-
U promovua libri më i ri i Kryepiskopit Anastas “Ringritja e Kishës Orthodhokse"
U promovua libri me i ri i Kryepiskopit Anastas “Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012)”
Më 13 shkurt pasdite, në sallën e pritjeve të Kompleksit Sinodik të Shenjtë, pranë katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”, u bë promovimi i librit “Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012)”, të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Forlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit.
Merrnin pjesë intelektualë të njohur dhe drejtues të institucioneve arsimore e kërkimore, nënkryetari i Parlamentit, z. Vangjel Dule, deputetë e politikanë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues diplomatikë, klerikë e besimtarë, pedagogë dhe studentë të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” etj. Merrnin pjesë edhe të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës.
Promovimin e hapi Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Joani, i cili u ndal tek vepra hierapostolike dhe kontributin e pashembullt të Kryepiskopit Anastas në ringritjen e Kishës tonë, por edhe tek profili i tij prej intelektuali dhe studiuesi të njohur botërisht.
Për vlerat e librit dhe personalitetin e Kryepiskopit folën Prof. Dr. Paskal Milo, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, Prof. Dr. Vaso Tole, Prof. Dr. Shaban Sinani dhe Prof. Dr. Beatriçe Polo.
Ligjëruesit i mëshuan në veçanti rolit të Kryepiskopit, që njëherësh me veprimtarinë për ringjalljen e besimit orthodhoks këmbënguli veçanërisht edhe në veprimtari paralele sociale, në promovimin e vlerave të paqes dhe të bashkekzistencës në harmoni, por edhe në forcimin e moralit orthodhoks, si kontribut për shëndoshjen e mbarë shoqërisë. Të gjithë folësit e nderuar, personalitete shkencore të mirëfillta në sektorin e tyre, ishin koherentë në një pikë, se veçanërisht pas leximit të këtij libri, i cili bën panoramën dhe përmbledhjen e gjithçkaje ka ndodhur për 23 vjet me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, del edhe më i mprehtë konkluzioni se agresiviteti mediatik dhe shpesh herë politik ndaj saj dhe posaçërisht kundër Primatit të saj është krejtësisht i pabazë, pa etikë dhe i padobishëm për Shqipërinë.
Në fund, Kryepiskopi Anstas falënderoi për fjalët e ngrohta dhe vlerësimet që iu bënë.
Pastaj u shfaq një film i shkurtër dokumentar për veprën dhe jetën e Kryepiskopit Anastas, duke u ndalur veçanërisht në kontributin e jashtëzakonshëm në ringritjen nga gërmadhat dhe përparimin e Kishës sonë në këto 23 vjet.
Libri nis më një përmbledhje të shkurtër për historikun e krishterimit dhe të orthodhoksisë në trevat e Shqipërisë, për të vazhduar më pas me rrugëtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që nga viti 1991, duke u ndalur në fushat e veçanta të kësaj vepre titanike, problemeve të dala dhe mënyrës së si ato janë zgjidhur.
Libri është mjaft i pasur edhe me fotografi dhe me një përmbledhje në anglisht.
Gjithashtu, një pjesë mjaft e rëndësishme e tij është edhe ajo dokumentare, ku botohen të plotë “Tomosi Patriarkal” i Autoqefalisë, i vitit 1937, Statuti në fuqi i Kishës sonë, i vitit 2006, Marrëveshja e nënshkruar me shtetin 2009 etj.
Marre nga : http://www.orthodoxalbania.org/al/in...rise-1991-2012


Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 14-02-2014 më 07:34
-
-
Për: U promovua libri me i ri i Kryepiskopit Anastas “Ringritja e Kishës Orthodhokse"
-
-
Për: U promovua libri më i ri i Kryepiskopit Anastas “Ringritja e Kishës Orthodhokse"
-
-
Për: U promovua libri me i ri i Kryepiskopit Anastas “Ringritja e Kishës Orthodhokse"
21 vitet e ringritjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
Vasil Tole
Libri “Ringritja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012), i Hirësisë së Tij Prof. Dr. Anastas Janullatos, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë fillimisht na ndriçon faktin se ringritja e Kishës Ortodokse është në thelb një akt madhor paqeje, e cila vjen pas vitesh të egra mungese dhe zhbërjeje institucionale të Kishës Ortodokse si dhe pas vitesh përgjimesh dhe persekutimesh të besimtarëve të saj gjatë sundimit otoman dhe diktaturës komuniste.
Libri i Hirësisë së Tij na rikujton, se ringritja e Kishës Ortodokse është bërë përmes një procesi kompleks i cili përfshin si ringritjen materiale por edhe atë shpirtërore të saj, pra që rindërton nga themelet Kishat dhe vendet e kultit dhe paralelisht me to ringre dhe mbjell tek shpirtrat e njerëzve, besimin e pastër ndaj Zotit, deri dje të munguar për ta. Referuar kuptimit të fjalës ringre (pra që e çon nga poshtë lart duke e bërë më të lartë seç ishte një punë, objekt ose nismë etj), në të gjitha rastet ringritja përfshiu kishat me statusin “monument kulture” ose të reja syresh, ringritjen e këndimit muzikor bizantin dhe të formacioneve muzikore, botimet, shkollat, kopshtet si dhe ribërjen e vetë klerit ortodoks etj. Ky proces duket qartazi se ka qenë i vështirë, deri në kufijtë e të pamundurës, shpesh i mbushur me plot paragjykime e pengesa. Sot, kur kjo punë madhështore ka ndodhur, pasi “nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal”, duhet që përsëri të falenderoj ata që e bënë këtë dhe njëkohësisht t’ju them se Jezusi kishte të drejtë kur thoshte: Lum kur t’ju shajnë e t’ju përndjekin dhe me gënjeshtra të thonë të gjitha të këqijat kundër Jush, për shkak se kini besuar në Mua!
MAPO
-
-
Për: U promovua libri më i ri i Kryepiskopit Anastas “Ringritja e Kishës Orthodhokse"
Vleresimet qe akademiket shqiptar i bene Kryepeshkopit Anastas me rastin e promovimit te librit te tij me te ri "Ringritja e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise (1991-2012)"
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt