Mbrojtja e fëmijëve nga interneti dhe rreziqet që mund të sjellë ai është një sfidë për mbarë botën. Organizata World Vision një organizatë e cila punon për fëmijët dhe mirëqënien e tyre jep këshilla të vazhdueshme se si të mbrohemi nga rreziqet e internetit.
Nëpërmjet një fletëpalosjeje World Vision thekson edhe rëndësinë e bashkëbisedimit prindër-fëmijë, në mënyrë që fëmijët mund të kenë përvoja të sigurta në Internet. Mos jepni kurrë informacione personale si numra telefoni, adresë të shkollës suaj, shtëpisë, adresë të postës elektronike, personale apo të punës së prindërve, kur regjistroheni në faqe të caktuara internet.
Kurrë mos bini dakord për t’u takuar me një personi që e njihni vetëm përmes internetit, këshillon World Vision. Kujdes duhet treguar edhe në postimin e fotove, për të mos u bërë pre emaniakëve të internetit.
Organizata World Vision këshillon fëmijët dhe adoleshëntët që gjithmonë të komunikojnë me prindërit ose një të rritur të besuar, për çdo informacion apo situatë që i bën të ndihen në siklet.
Sipa të dhënave rezulton se mosha e përdoruesve të rrjeteve sociale kryesisht janë të rinjtë nën 24 vjeç. Por ndër përdoruesit aktivë të rrjeteve sociale, përfshihet dhe një përqindje jo e vogël e moshave nën 18 vjeç.
Sudimet e mëparshme kanë treguar se në vendin tonë, mbi 90% e fëmijëve të moshës 10-16 vjeç janë regjistruar të paktën në një nga rrjetet sociale si Facebook, My Space, ose Hi5. Rreth 42 % e fëmijëve dhe adoleshentëve pranojnë të kenë krijuar njohje të reja përmes rrjeteve sociale.
Krijoni Kontakt