Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Mjeket: Pacientet na vijnë nga privati në gradë të fundit !

    TIRANË-Operohen tek privati e me pas nëse operacioni përfundon keq dërgohen në Spitalin Nënë Tereza për të ndërruar jetë.
    Denoncimi tronditës nuk vjen nga familjare apo paciente të indinjuar por nga mjekë të njohur në QSUT ndërsa zhvillohej analiza vjetore e spitalit më të madh në vend.

    “Unë kam një shqetësim që nuk po e zgjidh dot. Operohen në spitalet në spitalet private dhe kur vinë në derexhen e fundit i përplasin me ambulancë tek dera. Bëhet fjalë se çfarë kontributi mund të jap unë dhe vartësit e mi për një gjë që ne nuk e dimë se çfarë kanë bërë. E vijnë me familjarë. Presion i jashtëzakonshëm sigurisht kosotja i ka shkuar aq sa nuk mban më.

    Diçka duhet bërë me këto spitalet private që në parim duhet të jenë kompatibël me spitalet shtetërore. Për arsye objektive dhe subjektive lulëzojnë edhe në mënyrë të pa drejtë. Pa qenë të aftë të bëjnë atë punë që duhet të bëjnë vijë dhe përplasen këtu. Këtë shqetësim e ka edhe profesor Ohri.”- u shpreh Edmond Kapedani shefi i angiokirurgjisë.

    Nga ana e tij Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj është mjaftuar me përgjigjen se spitalet private janë komplemetare të sektorit publik. “Ne e çmojmë si një realitet që duhet të jetë komplementar. Dhe ai realitet jo publik përfshin mjete dhe burime të shpenzuara po nga shqiptarët. Hapin e parë për një marrëdhëie më të drejtë , më transparente po e bëjmë këtë vit me hartimin e paketave të cilat do biem dakord për protokollet. Është e vërtetë që prej shumë kohës ka një mbingarkesë të pa drejtë në QSUT.

    Por që nuk është rritur vetëm tani që është shtuar shëndetësia jo publike por vej edhe nga mosfunksionimi siç duhet i spitaleve rajonale. Pajtohem krejtësisht me ju që një i sëmurë që hyn dhe ka nevojë për kurim pavarësish se në çarë kushtesh është ai është njeri, ka hallin e tij dhe meriton kujdesin si çdo sëmundje tjetër.”- u shpreh ministri Beqaj.

    a.n/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Mjeket: Pacientet na vijnë nga privati në gradë të fundit !

    Filloi propaganda kunder subjective private.

  3. #3
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Mjeket: Pacientet na vijnë nga privati në gradë të fundit !

    Jane pikerisht keta mjeket palaco qe punojne ne shtet ata qe per nje analize specifike apo per nje eko apo cfaredo lloj kontrolli tjeter te drejtojne te spitalet e klinikat private ku punojne vete duke u shprehur hapur qe ne shtet nuk behen dot ... kurse neper intervista flasin ndryshe . Mjekesia ka nevoje per reforme te vertete,ashtu si te gjitha sherbimet publike ne Shqiperi. Por mjekesia dhe rendi publik duhet te kene prioritet dhe te reformohen sa me shpejt.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •