Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    Zonat më të nxehta, parku “Rinia”, Blloku dhe Ura e Lanës

    Raste të tilla nuk ndeshen vetëm në Tiranë, por në shumë qytete të Shqipërisë

    Detaje
    Prindërit - Shfrytëzuesit kryesisht janë prindërit e të miturve, të cilët janë të komunitetit rom dhe egjiptian. Për të fituar paratë e mëshirës, ata “vdesin” fëmijët, duke u dhënë droga të lehta dhe sasi të ndryshme alkooli
    Gjumi - Të gjitha nënat që dalin për të lypur përkrah fëmijëve, përpara ditës së “punës”, dyshohet se i vënë në gjumë duke përdorur lloje të shumta stimulantësh
    Shfrytëzimi - Vogëlushët duket sikur janë më shumë të vdekur sesa të gjallë. Kjo metodë shfrytëzimi e fëmijëve nga ana e prindërve, është një “sekret”
    femije ne gjume
    l

    Silvana Muça

    Emri:  timthumb.jpg

Shikime: 1796

Madhësia:  25.3 KB Dhjetëra fëmijë, të detyruar nga prindërit apo nga grupe të trafikut të fëmijëve për të lypur në rrugët e Tiranës, qëndrojnë për orë me radhë në “gjumë”. Sipas një vëzhgimi të gazetës “Shqip”, këta fëmijë qëndrojnë në zonat më të populluara të kryeqytetit të shtrirë, në kërkim të një lëmoshe. Kryesisht, shfrytëzuesit më të mëdhenj janë prindërit e të miturve, të cilët janë të komunitetit rom dhe egjiptian. Për të fituar paratë nga mëshira e njerëzve që kalojnë aty pranë, ata i vwnw nw gjumw. Mirëpo dyshohet se shkak pwr gjumin qw zgjat pothuajse gjatw njw gjysmw dite, janw drogat e lehta qw ata u japin fwmijwve. Kjo wshtw arsyeja pse vogëlushët, të cilët nuk janë më shumë se 5-6 vjeç, nuk reagojnë pwr orw tw twra. Nga vëzhgimi në rrugët kryesore të Tiranës rezultati wshtw tronditës. Të gjitha nënat që kishin dalë për të lypur përkrah fëmijëve, përpara ditës së “punës”, dyshohet se i kanë vënë në gjumë duke përdorur lloje të shumta stimulantësh. Ky wshtw mendimi qw do ti kalonte nw mendje kujtdo, kur sheh vogëlushë qw më shumë ngjajnë sikur janë të vdekur sesa të gjallë. Kjo metodë shfrytëzimi e fëmijëve nga ana e prindërve, është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë dhe askush nuk e thotë publikisht.

    Informacioni mbërriti fare rastësisht. Gjatë një bisede në kafe me një mik, aty vjen një vogëlushe për të shitur kaushët e lajthive, që prindi ia kishte përgatitur. Më erdhi keq për këtë fenomen dhe këtë gjë ia shpreha mikut. Ai më tha se kjo është më e pakta që mund t’u bëhet të miturve në Shqipëri. Më tregoi se fëmijëve që lypin rrugëve dhe janë në gjumë u jepen droga të lehta. Këtë gjë ia kishte konfirmuar prindi i një fëmije, të cilin ai e njihte personalisht. Një deklaratë e tillë, më bëri shumë përshtypje. Mendova se diçka duhet bërë, për këta vogëlushë që prindërit po i vdesin pak e nga pak. Nisa vëzhgimet në rrugët e Tiranës.

    Zona më e “nxehtë” është ajo e Bllokut. Në çdo trotuar shikon nëna, me fëmijë në “gjumë”, të cilët në emër të mëshirës lypnin para. Vëzhgimi nis nga parku “Rinia”. Aty është një nënë në moshë të mesme. Prej disa muajsh e kam parë të shfrytëzojë fëmijën pothuajse në të njëjtën zonë. Ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje, është fakti se nëna, krahun e majtë e mban gjithmonë të lidhur me fashë. Nuk jam në gjendje që ta përcaktoj nëse ajo e bën një veprim të tillë për të rritur dozën e mëshirës tek qytetarët, apo është e sëmurë. Ndërsa fëmijën nuk e kam parë kurrë të zgjuar. Ai nuk është më shumë se 4 vjeç dhe gjithmonë ka qenë në gjumë të thellë.

    Ndalem tek ura e Lanës, që ndodhet pranë zonës së “Shallvareve”. Ora shënon 11:00 e paradites. Aty shoh një djalë të vogël, të shtrirë në anë të urës. “Krevati” për të miturin është një copë kartoni. Mund të jetë rreth 5 vjeç. Është i veshur keq, me një bluzë të kaltër dhe tuta ngjyrë gri. Bluza është shumë e përdorur dhe e grisur. Prindi e ka mbuluar me një xhaketë ngjyrë kafe, e cila nga prerja duket se i përket një mashkulli. Faqet e vogëlushit janë shumë të kuqe. Ndoshta i ka nga efektet e asaj që ka pirë, për t’u vënë në gjumë të thellë. Pranë tij nuk ndodhet askush. Prej “gjumit” ai ka fituar vetëm 15 lekë, por nuk është në dijeni të “suksesit” të dështuar. Qytetarët ndoshta kanë hedhur edhe më shumë, por prindi dyshohet se e ndjek “biznesin” nga larg dhe në momentin që mëshiruesit hedhin qindarka mbi trupin e fëmijës, ai turret si skifteri, për t’i marrë. Në një interval kohe prej 5 orësh, shkoj pranë lypësit të pavetëdijshëm. Ai nuk e di se përse ndodhet aty. Vogëlushi bën atë që i është përcaktuar, “fjetjen”.

    Futem në zemër të Bllokut dhe rastet e abuzimit me fëmijët janë më të shumta. Në buzë të trotuarit, sytë më kapin një nënë që lyp lëmoshë me dy fëmijët e saj, djalin dhe vajzën. Djali nuk i ka mbushur 1 vjeç, ndërsa vajza duket se është 2 vjet më e madhe se i vëllai. Si duket shfrytëzuesja kërkon ta kursejë djalin, pasi ai nuk mund ta përballojë drogën, në një moshë aq delikate, ndërsa vajza bën punën që i është ngarkuar. Shpërblimi në fund të ditës është ushqyerja. E vogla ka veshur një palë tuta ngjyrë të zezë me disa shirita të bardhë dhe të kuq. Bluza është ngjyrë jeshile dhe xhupi i verdhë. Teksa përpiqem që t’u bëj fotografitë, nëna bëhet mjaft agresive. Ajo kupton se diçka jo e mirë për të po ndodh dhe si pasojë e kësaj lëshon një lumë fyerjesh banale. Është e pamundur që t’i afrohesh, për ta pyetur për atë që po ndodh. Ajo i ruhet rrezikut të shkatërrimit të “biznesit” dhe nuk pranon që të flasë me askënd. Duke shkuar disa metra më poshtë, shoh të njëjtin realitet të tmerrshëm. Nëna e ka shtrirë të birin mbi copën e kartonit, në mes të trotuarit dhe e ka mbuluar me një batanije ngjyrë blu, me disa trëndafila rozë. Djali është rreth 6 vjeç dhe gjumin e ka shumë të rëndë. Ai bën një gjumë të rëndë, në mes të ftohtit, pluhurit dhe zhurmës. Faktorët e jashtëm nuk ndikojnë në prishjen e gjumit. Kushedi se sa orë ka që fle. Pranë shkollës “11 Janari”, një nënë del së bashku me vajzën e saj që të lypë çdo ditë. Këtë realitet e shoh sa herë që shkoj në punë. Në një prej këtyre ditëve guxoj dhe i afrohem për të biseduar. Nuk i tregoj për “misionin”, por i afrohem si një qytetare që i jep lëmoshë. I jap disa qindarka dhe e pyes nëse fëmija ka ftohtë. Është dimër dhe temperaturat janë të ulëta. Ajo më thotë se i di pasojat, por nuk ka rrugë tjetër që të ushqejë fëmijën. “E di që është ftohtë, por çfarë të bëj, kur nuk kam lekë që t’i jap bukë për të ngrënë fëmijës. Shpesh i blej dhe ilaçe, se ai sëmuret duke qëndruar jashtë, në të ftohtë”, thotë lypësja. E pyes se përse ai fëmijë po fle. Shumë e tensionuar ajo kërkon që të më justifikojë. “Ai fle se është i vogël moj zemër. Se mos kujton ti se i jap ndonjë gjë për të pirë unë fëmijës”, thotë ajo, ndërkohë që unë nuk e kisha pyetur për një gjë të tillë. I them që nuk të pyeta dhe ajo vazhdon që të më japë shpjegim. Në të njëjtën kohë kërkon edhe ndihmën e një shitëseje ambulante pranë saj, për të më bindur. Emrin e kësaj të fundit nuk e mbaj mend. “Qafsha Zotin që nuk i jap nga ato që mendon ti. Po ç’e dua atë lek unë, në qoftë se dëmtoj shëndetin e fëmijës. Hë moj ti, (i drejtohet shitëses) thuaji kësaj zonjës që unë nuk i jap gocës asgjë për të pirë, që ajo të flejë! Nuk beson kjo”, vazhdojnë shfajësimet nga ana e saj. Shitësja nuk flet, thjesht më shikon në sy dhe i thotë nënës. “Ajo nuk të pyeti ty se çfarë i jep. Përse trembesh?”, replikon shitësja pa bërë as përpjekjen më të vogël, që të ndihmojë lypsen që është në siklet, ndërkohë që nuk m’i shqit sytë. Kërkon të më pohojë diçka me gjeste, por pa mundur që të ma vërtetojë verbalisht. Unë nuk ndalem, por vazhdoj “betejën” me nënën. I kërkoj që të zgjojë fëmijën. Për t’u shfajësuar ajo përpiqet që ta zgjojë vogëlushen, por e ka të vështirë. Për disa minuta i thërret vajzës, e cila nuk është më shumë se 2 vjeç, por ajo nuk përgjigjet. Nëna vazhdon përpjekjet dhe më në fund ia del. E shoh me vëmendje fëmijën dhe i prek faqet, me qëllimin e vetëm që ta përkëdhel, sepse më erdhi shumë keq që e zgjova. Ajo ishte e nxehtë në fytyrë dhe ndonëse u zgjua, e kishte të vështirë që të mbante sytë hapur. Bëri disa lëvizje disi të ngrira dhe ra sërish në gjumë të thellë. Kjo skenë më vërtetoi ato që kisha dyshuar. Ai fëmijë nuk flinte për të plotësuar orët, por gjumi ishte i stimuluar nga droga që nëna dyshohet se i ka dhënë. Raste të tilla nuk ndeshen vetëm në Tiranë, por në shumë qytete të Shqipërisë. Në emër të nevojës, prindërit kthehen në kriminelë të fëmijëve të tyre, ndërsa qytetarët pa dashur investojnë në këtë biznes të ndyrë.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    hemo se do e zhdukin fuakarallekun edi rama

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    hemo se do e zhdukin fuakarallekun edi rama
    Me fal qe po ta them por ... ne nje vrime i bie fyellit ti gjithnje.
    Varferia ne Shqiperi nuk ka eshte fryt i 3-4 muajve te fundit,te pakten per tema te tilla mos bej ''strucin''.
    Mbeshtes te djathten si ju dhe shume te tjere ketu,por kur shpreheni ne kete menyre me peshtiroset ........
    MOS I NDY TEMAT no name

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar freeopen për postimin:

    Gentian_gr (19-02-2014)

  5. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    Po ka te drejte Ziti se keshtu na thane sa te vije Rilindja do rregullohen te gjitha. Rilindja e Tahirit dhe Veliajt erdhi, populli pret rezultatet. Apo do duhet te presi populli edhe 20 vjet te tjera?Apo fajin e ka Saliu prape? lene o burre se na hapen barkun keta legena. Sa vijne keta ne pushtet vetem skafet shtohen dhe droga. Mbaje mend shpejt do ti dali tymi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 20-02-2014 më 04:00

  6. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    Artikull interesant por nuk eshte aq origjinale ideja.


    http://ireport.cnn.com/docs/DOC-930349

    Beggers holding babies
    By alrl13 | Posted February 20, 2013 | manhattan, New York




    From Angelica Basnyak (facebook)

    "Why is sleeping child in the hands of beggars? Have you ever wondered ... "

    This article I read a few months ago. Who is the author of, I don't know.
    Please read…..

    ""Near the metro station sits a woman of uncertain age.
    Women’s hair
    is confused and dirty, her head bowed in grief.

    The woman sits on the dirty floor and next to her lies a bag. In that bag
    people throw money. On the hands of a woman, asleep, is a two year old baby. He's in a dirty hat and dirty clothes.

    “Madonna with baby” - numerous passers-by will donate money. The people of our kind- we always feel sorry for less fortunate. We are ready to give unfortunate people the last shirt, the last penny out of your pocket and never think another issue.
    Helping, seems like. “Good job done”...

    I walked past a beggar for a month. Did not give any money, as I knew that this is a gang operated scam and money collected by the beggar will be given to whoever controls beggars in the area. Those people own numerous luxury properties and cars.
    Oh and beggar also gets something, of course “ A bottle of vodka in the evening and a döner kebab”.
    A month later, walking past the beggars, as shock, it suddenly
    hit me….
    I'm staying at a busy crossing, stared at the baby, dressed as always- dirty track suit. I realized that it
    seemed "wrong", finding a child in a dirty underground station from morning to evening.
    The baby slept. Never sobbed or screamed, always asleep, burying his face in the knee of a woman who was his MUM.

    Do any of you, dear readers, have children? Remember how often they
    slept at the age of 1-2-3 years? Hour two, maximum three (not consecutive)
    afternoon nap, and again – movement. For the whole month, every day of my
    walking in the underground, I've never seen a child awake! I looked
    at the tiny little man, with his face buried in the knee of his mother, then at the beggar, and my
    suspicion was gradually formed.
    – Why he sleeps all the time? I asked, staring at the baby.

    The beggar pretended not to hear me. She lowered her eyes and
    hid her face in the collar of her shabby jacket. I repeated the question. The woman again
    looked up. She looked somewhere behind my back, tired with utter irritation. Her look was similar to the creatures from a different planet.
    -F **k off ... her lips murmured.
    -Why is he asleep?! I almost cried ...

    Behind me someone put his hand on my shoulder. I looked back. A some old man was looking at me disapprovingly:

    – What do you want from her? Can’t you see how hard she’s got it in her life… Eh …
    He gets some coins from his pocket and throws them in the beggar’s bag.

    Beggar made a hand wave of a cross, portraying the face of humility and universal
    grief. The guy removed his hand from my shoulder and strolled out of the underground station.
    I bet, at home, he will tell how he defended poor, distraught woman from a soulless man in a tube station.

    Next day I called a friend. It was a funny man with eyes like olives Romanian nationality. He only managed to complete three and a half years of education. The complete lack of education does not prevent him from moving around the
    City streets on very expensive foreign cars and live in a “small” house with countless number of windows and balconies. From my friend I managed to find out that this business, despite the apparent
    spontaneity, clearly organized. Its supervised by begging organized crime rings. The children used are in "rent"
    from families of alcoholics, or simply stolen.
    I needed to get the answer to the question – why is the baby sleeping? And I received it. My friend Gypsy said the phrase, completely ordinary with calm voice that twisted me in shock, just like he was talking about weather report:
    -They are on heroin, or vodka ...
    I was dumbfounded. "Who is on heroin? Whom – under vodka?! "
    He answered
    -The Child, so he doesn’t scream. The women will be sitting whole day with him, imagine how he might get bored?

    In order to make the baby slept the whole day, it pumped up with vodka or drugs. Of course, children's bodies are not able to cope with such a shock. And children often die. The most terrible thing – sometimes children die
    during the "working day". And imaginary mother must hold another dead child on her hands until the evening. These are the rules. And the by passers-by will throw some money in the bag, and believe that they are moral. Helping
    "mother alone" …
    … The next day I was walking near the same underground station. I stocked up journalistic identity, and was ready for a serious conversation. But the conversation didn't work out. But turned out the following ...
    A woman was sitting on the floor and in her hands she was holding a child. I asked her a question about the documents on the child, and, most importantly, where was yesterday's kid, which she simply ignored.
    My questions were not ignored by passers-by. I was told that I was out of my mind screaming at poor beggar with a child. All in all, I was escorted out of the tube station in disgrace. One thing remained was to call the police. When police arrived, beggar with the baby disappeared. I stood with a full sense of - “I'm trying to fight windmills”.

    When you see in the subway, on the street whether women with children,
    begging, think before your hand climb for money. Think about that, if it wasn't for your hundreds of thousands of handouts, the business like this would have died. The business would die and not the children-inflated with vodka or
    drugs. Do not look at the sleeping child with affection. See horror… Since you're reading this article, you know now- why the child is sleeping in beggars hands.

    P.S.
    Please share this information.
    And when you decide again to open your wallet to throw a coin to a beggar, remember that this
    charity could cost another child's life.""
    Cdo gje eshte relative...

  7. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    I njejti artikull ne nje site Rus qe ne 2012:

    http://vikonta.livejournal.com/19428.html
    Cdo gje eshte relative...

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Fëmijët në “gjumë” në rrugët e Tiranës që lypin të droguar nga prindërit

    Sa me shume i njoh njerzit, aq me shume i dua kafshet. E thene me te drejte kjo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •