I gjithe realiteti social eshte "i servirur"...
Jane te mjaftueshme raste te panumerta te paraqitjes dhe akteve te islamistevete ndryshem me dhe pa maska, shpesh me mjeker, por edhe pa mjeker, per ta arsyetuar ne menyre legjitime kundershtimin e ideologjise se tyre, e cila ka prodhuar rezultatet konkrete negative qe i shohim, degjojme dhe perjetojme.
Kategorizimi dhe interpretimi i tyre pastaj eshte ceshtje individuale dhe personale, qe nuk legjitimohet apo delegjitimohet thjeshte apo automatikisht me argumentin e keqinterpretimit, dezinformimit dhe propagandes mediale. Gje qe edhe mund te jete e sakte, por qe ne shumicen e rasteve eshte e pashmangshme. Sepse, pak kush prej nesh, fjalen e kam per te gjithe njerezit, eshte ne gjendje qe per cdo informate te posedoje material te dores se pare, te cilin pastaj do te trajtonte ne menyre teresisht "neutrale", pa asnje vleresim ose paragjykim.
Per njerez qe besojne se gurezimi publik i nje femre eshte i lejuar dhe madje i deshiruar nga zoti, nese ajo ka bere nje mekat te caktuar, per te cilin vendosin hoxhe kompetent apo persona tjere te pushtetshem sipas besimi/vleresimit te tyre personal, cdo kritike ndaj nje akti te tille mund te trajtohet si propagande apo padije e atyre qe kritikojne dhe kundershtojne keso akte. Por, kjo nuk paraqet kurrfare obligimi per te tjeret, qe edhe ata ti bashkohen nje interpretimi te tille. Idete dhe veprat e kqija dhe te papranueshme, pavaresisht se a mund te arsyetohen ne menyre direkte apo indirekte me ndonje "shkrim te shenjte", nuk mund te legjitimohen. Se paku eshte e padrejte dhe ne kontekstin e asaj qe ke shkruar ti jologjike, qe te kerkohet nga tjeret qe veprimet e tilla ti pranojne si legjitime dhe te mos i kritikojne dhe kundershtojne.
Perndryshe, me duket se ti kam shkruar edhe nje here karakteristikat themelore te islamit politik apo islamizmit, sipas nje politologu gjerman:
"-Vendosja absolute e islamit si sistem i jeteses dhe qeverisjes
-Sovraniteti i zotit ne vend te sovarinitetit te popullit si baze e legjtimitetit
-Deshira per penetrim total dhe kontrollim te shoqerise
-Sistem shoqeror identitar ne emer te islamit
-Kundershtim i shtetit ligjor dhe demokracise
-Potencial per fanatizem dhe gatishmeri dhune"
Radikalizmi dhe fundamentalizmi fetar nuk kane brina!
Menyra dhe format e realizimit te qellimeve me larte natyrisht se mund te ndryshojne, varesisht prej rrethanave konkrete. Por, gati asnje islamist, pavaresisht shkalles se radikalizmit, nuk do te kishte gati asnje arsye per ta luftuar nje sistem dhe shtet qe ne mase te mjaftueshme do te funksiononte mbi bazen e karakteristikave te lartepermendura.
Krijoni Kontakt