Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Informacione mjekesore.

    Ushqim i mirė, shėndet i mirė!
    Njė dietė pa gluten pėr gjithė jetėn!

    Sėmundja e Sprue Celiaki-sė pėrkufizohet si njė ērregullim me karakter autoimun, nė bazė tė tė cilit ėshtė njė pėrgjigje e lartė imune e organizmit ndaj glutenit nė persona tė predispozuar gjenetikisht.
    Nė 20 vitet e fundit ėshtė bėrė njė pėrparim substancial, pėrsa i pėrket njohjes, epidemiologjisė, etiopatologjisė dhe zbėrthimit tė mekanizmave imune, gjenetike, molekulare, tė cilėt ndikojnė nė patogjenezėn e kėsaj patologjie.
    Sėmundja e celiakisė ėshtė sėmundje digjestive, e cila dėmton zorrėt e holla dhe ndėrhyn nė thithjen e lėndėve ushqyese nga ushqimi. Njerėzit qė vuajnė nga sėmundja e celiaki-sė nuk mund tė tolerojnė njė proteinė tė quajtur "gluten" e cili gjendet nė grurė, thekėr dhe elb.
    Sėmundja mund tė shfaqet si nė moshat e vogla dhe tek adultėt.
    Sprue Celiaki prek mė sė shumti mukozėn e zorrės sė hollė. Shtresat e tjera ( ku pėrfshihen submukoza, muskularis propria dhe seroza) zakonisht nuk preken.
    Ndjeshmėria ndaj glutenit, njė simptomė e ndarė nga sėmundja e celiakisė, ėshtė e shoqėruar mė shumė simptoma tė ngjashme me intolerancėn ndaj laktozės, gazra, fryrje barku dhe diarre, por gjithashtu duke shtuar akoma mė shumė simptoma problematike, si lodhje, kėputje dhe marrje mendsh. Kėto simptoma kanė qėnė pengesė pėr vite me radhė jo vetėm pėr mjekėt, por edhe pėr pacientėt, sepse ka qenė shumė e vėshtirė tė imagjinohej se si gluteni mund tė shkaktonte ērregullime tė tilla alergjike. Njė teori ėshtė qė ndjeshmėria ndaj glutenit ėshtė njė nga copėzat e fshehura tė “ajsbergut celiac”. Megjithatė, studimet e fundit mbi personat qė nuk vuajnė nga sėmundja e celiakisė , por kanė shtime tė simptomave kur ata konsumojnė gluten, gjė qė tregon se ndjeshmėria ndaj glutenit ėshtė e ndarė dhe e ndryshme nga sėmundja e celiaki-sė.

    Simptomat e ndjeshmėrisė ndaj glutenit
    • Gazra
    • Fryrje
    • Dhimbje Abdominale
    • Diarre
    • Lodhje
    • Probleme balance

    Ndėr simptomat ekstraintestinale mė kryesore pėrmendim anemi, hemorragjia osteopenia, fraktura patologjike, tetani, rritje e enzimave hepatike, neuropatitė periferike, infertilitet, impotencė, dermatit dhe hiperkeratoza folikulare, edema.
    Mė sė shumti kėto simptoma janė prezantim i dėmtimeve multiorganore prej defiēitit tė elementėve ushqimorė.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  2. #2
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Pėr: Informacione mjekesore.

    Origjina e obezitetit

    Obeziteti ėshtė me origjinė tė ndryshme por elementėt qė ndėrhyhjnė nė shfaqjen e obezitetit mund tė pėrmendim faktorėt gjenetikė; si histori familjare pėr obezitet, ulja e metabolizmit bazal, hiperaktivitet neurohormonal ndaj stresit. Personat e predispozuar gjenetikisht nėn ndikimin e faktorėve shpėrthyes si stresi, ndryshimi i mėnyrės sė jetesės dhe ushqyerjes, depresioni dhe disa medikamente mund t’ju bėjnė obezė.
    Bilanci energjitik ėshtė elementi mė i rėndėsishėm nė vendosjen e obezitetit ku mund tė themi se marrja e shtuar e ushqimeve, ulja e shpenzimeve energjitike (mosbėrja e aktivitetit fizik) ndikon nė vendosjen e obezitetit.
    Predispozicioni gjenetik luan njė rol tė madh nė formimin e obezitetit. 69 % e obezėve kanė njėrin prind obez dhe e 18 % i kanė tė dy prindėrit obezė.

    Si shfaqet obeziteti, cilat janė format e tij?

    Obeziteti prek 25 % tė meshkujve dhe 18 % tė femrave. Prevalenca e obezitetit ndryshon nga mosha pra rritet me rritjen e moshės, niveli social kulturor dhe etnia. Kjo do tė thotė qė nė shoqėri tė ndryshme, obeziteti shfaqet nė mosha dhe kategori tė ndryshme.

    Format klinike tė obezitetit janė kėto:

    - Obeziteti android, ku dhjami predominon nė nivelin e pjesės sė sipėrme tė trungut dhe nė abdomen (barkun). Komplikacionet janė mė tepėr metabolike dhe kardiovaskulare, ēka do tė thotė se pacientėt obezė vuajnė mė shumė nga sėmundjet e zemrės.

    - Obeziteti genoid: dhjami predominon nė nivelin rreth vitheve. Komplikacionet janė kryesisht mekanike, pra nė bllokimin e legenit dhe vėshtirėsi nė artikulimet e kockave tė zonės, por edhe deformim me pasoja estetike.

    - Obeziteti i pėrzier, ku indi dhjamor ėshtė nė tė gjithė trupin.

    Ekzaminimet e obezitetit nisen nga disa faktorė; si koha e fillimit tė shtimit tė peshės, faktorėt shpėrthyes, sėmundjet bashkėshoqėruese, numri i shtatzėnive, numri i lindjeve, pesha e lindjes sė fėmijėvė, pesha e fituar gjatė barrave, pesha e mbetur pas barrave, histori familjare pėr obezitet. Ekzaminimet laboratorike pėr obezitetin janė: glicemia esėll (sheqeri nė gjak), lipidograma ( yndyrnat nė gjak ), azotemia dhe kreatinemia, uricemia , provat e heparit dhe transamonazat (analizat e mėlēisė ), gjaku komplet me formulė, pėr sėmundjet bashkėshoqėruese bėhen hormonet e tiroides TSH FT4 dhe FT3 pėr tė parė njė hypotiroidizėm (mungesa e hormoneve tė tiroides), kortizolemia dhe kortizoli i lirė nė urinė pėr tė parė pėr sindromėn Cushing (shtim i kortizolit nė gjak) dhe hiperinsulinizmi organik (masė nė gjendrėn e pankreasit qė prodhon mė shumė insulinė).

    Pasojat dhe mjekimi i obezitetit
    Pasojat janė tė shumta si insufiēienca koronare, pra bllokimi i arterieve dhe pėr pasojė mosfurnizimi i mjaftueshėm i zemrės me gjak, hipertensioni arterial, diabeti, ērregullime tė yndyrnave, insufiēienca kardiake, arteropatitė, dėmtime tė enėve tė gjakut, komplikacione tė frymėmarrjes, komplikacione tė kockave, infeksione tė shpeshta tė lėkurės tė rrugėve tė frymėmarrrjes dhe ato urinare dhe komplikacionet psiqike.

    1.Dieta
    Njė regjim ushqimor i shėndetshėm mund tė parandalojė obezitetin:
    1. Duke ulur konsumin e ydyrnave dhe i zhvendosur ato drejt yndyrnave tė pangopura
    2. Tė rrisin konsumin e zarzavatete, frutave, drithėrave dhe arrave
    3. Ulni konsumin e kripės dhe sheqerit
    4. Ulni sasinė e porcionit ushqimor
    5. Mos eliminoni vaktin e mėngjesit dhe elimino tė ushqyerit natėn vonė
    6. Ushqehuni 3-4 herė nė ditė

    2.Aktivitet fizik
    Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon nė mbajtjen e trupit tė shėndetshėm. Njerėzit duhet tė pėrfshihen nė njė aktivitet tė rregullt fizik gjatė gjithė jetės sė tyre. Tė paktėn 30 min /ditė aktivitet i rregullt fizik me intensitet tė moderuar ul riskun pėr sėmundje kardiovaskulare, diabet, kancerin e zorrės dhe gjirit dhe mė shumė aktivitet fizik mund tė kėrkohet pėr tė kontrolluar peshėn trupore.

    3.Mbėshtetja psikologjike
    Mbėshtetja psikologjike ėshtė njė pjesė thelbėsore e njė trajtimi tė suksesshėm tė obezitetit.

    4.Trajtimi me medikamente
    Trajtimi medikamentoz ėshtė i rekomanduar nė pacientė me BMI ≥30 ose BMI > 27 tė shoqėruar me njė sėmundje tjetėr tė lidhur me obezitetin.

    5.Trajtimi kirurgjikal
    Trajtimi kirurgjikal ėshtė trajtimi mė efektiv pėr obezitetin morbid pėr rėnien nga pasha dhe pėrmirėson deri nė shėrim sėmundjet e tjera bashkėshoqėruese tė lidhura me mbipeshėn dhe cilėsinė e jetesės dhe duhet tė merret nė konsideratė nė pacientė me BMI ≥40.0 ose 35.5-39.9 me sėmundje tė tjera.

    E vetmja mėnyrė efektive pėr tė luftuar kėtė epidemi tė obezitetit ėshtė tė bėjmė ndryshime nė atė qė ne ushqehemi dhe praktikojmė disa ushtrime fizike nė aktivitetin e pėrditshėm dhe rezultati do tė jetė njė stil jetese i balancuar.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  3. #3
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Alarmi, 12% e shqiptarėve me sėmundje tė mushkėrive

    Alarmi, 12% e shqiptarėve me sėmundje tė mushkėrive

    Rreth 12 pėr qind e popullsisė nė vendin tonė vuan nga sėmundjet e mushkėrive, ndėrkohė qė pėrveē shifrave tė larta, problem pėrbėn edhe vdekshmėria e madhe si pasojė e kėtyre sėmundjeve.
    "Sipas studimeve, rezulton se sėmundjet obstruktive pulmonare kanė njė prevalencė shumė tė lartė ose rreth 12.4% e popullatės. Kėto sėmundje kanė vdekshmėri tė lartė dhe shkallė tė lartė tė invaliditetit nė Shqipėri"
    Sipas mjekeve specialistė, janė njė sėrė faktorėsh qė ndikojnė nė shfaqjen e sėmundjeve pulmonare, ndėrkohė qė mė tė predispozuar pėr t'u prekur janė ata persona, tė cilėt janė tė ekspozuar ndaj ambienteve tė ndotura tė punės, nė ambientet e ndotura tė jashtme dhe ambientet e ndotura tė brendshme.

    Simptomat e sėmundjeve pulmonare janė nga mė tė ndryshmet, duke filluar me kollėn apo me vėshtirėsinė nė frymėmarrje. "Simptoma e parė e kėtyre pacientėve ėshtė njė kollė nxitėse, shpeshherė fillon natėn, fillimisht ėshtė kollė e thatė dhe mė pas pasohet me sputum.

    Simptoma e dytė ėshtė dispnea qė ėshtė vėshtirėsia nė frymėmarrje, e cila mund tė jetė e shkallėve tė ndryshme: dispne e lehtė, e mesme dhe e theksuar. Kur kjo dispne pasohet me fėrshėllima, atėherė patjetėr kėta pacientė duhet tė mendojnė se kanė prekje tė rrugėve respiratore nga ndotja e ambientit, pa pėrjashtuar dhe konsumin e duhanit qė e rrit prekjen nga kėto sėmundje", - shpjegojnė mjeket specialistė.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  4. #4
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Refl uksi gastro-ezofageal tek fėmijėt

    Sėmundja e refl uksit gastroezofageal ėshtė sėmundja mė e
    shpeshtė e ezofagut dhe ka tė bėjė me rikthimin e sekrecioneve
    tė stomakut nė ezofag. Ezofagu ėshtė njė tub muskular qė sipėr kufi zohet me farinksin dhe poshtė me stomakun nėpėrmjet
    2 sfi nkterave (valvulave). Ai ka si detyrė tė kalojė ushqimin nga goja nė stomak. Nė momentin e kalimit tė ushqimit nga pjesa e poshtme e ezofagut nė stomak, muskujt e tyre relaksohen, pėrkohėsisht,( lėshohen) dhe bėjnė tė mundur kalimin e tij. Gjatė
    kėsaj kohe ajri i gėlltitur ose njė pjesė e ushqimit mund tė kalojė nga stomaku nė ezofag. Ky quhet refl uks gastroezofageal fi ziologjik. Kjo mund tė ndodhė 5 herė deri nė 1 orė pas ngrėnies. Nė rast se procesi i pėrkohshėm i lėshimit tė muskujve tė pjesės sė poshtme tė ezofagut ndodh jashtė procesit tė gėlltitjes (ngrėnies), quhet refl uks patologjik. Tek latantėt sfi nkteri i poshtėm i ezofagut ėshtė i pa maturuar (formuar mirė) dhe deri nė maturimin e tij
    kemi kthim fi zologjik tė ushqimit. Kthimi i ushqimit rregullohet nė 80% tė fėmijėve brenda 6 muajve tė parė tė jetės dhe 90% deri vitin e parė tė jetės. Fėmijėt me refl uks mund ta nxjerrin ushqimin me forcė ose jo, mund ta sjellin deri nė gojė dhe ta gėlltisin prapė. Mund t'i zerė lemza ose tė kenė gromėsima. Episodet e kthimit tė ushqimit mund tė jenė nga njė herė deri nė disa herė gjatė ditės.
    Nė rast se ndodhin ndėrlikime pėr shkak tė refluksit atėherė duhet konsultuar me mjekun. Ndėrlikimet mund tė jenė mos shtimi nė peshė, sėmundjet e mushkėrive (apnea, ose pneumonia aspirative), ezofagiti (fėmija ėshtė i irrituar, refuzon ushqimin, harkon trupin, bėn gėlltitje herė pas herė, jashtė ushqyerjes). Shumica e kėtyre simptomave zhduken vetė pas moshės
    12-24 muajshe. Fėmijėt mė tė mėdhenj mund tė ankohen pėr dhimbje barku ose kraharori. Nė varėsi tė moshės mund tė kemi ndėrlikime si kollė, stridor, apnea, sinuzite, infeksione tė veshit,
    zė tė ngjirur.Trajtimi
    Refluksi fi ziologjik trajtohet me masa konservative, si mėnyra si mbahet fėmija kur ushqehet, shpeshtėsia dhe sasia e ushqyerjes, mbajtja nė krah pėrreth 10-20 minuta pas pirjes. Mund tė trashet
    qumėshti me miell orizi ose drithėra. Fėmija kur fle mund tė vihet nė njė dyshek qė e ka pjesėn e kokės pak tė ngritur, jo nė jastėk tė lartė. Pėr fėmijėt mė tė rritur duhen shmangur ushqimet
    acide si domate, ēokollata, pijet me gaz. Nė rast se kėto masa nuk funksionojnė atėherė merret mjekim medikamentoz.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Informacione mjekesore.

    domatet ulin riskun e kancerit te gjirit sidomos pas menopauzes.
    konsumoni sa me shume domate
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #6
    Hard-worker Maska e Dr. Klaus
    Anėtarėsuar
    20-02-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    32

    Per Nenat Shtatezane

    Ekzaminim Ekografik Morfologjike

    Gjatė javėve 20-22 tė shtatzėnisė, fetusi mund tė ekzaminohet me hollėsi duke pėrdorur parametrat e rritjes dhe mirėqenies. Pamja intrakraniale, kolona vertebrale, ekstremitetet, zemra dhe organet intra-abdominale tė fetusit mund tė vlerėsohen duke pėrdorur matje tė caktuara.
    CFARĖ SHIHET NĖ EKON MORFOLOGJIK TĖ TREMUJORIT TĖ DYTĖ?
    Ekografia morfologjike nė tremujorin e tretė ėshtė njė skanim i hollėsishėm i fėmijės suaj. Ka shumė aspekte tė shtatzėnisė qė vlerėson sonografi (specialisti qė bėn ekografinė) pėr t’u siguruar qė fėmija po zhvillohet normalisht.
    Anatomia ose struktura e fėmijės. Ne e kontrollojmė vazhdimisht kokėn dhe trurin e fėmijės; fytyrėn bashkė me buzėt dhe profilin; zemrėn; kraharorin bashkė me diafragmėn; barkun duke pėrfshirė veshkat, fshikėzėn e urinės dhe stomakun; shtyllėn kurrizore; dhe gjymtyrėt, duke pėrfshirė duart dhe shputat e kėmbėve. Vlerėsimi i tė gjitha kėtyre pjesėve tė fėmijės kėrkon njė lloj “bashkėpunimi” nga fėmija, si dhe kushte tė mira skanimi. Nėse fėmija juaj nuk ėshtė bashkėpunues (kjo lidhet kryesisht me pozicionin e tij) apo faktorė tė tjerė e bėjnė tė vėshtirė ekografinė nga ana teknike (si pėr shembull madhėsia e barkut tė nėnės), mund tė na duhen mė shumė imazhe pėr tė qenė tė sigurt se gjithēka po shkon mirė me zhvillimin e fėmijės. Kėto imazhe mund tė merren mė vonė, nė po tė njėjtėn ditė, ose ndonjėherė mund t’ju kėrkohet qė tė vini sėrish pas disa javėsh pėr njė kontroll tjetėr.
    Matjet e fėmijės. Ekografia qė bėhet nė tremujorin e dytė zakonisht mat
    kokėn e fėmijės – diametrin biparietal (BPD) dhe perimetrin e kokės (HC).
    barkun e fėmijės – perimetrin e barkut (AC).
    kėmbėt e fėmijės – gjatėsinė e femurit ( FL).
    krahun e fėmijės – gjatėsinė e supit (HL)
    distancėn midis syve tė fėmijės – distancėn binokulare (BD).
    Ēdo matje krahasohet me njė gamė referencash normale, qė ndryshon nga njė shtatzėni nė tjetrėn. Ēdo fėmijė ka karakteristikat e veta (pėr shembull , disa fėmija kanė kokė mė tė madhe ose femur mė tė shkurtėr). Zakonisht, kėto karakteristika ngjasojnė me ato tė prindėrve (pėr shembull, njėri prind mund tė ketė kokė mė tė madhe sesa mesatarja). Pėrmasat qė dalin nga gama e pėrmasave normale nuk janė gjithmonė domethėnėse, sidomos nėse diferencat janė minimale. Foshnja juaj do tė vlerėsohet me kujdes nėse ekzistojnė shqetėsime pėr deviacione tė konsiderueshme nga normalja.
    Kėto pėrmasa tė fėmijės kombinohen pėr tė dhėnė moshėn e tij mesatare. Derisa t’i vijė koha kėsaj ekografie, diferenca midis moshės sė pritshme tė fėmijės suaj (numri i javėve qė llogariten duke u nisur nga cikli i fundit menstrual apo datės sė lindjes qė ka treguar ekografia e mėparshme) dhe moshės mesatare tė llogaritur me kėtė ekografi mund tė jetė deri nė 10 ditė. Pėr shembull, nėse foshnja juaj duhet tė jetė 19-javėsh sipas datave tuaja, zakonisht ne nuk shqetėsohemi nėse foshnja pėr nga pėrmasat qė tregon ekografia rezulton 10 ditė mė i vogėl apo 10 ditė mė i madh.
    Ne tentojmė qė tė mos fokusohemi te pesha e fėmijės suaj nė kėtė fazė tė hershme tė shtatzėnisė. Pesha e llogaritur e fėmijės ėshtė mė e rėndėsishme mė vonė gjatė shtatzėnisė, apo nėse nuk mund tė shmanget dot njė lindje e parakohshme.
    Shpejtėsia dhe ritmi i zemrės sė fėmijės. Shpejtėsia e zemrės sė fėmijėve ndryshon, ashtu siē ndryshon tek tė rriturit. Shumica e fėmijėve kanė njė shpejtėsi prej 120-180 rrahjesh nė minutė.
    Numri i fėmijėve. Pėr gratė qė nuk kanė bėrė ekografi mė herėt, kjo mund tė jetė mundėsia e parė pėr tė parė nėse kanė mė shumė se njė fėmijė (shtatzėni e shumėfishtė).
    Pozicioni i placentės. Sonografi shikon pozicionin e placentės nė lidhje me cerviksin. Nėse pjesa e poshtme e placentės ėshtė shumė afėr cerviksit, ose ndodhet mbi cerviks, kjo quhet “lėshuar poshtė” ose “placenta praevia”. Rreth 2-3% e shtatzėnive kanė njė placentė tė ulur poshtė nė ultrasound-in morfologjik tė tremujorit tė dytė. Duke qenė se mitra rritet gjatė shtatzėnisė, gjatė tremujorit tė tretė ajo e tėrheq placentėn lart de e largon nga cerviksi. Kjo do tė thotė se pjesa mė e madhe e placentave tė ulura poshtė qė shihen nė ultrasound e tremujorit tė dytė zakonisht rregullohen vetė nė tremujorin e tretė pa asnjė komplikim dhe pa qenė nevoja pėr ndėrhyrje.
    Pėr tė parė mė mirė placentėn nėse ėshtė e lėshuar poshtė, shpesh pėrdoret ekzaminimi ekografik transvaginal.
    Mjeku juaj mund tė dėshirojė qė ta shohė pėrsėri pozicionin e placentės nė tremujorin e tretė (rreth javės 32-34) nėse ekzistojnė shqetėsime se placenta mbetet e lėshuar poshtė.
    Sasia e lėngut amniotik rreth fėmijės suaj. Volumi i lėngut amniotik nė skanimin e tremujorit tė dytė vlerėsohet zakonisht mė shumė nė mėnyrė subjektive sesa me matje precize (siē ndodh nė ekzaminimin ekografik tė tremujorit tė tretė me indeksin e lėngut amniotik).
    Gjatėsia e cerviksit. Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme nėse keni njė histori lindjeje tė parakohshme, hemorragji vaginale apo dhimbje. Gjatėsia e cerviksit nuk ėshtė aq e rėndėsishme sa ē’ėshtė gjatė kohės qė i afroheni datės sė lindjes (nė rastin e njė shtatzėnie me cikėl tė plotė). Ndonjėherė mund tė nevojitet njė ekografi transvaginale pėr tė parė mė mirė cerviksin.
    Mitra kontrollohet pėr tė parė nėse ka fibroide uterine (rritje beninje tė muskujve tė mitrės). Nėse ka fibroide, do tė shihen pėrmasat dhe vendndodhja e tyre. Shumica e fibroideve nė shtatzėni nuk shkaktojnė probleme.
    Help whenever you can, wherever you can and whoever you can.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Informacione mjekesore.

    D'aprčs une étude publiée dans la revue European Heart Journal, une personne qui laisse éclater sa colčre a presque cinq fois plus de risques de faire une crise cardiaque.

    Des scientifiques de l'hōpital Beth Israel Deaconess Medical Center (Massachusetts, États-Unis) ont analysé neuf études dans le cadre desquelles des patients victimes d'un événement cardio-vasculaire ont répondu ą des questions concernant leur degré de colčre avant l'événement. En dépit de différences mineures entre les études, l'analyse a révélé l'existence systématique d'un risque cardio-vasculaire supérieur immédiatement aprčs un accčs de colčre.

    Dans les deux heures suivant l'accčs de colčre, le risque d'événement cardio-vasculaire était multiplié par 4,7 et le risque d'AVC, par 3,6. Ces résultats pourraient inciter les patients ą revoir leur faēon de gérer leurs accčs de colčre au quotidien. Quant aux médecins, ils pourraient envisager une aide médicamenteuse ou psychosociale pour les personnes sujettes ą de fréquents accčs de colčre, a déclaré l'auteur de l'étude, Elizabeth Mostofsky.
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Marya pėr postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (17-03-2014)

  9. #8
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Informacione mjekesore.

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    D'aprčs une étude publiée dans la revue European Heart Journal, une personne qui laisse éclater sa colčre a presque cinq fois plus de risques de faire une crise cardiaque.

    Des scientifiques de l'hōpital Beth Israel Deaconess Medical Center (Massachusetts, États-Unis) ont analysé neuf études dans le cadre desquelles des patients victimes d'un événement cardio-vasculaire ont répondu ą des questions concernant leur degré de colčre avant l'événement. En dépit de différences mineures entre les études, l'analyse a révélé l'existence systématique d'un risque cardio-vasculaire supérieur immédiatement aprčs un accčs de colčre.

    Dans les deux heures suivant l'accčs de colčre, le risque d'événement cardio-vasculaire était multiplié par 4,7 et le risque d'AVC, par 3,6. Ces résultats pourraient inciter les patients ą revoir leur faēon de gérer leurs accčs de colčre au quotidien. Quant aux médecins, ils pourraient envisager une aide médicamenteuse ou psychosociale pour les personnes sujettes ą de fréquents accčs de colčre, a déclaré l'auteur de l'étude, Elizabeth Mostofsky.

    I'o non parl franseee translate diz fo mi pliiizz :P

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e MéLoDiE
    Anėtarėsuar
    21-11-2013
    Vendndodhja
    Coming soon
    Postime
    130

    Pėr: Informacione mjekesore.

    Shume interesante !

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Informacione mjekesore.

    Citim Postuar mė parė nga MéLoDiE Lexo Postimin
    Shume interesante !
    Ku ke qene oj Melodi,
    se mu paskan qorru gishtat per ti.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •