Close

Rezultati i Sondazhit: A do të mundë qeveria ti largojë nga qarkullimi furgonët ?

Votues
26. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Do ti largojë

    14 53.85%
  • Do të dështojë

    12 46.15%
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 194
  1. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Furgonët duhet të përdoren aty ku nuk hyn dot autobusi ! Mjaft me idiotsira të kota që zgjaten e stërzgjaten pa asnjë fryt !!! Berisha e mori disa herë këtë inisiativë kur ishte në qeveri dhe nuk ja doli dot pasi i duheshin votat dhe e la transportin publik në katrahurë. Tani po e përdor përsëri politikisht këtë varjant duke i mbështetur "shoferët e vdekjes". Berisha gjithnjë ka përkrahur atë që ka qenë e dëmshme për vëndin tonë !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    mia@ (12-02-2014)

  3. #12

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Po ky do hapte 300.000 vende pune ?

    Sajmiri dhe Mondi aty lart si ndrikulla,Beka me Zekën,njeri gomar, tjetri i vobekte .




    Ja Rilindja e ketyre idiotave,dhe mbrapa u ben hije dhe i fryn veri Bilbili i Tropojes qe nuk iu mbyll njehere goja ,eshte bere si gore.
    Ta gezojne Rilindjen keta bukuroshat qe e votuan !

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BlooD_VenoM për postimin:

    AlbaneZ (13-02-2014)

  5. #13
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Furgonet duhet te hiqen njehere e mire nga qarkullimi.
    Keq me vjen por shoferet e furgoneve, por te mprehin lopaten e te shkojne ti bejne hismet tokes e bagetive.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Furgonet duhet te hiqen njehere e mire nga qarkullimi.
    Keq me vjen por shoferet e furgoneve, por te mprehin lopaten e te shkojne ti bejne hismet tokes e bagetive.
    ata i kane aq leke sa te blen nje autobus. puna eshte se do paguajne miliona leke ne dore per te mar licensen. bie ere korrupsion.

  7. #15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ata i kane aq leke sa te blen nje autobus. puna eshte se do paguajne miliona leke ne dore per te mar licensen. bie ere korrupsion.
    Ajo esht ceshtje tjeter.

    Ne Shqiperi jane "djegur" dhe po "digjen" miliarda leke sepse shteti nuk ben rregullatorin e tregut.
    Esht shteti qe duhet te caktoje sa autobuse dhe cfare oraresh duhet te ket nje linje e caktuar.
    Esht shteti qe duhet te caktoje sa hotele duhet te ket per nje vije te caktuar bregdetare.
    Esht shteti qe duhet te caktoje sa shkolla duhet te kete ne raport me numrin e banoreve te zones.
    Etj.etj.etj.

    Deri tashi, bleu njeri furgon dhe i doli nami qe u be rehat, dhe te gjithe o burra te blejme furgone...
    Tjetri beri 10 dhoma "hotel" i doli nami, dhe te gjithe o burra te bejme hotele...
    Plasi edhe puna e universiteteve, derisa arriten ne ate pike qe shesin dipllomat me leke...

    Pra, e perseris, ne Shqiperi vazhdohet qe te digjen me miliarda leke sepse shteti nuk ben rregullatorin e tregut.

    Furgonet duhet te hiqen nga qarkullimi njehere e mire.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    mia@ (13-02-2014)

  9. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    qenke kunder ekonomise se tregut, kunder kapitalizmit.

  10. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Shteti i budallait, perdite e ben nga nje budallek akoma me te madh.

    - Edi Rama i beri shqiptaret ta lene kumarin, se me policet e tij i sekuestroi e mbylli "lojrat e fatit". Pune e madhe se me ato kompjutera ushqeheshin familje te tera ne vend.
    - Edi Rama i shkaterroi e hodhi ne ere me tritol te gjitha ndertimet me leje e pa leje ne vend. Pune e madhe se se pronaret e banoret ngelen ne qiellin e hapur dhe pane se si puna e mundi i tyre u hodh ne ere me tritol.
    - Edi Rama po i kap edhe hajdutet e korrentit. Policet kane marre urdher qe te kapin 90% e gjithe popullates shqiptare qe nuk paguan faturat e korrentit! Pune e madhe nese ata fatkeqet kane apo nuk kane leke te paguajne faturat e dritave.
    - Edi Rama i dha fund edhe "rrenimit te shtetit", ai ua rriti taksat gjithe shqiptareve, si atij te pasurit edhe atij te varferit, duke rritur taksen e naftes, kafese, alkoolit. Pune e madhe se shqiptaret po varferohen nga keto taksa, ne na duhet shteti te jete i shendetshem!

    Dhe pasi i beme te gjitha keto arritje te medha ne 4 muaj, sot rradhen e kane shoferet dhe pronaret e furgonave ne mbare vendin.

    - Si guxojne keta te transportojne njerez me furgonat e tyre ne mbare vendin?
    - Si guxojne keta qe te fitojne para duke punuar nga oret e para te mengjesit e deri ne darke, per te ushqyer kalamajte e tyre?
    - Si guxojne keta te levizin me makina duke na "shkaktuar aksidente" te medha?

    O Budallai i madh i Rilindjes!

    Une them qe ti japesh zgjidhje kesaj pune, te nxjerresh nje ligj qe denon me 10 dite burg te gjithe qytetaret e vendit qe udhetojne me furgona. Se jo per gje, por edhe ata qytetaret jane duke shkelur "ligjin e budallait".

    Ose me mire akoma, sic the ate dite qe rrite taksen e naftes e benzines ne vend:

    "Shqiptare! Ecni me shume ne kembe e lereni makinen fare se jeni shendoshur!"

    Ashtu po. Jo pune. Jo shkolle. Ecim ne kembe neper bulevarde, dredhim zinxhirin e rrime gjithe diten ne kafene. As aksidente nuk do bejme. As 1000 lekshin takse per litrin e naftes nuk do t'ia paguajme shtetit.

    Le te dalin te 20000 te vetepunesuarit me furgona ne asistence, e le t'iu paguaje shteti asistencen cdo muaj.

    Prina o budalla perpara, ne nje budalllek akoma me te madh neser!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-02-2014 më 00:22

  11. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    qenke kunder ekonomise se tregut, kunder kapitalizmit.
    Nuk ka lidhje pro apo kunder. Shteti eshte gjithmone rregullator tregu dhe ne kete rast me planifikim rigoroz sherben edhe per mbrojtjen e atij biznesi qe ti do hapesh qe te mos falimentoje.
    Ne cdo vend te botes nuk te le njeri te hapesh cfare te duash ti, kur ne ate zone ka ngopje te atij lloj biznesi sepse nuk ta jep njeri licensen.

    Furgonat duhet te hiqen pasi jane nje gangrene e trafikut ne Shqiperi. I ke pare furgonat e linjes Tirane - Durres se cbejne ne autostrade? Si hyjne, si ndalojne ne mes te autostrades pa te keq fare?

    Problemi me kete vendim eshte se duhej krijuar njehere infrastrukture transporti me mjetet alternative si trena dhe autobuza me standarte per linjat nderurbane dhe pastaj te hiqte fugonat.
    Problemi eshte qe momentalisht si treni dhe autobuzat e linjave nderurbane lene shume per te desheruar dhe per me teper edhe autobuzat ndalojne vend e pa vend.
    Duhen percaktuar qarte stacionet ku mund te ndalojne gjithe operatoret e linjave nderurbane dhe keto stacione duhet te jene jashte autostrades dhe nqs kapet ndonje autobuz apo mjet te ndaloje ne vendet ku rrezikon seriozisht te krijoje aksident, le ti hiqet patenta shoferit per minimumi 6 muaj dhe te haje dhe nje gjobe te majme shoqeria qe ka autobuzin.

    Edhe nje sqarim ne lidhje me vendimin. Ata mund te funksionojne si taksi por jo si autobuz, qe do te thote se mund te marrin pasagjer vetem ne vajtje por ne ardhje duhet te vijne bosh njelloj si taksite dhe kjo eshte ajo qe nuk duan taksixhinjte 8+1.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar gesti_7 për postimin:

    mia@ (13-02-2014)

  13. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Doli dhe Alboja e mbaje linjen me te fundit idiote te partise e cila tentoi disa here ti hiqte nga qarkullimi por deshtoi pasi nuk pati vullnetin ta ndiqte se i duheshin votat.

    Furgonat duhen zhdukur njehere e mire se kane marre mijera jete njerezish me marrezite e tyre!!!

    Nuk rrezikojne vetem jeten e atyre qe transportojne por te te gjithe udhetareve ne rruget e Shqiperise.

    Shumica jane ende furogna te viteve 80-90, shume te vjeter dhe jashte cdo norme teknike qe duhet te kene automjetet e transportit publik.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  14. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Doli dhe Alboja e mbaje linjen me te fundit idiote te partise e cila tentoi disa here ti hiqte nga qarkullimi por deshtoi pasi nuk pati vullnetin ta ndiqte se i duheshin votat.

    Furgonat duhen zhdukur njehere e mire se kane marre mijera jete njerezish me marrezite e tyre!!!

    Nuk rrezikojne vetem jeten e atyre qe transportojne por te te gjithe udhetareve ne rruget e Shqiperise.

    Shumica jane ende furogna te viteve 80-90, shume te vjeter dhe jashte cdo norme teknike qe duhet te kene automjetet e transportit publik.
    Perse qytetaret zgjedhin furgonat dhe jo autobuzat e linjave apo taksite komode?

    1. Sepse cmimet e furgonave jane shume te lira.

    2. Sepse furgonat i gjejne ne cdo ore te dites apo te nates kurse autobuzat e linjave jane vetem disa here ne dite e ne ore te caktuara.

    3. Sepse autobuzat dhe taksite refuzojne te shkojne ne rruge e zona ta caktuara rurale te vendit.

    Furgonat nuk jane ne pune se keshtu u do qejfi pronareve te tyre, furgonat jane ne pune pasi ekziston nje treg transporti, nje nevoje e qytetarit per te levizur ne mbare vendin. Por budallai nuk i kupton keto gjera se aq mend ka ne tullen e tij.

    Dhe le te themi se furgonat jane te vjeter e ecin me shpejtesi. Zgjidhja qenka qe ti nxjerrim ne asistence sociale 20,000 njerez te vetepunesuar qe me ate pune rrojne e mbajne me buke edhe familjen e tyre? Keto mendime nxjerrin ne pah mentalitetin Enverist dhe Stalinist te atyre qe drejtojne vendin, qe nuk duan t'ia dine per mireqenien e qytetareve te tyre, duan t'ia dijne vetem si e si te komandojne, kontrollojne cdo aspekt te jetes se ketyre qeytetareve, qe nga shtepite ku jetojne qe ua hedhin ne ere me tritol, e deri ne makinat qe ngasin per te siguruar buken e gojes.

    - Do ti japesh zgjidhje problemit te furgonave?

    - Nxirr nje rregull qe cdo person qe nget nje furgon duhet te jete i regjistruar si biznes ne shtet e duhet te marre leje nga shteti.
    - Nxirr nje rregull qe shoferet e furgonave duhet te bejne inspektimin e makines se tyre cdo vit per te pare nese jane ne gjendjen e duhur per te transportuar njerez.
    - Nxirr nje rregull qe shoferet e furgonave qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit humbin licensen e tyre.
    - Nxirr nje rregull qe ata shofere qe kapen pa license u hiqet patenta dhe u sekuestrohet automjeti.

    Kaq mjafton per tu dhene zgjidhje problemit te "furgonave". Kjo zgjidhje nuk le pa buke 20,0000 familje shqiptare dhe pa transport ata qindra mijera qytetare ne mbare vendin qe perdite u hipin furgonave per te shkuar ne qytet, pune apo shkolle. Dhe problemit tjeter, zemres se problemit, nevojes se qytetarit per transport publik apo privat, nuk u jepet zgjidhje me rregulla te tilla.

    Albo

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •