Ne hyrjen e kishes qendrore te Manastirit te Ivironit te Malit te Shenjte ndodhet nje afresk i cili pikturon perandoret bizantine te cilet jane themeluesit e manastirit. Jane te pikturuar 6 burra, dy gra dhe nje femije (djale).
Ne qender te afreskut qendron Shen Kostandini, perandori themelues i Kostandinopojes. Djathtas vazhdon me Romanoin, Aleksin dhe Andronik Paleologun.
Majtas vazhdon me Joanin, Mihalin, Irenen dhe Teodoren. Keta persona jane te identifikuar nga shkrimi perkates, pervec femijes per te cilin nuk ka nje emer te shkruar. Perandoret jane me veshje te dekoruar shume, duke mbajtur kurore dhe skepter, ndersa njeri prej tyre Joani, vesh nje uniforme ushtarake.
Piktura i perket vitit 1774.
Krijoni Kontakt