Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë TIRANË- Familjarët e një gruaje 63 vjeçe kanë kallëzuar mjekët e një spitali privat për vdekjen e të afërmes së tyre. Sipas policisë 63-vjeçarja Luiza Lati ka ndërruar jetë në ambientet e një spitali privat ku ishte shtruar për të bërë një operacion në veshka.

    Familjarët e gruas pretendojnë 63-vjeçarja ka vdekur si pasojë e një gabimi të mjekëve. “ Aty është bërë gabim i madh, gabim shumë i madh. Në radhë të parë kur e futëm në sallë ishte vetëm një mjek për ta ndjekur. Pas pesë orësh na kanë dhënë informacion të vakët. Pastaj na thanë që do ta fusim prapë në operim. Pastaj na thanë që nuk do rrojë më. E pyetëm çfarë keni bërë? Mjeku na tha shprehimisht i kemi prerë aortën kryesore dhe i është mbushur trupi me gjak., sepse e bën me sondë. Në kohën kur është mbushur barku me gjak i kanë prerë aortën. Na thanë që do e operonte një mjek grek por ai nuk erdhi dhe u operua nga mjek shqiptar”- shprehet bashkëshorti i viktimës.

    “ E çuam thjesht për infeksion. Ata na mbushën mendjen që duhet hequr veshka. Nuk kishte probleme fare. Thjesht vajtëm për analiza. Paguam lekët për ta vrarë. Gati 10 milionë lekë me operacion , analiza dhe të gjitha. Për të hequr njërën nga veshkat. I thamë a jeni të sigurt me sondë? Po na thanë jemi të sigurt. Mos duhet të bëhet me prerje? Jo e dimë ne atë punë. Tani nuk i japin shkakun e vdekjes. Kemi lënë edhe orën e varrimit për nesër nuk arrijmë dot të marrim trupin. Nuk dimë si të bëjmë më po nuk na japin trupin sepse spitali nuk ka bërë ekspertizën mjeko-ligjore që të thotë nga se ka vdekur. Nuk jep certifikatën e vdekjes spitali”- shprehet dhëndri i 63-vjeçares.

    Ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 6 në kryeqytet. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë. Efektivët e policisë kanë marrë dëshmitë e mjekëve ndërkohë që trupi i 63-vjeçares do i nënshtohet autopsisë mjeko-ligjore.



    a.n/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    kjo familja, se pari, duhet te angazhoje nje mjek tjeter i cili duhet te konstatoje qe ka qene gabim mjekesor. se dyti, duhet te angazhoje nje avokat te forte, te hedhin spitalin privat ne gjyq. keta duhet te kerkojne mbi 5 milione euro shperblim per jeten e familjarit te tyre. vetem keshtu do eleminohen gabimet mjekesore.

  3. #3

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    Nqs konstatohet se eshte versioni i familjes ai i verteti,atehere atij mjekut qe ka bere operacionin duhet ti futet bisturia ne trup pa pike anestezie dhe ti hiqen veshkat per se gjalli.
    As 5 mln Euro as 500 mln Euro nuk do ja kthejne atyre femijeve nenen apo atyre vellezerve motren. Demshperblimi ne lek mund te rezultoje efektiv per rastet e tjera (qe dihet qe kjo nuk do ndodhi),po per kete rast ? Apo fal me shendet moj nëne Lleshit se ti aq e pate ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    Sa te papergjegjshem. E shkreta grua.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    policia po fut hundet ne mjekesi, me preteks gabimet mjekesore.
    kontrollin e ben vetem ministria e shendetesise. policia e tahirit duhet te qendroje larg nga mjeket, te cilet sherojne mijera njerez.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    kjo familja, se pari, duhet te angazhoje nje mjek tjeter i cili duhet te konstatoje qe ka qene gabim mjekesor. se dyti, duhet te angazhoje nje avokat te forte, te hedhin spitalin privat ne gjyq. keta duhet te kerkojne mbi 5 milione euro shperblim per jeten e familjarit te tyre. vetem keshtu do eleminohen gabimet mjekesore.
    ti thua qe t'i therrin edhe keta????? me 5 milion euro te bej 4 spitale te reja si ky qe gaboi....e vetmja menyre eshte kap nje thike e ngulua sic jua ngulen....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    ti thua qe t'i therrin edhe keta????? me 5 milion euro te bej 4 spitale te reja si ky qe gaboi....e vetmja menyre eshte kap nje thike e ngulua sic jua ngulen....
    mjeku nuk te vret kurre me dashje. sepse nuk ka interes. ai ose neglizhon ose ben gabime nga mospergatitja.
    denimi me i madh qe mund ti besh nje mjeku eshte ti heqesh dipllomen.
    ndersa keto 5 milione qe mund ti jepen familjes se viktimes nuk i paguan mjeku sepse ai mund mos te kete aq leke por i paguan kompania e sigurimeve te ketij spitali privat qe mund te jete shume me e pasur se sa shteti shqiptar.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    I besoj familjareve se nuk eshte hera e pare qe ndodhin skandale te tilla, si ne shtet po ashtu edhe ne privat. Para disa muajsh nje i afermi im per pak sa nuk vdiq nga mjekimet e gabuara, ne shtet.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    aksidente te tilla ndodhin gjithandej,
    shih si shprehet ky debili siper kap thike e ngjeshja thote mjekut , njerez te eger,
    dmth ti po ben nje krim me dashje nderkoh qe ai mjeku beri nje gjest gabim pa dashje,
    nje operacion i tille eshte shume i rrezikshem dhe sidomos te behet me rruge endoskppike kur je shume i limituar ne gjeste, aortes nje vrime ti besh te zbrazet trupi ne 5 minuta dhe nuk ke cfare te besh, brandaj operacione te tilla behen me rruge klasike te hapura sepse po e bere ate vrimen tek aorta , e mbyll me gisht qe te ndalosh gjekederdhjen,
    prudence , prudence
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Ndërron jetë në spital një 63-vjeçare, familjarët: Paguam lekë 'për ta vrarë'

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    aksidente te tilla ndodhin gjithandej,
    shih si shprehet ky debili siper kap thike e ngjeshja thote mjekut , njerez te eger,
    dmth ti po ben nje krim me dashje nderkoh qe ai mjeku beri nje gjest gabim pa dashje,
    nje operacion i tille eshte shume i rrezikshem dhe sidomos te behet me rruge endoskppike kur je shume i limituar ne gjeste, aortes nje vrime ti besh te zbrazet trupi ne 5 minuta dhe nuk ke cfare te besh, brandaj operacione te tilla behen me rruge klasike te hapura sepse po e bere ate vrimen tek aorta , e mbyll me gisht qe te ndalosh gjekederdhjen,
    prudence , prudence
    Ketu ne shqiperi ndodhin pak si shume shpesh.
    Nese nje operacion i tille ne rruge endoskopike qenka i rrezikshem, perse paskan insistuar ata mjeket qe te behej ne kete menyre?
    Kush duhet t'i keshillonte mjeket qe te kishin kujdes, familjaret?
    Nese mjeku ka thene qe "ska problem fare se kshu behet" pa i parashtruar familjareve rreziqet e mundshme si mendon ti a meriton t'i hiqet e drejta per ushtrimin e profesionit ketij mjeku?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •