Berisha: Ligji 7501 i futi pronat në tunel, pas tritoleve në Vlorë janë pronat në Tiranë
Intervistoi: Eni Vasili/ Studio e Hapur
Ish-kryeministri shprehet se është përgjegjës për ligjin e ndarjes së tokës bujëqësore sipas parimit të Xheferesonit, “toka i takon atij që e punon”. Legalizimet, premtim i pambajtur plotësisht, dhe pse shpërthimet e tritolit në Vlorë kanë një lidhje me Tiranën.
Ju thatë kur dhatë dorëheqjen nga kreu i PD-së, se merrni të gjitha përgjegjësitë për humbjen. Ky ishte një veprim civil dhe i një njeriu që di t’i bëjë mirë betejat e veta. Kur thoni ‘marr të gjitha përgjegjësitë’, keni parasysh se vendi u qeveris keq dhe ju ishit kryeministri, keni parasysh se vendi dhe qeverisja ra në korrupsion dhe ju ishit kryeministri, keni parasysh se kandiduat njerëzit e gabuar dhe latë jashtë njerëz të rëndësishëm? Çfarë konkretisht është përgjegjësia?
…Unë nuk mund të shmang përgjegjësinë time edhe për përgjegjësitë e tyre. Ka një parametër, ka një tregues, më të rëndësishmin sot për ecurinë e vendit dhe ky tregues është ecuria e proceseve integruese, sepse bazohet në një vëzhgim të pandërprerë dhe të gjithanshëm. Unë ju them se ka patur korrupsion, por shumë herë më pak se shumë vite më parë. Ka patur krim të organizuar, po ka patur një luftë eficente ndaj krimit të organizuar, por nuk ka qenë faktor bllokues. Detyra ime ishte të luftoja korrupsionin në kopshtin tim. Korrupsioni mori një përgjigje; janë qindra të penalizuar dhe të dënuar. Nuk ka luftë eficiente pa një Prokurori të Përgjithshme eficiente. Para Ina Ramës ishte Sollaku, por ai nuk ishte për atë punë, ai bënte gjykime totalisht politike. Ina Ramën e sollën qarqe shumë të rrezikshme në atë pozicion, unë nuk e njihja. E sollën për të mbuluar aferat e tyre. Llalla ka rekordin e tillë që nuk ka asnjë të dhënë ta ketë përdorur prokurorinë për qëllime politike. Ndihma më e madhe që i jepet korrupsionit është trajtimi i tij politik. Gabim që e kam bërë edhe unë si ish-opozitar. Në rast se prokuroria merret me politikë, prokuroria i bën dëmin më të madh luftës kundër korrupsionit
Problemi me kthimin e pronave, kompensimin e tyre vazhdon të jetë gangrenë dhe aq e pazgjidhur sa shumë vite më parë dhe nuk dihet se kur do të zgjidhet. Sa përgjegjësi keni?
Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të hapur të parimit të pronësisë. U votua bazuar në principin e Xhefersonit; toka, atij që e punon dhe atij, që është aty. U votua sepse fshati shqiptar ishte shndërruar në rezervuar të paimagjinueshëm njerëzor. Aty ku në vitet ‘50 kishin jetuar dy familje, tani ishin minimumi 15. Në të gjitha takimet e mia me fermerët kishte vetëm një kërkesë ‘po na latë pa tokë, ne nuk kemi me çfarë jetojmë’. Ligji nuk ndihmoi, por ishte i domosdoshëm. Nëse atyre u hiqje një parcelë tokë, ata do iknin në Greqi apo Itali. Ky nuk është i vetmi vend, këtë reformë e bëri edhe Bullgaria që ka tokë për frymë 8 herë më shumë se Shqipëria. Kjo e futi çështjen e pronësisë në një tunel problematik. Batërdia e dytë ishte qeverisja socialiste. Në qoftë se kthehesh në vitin ‘96 dhe shkon në Durrës, do gjesh një territor të paprekur me ndërtime, vërshuan qeveritarët me pallate përdorën hipotekën si hipotekë partie. Ndërruan një mal më të madh se mali i Dajtit me falsifikime. Përgjigjen më të drejtë do ta jepte harta dixhitale.
Ndjeheni ndopak përgjegjës?
Pa diskutim. Kush e votoi ligjin 7501, unë isha kryetari i PD-së në atë kohë.
Edhe legalizimet janë një problem i madh. Pas 8 vitesh ju legalizuat vetëm 10%. Cila është përgjegjësia juaj?
Ishte një proces që nuk eci me shpejtësinë e duhur. Ishte një proces i komplikuar thellësisht teknik. Tani është ofruar varianti falas. Të shohim. Është një premtim shumë i gabuar. Që shkon në kundërshtim flagrant me të drejtën. Qoftë dhe simbolikisht ti do i kompensosh. Atë mund ta kisha thënë edhe unë 100 herë. Tani del dhe i mashtron. Vijmë në këtë shkurt në një shoqëri të mashtruar në shumë aspekte. Është e drejtë të premtojë se do bëjë gjithçka për të legalizuar me një euro, por jo falas…
Z. Berisha, si ju duket PD-ja e sotme? Ju duket një parti e djathtë, që mbron familjen, vlerat e saj, mbron pronën, dinjitetin e njeriut… Sa i shihni ju të trupëzuara këto vlera tek grupi parlamentar dhe tek zyrtarët e PD-së në përgjithësi?
Nëse gjykon veprimtarinë 23-vjeçare të PD-së, unë mendoj se kjo ka ardhur si një nga forcat politike më solide të qendrës së djathtë në Europën ish-komuniste. Ka përsëritur mandatet e veta dhe u ka dhënë tonin zhvillimeve të vendit. Çfarë mund t’i thuash një force që vjen në vitin ’92, në vendin më hiperkolektivist në Europë dhe përfundoi në ’96-ën me 80% të prodhimit të brendshëm nga sektori privat. Rikthehet në pushtet dhe vendos standardet e taksave, taksës së sheshtë, ndër më të ulëtat në atë kohë, standardet më liberale. Pra, unë gjykoj se PD në programin e saj ekonomik ka qenë një parti qartësisht e qendrës së djathtë dhe e djathtë. PD ka qenë e detyruar t’i përmbahet aspektit social dhe unë mendoj se e ka bërë këtë. Natyrisht asgjë nuk ka, asnjë doktrinë nuk është e pastër si kristali, por në trupin e saj, kjo ka qenë një parti e qendrës së djathtë.
PD sot është një parti shume denonciatore. Madje mund të themi se ajo, si edhe PS-ja dje, e ka kthyer në mjet themelor këtë gjë. Pse vjen kjo? Është mazhoranca që detyron këtë sjellje? Apo PD nuk ka politikanë, deputetë, apo njerëz të tjerë të rëndësishëm që mund të zhvillojnë një diskurs elegant dhe substancial opozitar, dhe ka zgjedhur metodën e lehtë të denoncimit, që është një metodë majtiste, njihet në ideologji?
Nëse ndjek parlamentin, të them me sinqeritet, mendon se ata janë në opozitë dhe ne në pushtet, me qëndrimin e tyre. Sepse ata janë të paaftë për të mbrojtur projektin e tyre, konfuzë deri në palcë, ata përpiqen të justifikojnë çdo hap të tyre me vitin zero, që nuk ekziston, tokën e djegur që nuk ekziston. Ka një problem shumë serioz për vendin kjo, kreu i qeverisë shqiptare ka në kokën e tij, në mendjen e tij një Shqipëri që nuk ekziston. Një Shqipëri me 1 milion të papunë… Në 23 qershor këta fituan zgjedhjet me vjedhje dhe blerje votash, por fituan. Shumë keq që i blenë votat, përdorën dhunën por fituan. Përndryshe nuk jepja dorëheqjen unë.
U blenë votat? Ku ishit ju zoti Berisha, ju ishit kryeministër?
Ne bëmë atë që bëmë, mbrapa faktuam se si ishte marrë mandati në Lezhë, cilat ishin deformimet në Shkodër dhe i bëmë këto. Por këto nuk përmbysnin rezultatin, prandaj dhe unë mora vendimin tim…
Le të fillojmë me denoncimet dhe mënyrën si ju i bëni ato zoti Berisha. Rendi, ju thoni që rendi është në situatë shumë të nderë, flisni sidomos në rrjetet sociale për banda tritoli, mafie, fshehje kufomash etj? Situatë të rënduar rendi kishim edhe para marrjes së qeverisë nga të majtët apo jo? Nuk është se në kohën tuaj Shqipëria nuk ka patur as vrasje, as aksidente, e të tjera si këto. Po bëni politikë me rendin?
Viti elektoral pati ringjallje të kriminalitetit për dy faktorë. Së pari patëm shtim të vrasjeve në familje serioz 20 25 % të numrit të vrasjeve. Pati një rritje të krimit të rrugës për një seri faktorësh. Ne po përgatiteshim të përballeshim me të si me një reformë në polici që këta e gjetën gati ashtu edhe me ndryshimin e ligjeve që ne i ndryshuam. Ka një ndryshim dramatik me ardhjen e Edi Ramës në pushtet për shkak të qenies së tij 11 vjet kryetar bashkie ishte më i lidhur me bandat e tmerrshme kriminale se çdo politikan shqiptar. Sepse të gjitha këto banda synonin Tiranën për të pastruar paratë. Sepse të gjithë ata kërkonin llokmat në Tiranë. Trojet në tiranë. Prapa tritoleve në Vlorë janë dhe pronat në Vlorë. Çështja e pastrimit të parave. Edi Rama e nisi karrierën e tij në bashkëpunim me bandën e rrugës së Kavajës. Nuk është aspak e fshehtë bisedë e regjistruar. Erdhën në pushtet dhe rikthyen bandat, ne i çmontuam një nga një këto banda. Zotëronin Durrësin, Vlorën, Tiranën. Në 18 muaj 1020 bosë të këtyre organizatave i vendosëm para drejtësisë. Tani Edi Rama u kthye në pushtet të gjithë prozhektorët ishin çfarë do bëj ky me këto lidhje. Ky vendosi lidhjet që në fushatën elektorale me to. Ne i shpartalluam bandat. Ne i ndaluam ata kudo ku ishin. Ky u rikthye në pushtet dhe shkoi në Vlorë. Pse pikërisht në Vlorë ju vu tritol kryetarit të PD-së? Ka pasur vrasje ka pasur probleme po këtu është bërë tritoli i përditshëm. Në muajin janar ka pasur tritol në Shqipëri më shumë se bombat rrugëve në Afganistan. Qeveria bën shfaqje me tritol. I penduari erdhi te kjo media. Dhe po të mos vinte këtu ai nuk ishte i gjallë sot. Sepse nga data 17janari deri ditën që erdhi te ju ai ka qenë në ndjekje dhe nuk është marrë në mbrojtje. Kemi një gaforre që ka kreun e meduzës dhe kreu i meduzës është Edi Rama. Është katastrofale gjendja. Këta e kanë bërë tritolin një faktor të jetës së përditshme sot. Dy janë konstatimet më dramatike për policinë sot. Është njësuar me ministrinë. Ministri bërtet unë e ndihmoj policinë. E vetmja gjë që bën ti është që po e shkatërron dita ditës. Komunikata nuk është e policisë, është e zëdhënësit të Edi Ramës, jo e policisë. Kur të duan të vijnë emër për emër, aksident më aksident.
Po si fshihen kufomat? Sepse diku regjistrohen, në spitale, në morg..
Që PD-ja të shpallë të gjallë të vdekur, këtë nuk e bën kurrë. PD ka me emër mbiemër dhe është e gatshme t’i paraqesë në çdo studio. Po marrim trafikun e drogës, partnerët tanë thonë se është katërfishuar droga. Greqia thotë do hap postat kufitare se ka një vërshim trafiqesh. Po kur ministri mban vetë skaf, çfarë do t’u thotë të tjerëve. Ka skaf ai të stacionuar në Vlorë në një familje. E ka regjistruar në emër të gruas së tij. Po se ç’i duhet zonjës së tij të nderuar skafi, asgjë si duhet. I duhet këtij skafi. Skafistët e Vlorës thonë, kemi ministrin skafist dhe oburra… Është bërë një gjë e hapur fare trafiku…
Procedohet Imami, Burgaj, stafi i Kseres, konsullja e Milanos, Nausika Spahia që është emëruar me firmën tuaj? Keni komente ? I druheni procedimit ju vetë ?
E ftoj prokurorinë që t’i shkojë deri në fund çdo çështjeje me transparencën më të madhe. Ftoj mazhorancën të çojë në prokurori çdo dosje… E turpshme beteja e tij armiqësore ose shpallja armik e diplomatëve shqiptarë. Çështja ‘Imami’ është krejtësisht urrejtje, sepse Edi Rama është njeri i komplekseve dhe meqenëse Imami u bë protagonisti kryesor i inteligjencës artistike në Lëvizjen e Dhjetorit, dhe ky nuk ishte, sepse thotë vetë, kam qenë në Korfuz, me një ekspozitë. Atëherë ky, njëlloj si kompleksi i Edipit i është krijuar kompleksi i Imamit.
I druheni procedimit ju vetë, zoti Berisha?
E ftoj të çojë çdo dosje, unë jam i hapur ndaj gjithçkaje…
Në një orë e 30 minuta, ju ende nuk e keni përmendur Metën asnjëherë…
Është bashkautor në të gjitha ato që ndodhin me Edi Ramën.
A ka bërë diçka të mirë dyshja Rama-Meta?
Unë e kam konsideruar pozitive që ky emëroi në qeveri pesë ministre, por kur pashë se si i shkelmoi kandidatet për deputete sikur të ishin lecka dhe jo zonja nëna…, respekton një grua dhe sulmon një grua tjetër…
A keni ndonjë pendesë në lidhje me zotin Meta dhe bashkëpunimin tuaj në koalicion?
Jo, nuk kam absolutisht. Zoti Meta është bashkautor në të gjitha këto që ndodhin në mënyrë të padiskutueshme. Nëse Rama është gjenerator i urrejtjes, zoti Meta është noter i kësaj urrejtjeje. Sepse zoti Meta i ka mundësitë ta frenojë…
A keni duke ndjekur analizën në PD, ç’po ndodh?
Jo, nuk po e ndjek nga afër sepse ndjekja nga afër kërkon një impenjim të përditshëm organizativ që nuk është detyrë e imja, por e kryetarit të PD-së.
A ka një analizë që e shikon tek vetvetja?
Ka një dëshirë dhe vendosmëri për të bërë analizën. Mendoj se kryetari ka parashtruar drejt platformën kur bën një lloj gërshetimi i të gjitha flukseve të PD-së dhe e ka edhe në natyrën e tij këtë. Ai është një politikan me energji pozitive. Dhe ky është avantazh i madh i tij…
A po gjen Basha grupin apo mbështetësit e duhur?
Mendoj se Basha, në kushtet aktuale ka ndërtuar drejt grupin e tij, janë të gjithë të zgjedhurit e PD-së në komisionet parlamentare nënkryetarë dhe kryetarë, ka përcaktuar një qëndrim diametralisht të kundërt në raport me atë që Rama mbante në raport me procesin e integrimit; së treti, Basha është përcaktuar për një axhendë të PD-së për problemet më madhore të qytetarëve. Unë konstatoj se ai vetë, më shumë se çdo gjë tjetër po vë theksin tek ekonomia, tek rrokullisja ekonomike dhe rreziku i madh i asaj që bëri qeveria e Ramës dhe e Metës këta pesë muaj…
A do garoje sërish Basha për kryetar bashkie?
Ky është vendim edhe personal, edhe partiak. Atë e vendos kryetari i PD-së, nuk e di.
A ndjeheni i keqardhur që keni dhënë dorëheqjen?
23 vjet e kam mbajtur atë vend dhe një ditë do vinte dhe një ditë do i qëndroja vendimit tim. Unë punoj me atë mënyrën time për PD-në nga mëngjesi deri në darkë, por nuk kam ndonjë lloj keqardhjeje… Mendoj se njeriu duhet të ketë një sens edhe dorëheqjeje, edhe tërheqjeje.
Shumë thonë që nuk jeni dorëhequr apo tërhequr?
Jam dorëhequr, por jam absolutisht sot më i vendosur se kurrë në atë që unë besoj.
MAPO
Krijoni Kontakt