Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Emri:  80357.jpg

Shikime: 1295

Madhësia:  33.7 KB
    TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi zonjën Anna Kohen dhe zonjën Johanna Neumann, dy të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri dhe veprimtare të shquara në informimin e opinionit amerikan për sakrificat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrejtë dhe të luftës për tolerancë dhe harmoni mes njerëzve, pavarësisht racës, fesë dhe kulturës së tyre.

    Presidenti u dorëzoi zonjave Kohen dhe Neumann “Titullin për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin “Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit”, në një ceremoni të zhvilluar enkas në selinë e Komitetit Hebreo-Amerikan në Washington D.C., gjatë së cilës u shfaq edhe filmi dokumentar “Shpëtimi në Shqipëri”, me dëshmi të gjalla për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.

    “Një popull, i cili ia doli të rezistojë për dhjetëra shekuj furtunave të historisë. Hebrenjtë kurrë nuk ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre. Kjo ëndërr u bë realitet në mesin e shekullit të shkuar, kur fituan shtetin e tyre, Izraelin, falë sakrificave që, deri më sot, vetëm ata kanë mundur t`i bëjnë. Shqiptarët dhe hebrenjtë janë të lidhur tashmë me një miqësi të natyrshme dhe të sinqertë, e cila është e përjetshme, sepse ka kaluar testet e historisë. Njerëzit, kudo dhe kurdo, lindin me shpirt të lirë, me dëshirën, dhe shpresën për ta jetuar jetën e tyre sa më mirë. Popujt kudo dhe kurdo kanë dashur të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Në shpirtin dhe trashëgiminë e çdo populli mund të gjenden virtyte shumë të mira.”- deklaroi Nishani.

    Sipas Presidentit, “Shtetet e Bashkuara, atdheu juaj dhe i shumë bashkëkombësve të mi, është modeli frymëzues për të gjithë, është ëndrra që gjithkush, pa dallim race, apo feje do ta donte të ishte realitet në mbarë botën. Mbi këto vlera dhe aspirata, ne mund të punojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar një botë ku të mbizotërojë, mirëkuptimi, harmonia, paqja dhe toleranca.

    Më herët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim zotin Jason Isaacson, Drejtor për Qeverinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Komitetin Hebreo-Amerikan.

    Gjatë takimit, i cili u përqendrua te marrëdhëniet hebreo-shqiptare, Presidenti u shpreh se periudha e Holokaustit është një moment historik që duhet vënë në pah duke na bërë të reflektojmë e të nxjerrim mësimet e nevojshme për të ndërmarrë hapat e duhura për ndërtimin e një bote bazuar në tolerancë, mirëkuptim dhe harmoni, duke veçuar rëndësinë e edukimit të brezit të ri, i cili duhet të mësojë të vërtetat e Holokaustit dhe të diktaturave të tjera, në mënyrë të mos përsëriten gabimet e mëparëshme.

    Nga ana e tij, zoti Isaacson u shpreh se “jemi të angazhuar të bëjmë të njohur shërbimin që shqiptarët i kanë bërë njerëzimit duke shpëtuar hebrenjtë”.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (08-02-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    pse nuk thuhet e verteta ate qe ben disa shqiptar qe strehuan hebrej ishte thjesht mikpritje, nuk i rrezikohej koka njeriu sepse ushtria gjermane ishte kalimtare dhe ne shqiperi nuk kishte Gestapo pergjegjesit e shfarosjes se hebrenjve

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    pse nuk thuhet e verteta ate qe ben disa shqiptar qe strehuan hebrej ishte thjesht mikpritje, nuk i rrezikohej koka njeriu sepse ushtria gjermane ishte kalimtare dhe ne shqiperi nuk kishte Gestapo pergjegjesit e shfarosjes se hebrenjve
    E verteta eshte qe shqiptaret i lepijne by.then hebrejve.
    Presidenti Nishani duhet te dekoroje familjet came dhe kosovare qe u masakruan nga fqinjet, jo hebrejte te cilet u masakruan nga miku yne, Gjermania.

  5. #4
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    E verteta eshte se shqiptaret u shpetuan jeten hebrejve (ishin shume familje nga Jugsllavia dhe me gjere) nuk ishte thjesht mikpritje por nje rrezik konstant per hebrejt POR edhe per strehuesit shqiptar. Natyrisht qe ka patur gestapo ne Shqiperi dhe urdherat ishin te qarta per ata qe strehonin hebrej por dhe dezertore (ushtare) italiane kjo do te thonte -pushkatim!
    Buken ne te Shqiperise jua kemi dhene shume kujt dhe shumica e tyre e kane harruar buken e dhene (sikurse greket e majte pas luftes, ose me e fresketa edhe "vellezerit" tane por tani sikurse nuk ua ka ende tua permendin kete fakt!).
    Me vjen mire qe pasardhesit e hebrejve te luftes jo vetem qe nuk e kane harruar por ende e vleresojne buken e shqiptarit! Keto zhgarravinat e mesiperme (dhe nje fare antisemitizmi i papare e degjuar nga keto anet tona) jane pasojat e petrodollareve te arabeve dhe "studimeve" te mjekerrcjeperve neper shkretetira! Ato (dollaret+ trushperlaret) nuk jane vetem antisemitizem ato ne radhe te pare jane antishqiptarizem!
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    mir ne qe po dekurojm po a po na dekuro nokush ne?pse,si e qysh

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga rromanoku Lexo Postimin
    mir ne qe po dekurojm po a po na dekuro nokush ne?pse,si e qysh
    Ja nje shembull aktual...

    Një shkollë në Gjermani mban emrin e heroit shqiptar

    Një shkollë fillore në Berlin merr emrin e një shqiptari. Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila në këtë vit shkollor do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo, të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. ...
    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=39028&kat=102

  8. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila në këtë vit shkollor do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo, të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. ...
    Sigurisht qe ajo qe kane bere shqiptaret gjate luftes se 2-te boterore eshte shembull i jashtezakonshem boteror. Te shpetosh nje jete eshte vepra me e cmuar njerezore ndaj dhe shembulli aktual qe ti solle me siper eshte normale pasi Refik Veseli apo te tjere si Refiku jane treguar vertete heronj.

    Ajo qe me duket e pakuptueshme ne rastin konkret eshte se per c'fare duhen dekoruar 2 te mbijetuara dhe jo heronjte e vertete shqiptare qe strehuan keta te mbijetuar?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Ajo qe me duket e pakuptueshme ne rastin konkret eshte se per c'fare duhen dekoruar 2 te mbijetuara dhe jo heronjte e vertete shqiptare qe strehuan keta te mbijetuar?
    Paske me vdeke para meje ..keshtu themi kendej kur dikush eshte me i shpejt te thote te njejten gje qe mendon edhe ti
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    ...

    Ajo qe me duket e pakuptueshme ne rastin konkret eshte se per c'fare duhen dekoruar 2 te mbijetuara dhe jo heronjte e vertete shqiptare qe strehuan keta te mbijetuar?
    E thjeshte...
    Per kontributin e tyre ne ngritjen e imazhit te popullit dhe shtetit shqiptar ne bote apo ne vende te caktuara...apo sic thuhet ne artikull:
    "Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Presidenti Nishani dekoron 2 të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    E thjeshte...
    Per kontributin e tyre ne ngritjen e imazhit te popullit dhe shtetit shqiptar ne bote apo ne vende te caktuara...apo sic thuhet ne artikull:
    "Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit
    Pra mirenjohje viktimave qe ishin mirenjohese ndaj atyre qe i shpetuan..per kete i kane dekoruar ?!!!
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •