe të shtojmë infermierët. Ata janë më afër shërbimit të pacientëve. Doja të dija a do të ndryshohet raporti i numrit të infermierëve me numrin e shtretërve, sepse kanë ngelur raportet si në kohën e rusit? Kjo duhet të ishte evidentuar. Në qoftë se ky raport nuk ndryshon, puna e mjekëve nuk ka vlerë.

    Edmond Kapedani, shefi i Angiokirurgjisë
    Unë kam një shqetësim që nuk po e zgjidh dot. Operohen në spitalet private dhe kur vijnë në derexhe të fundit dhe kostoja ka vajtur sa nuk mban më, i përplasin me ambulancë te dera. Çfarë kontributi mund të jap unë dhe kolegët e mi për një gjë që nuk e dimë se çfarë kanë bërë ata? Lulëzimi i spitaleve private është i padrejtë. Po qenë të aftë, të bëjnë punën që bëjnë. Ne po mbajmë ngarkesa të pajustifikuara. Ne që i kemi në kurriz e kuptojmë vlerën e vërtetë të punës. Në sallat që unë operoj jam i detyruar t’i vë antibiotik se ai linoleumi që kanë vënë italianët ka plasur gjithandej tani. Ai linoleumi po qe se vihet nga e para, vihen edhe makinat, ta sterilizoj, të rregullohet edhe ajri i kondicionuar, unë operoj pa antibiotik fare pastaj. Ju siguroj se antibiotikë nuk ka për të pasur kurrë në spital. Të sëmurit nuk i duhet suvaja në spital, ai ka ardhur aty se e ka zënë një hall, do ta mbarojë dhe të ikë. Ceremoni hajde të bëjmë sa të duash, por unë mendoj se duhet të zgjidhim problemet.

    Ministri Ilir Beqja
    Mjekësia jopublike është një realitet që ne e kemi vlerësuar që duhet të jetë një shërbim komplementar. Hapin e parë me spitalet private po e bëjmë për paketat e shërbimeve të Fondit, ku do shohim se kush prej tyre do të marrë pjesë. Është e vërtetë që ka një mbingarkesë në QSUT, që vjen nga mosfunksionimi siç duhet i spitaleve rajonale. Nuk jam dakord që nuk do ketë asnjëherë antibiotikë në spital, por pajtohem me ju që një i sëmurë meriton kujdesin.
    Bajram Hysa, dekani i Mjekësisë
    Ka ardhur koha të akreditohen edhe spitalet private, që nënkupton edhe prezantimin e stafit të tyre. Reputacioni i tyre po ngrihet nga puna e pedagogëve tanë. Ka disa pedagogë që në orën 8:00 të mëngjesit nuk i gjen në QSUT, por në spitalet private. Kjo është një çështje që duhet zgjidhur.

    Vizitat ne QSUT
    Mbi 358 mijë pacientë i janë drejtuar gjatë vitit 2013 spitalit “Nënë Tereza”. Vizitat dhe sëmundjet më të shpeshta kanë qenë në shërbimet e onkologjisë dhe kardiologjisë. Gjatë një viti në QSUT janë kryer një milion e 778 mijë teste laboratorike.

    JONIDA TASHI

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Mjekët i drejtohen ministrit me fjalët: Pacientët duan ilaçe më shumë se suvatim

    Jam plotësisht dakord ! Spitalet kanë mangësi totale të ilaçve !!!

    Ilaçet e astmes që QSUT (spitali Francez) duhet t'i japë rregullisht pacientëve PA PAGESË, ka mbi 4 muaj që i blejnë me para në dorë në farmaci duke i porositur jashtë shteti. Çmimi i atyre ilaçeve është i papërballueshëm për këdo që është rrogëtar ! Sipas shtetit o vdis, o vidh që t'i sigurosh parat për të blerë ato ilaçe të shtrejta të cilat shteti e ka për detyrë t'i sigurojë dhe t'i rimbursojë !! Astma është sëmundje që nuk shërohet, por mbahet në kontroll gjat gjithë jetës me ilaçe. Taksat , sigurimet dhe tatimet për këtë punë i paguajm, që kur kemi nevojë shteti të na gjindet !

    Shpresoj që MSH të mari masa të menjëhershme !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Premtimi i Ramës për legalizime falas: Falas vetëm dokumentat, do paguani tokën

    "shendetesia falas"

    Beqaj: Konflikti mes mjekeve te spitaleve publike e private, artificial




    TIRANE- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar sot për deklaratat e mjekëve të spitaleve publike në analizën vjetore.

    Sipas Beqajt, konflikti mes mjekëve që punojnë në spitalet shtetërore me ata të spitaleve private është artificial, pasi të njëjtët mjekë punojnë në të dyja vendet. Këto deklarata ministri i bëri gjatë një takimi me mjekët e spitalit ‘Hygeia’.
    “Konflikti mes mjekëve të spitaleve privat dhe publik është artificial pasi e njëjta trupë mjekësore punon në spitalin publik dhe privat. Prandaj ju ftoj të gjejmë mekanizmat për të shmangur konfliktet”, tha ai.

    Sipas Beqajt, konfliktet lindin aty ku nuk ka komunikim, ndërsa ftoi mjekët të bëjnë më shumë transparencë në këtë realitet të ri.

    Deklaratat e mjekëve të QSUT-së u bënë pak ditë më parë gjatë analizës vjetore. Ata akuzuan spitalet private, duke thënë se pacientët e tyre vijnë në spitalet publike në gjendje të rëndë.
    (m.a/BalkanWeb)


    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento




    Dërguar nga Kolin, çun tirone dje - shtetas europjan sot, Francë më 21-02-2014 në 13:29

    BEQE,
    NUK JA HALLAKAT MËNDJEN VOTUSVE ME KONFLIKTET NDËRMEJT MJEKËVE SE NUK JU PLAS SHUMË MILETIT, POOR? NA THUJ OR BEQE SE PO PRESIM SI UJIN E PAKËT PREMTIMIN:

    -KUR DO FILLONI NGA PUNA T'I BËNI ATO SHËRBIMET SPITALORE VERESIJE?
    -NA KE DHËN FJALËN E TË KEMI DHËNË VOTËN PRANDAJ O BEQE PËRVISH LLËRËT.

    E MORËT DJE SINJALIN E PARË ME MITINGUN E PD.
    MOS HARRO TI DHE BASHKË ME TY DHE "RILINDASIT" E VER HOXHËS, KENI AKOMA DHE NJA 6 MUAJ AFAT. ME FILLIMIN E 2015 PRITENI KUR T'JU PLASI TRITOLI.







    Dërguar nga ariani, tirane më 21-02-2014 në 12:24

    ne prisnim qe te ngrije nje grup kontrolli per skandalet qe ndodhen ne spitalin hygea ti shkon dhe i takon.habi e madhe. sa per spitalet publike lere mos e pyet...







    Dërguar nga Arren më 21-02-2014 në 12:08

    Nuk duhet te jene te 2 punesuar shendetesia, shoku minister sepse eshte konflikt interesi, sepse doktorri i spitalit i sugjeron pacientet tek klinika e tij spitalore per me shume specialitet, dhe ketu bie ndesh me konkurencen shtet-privat,
    Kemi vite qe populli ju tregon ku calon gomari, ju tregoni gjurmet, nuk jeni ne shina fare, iken tavo me tava me para nga korrupsioni ne shendetesi , vjen Beqja dhe tregon filozofi se si behesh milioner nga mardhenia privat - ministri
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •