TIRANË-Operohen tek privati e me pas nëse operacioni përfundon keq dërgohen në Spitalin Nënë Tereza për të ndërruar jetë.
Denoncimi tronditës nuk vjen nga familjare apo paciente të indinjuar por nga mjekë të njohur në QSUT ndërsa zhvillohej analiza vjetore e spitalit më të madh në vend.
“Unë kam një shqetësim që nuk po e zgjidh dot. Operohen në spitalet në spitalet private dhe kur vinë në derexhen e fundit i përplasin me ambulancë tek dera. Bëhet fjalë se çfarë kontributi mund të jap unë dhe vartësit e mi për një gjë që ne nuk e dimë se çfarë kanë bërë. E vijnë me familjarë. Presion i jashtëzakonshëm sigurisht kosotja i ka shkuar aq sa nuk mban më.
Diçka duhet bërë me këto spitalet private që në parim duhet të jenë kompatibël me spitalet shtetërore. Për arsye objektive dhe subjektive lulëzojnë edhe në mënyrë të pa drejtë. Pa qenë të aftë të bëjnë atë punë që duhet të bëjnë vijë dhe përplasen këtu. Këtë shqetësim e ka edhe profesor Ohri.”- u shpreh Edmond Kapedani shefi i angiokirurgjisë.
Nga ana e tij Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj është mjaftuar me përgjigjen se spitalet private janë komplemetare të sektorit publik. “Ne e çmojmë si një realitet që duhet të jetë komplementar. Dhe ai realitet jo publik përfshin mjete dhe burime të shpenzuara po nga shqiptarët. Hapin e parë për një marrëdhëie më të drejtë , më transparente po e bëjmë këtë vit me hartimin e paketave të cilat do biem dakord për protokollet. Është e vërtetë që prej shumë kohës ka një mbingarkesë të pa drejtë në QSUT.
Por që nuk është rritur vetëm tani që është shtuar shëndetësia jo publike por vej edhe nga mosfunksionimi siç duhet i spitaleve rajonale. Pajtohem krejtësisht me ju që një i sëmurë që hyn dhe ka nevojë për kurim pavarësish se në çarë kushtesh është ai është njeri, ka hallin e tij dhe meriton kujdesin si çdo sëmundje tjetër.”- u shpreh ministri Beqaj.
a.n/
Krijoni Kontakt