Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Violinisti “Artisti i Popullit” Ibrahim Madhi

    Shuhet violinisti Ibrahim Madhi, vuante nga një sëmundje e rëndë

    Emri:  80180.jpg

Shikime: 2909

Madhësia:  20.7 KB
    TIRANË-Shuhet në moshën 68-vjeçare violinisti Ibrahim Madhi. “Artisti i Popullit”, Madhi vunate prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë. Violinisti i shquar u nda nga jeta rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

    Ibrahim Madhi ishte një violinist me karrierë të suksesshme 50-vjecare. Madhi ka qenë një ndër pedagogët e rëndësishëm të violinës.

    Homazhet për violinistin Madhi do të zhvillohen ditën e nesërme prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në Universitetin e Arteve.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ibrahim Madhi

    Rama: Ibrahim Madhi iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e violinistit Ibrahim Madhi i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 68-vjeçare. Në një postim në “facebook” ai shkruan se Madhi ishte n jë mik i vjetër, violinist dhe pijetar virtuoz.

    “Ibrahim Madhi mik i mirë kohësh të vjetra violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë.”- shkruan Rama.

    (a.n/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ibrahim Madhi

    Ndalon violina e Ibrahim Madhit

    Mjeshtri i madh i violinës, Ibrahim Madhi, ka ndërruar jetë dje në moshën 68-vjeçare. Ikja e tij nga jeta është pritur me trishtim nga miqtë dhe adhuruesit e tingujve të violinës së tij. “Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, dhe pijetar virtuoz, iku pa zhurmë, duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë”, shkruante në “Twitter”, Kryeministri Edi Rama. Me një karrierë më shumë se 50-vjeçare, Ibrahim Madhi ishte jo vetëm një ndër pedagogët më të rëndësishëm të violinës, por dhe një virtuoz i madh. Pasionanti i muzikës, elektrizonte sallën teksa duart e tij preknin lehtë telat e violinës, duke u shndërruar në muzikë.

    Emri i tij do të mbetet si një nga protagonistët kryesorë në zhvillimin e muzikës klasike shqiptare, por dhe të një brezi të tërë artistësh virtuozë që sot interpretojnë në skena ndërkombëtare. Violina ishte gjithçka për Ibrahim Madhin. Këtë e ndieje teksa shihte elektrizimin që të bënin tingujt e tij, teksa interpretonte në skenë.

    Ai u lind në Tiranë më 1945-n. Pasi mbaron ciklin e plotë të studimeve në Liceun Artistik “J.Misja” Tiranë më 1963, diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) më 1968-n me rezultate të shkëlqyera. Në vazhdim (1973) ai i kompleton studimet e tij violinistike me një specializim pasuniversitar pranë konservatorit “San Pietro a Maiella” në Napoli (Itali). Fillimet e aktivitetit të tij pedagogjik i përkasin vitit 1962, më parë si mësues i klasës së violinës në Liceun Artistik “J. Misja” dhe më pas, më 1965-n, pranë Institutit të Lartë të Arteve. Për më shumë se 40-vjet karrierë pedagogjike, ai ka përgatitur breza të tërë violinistësh e muzikantësh të spikatur. Që në moshë të re dallohet për prirje të veçanta solistike, por kur në vitin 1962, violinisti 16-vjeçar interpretoi plot siguri e autoritet koncertin e Mendelssohn-it, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTV Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, skena do të ishte sfida më e madhe e tij. Në vijim shumë vepra të tjera kapitale të repertorit violinistik do të merrnin jetë nga talenti i mjeshtrit Madhi, në bashkëpunimet e tij me të gjitha orkestrat kryesore shqiptare (Orkestra Simfonike e RTV Shqiptar, Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit, Orkestra Simfonike e Institutit të Lartë të Arteve, Ansambli i Shtetit, Orkestra e Harqeve të Institutit të Lartë të Arteve etj.), si dhe me pianistët e shquar M.Kristidhi, A.Tartari etj. Violinisti i tingullit të bukur, elegant dhe shprehës, ka treguar individualitetin e tij të spikatur artistik në skenat e Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Rumanisë, Kinës, Greqisë, Italisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës etj., duke marrë vlerësime dhe duartrokitje te gjata. Është themelues dhe anëtar i trios së Institutit të Lartë të Arteve, si dhe i Orkestrës së mirënjohur të Harqeve të këtij institucioni, duke ndihmuar dhe dhënë një kontribut direkt në formimin e traditës së lojës në këto ansamble që u bënë të mirënjohura për publikun. Me përgjegjësi dhe cilësi të lartë artistike ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin violinistik shqiptar, duke i bërë premierën shumicës së tyre.

    Homazhet për nder të tij do të bëhen sot në orën 12:00-14:00 në Akademinë e Arteve, pikërisht në vendin ku kaloi orë të tëra të jetës së tij.



    Edi Rama – Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, violinist e pijetar virtuoz, iku pa zhurmë, duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë.

    Agim Hushi - U nda nga jeta Ibrahim Madhi, “Mjeshtri i madh” i violinës shqiptare! Dhimbje e vërtetë për familjen, miqtë, njerëzit me të cilin I MADHI siç ishte ndau buzëqeshjen e tij, mirësinë dhe virtuozitetin e artit dhe shpirtit të tij të Madh. Ashtu si ne miqtë e tij, violina e tij do të lëshojë sot lot pikëllimi, se do t’i mungojë ai sup burri që e deshi aq shumë gjithë jetën, ato duar që e përkëdhelën me fisnikërinë dhe dashurinë më sublime që një krijesë njerëzore mund të ketë. U prehtë në paqe dhe dritë!

    Petrit Malaj - Largohet prej nesh një nga figurat dëshmitare dhe më përfaqësuese të rrugëtimit të klasës së violinës shqiptare në vite, si dhe një nga profesorët model të universitetit tonë në vite. Largohet prej nesh një Burrë i Urtë dhe një Artist Origjinal. Largohet prej nesh një njeri i përpiktë dhe i palodhur. Profesor Ibrahim Madhi, që gjatë studimeve u bë pjesë e institucioneve artistike më të rëndësishme të vendit, si Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, Teatrit të Operës dhe Baletit, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, si dhe të Institutit të Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) duke qenë pjesë e pashlyeshme e memories së tyre, si një artist nga më të duartrokiturit nga publiku brenda e jashtë vendit, ashtu edhe si një pedagog e drejtues me një gjurmë lehtësisht të identifikueshme të punës së tij. Profesor Madhi le pas një traditë klase violine të “çimentuar” me emra artistësh e violinistësh të angazhuar ngado, në Shqipëri e jashtë saj, në të katër anët e botës, të cilët, së bashku me familjen e tij, janë kurora e tij e lavdisë.

    Elton Dedaj - Një humbje shumë e madhe për një artist të nderuar. Ngushëllime

    Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ibrahim Madhi

    LAMTUMIRË PROFESOR!

    Prof. dr. Isak Shehu,

    prof. ass. Kastriot Tusha, “Mjeshtër i Madh”

    U nda nga jeta Ibrahim Madhi, mjeshtri i padiskutueshëm i violinës, mësuesi, pedagogu, drejtuesi, kritiku, udhëheqësi shpirtëror, që është një ndër mbajtësit më të denjë të titullit “Artist i Popullit”. Kushdo që e ka njohur nga afër mund të gjente tek ai mbështetjen e një artisti të kompletuar e pa paragjykime. Për të gjithë ne që patëm fatin të përfitojmë nga talenti, eksperienca dhe gjenialiteti i tij, kjo është një humbje e madhe, por mendoj se humbja i kapërcen kufijtë kombëtarë. Ai ishte ndër pionierët e themelimit të shkollës shqiptare të muzikës, duke dhënë një kontribut të çmuar në formatimin e shkollës shqiptare të interpretimit. Lindi në Tiranë më 1945-n dhe pasi mbaron ciklin e plotë të studimeve në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë më 1963-shin, diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve, me rezultate të shkëlqyera. Në vazhdim (1973) ndjek studimet pasuniversitare, në Konservatorin S. P. Maiella (Napoli) në Itali. Fillimet e aktivitetit të tij pedagogjik i përkasin vitit 1962, fillimisht si mësues në Liceun Artistik “J. Misja” e më pas më 1965, pranë Institutit të Lartë të Arteve.

    Emri:  ibrahim-madhi-320x213.jpg

Shikime: 284

Madhësia:  18.0 KB
    Për më shumë se 45 vjet karrierë pedagogjike ai ka përgatitur breza të tërë violinistësh e muzikantësh të spikatur. Që në moshë të re dallohet për prirje të veçanta solistike, por kur në vitin 1962, në moshën 16-vjeçare, interpretoi plot siguri e autoritet Koncertin e Mendelsonit për Violinë e Orkestër, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTV Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, skena do të ishte sfida e tij më e madhe. Në vijim, shumë vepra të tjera kapitale të repertorit violinistik botëror e kombëtar do të merrnin jetë nga talenti i “Mjeshtrit të madh”, në bashkëpunimet e tij me Orkestrat Simfonike të RTV Shqiptar, TOB, Institutin e Lartë të Arteve, Ansamblin e Këngëve e Valleve, Orkestrën e Harqeve të Institutit të Lartë të Arteve, të cilën e themeloi dhe e drejtoi vetë me shumë sukses deri pak vite më parë. Ka luajtur me pianistet e shquara si M. Kristidhi, A. Tartari etj. Në të gjitha rastet ai është njohur si violinist i tingullit të bukur, elegant e shprehës, duke treguar në çdo rast individualitetin e tij të spikatur artistik në skenat e Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Rumanisë, Kinës, Greqisë, Italisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës etj., duke marrë vlerësime maksimale nga kritika e duartrokitje të gjata nga publiku. Emri i tij lidhet jo vetëm me të qenët solist brilant e i kompletuar, por dhe me themelimin e drejtimin e përkryer të grupeve të para të ansambleve të dhomës, ku mund të veçojmë Orkestrën e Harqeve të Institutit të Lartë të Arteve, sot Universiteti i Harqeve, Trion dhe Institutin e Lartë të Arteve, duke ndihmuar në krijimin e traditës së lojës në këto ansamble që u bënë shumë të njohura e të dashura për publikun e gjerë.

    Emri:  Ibrahim-Madhi-foto-1-320x195.jpg

Shikime: 257

Madhësia:  16.6 KB
    Me përgjegjësi dhe cilësi të lartë artistike ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin violinistik shqiptar, duke realizuar premierën në shumicën e rasteve. Ai ka shumë orë incizime e regjistrime në studio apo direkt nga sallat e koncerteve me Radio Tiranën, Televizionin Shqiptar, Radio Prishtinën, Radion e Pekinit (Kinë), Radion e Grazit (Austri) etj., të cilat vazhdojnë të jenë në transmetim. Edhe në fushën e drejtimit dhe administrimit, kontributi i tij mbetet i padiskutueshëm. Si drejtues i Institutit të Lartë të Arteve (1977-1981), dhe dekan i Fakultetit të Muzikës (2003-2007), ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në konsolidimin e shkollës shqiptare të artit dhe në frymën bashkëkohore të saj. Por, mbi të gjitha, te profesor Bimi do të mbetet i paharrueshëm aspekti human, njeriu që njihte vetëm tolerancën, respektin për talentin, urtësinë, bashkëpunimin, paqen, mirësinë dhe forcën e karakterit.

    Lamtumirë profesor

    Shqip

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Violinisti “Artisti i Popullit” Ibrahim Madhi

    Violina e vetmuar e Ibrahim Madhit

    “Të dëgjojnë artistë të mëdhenj dhe më pas të reflektojnë për rrugën e tyre në botën e mrekullueshme të violinës”. Me këto fjalë do t’u drejtohej Ibrahim Madhi, artistëve të rinj që ishin mbledhur në sallën e Akademisë së Arteve për të ndjekur koncertin kushtuar karrierës 55-vjeçare të mjeshtrit të madh të violinës. Për herë të fundit u ngjit në po të njëjtën skenë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në një koncert të Orkestrës së Harqeve. Publiku në sallë e duartrokiti siç kish bërë gjithmonë, pa e ditur se ajo mbrëmje do të ishte dhe takimi i tyre i fundit. Ibrahim Madhi u nda nga jeta dje, në moshën 68-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të spikatur artistike. Njeriu modest që preferoi gjithmonë t’i fliste publikut vetëm përmes tingujve të violinës së tij dhe rrallëherë me fjalë. Ibrahim Madhi është një ndër figurat më të rëndësishme të muzikës dhe artit të interpretimit shqiptar. I njohur për formimin dhe muzikalitetin e tij madhështor, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në formatimin e shkollës kombëtare të interpretimit muzikor. Për meritat dhe kontributin e tij të veçantë, ai gëzon titullin më të lartë të artit në Shqipëri, “Artist i Popullit”. Emri i tij lidhet jo vetëm me të qenit një solist brilant, por në të njëjtën kohë edhe një drejtues i përkryer i grupeve të muzikës së dhomës dhe orkestrës së harqeve. Shkolla shqiptare e interpretimit violinistik nuk mund të kuptohet pa emrin e Ibrahim Madhit si një ndër figurat qendrore të kësaj shkolle. Violinisti i shquar u lind në Tiranë, më 1945. Pasi mbaron ciklin e plotë të studimeve në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë më 1963, diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) më 1968, me rezultate të shkëlqyera. Në vazhdim (1973) ai i kompleton studimet e tij violinistike me një specializim pasuniversitar pranë Konservatorit “San Pietro a Maiella” në Napoli (Itali).

    Fillimet e aktivitetit të tij pedagogjik i përkasin vitit 1962, fillimisht si mësues i klasës së violinës në Liceun Artistik “J. Misja” dhe më pas, më 1965, pranë Institutit të Lartë të Arteve. Për më shumë se 40 vjet karrierë pedagogjike, ai ka përgatitur breza të tërë violinistësh e muzikantësh të spikatur. Që në moshë të re dallohet për prirje të veçanta solistike, por kur në vitin 1962 violinisti 16-vjeçar interpretoi plot siguri e autoritet koncertin e Mendelssohn-it, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTV Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, skena do të ishte sfida më e madhe e tij. Në vijim, shumë vepra të tjera kapitale të repertorit violinistik do të merrnin jetë nga talenti i mjeshtrit Madhi, në bashkëpunimet e tij me të gjitha orkestrat kryesore shqiptare. Violinisti i tingullit të bukur, elegant dhe shprehës ka treguar individualitetin e tij të spikatur artistik në skenat e Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Rumanisë, Kinës, Greqisë, Italisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës etj., duke marrë vlerësime dhe duartrokitje të gjata. Është themelues dhe anëtar i trios së Institutit të Lartë të Arteve, si dhe i Orkestrës së mirënjohur të Harqeve të këtij institucioni, duke ndihmuar dhe dhënë një kontribut direkt në formimin e traditës së lojës në këto ansamble që u bënë të mirënjohura për publikun. Me përgjegjësi dhe cilësi të lartë artistike ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin violinistik shqiptar, duke i bërë premierën shumicës së tyre. Ai ka shumë ore incizime e regjistrime në studio apo direkt nga sallat e koncerteve me Radio Tiranën, Televizionin Shqiptar, Radio Prishtinën, Radion e Pekinit (Kinë), Radion e Grazit (Austri) etj., të cilat vazhdojnë të jenë në transmetim. Personaliteti i Ibrahim Madhit si violinist përbën një nga nivelet më kualitative të interpretimit muzikor, e në rastin e tij të artit violinistik mbarëkombëtar. Kjo është një përmbledhje e shkurtër e një karriere 55-vjeçare të veprimtarisë së mjeshtrit të madh, shkëputur nga dy artikuj shkruar në formë monografie për Prof. Ibrahim Madhin nga kolegët muzikologë Holta Sinaj dhe Roland Cene. I konsideruar si vazhdues i shkollës italo-franceze, veç formimit të një klase instrumentale, Ibrahim Madhi ishte ndër artistët që vendosi dhe bazat e muzikës së dhomës. “Largohet prej nesh një nga figurat dëshmitare dhe më përfaqësuese të rrugëtimit të klasës së violinës shqiptare në vite, si dhe një nga profesorët model të Universitetit tonë në vite. Largohet prej nesh një burrë i urtë dhe një artist origjinal. Largohet prej nesh një njeri i përpikte dhe i palodhur. Profesor Ibrahim Madhi, që gjatë studimeve u bë pjesë e institucioneve artistike më të rëndësishme të vendit duke qenë pjesë e pashlyeshme e memories së tyre, si një artist nga më të duartrokiturit prej publikut brenda e jashtë vendit, ashtu edhe si një pedagog e drejtues me një gjurmë lehtësisht të identifikueshme të punës së tij. Profesor Madhi lë pas një traditë klase violine të “çimentuar” me emra artistësh e violinistësh të angazhuar ngado, në Shqipëri e jashtë saj, në të katër anët e botës”, – shprehet rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj. Ky universitet hap dyert sot nga ora 12:00-14:00 për t’i dhënë lamtumirën e fundit virtuozit të violinës. “Dhimbje e vërtetë për familjen, miqtë, njerëzit me të cilët, I MADHI siç ishte, ndau buzëqeshjen e tij, mirësinë dhe virtuozitetin e artit dhe shpirtit të tij të madh. Ashtu si ne, miqtë e tij, violina e tij do lëshojë sot lot pikëllimi se do t’i mungojë ai sup burri që e deshi aq shumë gjithë jetën, ato duar që e përkëdhelën me fisnikërinë dhe dashurinë më sublime që një krijese njerëzore mund të ketë”, – shpreh dhimbjen e tij tenori Agim Hushi. Pianistja Merita Rexha Tërshana risjell në kujtesë momentet me profesorin. “Një humbje shumë e madhe për një artist të nderuar. Jam shumë e trishtuar! E njoh Prof. Ibrahim Madhin që prej një jete, kemi luajtur bashkë në skenë, 1994-2014 kam qenë koncert-maestër te klasa e tij. Do na mungojë shumë të gjithëve, por më shumë shkollës shqiptare të muzikës ku ka dhënë një kontribut të paçmuar”,- shkruan ajo në faqen e saj në Facebook. “Një humbje e madhe për një artist të nderuar”,- shkruan kantautori Elton Deda. Të gjitha kanë diçka për të thënë sot. Mjeshtri ishte miku i të gjithëve. Kryeministri Edi Rama shprehet për të: “Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurmë, duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë.”

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ibrahim Madhi

    Lamtumira e fundit për violinistin virtuoz, Ibrahim Madhi

    Emri:  Ibrahim-Madhi-foto-9-1-184x300.jpg

Shikime: 233

Madhësia:  13.1 KB

    Ibrahim Madhi hyri dje për herë të fundit në Universitetin e Arteve. Kolegë, ish-studentë, miq, të afërt, politikanë apo thjesht njerëz që kishin shijuar tingujt e violinës së tij, i dhanë dje lamtumirën e fundit.
    Violina e Ibrahim Madhit heshti mesditën e së martës, duke lënë një boshllëk të dukshëm në violinistikën shqiptare. Madhi u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Holli i Universitetit të Arteve, ku u zhvilluan homazhet për nder të tij, u mbush me qindra njerëz që i dhanë lamtumirën artistit me një karrierë 50-vjeçare mbi supe. Prekës momenti i ndarjes, kur kolegë e ish-studentë hynin në holl me instrumentet në supe, jo më për ta takuar e për t’ia nisur provat e radhës, por për t’u ndarë përfundimisht me të. Për politikanët që morën pjesë në homazhet e djeshme, kjo ceremoni ishte një motiv për reflektim, për të bërë më shumë për artistët, sidomos për ata të një kalibri si Ibrahim Madhi. “Ne duhet të bëjmë akoma më shumë për këto figura, sepse nuk janë figura të zakonshme dhe trashëgimia kulturore nuk ka çmim dhe nuk ka vlerë, por ajo është e jashtëzakonshme”, u shpreh pasi kreu homazhe pranë trupit të pajetë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Të tjerë politikanë që nderuan muzikantin dhe pedagogun ishin kreu i Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, deputetët Valentina Leskaj, Fatmir Toçi etj.


    Kolegët

    Të gjithë kanë diçka për të kujtuar, jo sepse kur ikën një njeri thuhen vetëm fjalë të mira, por sepse meritat e Ibrahim Madhit, si instrumentist dhe pedagog në karrierën e tij 50-vjeçare, janë të jashtëzakonshme. “Profesor Madhi krijoi një model në interpretim, tingull dhe përkthimin e veprave shqiptare. Ai ishte një nga ata njerëz që ka interpretuar një pjesë të madhe të veprave shqiptare në premierë, ishte një profesor, një pedagog, që ka lënë një trashëgimi të madhe jo vetëm në kuptimin e brezave të studenteve që ka nxjerrë, por edhe në pedagogjinë e instrumentit”, u shpreh dekani i Fakultetit të Muzikës, muzikologu Sokol Shupo. “Publiku dhe bota muzikore do ta ruajë thellë në memorien e kulturës kombëtare kontributin e shquar 50- vjeçar të mjeshtrit Ibrahim Madhi. Ruaj kujtime të mrekullueshme nga bashkëpunimi me Bimin siç e quanim, me Rapsodinë nr 2 për violon e orkestër, vallet për violon, një moment nga filmi “Si gjithë të tjerët” e “Kur xhirohej një film”, me formacionin e harqeve që mjeshtri ngriti e lartësoi profesionalisht”, kujton kompozitori Aleksandër Peçi, teksa shprehet metaforikisht se harku i violinës iu kthye Ibrahim Madhit në një “hark triumfi”. Një nga njerëzit me të cilët Madhi ka punuar për një projekt shumë të suksesshëm është edhe producenti Edmond Tullumani. Edhe në koncertin e fundit të “Tre tenorëve”, Madhi ishte drejtor artistik i koncertit dhe, sipas Tullumanit, vijoi punën, edhe pse kishte filluar të mos ndihej mirë nga ana shëndetësore. Emri i Ibrahim Madhit si violinist lidhet me qindra koncerte me orkestrat e RTSH-së, TKOB-në, Orkestrën Simfonike të Institutit të Lartë të Arteve, Ansamblin e Shtetit, Orkestrën e Harqeve të ILA-s etj., por edhe me pianistet Margarita Kristidhi, Anita Tartari etj. Ka interpretuar vepra të mëdha të repertorit botëror dhe kombëtar në skenat shqiptare, por edhe në Turqi, Rumani, Kinë, Greqi, Francë, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër etj. Në vitin 1989 mori titullin “Artist i Popullit”.

    ALMA MILE

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ibrahim Madhi

    Homazhe për Madhin, Basha: Humbje e madhe. Meta: Duhet të bëjmë më shumë për këto figura

    Emri:  madhi-300x225.jpg

Shikime: 237

Madhësia:  18.9 KB

    TIRANË- Humbje të madhe për artin e ka quajtur kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ndarjen nga jeta të violinistit Ibrahim Madhi.

    Pas homazheve të kryera për nder të tij, Basha ka theksuar se respekti dhe nderimi për artistin e madh, violinistin Madhi është përtej fjalëve.

    “Ai shfaqet qartë në radhën e gjatë të miqve, admiruesve të arit të tij dhe personalitetit, qindra mijëra qytetarë për humbje të madhe në fushën e artit, në emrin tim e të Bashkisë së Tiranës përkulem me respekt para veprës së këtij njeriu që me punë të palodhur u bë frymëzim për brezat, ngushëlloj familjarët të afërmit dhe admiruesit e tij, shpreh bindjen se vepra e tij është e përjetësuar dhe i lutemi Zotit të prehet në paqe”- tha Basha.

    Ndërkohë kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka theksuar se për figura të tilla, që nuk janë të zakonshme, duhet të bëhet akoma më shumë.

    Pas homazheve, Meta bashkë me ngushëllimin për familjarët e admiruesit e veprës së tij ka pohuar se veprën e Madhit po e vazhdojnë me dinjitet përfaqësues dinjitozë e virtuozë që kanë qenë studentët e tij.

    “Ata shkëlqejnë sot në vend e kudo në botë. Jemi pranë familjes së artistit të madhe e të paharruar, botës së kulturës, pranë publikut, talente te tilla ne saje te kontributit mbeten gjithnjë. Duhet te bejme akoma më shumë për këto figura, trashëgimia kulturore nuk ka cmim është e jashtëzakonshme”- tha Meta.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ibrahim Madhi

    Një virtuoz më pak në muzikën shqiptare

    U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare instrumentisti

    Ngushëllime nga kreu i PD-së, Basha: Ndjesë për pandjeshmërinë e Kryeministrit


    Një virtuoz më pak në muzikën shqiptare. Dje, rreth orës 14:00, u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare mjeshtri i violinës shqiptare, Ibrahim Madhi. Artisti me një karrierë 50-vjeçare, protagonist i qindra koncerteve të suksesshme brenda dhe jashtë vendit, dhe prej vitesh pedagog dhe drejtues në katedrën e violinistikës në Akademinë e Arteve, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Kryeministri Edi Rama, ishte ndër të parët që shkroi një mesazh ngushëllimi, ku ndër të tjera e quante Ibrahim Madhin një “violinist dhe pijetar virtuoz” që u shua në heshtje, por la pas shijen e muzikës pa zhurmë. Të pavend e ka konsideruar këtë mesazh të kryeministrit, kreu i Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili reagoi në faqen zyrtare në facebook. Ndërsa shprehu keqardhjen për ndarjen nga jeta të artistit, ai kërkoi ndjesë për “pandjeshmërinë” e kryeministrit. Menjëherë pas publikimit të lajmit, në faqen e Ministrisë së Kulturës në rrjetin social Facebook u shfaq një mesazh ngushëllimi, ku mes të tjerave thuhej: “Ministria e Kulturës vlerëson kontributin e tij të vyer si violinist virtuoz dhe në fushën pedagogjike. Nderim dhe respekt për artistin, mjeshtrin e violinës, që do të jetojë gjatë në kujtesën tonë edhe pas ikjes!”.

    Artisti u nda nga aktiviteti i tij artistik në një moshë ende të re, kur kishte ende kishte shumë për të dhënë në fushën e muzikës dhe në veçanti të mësimdhënies. Jeta e tij ishte e lidhur ngushtë me violinën dhe studentët, për të cilët ai me rastin e koncertit recital, në 50-vjetorin e karrierës së tij, do të shprehej: “Të dëgjojnë artistë të mëdhenj dhe më pas të reflektojnë për rrugën e tyre në botën e mrekullueshme të violinës”. Deri vonë ai ka pasur një aktivitet të ngjeshur koncertor, madje në muajin dhjetor ai ishte drejtor artistik i koncertit traditë të fundvitit “Tre tenorët”. Për kontributin e tij madhor në fushën e muzikës, violinisti Ibrahim Madhi mbante titullin “Artist i Popullit”. Mësohet se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet sot nga ora 12:00-13:00 në ambientet e Universitetit të Arteve, ku ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së tij.

    Violinisti
    • Diplomuar me rezultate të larta në Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitin 1963, dhe në Akademinë e Arteve në vitin 1968.
    • Në vitin 1973 kryen një kurs perfeksionimi profesional për solistikën dhe pedagogjinë violinistike me rezultate të larta në konservatorin “San Pietro a Majella” Napoli – Itali.
    • 1962 – 1965, solist dhe violinë e parë me Orkestrën Simfonike teë RTV Shqiptar.
    • 1966 – 1974, solist dhe violinë e parë me Orkestrën e Ansamblit Shtetëror si dhe me Orkestrën Simfonike të Operës dhe Baletit.
    • Prej vitit 1965, titullar i klasës së violinës në Fakultetin e Muzikës në Akademinë e Arteve.
    • Nga viti 1974 deri në 1978 ka drejtuar katedrën e interpretimit muzikor në Akademinë e Arteve.
    • 1996 – 2002 drejton seksionin e harqeve dhe departamentin e interpretimit në Akademinë e Arteve.
    • Përveç kontributit profesional si interpretues dhe pedagog, Ibrahim Madhi ka pasur edhe detyra administrative:
    • Nga viti 1978 deri në 1981 – drejtor i Akademisë së Arteve.
    • Nga viti 2002 deri në 2007 – dekan i Fakultetit të Muzikës në Akademinë e Arteve.

    Rama: Violinist dhe pijetar virtuoz
    Ndër të parët që shprehu ngushëllimin e tij për humbjen e mjeshtrit të violinës, Ibrahim Madhi, ishte Kryeministri Edi Rama, i cili do ta cilësonte atë “mik i mirë kohësh të vjetra”. “Ibrahim Madhi, mik i mirë kohësh të vjetra, violinist e pijetar virtuoz, iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë”, shkruan Rama.

    Luzim Basha: Rama i pandjeshëm
    Pas mesazhit të Kryeministrit Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij edhe kryetari i Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku Lulzim Basha, duke përfituar nga rasti për ta konsideruar Ramën “të pandjeshëm”. “Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit, miqtë dhe admiruesit e panumërt të artistit të shquar, pedagogut dhe violinistit të madh shqiptar, z. Ibrahim Madhi. Ndjesë për pandjeshmërinë skandaloze të km (kryeministrit)”.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •