Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Basha: Më 20 shkurt marshim proteste, të ndalim të keqen para se të na marrë frymën



    DURRES - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përsëriti ftesën e tij ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime politike, që të marrin pjesë në marshimin e protestës popullore të 20 shkurtit, që përkon me 23-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë fjalës së tij në Aktivin e PD-së në Durrës, Basha tha se lufta opozitare nuk do të ketë të ndalur, pasi siç tha ai, “është detyrë e qytetarëve të insistojnë në ndalimin e së keqes pa pritur që e keqja të marrë frymën”.

    “Të jemi bashkë në ftesën tonë ndaj qytetarëve shqiptarë pa dallime politike që të marrin pjesë në 20 shkurt në Tiranë, në përkujtimin e 23-vjetorit të rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha dhe në marshimin e protestës popullore. Përvjetorin e rrëzimit të monumentit të Hoxhës do ta përkujtojmë me mesazhe aktuale të drejtpërdrejta për qeverinë e sotme. Do ta ndërmarrim këtë marshim proteste sepse jemi të shqetësuar, jemi në këmbë e do të jemi në këmbë kundër çdo tundimi të kësaj qeverie dhe mazhorance arbitrare për të rehabilituar me forma dhe alibi të llojllojshme figurën e diktatorit. Do ta ndërmarrim këtë marsh proteste, jo se nuk kemi patur durimin për të pritur këtë qeveri të fillojë të mbajë premtimet, por kjo qeveri ka ngritur mashtrimin e publikut dhe paligjshmërinë. Kjo qeveri ka vënë në jetë një politikë ekonomike thellësisht të gabuar që po e rrokullis vendin në pikën zero e poshtë zero në të gjitha drejtimet.”- u shpreh Basha.

    Sipas liderit të opozitës, “marshimi i protestës në 20 shkurt është detyrë e çdo qytetari në demokraci”.

    Duke u ndalur në procesin e anëtarësimeve të reja në PD, kryetari Basha theksoi rëndësinë e kontaktimit të figurave të larguara dhe nxitjen e të rinjve për t’ju bashkuar Partisë Demokratike.

    “Ata që janë larguar nga PD të kontaktohen, nxiten ti bashkohen PD-së. Të rinjtë ti presim krahëhapur, por nuk duhet të jemi vetëm në pritje por të shkojmë vetë tek rinia dhe ti ftojmë të anëtarësohen tek ne. Më të mirët duhet të vijnë tek ne, më të mirët në shkollë, në punë, në familje. PD ka lindur e re dhe do të mbetet e re. Një PD pa historinë e saj është pa shtyllë kurrizore, një PD pa brezin e ri është pa të ardhme.”- u shpreh Basha.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #22

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Mese e nevojshme. Une kete qeverisje e kam cilesuar si nje nga me te paaftat dhe me skandalozet qe ka patur ndonjehere Shqiperia.

    Rama dhe ekipi i tij kane shkruar nje liber te madh qe ata e kane quajtur program, siç do te deshironin qe te ishte Shqiperia ne vitin N!

    Edhe anetari me i thjeshte i ketij forumi mundet qe te formuloje qindra-mijera deshira se si do te deshironte te ishte vendi yne.

    Rama dhe tufa e sharlataneve qe i bejne lepe-peqe jane nje gozhde e ngulur ne tru te shqiptarise. Duhet shkulur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-02-2014 më 16:58

  3. #23
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Ka genjyer.

    Ka mashtruar.

    Ka rrenuar ekonomine.

    Ka shtuar pasigurine.

    Ka rritur cmimet.

    Ka vene krimin ne drejtimin e puneve te shtetit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Rama dhe tufa e sharlataneve qe i bejne lepe-peqe jane nje gozhde e ngulur ne tru te shqiptarise. Duhet shkulur!
    Pse beheni qesharak!

    Sali Berishen ska patur burr none ta kundershtoj ai ka qene i hekurt si ish komunist qe eshte dhe cdo kush duhet te beje sic thote ai ose te flake ne rruge. I ke pa si kane perfunduar gjithe ata qe kane kundershtuar Berishen. Jo vetem ministra e deputet por edhe gazeta e gazetar po kundershtove Berishen te shkrine.

    E keqja me e madhe e Shqiperise pas E. Hoxhes eshte S. Berisha

    Prandaj mire qe dalin te protostojne dhe do te testojne ene veten se sa veta do u shkojne mbrapa.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Pse beheni qesharak!

    Sali Berishen ska patur burr none ta kundershtoj ai ka qene i hekurt si ish komunist qe eshte dhe cdo kush duhet te beje sic thote ai ose te flake ne rruge. I ke pa si kane perfunduar gjithe ata qe kane kundershtuar Berishen. Jo vetem ministra e deputet por edhe gazeta e gazetar po kundershtove Berishen te shkrine.

    E keqja me e madhe e Shqiperise pas E. Hoxhes eshte S. Berisha

    Prandaj mire qe dalin te protostojne dhe do te testojne ene veten se sa veta do u shkojne mbrapa.
    Akoma me Berishen ju?
    Eshte Lulezim Basha kryetar partie.

  6. #26
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Thoni Lulit, t'pije noj veze pule qe ta ket zanin pushke...

    Mendoj se esht heret per protesta...
    PD-ja ka nevoje per nje riorganizim total... aty duhet t'fokusohet me teper...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Basha , Berisha edhe nja 10 komuniste te tjere te gjelbur do jene ne ate mbledhje . 3 a 4 i ke edhe ne kete forum , madje 2 nga ata komentojne gjithe diten e naten ne faqe si Shqiptarja apo Ballkanweb !

    E c ben shqiptari per nje cope karrike . Nuk ka mesuar si te punoje , por vetem si te vjedhi nepermjet partise shpellare te mega vjedhjeve edhe korrupsionit e quajtur PD !

    Une e kam thene kohe me para edhe insistoj , PD ja nuk vjen me ne pushtet , kurre ! Ajo e ka kryer misionin e saj , si partia personale familjare e komunistit me te flakte , Berisha ! Tashme edhe me marjoneten Basha !

    Ajo sot po punon thjesht si nje vegel presjoni qe te mbrohet pasuria edhe interesat ta akumuluara nga keta shpellaret ! Pra per te mbrojtur pasurine te krijuar duke vjedhur gjakun e shqiptareve , nga sekuestrimi , si edhe nga burgosja !

    Keto protesta vijne sepse Lulit nuk ja lene Bashkine ... ! E do qyle , qyraveci ... harroj qe nuk ka bere asnje gje ABSOLUTISHT per Tirane .

    Apo e harruat ju komunistet e PDes , tramin , bulevardin , stacionin multimodal edhe te tjera fanta shkenca ... ! Rezultati eshte se edhe Bashkia e Tiranes u kthye ne nje insitucion shpellaresh , qe nuk bejne ASNJE GJE !

    Ku i keni ato projekte ! Apo o burra hajde te prishim trenin qe te hapim vend per pallate te ri , edhe shqiptaret le ti genjejme se gjasme do bejme Bulevard !!!

    Ahh te mjere !
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 12-02-2014 më 20:15

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Apo e harruat ju komunistet e PDes , tramin , bulevardin , stacionin multimodal edhe te tjera fanta shkenca ... ! Rezultati eshte se edhe Bashkia e Tiranes u kthye ne nje insitucion shpellaresh , qe nuk bejne ASNJE GJE !

    Ku i keni ato projekte ! Apo o burra hajde te prishim trenin qe te hapim vend per pallate te ri , edhe shqiptaret le ti genjejme se gjasme do bejme Bulevard !!!

    Ahh te mjere !
    me duket se bashkine e kontrollon e majta LSI- PS. Keshtu qe c`do plan eshte bllokuar qellimisht.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Nuk mjafton 1 shesh per gjithe te pakenaqurit nga qeverisja e Edi Rames.

    1. Gjithe policet e pushuar nga puna, ne shesh.
    2. Gjithe njerezit e administrates te pushuar nga puna per tiu hapur vendin e punes militanteve socialiste, ne shesh.
    3. Gjithe pronaret e lojrave te fatit qe iu bllokuan bizneset dhe kompjuterat, ne shesh.
    4. Gjithe qytetaret te pakenaqur nga rritja e cmimit te naftes, benzines, kafese, alkoolit nga 1 janari, ne shesh.
    5. Gjithe qytetaret qe shohin se si kriminelet hedhin ne ere jeten e njerezve ne mes te dites, dhe policet i lene kriminelet te lire, ne shesh.
    6. Gjithe pronaret e atyre qindra ndertimeve te prishura ne mbare vendin, ne shesh.
    7. Gjithe qytetaret e shqetesuar per "armet krimike siriane" qe kryeministri i tyre ua beri per pak peshqesh, ne shesh.
    8. Gjithe qytetaret e vetepunesuar te furgonave qe me nje te rene te lapsit qeveria i la pa pune e pa buke, ne shesh.
    9. Gjithe pronaret e bizneseve te vendit qe u jane dyfishuar e trefishuar taksat, ne shesh.
    10. Gjithe te papunet qe po ngelen pa pune fale politikave te mbrapshta te qeverise se budallait, ne shesh.
    11. Qytetaret qe kane marre gjobe parkime apo jane ndaluar nga "Policet e Rilindjes" pa te drejte, do te jene po ne shesh.
    ...
    ...
    ...

    Nje hall i madh i ka zene shqiptaret, e nuk eshte nje hall politik. Nje njeri budalla qe as nuk di e as nuk do te mesoje por pretendon se i di te gjitha eshte bere kryeminister. Kete e kane kuptuar demokratet, kete e kane kuptuar edhe vete socialistet qe i dhane voten ne 23 qershor.

    E mjere ju qe jetoni ne Shqiperi se per te vuajtur kini.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2014 më 22:12

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    AlbaneZ (13-02-2014),teta (13-02-2014)

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Në shesh më 20 shkurt, protesta kundër varfërisë dhe papunësisë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk mjafton 1 shesh per gjithe te pakenaqurit nga qeverisja e Edi Rames.

    1. Gjithe policet e pushuar nga puna, ne shesh.
    2. Gjithe njerezit e administrates te pushuar nga puna per tiu hapur vendin e punes militanteve socialiste, ne shesh.
    3. Gjithe pronaret e lojrave te fatit qe iu bllokuan bizneset dhe kompjuterat, ne shesh.
    4. Gjithe qytetaret te pakenaqur nga rritja e cmimit te naftes, benzines, kafese, alkoolit nga 1 janari, ne shesh.
    5. Gjithe qytetaret qe shohin se si kriminelet hedhin ne ere jeten e njerezve ne mes te dites, dhe policet i lene kriminelet te lire, ne shesh.
    6. Gjithe pronaret e atyre qindra ndertimeve te prishura ne mbare vendin, ne shesh.
    7. Gjithe qytetaret e shqetesuar per "armet krimike siriane" qe kryeministri i tyre ua beri per pak peshqesh, ne shesh.
    8. Gjithe qytetaret e vetepunesuar te furgonave qe me nje te rene te lapsit qeveria i la pa pune e pa buke, ne shesh.
    9. Gjithe pronaret e bizneseve te vendit qe u jane dyfishuar e trefishuar taksat, ne shesh.
    10. Gjithe te papunet qe po ngelen pa pune fale politikave te mbrapshta te qeverise se budallait, ne shesh.
    11. Qytetaret qe kane marre gjobe parkime apo jane ndaluar nga "Policet e Rilindjes" pa te drejte, do te jene po ne shesh.
    ...
    ...
    ...

    Nje hall i madh i ka zene shqiptaret, e nuk eshte nje hall politik. Nje njeri budalla qe as nuk di e as nuk do te mesoje por pretendon se i di te gjitha eshte bere kryeminister. Kete e kane kuptuar demokratet, kete e kane kuptuar edhe vete socialistet qe i dhane voten ne 23 qershor.

    E mjere ju qe jetoni ne Shqiperi se per te vuajtur kini.

    Albo
    Mbushni nje njehere juve pastaj shikoni per sheshet e tjere

    Keshtu si jeni katandisur as sheshin Wilson nuk mbushni dot
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •