Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    "Nipat" e Ismail Qemalit dergojne ne Bruksel mbesat e Selam Musait.

    gazeta shqiptare



    ..............


    "Qė prej atij momenti nisėn vuajtjet dhe torturat. U vendosėm nė Liezh dhe duhet tė prostituoja pėr ēdo natė deri nė tė gdhirė edhe pse isha vetėm 15-16 vjeē"

    INTERVISTE/ E mitura nga Vlora u takua dje pėr herė tė parė me tė ėmėn. E dinin tė zhdukur

    "Unė, qė 15 vjeē nė trotuar"
    Rrėfimi vlonjates: Dy vitet e mia nė Belgjikė

    ............

    LAJMI

    Rikthehet nga Belgjika viktima e mitur e prostitucionit. V.M. 17-vjeē, ka gjetur guximin pėr tė rrėfyer aventurėn e saj tė dhimbshme pėrpara uniformave blu tė kryeqytetit, por edhe identitetin e njeriut qė e detyroi tė prostituonte nė Belgjikė.

    Nėna dhe motra e saj nuk i mbajnė dot lotėt. Nė njė zyrė aspak mikpritėse tė policisė ato takojnė pėr herė tė parė pas dy vjetėsh njeriun e tyre tė dashur. Pėr shumė kohė e konsideronin tė zhdukur, por V.M., prostituta 17-vjeēare nga Vlora, ka mundur vetėm prej pak muajsh qė tė shpėtojė nga kthetrat e trafikantėve dhe tė rilidhet me familjarėt e saj. Jeta e kėtyre muajve tė fundit nė qendrėn e rehabilitimit tė viktimave tė prostitucionit tė IOM-it ka ndikuar sė tepėrmi nė pamjen e 17-vjeēares. E vetmja gjurmė e jetės sė dikurshme, ato pak shenja tė djegurash nė trup dhe flokėt e prerė shkurt e tė lyer nė ngjyrė tė verdhė, nuk i kanė penguar familjarėt e saj qė ta pranojnė sėrish nė shtėpi. Por V.M. nuk mund tė kthehet. Pasi ka denoncuar emrin e tutorit tė saj shqiptar, tashmė ajo duhet tė kalojė edhe disa muaj tė tjerė nė qendrėn shqiptare tė IOM-it, nė pritje tė mbylljes sė "plagėve" ende tė freskėta. Gazeta po rindėrton sot njė pjesė tė denoncimit tė saj tė dhimbshėm:

    Hetuesi: Tani do tė jeni e sigurtė. Nė qendrėn e IOM-it do tė keni edhe ndihmėn tonė. Keni patur ndonjė kėrcėnim kohėt e fundit nga tutorėt?
    "Jo, jo. Ndodhem prej kohėsh nė kampin e IOM-it nė Itali dhe askush nuk e ka ditur se do tė vija kėtu. Vetėm sot kam lajmėruar mamin dhe motrėn, tė cilat erdhėn tė mė takonin pa i thėnė ndokujt".

    Hetuesi: Fole me to? Tė mbajnė inat?
    "Mė kanė falur. Kur ika fshehtas nė Itali u mėrzitėn shumė, por tani donin qė tė kthehesha pėrsėri nė shtėpi. Edhe unė dua tė kthehem sapo tė mbaroj periudhėn e rehabilitimit nė qendrėn e IOM-it. Por mė vjen shumė zor nga njerėzit e tjerė, ata qė e dinė se ēfarė kam bėrė kėto dy vjet jashtė shtetit".

    Hetuesi: Mund tė ma tregosh edhe njėherė se si tė gėnjyen?
    "Unė isha vetėm 15 vjeē atėherė dhe ju e dini se besoja ēdo gjė qė mė thonin tė tjerėt. Ai (emri mbahet i fshehtė pėr shkak tė hetimit) ishte shumė mė i madh nga unė. Mė gėnjeu me fjalė tė bukura pėr dashurinė dhe me premtoi se do tė martoheshim bashkė. Ma mbushi mendjen se nuk duhet t'i tregoja njeriu dhe se do tė largoheshim bashkė nė Belgjikė, ku do tė jetonim tė lumtur".

    Hetuesi: Kur u larguat?
    "Nė tetorin e vitit 2001. Ashtu siē e kishim lėnė mė parė, u nisa me tė pas shkolle pėr nė Durrės. Ai kishte pėrgatitur njė pasaport falso dhe nė mbrėmje u nisėm me traget nga Durrėsi pėr nė Itali. Qėndruam fillimisht te disa e miqtė e tij nė Milano dhe mė pas u vendosėm nė Liezh tė Belgjikės. Kėtu e mora vesh edhe se sa mė donte. Dashuria ishte vetėm njė gėnjeshtėr pėr tė mė larguar nga familja dhe pėr tė mė bindur pėr tė udhėtuar me tė nė drejtim tė Belgjikės".

    Hetuesi: Si tė detyroi tė dilje nė rrugė?
    "Pas dy javėsh qė kaluam si tė dashur tė vėrtetė, Ai ndryshoi menjėherė. Mė tha se do tė dilja nė rrugė dhe me paratė e fituara do tė jetonim tė lumtur, por unė nuk dėgjoja. Njė natė erdhi bashkė me disa shokė dhe mė pėrdhunuan njėri pas tjetrit. Atė natė nuk do ta harroj kurrė nė jetėn time. Qė prej atij momenti nisėn edhe vuajtjet dhe torturat. U vendosėm nė Liezh dhe duhet tė prostituoja pėr ēdo natė deri nė tė gdhirė edhe pse isha vetėm 15-16 vjeē.

    Hetuesi: Si arrite tė shpėtosh nga tutori?
    "Nė marsin e kaluar mė ndaloi policia belge dhe pėr shkak se isha minorene mė dėrguan nė qendrėn e rehabilitimit tė IOM-it.

    ---
    Tre viktima tė tjera nė qendrėn e IOM-it


    ...................

    17-vjeēarja V.M. ėshtė vetėm njėra nga viktimat e trafikut tė mishit tė bardhė qė ka gjetur forcėn pėr tė denoncuar tutorin e saj dhe ka siguruar mbrojtjen e policisė dhe qendrės sė rehabilitimit tė IOM-it nė Tiranė. Tė hėnėn, sė bashku me vajzėn nga Vlora, u rikthye nė kėtė qendėr edhe njė tjetėr minorene, qė ishte shfrytėzuar nga trafikantėt nė rrugėt e Belgjikės. 16-vjeēarja A.G., nga Kosova, ishte mashtruar dhe shfrytėzuar pėr pak muaj nė Belgjikė pėrpara se tė ndalohej krejt rastėsisht nga policia vendėse, duke gjetur nė kėtė mėnyrė njė rrugė shtėpimi. Ndėrkohė dje, qendra e IOM-it nė Prishtinė ka paraqitur pėrpara policisė sė kryeqytetit edhe dy prostituta tė tjera shqiptare me origjinė nga Tropoja. Policia e UNMIK-ut i ka ndaluar nė njė lokal kosovar pak kohė mė parė dhe sipas njė marrėveshjeje i ka transferuar ato pėr nė qendrėn e IOM-it nė Tiranė.

    -------

    Paralajmėrimi i prokurorėve belgė

    Alarmi: Mafia shqiptare ka shtėnė nė dorė trafiqet


    ------

    TIRANE

    "Grupet kriminale shqiptare janė autorė tė trafiqeve tė paligjshme nė Belgjikė". Ky ėshtė alarmi i lėshuar prej kohėsh nga autoritetet policore belge. Sipas tyre, shqiptarėt kanė kontroll tė plotė mbi trafikun e drogės dhe tė prostitucionit, duke zotėruar edhe infrastrukturėn e nevo-jshme pėr kryerjen e kėtyre aktiviteteve tė pali-gjshme. Ajo qė e shqetėson mė shumė policnė belge, ėshtė konsolidimi dhe forcimi i menjėhershėm i kėtyre grupeve shqiptare, tė cilat kanė mėnjanuar nga kėto trafiqe edhe mafien ruse. Duke i dominuar nė tėrėsi trafiqet, mafia shqiptare ka arritur tė forcohet shumė edhe financiarisht. Pėr kėtė problem disa herė hetues belgė kanė kryer takime me homologėt e tyre shqiptarė dhe me autoritetet e Ministrisė sė Rendit Publik. Nė kėto takime ėshtė kėrkuar bashkėpunimi i palės shqiptare pėr dhėnien e informacioneve tė nevojshme pėr tė realizuar kapjen e kėtyre personave. Me gjithė angazhimin dypalėsh, deri tani nuk mėsohet tė jetė goditur ndonjė grup ose tė jetė arrestuar ndonjė shqiptar si organizues tė trafiqeve tė paligjshme nė Belgjikė.

    -------
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    -----------


    VLORE/ Flasin dy viktimat e kryeplakut tė Tragjasit, njėra ėshtė kushėrira

    Pėrdhunimi i dy vajzave: "Ja si na e ngritėn kurthin"


    -------------------------------------------------------

    Qemal Biraku

    Arrestohet kryeplaku qė pėrdhunoi kushėrirėn dhe shoqen e saj. Mane Curraj nga Tragjasi i Vlorės nuk e pranon akuzėn. Ndėrkohė dy viktimat kanė depozituar nė polici denoncimin, madje kushėrira e kryeplakut, E.R., ka pohuar se e ka pėr-dhunuar edhe herė tė tjera.

    VLORE

    E kishte pėrdhunuar edhe tri herė tė tjera. Por kėtė herė e kishte mbushur kupėn, pasi e kishte pėrdhunuar nė sy tė shoqes sė saj dhe mė pas edhe atė. Kėshtu, dy vajzat nga Vlora, njėra prej tyre kushėrira e agresorit, iu drejtuan komisariatit. Kėshtu, kryeplaku i fshatit tė Tragjasit u arrestua pas denoncimit se kishte pėrdhunuar kushėrirėn dhe shoqen. Gazeta ka mundur tė sigurojė dialogun pyetje-pėrgjigje mes hetuesve dhe dy viktimave tė kryeplakut. Mane Curaj, edhe pse me pranga nė duar, e ka mohuar totalisht tė ketė kryer marrėdhėnie me dhunė me dy vajzat, por dėshmia e tyre duket se e ka vendosur 40-vjeēarin me shpatulla pėr muri. Madje kushėrira e tij, E.R., ka deklaruar pėrpara hetuesve se ai e kishte pėrdhunuar edhe herė tė tjera, por asaj i kishte ardhur turp qė t'i tregonte. Pasi e kanė mbajtur tė fshehur disa ditė, historinė e turpshme, ato kanė vendosur t'u thonė familjarėve dhe mė pas tė nisen pėr nė drejtim tė komisariatit. Sipas burimeve policore, pritet qė sot kryeplaku i Tragjasit tė dalė pėrpara togave tė zeza pėr vlerėsim mase sigurie.

    Hetuesi: Si ka ndodhur ngjarja?
    Viktimat: Ka qenė pasditja e para pak ditėve, ishim duke bėrė shėtitje; nė qendėr tė qytetit takuam Manen, i cili na ftoi tė hipnim nė makinė dhe tė pinim njė kafe nė njė nga lokalet e qytetit. Dhe kėtė ofertė e pranuam, duke pasur parasysh se nuk do na ndodhte diēka e keqe, se ishim dy vajza. Shkuam nė njė lokal nė Radhimė.

    Hetuesi: Ēfarė ndodhi nė kthim?
    Viktimat: Mania, nė vend qė tė drejtonte makinėn pėr nė drejtim tė Vlorės, e drejtoi drej rrugės sė Radhimės; dyshuam tė dyja shoqet dhe nė kėto momente u hutuam dhe po shikonim njėra-tjetrėn. E ēoi makinėn nė drejtim tė Orikumit. Ndaloi makinėn dhe filloi tė mė kapte dhe tė mė zhvishte me dhunė. Pasi kreu marrėdhėnie me forcė me mua, filloi ta zhvishte dhe tė kryente mardhėnie me forcė me shoqen time.

    Hetuesi: Pėrse nuk u larguat nga makina?
    Viktimat: Pasi ndaloi makinėn, i mbylli tė gjitha dyert e makinės dhe nuk kishim mundėsi tė largoheshim. Por dhe kur thėrrisnim, nuk na dėgjonte njeri.

    Hetuesi: Si e pritėn familjet tuaja kėtė krim?
    Viktimat: E patėm shumė tė vėshtirė pėr t'ua treguar, por familjet tona na kuptuan dhe ne u treguam gjithēka, sepse nuk mundėm ta mbanim mė tė fshehur.

    ------- nga gaz shqiptare -------


    BERAT/ Policia: Dyshohet pronari i autoveturės sė trafikut. Ja historia e vajzės

    Rrėmbimi i 16-vjeēares, hetimet shtrihen nė Tiranė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Zylyftar Plaku

    Menaxherja e seksit, Lutfije Ibėrshimi, dhe katėr bashkėpunėtorėt e saj, tė cilėt u arrestuan tė martėn, pasi kishin trafikuar njė vajzė 16-vjeēare, ndodhen nė ambientet e Policisė sė Beratit, ndėrsa hetimet janė shtrirė edhe nė Tiranė. Ndėrkohė ėshtė zbardhur fakti se vajza kishte probleme familjare.



    LAJMI

    BERAT

    "Trafikantėt: Ēlirim Mara e Gramoz Basha, nga Kuēova, nuk e kishin nė pronėsi tė tyre, madje nuk kishin as aktpėrdorimi pėr autoveturėn "Fiat Croma" me targa TR 40-43-E. Nė kėto kushte prokuroria ka dėrguar tė dhėnat nė Tiranė, pėr tė gjetur pronarėt e vėrtetė tė makinės. Kėshtu kanė treguar pėr Gazetėn Shqiptare burime policore. Sipas tyre, nė kryeqytet po punohet pėr identifikimin e pronarit tė makinės, i cili mendohet se ėshtė pjesė e kėtij rrjeti. Ndėrkohė shefi i Komisariatit tė Kuēovės, Ilirjan Zaēe, ka pohuar se autovetura, si dhe dy motorėt qė u janė bllokuar Gėzim Metushit e Saimir Tafės nga Elbasani, ndodhen nė ambientet e kėtij komisariati. Gjithashtu po dje nga rrėfimi i vajzės nė polici janė mėsuar edhe disa tė dhėna pėr familjen e saj. Sipas policisė, E,B., 16 vjeēe, banuese nė lagjen "11 Tetori" nė Elbasan, kishte vite qė jetonte vetėm me gjyshin. Shkak pėr kėtė ka qenė divorci i prindėrve tė saj. Dhe secili prej tyre ishte martuar, duke e lėnė vajzėn tė jetojė vetėm me gjyshin. Kėshtu, duke pėrfituar nga vetmia e saj dhe problemet familjare, menaxherja e seksit, Ibėrshimi, duket se ka menduar qė mund ta trafikojė vajzėn. Ndėrkohė sot pritet qė tė merret masa e arrestit pėr tė arrestuarit. Dje prokuroria dhe policia kanė hetuar vetėm pėr rastin nė fjalė, por, siē ėshtė bėrė e ditur, nė ditėt e ardhshme gruaja 40-vjeēare do tė hetohet edhe pėr raste tė tjera trafikimit tė tė miturave, pasi dyshohet se ėshtė marrė prej kohėsh me njė biznes tė tillė.

    --------------

Tema tė Ngjashme

  1. Qemal Karaosmani, sekretari i Ismail Qemalit.
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2013, 22:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •