Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë. Protesta të fuqishme



    UPDATE- Kreu i PD-se, Lulzim Basha i ka bere thirrje nga sheshi qeverise te mos luajne me asnje sekonde me Kushtetuten dhe me popullin, duke i kujtuar se protesta e sotme eshte nje
    paralajmerim qe te kthehet me urgjence ne binaret e ligjit para se te jete vone.

    Sipas Bashes vendi nuk mund te jetoje ne fatalitetin e deshtimeve. “Qytetaret nuk mund te shohin se drejtohen nga deshtimi ne deshtim e te presin 4 vjet. Sot shohim se si po shkelen me kembe nga Rama-Meta vlera te medha, te rendesishme, te jetes se shqiptareve, vlera pa te cilat nuk mund te jetohet, si jane shteti ligjor, punesimi, aspirata evropiane”- tha Basha, duke shtuar se mjerimi eshte ulur ne cdo shtepi qe kur erdhen keta ne pushtet.

    Sipas Bashes, horizonti i shpreses se shqiptareve mbyllet dite per dite e nuk celet, nderkohe qe ka paralajmeruar shqiptaret se nga dyshja ne pushtet po rrezikohet seriozisht serish statusi i vendit kandidat.

    “Ky konflikt zgjidhet vetem ne kete menyre, hap syte, sheshi, mashtrimet, protestat popollore, qytetaret ne kembe. Protesta popullore si kjo e sotmja, qe do te pasohet nga te tjerat e fuqishme, deri sa kryeministi te marre nje per nje pergjegjesite e tij, deri sa votat e marra me premtime fallso te konsiderohen vota qe duhet t’i kthehen mbrapsh sovranit. Kushdo qe mashtron per vota nuk i gezohet dot pushtetit”- tha Basha.

    Protesta

    Protestuesit nen organizimin e PD-se i jane drejtuar për herë të dytë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që nga 23 qershori, kur la pushtetin pas 8 vitesh qeverisje.

    Serine e fjalimeve ne podiumin para kryeministrise e ka hapur nje zonje e pushuar nga puna prej qeverise Rama. Qytetaret kane akuzuar qeverine Rama per mashtrim, mosmbajtje premtimesh, rritje te cmimeve e taksave.

    “Ne jemi ketu qe t’i themi Rames se nuk presim 4 vjet. Rilindja eshte vetem per Ramen dhe per ministrat e tij, jo per ne”- thane protestuesit.

    Protestues te shumte te ardhur nga gjithe rrethet i jane drejtuar sheshit “Skenderbej” e me pas jane stacionuar poshte zyres se Rames. Ne duar mbajne pankarta te shumta, me akuza per mashtrimet e qeverise Rama.

    “Puna e Rilindjes, doli loooooja”, “Rilindja doli rrene”, “Konsensus jo tritol”, “Rama-Meta, ku po e coni Shqiperine?”, “Edi mashtruesi” jane vetem disa nga pankartat ne duart e protestuesve.

    Me heret kreu i PD-se, Lulzim Basha ka lene seline per t’iu bashkuar protestuesve qe kane ardhur me shumice edhe nga rrethet. Po ashtu edhe ish kryeministri Berisha dhe deputetet e opozites kane lene sallen e Kuvendit per te qene pjese e protestes.

    Ashtu si edhe ne protesten e pare, perreth kryeministrise jane pozicionuar edhe police femra.

    Protesta e sotme nis nga sheshi “Skënderbej”, është simbolikë dhe përkujtim i demonstratës së 23 viteve më parë, kur në mesditën e 20 shkurtit u hodh busti i diktatorit Enver Hoxha.

    Ish kryeministri Berisha i ka kerkuar qeverise te largoje policine nga akset rrugore dhe te mos krijoje tensione. “Qeveria të largojë policinë nga akset rrugore, protesta është paqësore, mos intimidoni qytetarët, zhbllokoni akset dhe mos krijoni tensione, protestën e sigurojmë ne”- tha Berisha, duke folur ne Kuvend.


    Protesta
    Itinerari nisi në sheshin “Skënderbej” dhe përfundon përpara zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar më parë, pjesë e këtij itinerari nuk do të jetë selia e Parlamentit dhe bulevardi “Zhan D’Ark”. Protestuesit janë thirrur të mblidhen sot në orën 14:00 në vendin ku 23 vjet më parë qëndronte busti i diktatorit Hoxha.

    Ora 14:00 përkon me momentin kur në vitin 1991 nisën edhe lëkundjet e para të shtatores së diktatorit komunist. Për disa minuta do të pritet që të gjithë protestuesit të jenë mbledhur në shesh e më pas do të nisë ecja e ngadaltë në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë, më pas do të kalohet përpara Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Financave.

    Marshimi, shoqërohet me pankarta kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, do të vazhdojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili nga mëngjesi do të jetë i bllokuar për automjetet.

    Fillimisht ishte folur për një itinerar të protestës të njëjtë me atë të 23 viteve më parë, kur pasi u hodh busti i diktatorit protestuesit morën Rrugën e Elbasanit duke kaluar edhe para Parlamentit. Por gjatë ditës së djeshme është vendosur që të shmanget ecja para kësaj godine, ku do jetë ende duke u zhvilluar seanca parlamentare.

    Panorama

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Sa te dhunshem! Dogjen! Plackiten! Shkaterruan! Pergjaken forcat e rendit!

    Kjo po qe ishte proteste! Shembull per Ramen se cdo te thote te prish protesten! Pozitivitet per nderkombetaret dhe Shqiperine!

    Ajo qe me beri pershtypje ishte pjesmarrja e larte e qytetareve, edhe pse ishte nje dite pune, nen kercenimin se ai/ajo qe diktohet ne proteste do te shkarkohej nga puna!

    Ky eshte vetem fillimi !
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Protesta, fjala e plotë e Bashës

    Emri:  Basha12-300x200.jpg

Shikime: 134

Madhësia:  15.2 KB
    Basha gjate protestës

    Fjala e plotë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjate protestës së mbajtur në orën 14:00 para Kryeministrisë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Të dashur miq, motra dhe vellezër, bashkëqytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që keni vërshuar si asnjëherë më parë në këtë bulevard.

    Ju drejtohem ju dhe atyre mijëra e mijëra të tjerëve që u nisën por u penguan që të jenë pjesë e këtij përkujtimi dhe marshimi proteste me falënderimet dhe mirënjohjet më të thella për aktin tuaj qytetar të pjesëmarrjes në këtë protestë.

    Vëllezër dhe motra. Në këtë marshim proteste të thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, ne vijmë për të përkujtuar një ditë të shënuar me germa të arta në historinë e vendit tonë. 20 shkurti 1991, kur 23 vjet më parë, te rinjtë dhe te rejat, burrat dhe gratë e ketij vendi rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës personifikimin e shtypjes, izolimit, mjerimit dhe gënjeshtrës që mbante për 50 vite këtë vend nën thundër.

    Nderim dhe respekt të pakufishëm në emrin tim dhe në emrin e gjithsecilit prej jush, e qindra mijëra shqiptarëve të tjerë, të gjithë atyre që na lanë trashëgim këtë ditë të dinjitetit dhe krenarisë qytetare, këtë lartësi të kurajos civile që është pasuri e ndërgjegjes sonë qytetare, shembull i gjallë frymëzimi për brezat e rinj dhe përballjet e reja.

    Sot 23 vjet më pas, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Ditë pas dite, shohim me shqetësim të madh si po kërcënohen, po cënohen, po tjetërsohen, po zhbëhen, po goditen e po shkelen me këmbë nga qeveria Rama-Meta vlera të mëdha, vlera të rëndësishme, vlera të shtrenjta që janë bërë pjesë organike të shqiptarëve të lirë gjatë këtyre viteve, vlera pa të cilat nuk ia vlen të jetohet e nuk mund të jetohet, siç janë liria, të drejtat, dinjiteti njerëzor e qytetar, shteti ligjor, vota e lirë, punësimi, zhvillimi, aspirata europiane, vetë demokracia shqiptare.

    Përkeqësimi është ulur këmbëkryq shtëpi më shtëpi, qëkurse erdhën këta, dhe nuk po ndalet.

    Kanë ngritur dorë kundër ligjit, kanë dalë mbi ligjin, domethënë jashtë ligjit, dhe nuk po ndalen.

    Me këta, horizonti i shpresës për Shqipërinë për shqiptarët vetëm mbyllet ditë për ditë, orë për orë dhe nuk çelet.

    Jemi mbledhur sot këtu kaq shumë, më shumë se ç’ka parë ndonjeherë sheshi Skënderbej e ky bulevard në vitet e stuhive të luftës për demokraci.

    Jemi mbledhur me një urgjencë të madhe sot, para se e keqja të prekë fundin, para se negativiteti në ekonomi, në rend dhe në çdo fushë tjetër të na zërë brenda, para se ta humbim përsëri marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor, siç e humbëm për faj të kësaj qeverie në dhjetor.

    Ja ku jemi, hidhni sytë e hapni veshët zotërinj qeveritarë; barrikadë vendimtare kundër oligarkisë, kundër përqendrimit të pushtetit, kundër blerjes së pushtetit, dhe pushtimit të pushtetit nga mafia dhe oligarkët e rinj, siç i stigmatizoi pak javë më parë demokracia më e madhe e botës, kundër kthimit prapa të demokracisë, kundër rrënimit të ekonomisë, sigurisë, mirëqenies, stabilitetit, dinjitetit, europianizmit.

    Jemi të gjithë bashkë, për të treguar me gisht qeverinë si shkaktaren e gjendjes së rëndë, për ta përballur në këtë shesh të madh e të hapur të popullit me mashtrimet dhe dështimet e saj të padëgjuara, për ta paralajmëruar të kthehet me urgjencë në binarët e ligjit, para se të jetë vonë; për të afirmuar forcën dhe vullnetin tonë të pathyeshëm si një pol jetik i lirisë dhe demokracisë.

    Çfarë emri ka, të dashur qytetarë, marrja e votave me një listë të gjatë premtimesh të bujshme që braktisen, harrohen e flaken nga fituesi që të nesërmen e fitores njësoj si në shprehjen e njohur popullore kalova lumin…?

    Çfarë emri ti vëmë kësaj? Çfarë emri ka?

    Dëgjoj që po thoni “ mashtrim”.

    E ka emrin mashtrim. E ka emrin Edi Rama.

    Po si zgjidhet kjo?

    Si zgjidhet ky konflikt?

    Në kontratën e shenjtë të votës kur njëri voton për premtimet e tjetri nuk do t’ia dijë sapo merr votën, ka vetëm një zgjidhje dhe nuk ka tjetër. Shikojeni, hapni sytë: sheshi, marshimi, protesta popullore.

    Protesta popullore si kjo e sotmja, e cila do të pasohet nga protesta të tjera të fuqishme, derisa kryeministri që ka grisur kontratën me zgjedhësit të marrë një për një përgjegjësitë e tij;

    Derisa votat e marra me premtime fallso të konsiderohen vota të blera në formën më të shëmtuar të korrupsionit politik, që duhet t’i kthehen mbrapsht sovranit.

    Derisa të ngulitet si ligj dhe normë e hekurt se kushdo që mashtron për vota nuk do t’i gëzohet e nuk mund t’i gëzohet pushtetit.

    Zonja dhe zotërinj, ju po shihni këtu tullumbacet ku janë shkruar premtimet fallso, premtimet-mashtrime të Edi Ramës për legalizime falas, shëndetësi falas, ulje të çmimeve, për 300 mijë vende pune, për ulje të taksave, e tjerë e tjerë. Shikojini, ja ku i keni.

    Këto janë tullumbacet e premtim-mashtrimeve. Mungon njëra, mungon tullumbacja më e madhe e kohës, që është vetë Edi Rama me qeverinë e tij. Por ju e keni vetë parasysh. E kanë parasysh të gjithë shqiptarët.

    Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj e të reja, qytetare dhe qytetarë

    Çfarë emri ka politika e tij ekonomike që vetëm shkatërron pa mëshirë qindra mijëra vende punë, që nuk rrit rroga, nuk rrit pensione, por i ul ato ndërkohë që çmimet vetëm rriten, ai nuk rrit investimet dhe nuk rrit asgjë për njerëzit dhe qytetarët por vetëm shpenzimet qeveritare?

    Çfarë emri ka kjo qeverisje që i pakëson shanset e shqiptarëve, që i shton hallet e shqiptarëve, që e shtyn vendin drejt humnerës së recesionit, vetëm e shton pasigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve?

    Çfarë emri t’i vëmë?

    “Dështim” dëgjova dhe dështim është.

    Dita e mirë duket që në mëngjes, thotë populli.

    Edhe dita e keqe duket që në mëngjes.

    Mëngjesi po kalon për qeverinë Rama-Meta dhe keq e më keq po bëhet, keq e më keq po e bëjnë.

    Si zgjidhet kjo?

    Ka një zgjidhje: sheshi, marshimet, protestat popullore, qytetarët në këmbë, për t’i drejtuar qeverisë me fuqinë e zërave të bashkuar paralajmërimin dhe urdhrin e sovranit:

    Lëre propagandën!

    Mbylle fushatën elektorale të rrenave!

    Shtroju punës, bëj punën që bën qeveria në demokraci, çel kantieret e mundësive dhe shanseve për punë dhe punësim të shqiptarëve, zgjidhje të shpejta për lehtësimin dhe nxitjen e sipërmarrjes së lirë dhe investimeve private si rruga më e sigurt për të rimarrë frymëmarrjen, zhvillimin, ngritjen;

    Lëri përrallat, iku koha e përrallave, fillo punën ose përndryshe, largohu.

    Vendi nuk mund të jetojë në fatalitetin e dështimeve të qeverisë. Eshtë marrëzi se shqiptarët mund të pranojnë një qeveri që i drejton nga dështimi në dështim dhe të presin katër vjet.

    Motra dhe vëllezër,

    Në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria nuk e mori statusin e vendit kandidat në BE.

    Shqipëria ishte në rregull me detyrat e saj, me zgjedhjet e saj politike të qershorit, me rrotacionin demokratik të pushtetit.

    Por qeveria e re, të cilës nuk i kishte mbetur vetëm për të shkuar e për ta marrë statusin, e humbi atë.

    Sot e ndjejmë për obligim politik, qytetar dhe kombëtar të paralajmërojmë shqiptarët se prapë rrezikojmë humbjen e statusit në muajin qershor, për të njëjtat shkaqe, që nuk janë korrigjuar, por vetëm rënduar e thelluar.

    Rama-Meta po godasin përsëri brutalisht konsensusin për ligjin e nëpunësit civil, po guxojnë të godasin përsëri, akoma më brutalisht, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit, po duan të ndërmarrin pa opozitën dhe pa qytetarët një reformë që nuk është bërë kurrë pa konsensusin e palëve, një reformë që kërkon si minimum konsensus politik dhe si optimum konsensus e gjithë qytetarëve, reformën territoriale.

    Pasoja e gjithë kësaj arrogance dhe urrejtje për shtetin ligjor dhe konsensusin është mbyllja e dyerve për Shqipërinë në Bruksel, lënia sërish pezull, sërish në pritje, e statusit për Shqipërinë.

    Ne nuk do ta pranojmë. Ne nuk do të heshtim. Ne jemi në këmbë.

    Sepse statusi dhe integrimi nuk është i qeverisë, nuk është i partive por u përket qytetarëve dhe popullit shqiptar.

    Statusi nuk është një letër, nuk është çertifikatë, është demokracia, është liria dhe të drejtat tona, është sundimi i ligjit, është e sotmja dhe e ardhmja jonë në familjen e kombeve të lira të Europës.

    Prandaj përmes instrumentit demokratik të marshimit, të protestës popullore, populli i lirë do të marrë vetë në dorë çështjen e statusit. Në emër të ëndrrës që ishte ëndrra e studentëve të dhjetorit, ëndrra e gjithë atyre që u ngritën me 20 shkurt 1991 kundër izolimit, tiranisë dhe varfërisë, ëndrra e rinisë së sotme, ëndrra e gjithë shqiptarëve, i drejtojmë sot qeverisë Rama-Meta nga ky marshim madhështor proteste, dhe nga çdo shtëpi e zemër shqiptare paralajmërimin:

    Mos luani më asnjë sekondë me Kushtetutën, mos luani më asnjë sekondë me ligjin dhe vendimet e gjykatave, mos luani më asnjë sekondë me institucionet e pavarura, mos luani më asnjë sekondë me konsensusin, mos luani më asnjë sekondë me statusin.

    Ju paralajmërojmë në këtë ditë të madhe të kujtesës dhe ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Ju paralajmërojmë në emër të këtyre mijëra e mijëra shqiptarëve, në emër të këtij sheshi dhe qindra mijëra të tjerëve; Mos luani me njerëzit. Mos luani me popullin. Mos luani me të ardhmen e shqiptarëve.

    Ne jemi në këmbë e do të jemi në këmbë. Jemi të bashkuar e do të jemi edhe më të bashkuar.

    Jemi shumë e do të jemi edhe më shumë. Në sheshe, në marshime, në protesta.

    Barrikadë vendimtare për liritë, për demokracinë, për të drejtat, për dinjitetin, për zhvillimin, për Shqipërinë në Europë.

    Rroftë populli shqiptar.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Basha: Rama mashtrues, nis punën ose largohu! PD: 150 mijë qytetarë në shesh

    PD FALËNDERON QYTETARËT: 150 MIJË VETË NË SHESH
    Ora: 15:50 - Partia Demokratike ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan marshimit protestë kundër qeverisë. Sipas PD-së, rreth 150 mijë qytetarë iu bashkuan protestës se thirrur nga opozita.

    Basha: Hapni sytë, barrikadë vendimtare kundër oligarkisë
    Ora 15:00- Kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve opozitarë tha se kjo është protesta e atyre shqiptarëve që ngrihen ndaj qeverisë Rama-Meta e cila do ta kthejë vendin pas, duke çmontuar vlerat evropiane.

    ‘Keni vërshuar si asnjëherë më parë në këtë bulevard, ju drejtohem ju e mijëra të tjerëve që u nisën dhe u ndaluan të jetë pjesë e këtij marshimi protestë me mirënjohjen më të thellë. Ne vijmë për të përkujtuar një ditë të shënuar me germa të arta 20 shkurt ’91, ku të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhë,s personifikimin e shtypje,s mjerimit dhe gënjeshtrës që mbante këtë vend nën thundrën e sundimit. Nderim dhe respekt të gjithë atyre që na e lanë këtë ditë si pasuri e ndërgjegjes sonë kombëtare, është shembull për përballjet e reja.

    Sot 23 vite më pas vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm, po zhbëhen, cënohen nga Rama-Meta vlera të rëndësishme, vlera pa të cilat nuk ia vlen të jetohet, si liria e drejta, vota e lirë, shteti ligjor e demokracia. Përkeqësimi është ulur këmbëkryq në cdo shtëpi që kur erdhën këeta. Me këta horizonti i Shqipërisë vetëm mbyllet ditë për ditë. Kaq shumë sot këtu, më shumë sec ka parë ky shesh në vitet e luftës për demokraci. Jemi sot këtu para se e keqja të prekë fundin, para se të humbasim sërish statusin në qershor. Ja ku jemi, hapni sytë, barrikadë vendimtare kundër oligarkisë, kundër blerjes së pushtetit nga mafja dhe oligarkët e rinj, kundër kthimit mbrapa”, tha ai.

    “Jemi këtu të paralajmërojmë qeverinë të kthehet në binarët e ligjit para se të jetë vonë. Mashtruesi Edi Rama dhe kështu e ka emrin, mashtrimi e ka emrin Edi Rama, ai duhet të kthejë votat pas, tia kthejë sovranit”, u shpreh Basha.

    BASHA FJALA E FUNDIT
    Mos luani më me Kushtetutën me ligjin e me gjykatat, me institucionet e pavarura, me konsensusin me statusin. Ju paralajmërojmë në këtë ditë të madhe, në emër të mijëra shqiptarëve, në emër të këtij sheshi mos luan i me njerëzit, me popullin me të ardhmen e shqiptareve ne jemi në këmbë, do jemi në këmbë jemi shumë dhe do të jemi edhe me shumë, në sheshe në marshime, vendimtare për lirinë, për zhvillimin.

    PERGATITJET PER NISJEN E PROTESTES

    Ora 14:26- Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të nisur kështu marshimin antiqeveritar të opozitës, ndërkohë që lideri i të djathtëve, Lulzim Basha ka lënë zyrat e Partisë Demokratike për t’ju bashkuar protestës në fjalë.

    Ndërkaq, përpara kryeministrisë filloi rreshtimi i oficereve femra, të cilat pritet ta ruajnë atë gjatë kohës së marshimit. Po sot qytetarë nga e gjithë Shqipëria udhëtuan drejt Tiranës për tu bërë pjesë e protestës. Transporti i tyre u organizua me furgonë e autobusë nga PD.

    BERISHA: HIQNI POLICINË SE ËSHTË PROTESTË PAQËSORE
    Ora 12:38- Pak orë para protestës, Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se bëhet fjalë për një marshim paqësor, prandaj i bëri thirrje qeverisë të heqë policinë.
    “Policia të tërhiqet nga të gjitha pikat, se protesta do jetë paqësore. Të mos konsumojë mjetet dhe forcën me protestën po të merret me krimin, ne nuk sjellim mercenarë të paguar. Ky është vetëm fillimi i protestave”, tha ai.

    MOTOJA E PROTESTES
    Ora 10:14- Mësohet se pikërisht para godinës së Kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do t'u drejtohet protestuesve me një fjalim. Para tyre Basha do të kujtojë premtimet e pambajtura të Edi Ramës, rrënimin e ekonomisë shqiptare dhe jetesën e vështirë që po përjetojnë shqiptarët për shkak të klientelizmit të kreut të ri të qeverisë. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë protestë pritet të jetë shumë e madhe, ndërkohë që gjatë bashkëbisedimit me demokratët mesditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha përmendi se, "Unë shoh një protestë masive. Ka një elektrizim të Shqipërisë nga Tropoja në Sarandë. Mund t'ju them se mijëra të rinj kanë ardhur që sot paradite, tek njerëzit e tyre dhe jo vetëm të rinj. Specifike e kësaj proteste, është zotimi për të marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e familjes, çka nuk është e zakonshme. Pra, e vërteta është se sot ka një vërshim. Sot Tirana, po të kishte mundësi regjistrimi në darkë, mund t'ju them se ndoshta edhe është dyfishuar nga të ardhurit, plus pastaj qytetarët e Tiranës, të cilët kanë kulturën e tyre të qëndresës më të zhvilluar, ndaj do të jetë një protestë madhështore". Por "Studentët e Dhjetorit" përveç protestës në sheshin qëndror të Tiranës, kanë preferuar të kenë edhe një axhendë të ndryshme me atë të PD-së për 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Dhjetoristët do të mblidhen pasditen e sotme në 'Qytetin Studenti' për të kujtuar ngjarjen. Këtë gjë e bëri dje të ditur në 'Facebook' Bislim Ahmetaj, kreu i grupimit "Dhjetor '90". Ai shkruan: "Dhjetori '90 do të takohen të enjten më 20 shkurt në orën 18:00 në sallën 'Liria' të Qytetit Studenti, pikërisht në vendin ku u mbajt greva e urisë, aty ku nisi rrugën liria, aty ku u përmbysën mitet e diktaturës".

    • Ora 14:00 grumbullimi tek vendi ku u
    rrëzua monumenti i diktatorit Enver Hoxha

    • Marshimi në sheshin "Skënderbej"

    • Marshimi në bulevardin "Dëshmorët
    e Kombit"

    • Ndalesa para selisë së Kryeministrisë

    • Fjalimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha

    • Lëshimi i tullumbaceve me premtimet e Edi Ramës

    Berisha në Facebook: Sytë e mbarë shqiptarëve dhe botës tek protesta jonë!
    “Sytë e mbarë shqiptarëve dhe botës tek protesta jonë: "Rama hiq duart nga nga xhepat tane"!

    Të dashur miq, Shqipëria pa gdhirë është nisur drejt Tiranës në marshin e protestës kundra mashtrimeve të Piktorit dështak dhe për punësimin, uljen e çmimit të ushqimeve dhe energjisë, për legalizimet falas, rritjen e rrogave dhe pensioneve, kundër rritjes së taksave, vjedhjes së qeveritarëve në tatime, tendera, dogana, për lëvizjen e lirë të furgonave, kundër gjobave të padrejta të policisë, kundër tritolit, maskave dhe trafiqeve qeveritare.

    Sytë e mbarë botës janë në sheshin Skënderbej. Interes i jashtëzakonshem i mediave shqiptare dhe botërore për protestën tone! Sb”

    (d.b/m.a/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Ky është vetëm fillimi i protestave”, tha ai.


    obobo do durojm ket torrollak 8 vjet ke sheshi lol

    me dhimsen ato 200 derdimena qe do detyrohen ti bashkohen per dite
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Hahahahaa...po ramistet po shqetesohen qe populli opozitar nuk e nxori me dhune Ramen nga zyra?

    Mos amani, mosni se populli opozitar sot ne shesh nuk perbehej nga trimat e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.

    Ju falenderoni demokratet qe nuk ju lane te vuanit me friken se po ju rrezojne Ramen.

    Ishte popull i dinjitetshem, demokrat e koherent qe vetem preu shiritin e START.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    I lumtë policisë së shtetit që nuk i provokoj halabakët e Berishës të cilët ishin të gatshëm të ripërsërisnin 98 - ën ! Ju shkoj huq kësaj radhe, po mos u mërzisni se do keni kohë dhe 8 vjet
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Hahahahaa...po ramistet po shqetesohen qe populli opozitar nuk e nxori me dhune Ramen nga zyra?

    Mos amani, mosni se populli opozitar sot ne shesh nuk perbehej nga trimat e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.

    Ju falenderoni demokratet qe nuk ju lane te vuanit me friken se po ju rrezojne Ramen.

    Ishte popull i dinjitetshem, demokrat e koherent qe vetem preu shiritin e START.
    e e zhduket varferin veq

    aman veq bjeni dhe ni her qoft dhe per ni dite bollikun e lluksin e para shtatorit te 2013 se vu tha zhaba prej fukarallikut kto kater mujt e funit lol. e zhduku gjith at pasuni si me magji rama per kater muj
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    I lumtë policisë së shtetit që nuk i provokoj halabakët e Berishës të cilët ishin të gatshëm të ripërsërisnin 98 - ën ! Ju shkoj huq kësaj radhe, po mos u mërzisni se do keni kohë dhe 8 vjet
    Deri dje thonit do perseritet 21 Janar, tani i dhate meritat policise. Come on people make up your mind!!!
    I LOVE GOD

    j&g

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    xfiles (20-02-2014)

  11. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    e e zhduket varferin veq

    aman veq bjeni dhe ni her qoft dhe per ni dite bollikun e lluksin e para shtatorit te 2013 se vu tha zhaba prej fukarallikut kto kater mujt e funit lol. e zhduku gjith at pasuni si me magji rama per kater muj
    Jo rrugaceria, por virtyti, qytetaria, koherenca per parimet demokratike jane armet e popullit opozitar.

    Protesta marsh ishte nje sukses per fillimin e fundit te Rames. Te gjithe kane kthyer syte dhe pyesin, pse protestoi opozita sot? Se ka mashtruar Rama me premtimet, se ka dhunuar kushtetuten dhe ligjet, se po rrenon ekonomine.

    Ashtu? Do piqemi perseri.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ingenuous për postimin:

    xfiles (20-02-2014)

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Jo rrugaceria, por virtyti, qytetaria, koherenca per parimet demokratike jane armet e popullit opozitar.

    Protesta marsh ishte nje sukses per fillimin e fundit te Rames. Te gjithe kane kthyer syte dhe pyesin, pse protestoi opozita sot? Se ka mashtruar Rama me premtimet, se ka dhunuar kushtetuten dhe ligjet, se po rrenon ekonomine.

    Ashtu? Do piqemi perseri.
    jo jo se nuk piqemi

    un i bi unazes kur jeni ju ne shesh lol, veq merreni dhe ni loder heres qeter e futjani valles
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  14. #12

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Sa veta kishin dal sot per protest?

  15. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sa veta kishin dal sot per protest?
    nuk po bin dot foto lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #14
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Gezuar diten e madhe te 20 shkurtit!

    Diten me te madhe pas pavaresise se Shqiperise!

    Gezuar!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  17. #15
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    nuk po bin dot foto lol
    Emri:  mitingu.pd.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  179.4 KB
    Emri:  pd22.jpg

Shikime: 115

Madhësia:  179.5 KB
    Emri:  pd33.jpg

Shikime: 116

Madhësia:  168.9 KB
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  18. #16
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    bravo rruga qonka mush plot mbi 1000 veta qe i ka myt skamja qonkan mledh lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  19. #17
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    bravo rruga qonka mush plot mbi 1000 veta qe i ka myt skamja qonkan mledh lol
    hee ç'a bën 5000 lekshi , të nxjerr në shesh gjith qef
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  20. #18
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    hee ç'a bën 5000 lekshi , të nxjerr në shesh gjith qef
    pse dhe kto po pagujn lol

    edhe ankohen shqiptaret per papunsi lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  21. #19
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Te vjen keq kur shikon qe akoma sot ne vitin 2014, socialistet (dmth Komunistet) shqiptare nuk arrijne dot qe te kuptojne rolin e opozites.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  22. #20
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Opozita protestë para Kryeministrisë. Basha: Barrikadë kundër oligarkisë.

    Ne 2014 demokratet ju japin leksion demokracie mercenareve te Edi Rames dhe Tom Doshit. Ne vitin 2011 falanga te krimit ordiner dhe politik i vune flaken qendres se Tiranes, sot protestohet me qytetari dhe koherence, pa trazuar askend pervec pushtave te pushtetit qe kane ardhe ne pushtet me premtime piramidale qe nuk i mbajne dot.

    Opozita dhe gjithe populli opozitar eshte aty per te mos i lene ti ikin pergjegjesise, por pa mercenare, pa dhune, por demokratikisht dhe me dinjitet si qytetare.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •