Nėse Zoti e ka caktuar ditėn se kur do vdesi njė njeri, pėrse nė librat fetarė ndalohet vetvrasja apo dėmtimi i vetvetes me substanca qė dėmtojnė shėndetin siē janė alkoli, duhani, droga etj, gjėra tė cilat e afrojnė vdekjen ?!!
Nėse Zoti e ka caktuar ditėn se kur do vdesi njė njeri, pėrse nė librat fetarė ndalohet vetvrasja apo dėmtimi i vetvetes me substanca qė dėmtojnė shėndetin siē janė alkoli, duhani, droga etj, gjėra tė cilat e afrojnė vdekjen ?!!
Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !
ku e di doktori se kur do vdes njeriu?
per temen mendoj se eshte krejt palidhje.
Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.
Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !
Te gjithe ekspertet...
Konsumimi i alkoholit, duhanit dhe drogave te ndryshme mund ta shkurtoje jetegjatesine drastikisht.
Kjo nuk do te thote se cdo njeri qe nuk konsumon alkohol, duhan apo droge do te jetoje me gjate. Fjala eshte per mestaren statistikore.
Dikush qe konsumon alkoholin, duhanin dhe drogen patjeter mund te jetoje shume me gjate se dikush qe vritet ne lufte, vdes ne trafik rrugor apo ne ndonje tragjedi tjeter.
Megjithate, krahasimi real behet ne mes te katagorive te krahasueshme. Nuk mund te krahasohen te semurit nga kanceri me alkoholiket etj. per te nxjerre mesataren e jetegjatesise. Mund te krahasohen vetem konsumuesit e alkoholit me bashkemoshataret qe nuk konsumojne alkoholin. Dhe hulumtimet perkatese jane afategjate d.m.th. 5, 10, 15, 20 apo me shume vite. Nese shumica e alkoholikeve vdesin ne moshe shume me te re se shumica e grupit te njerezve qe nuk kane konsumuar alkohol, atehere patjeter mund te thuhet se konsumi i alkoholit e shkurton jeten mesatarishit per 5, 10 apo 20 vjet. Pra, vdekja ne moshe shume me te re e konsumuesve te alkoholit nuk eshte as rastesi dhe as denim i zotit, por rezultat i demtimit te organizmit nga alkoholi ose edhe i pasojave qe nderlidhen direk ose indirekt me konsumimin e alkoholit.
*
Zoti nuk ra cakton diten e vdejkes ashtu sic mendojne shumica. Zoti e din diten e vdekjes sepse per Te nuk ka dje dhe neser, por vetemse sot, tash. Pra, per Zotin nuk ekziston as koha e as hapesira. Prandaj...
Perse eshte e ndaluar...? Duhet ditur gjerat baze te evolucionit per ta kuptuar kuptimin e jetes, se sa e shtrenjte edhe ajo, sa shtrenjte te kushton nese ia merr vetes jeten...
*
klipp&klar
Ngase do te asgjesohej koncepti i fese !
Nga pikepamja islame arsyeja PSE njeriu ekziston eshte pikerisht DHURATA e jetes qe krijuesi ja beni krijeses !!!
Njeriu mban pergjegjesi absolute mbi jeten e vet. Nese mund te folim per dic te SHENJTE, atehere JETA e njeriut eshte e shenjte, rrjedhimisht jetes dhe mbrojtjes se jetes i nenshtrohen krejt nevojat tjera. Edhe pa sfond fetare, njeriu gjate historise se ekzistences krejt instancat morale dhe etike qe i ka krijuar, i ka krijuar mbi kete baze, pra, mbrojtjen e jetes !
Vetevrasja eshte krejtesisht diametrale me kuptimin e arsyes te jetes !, pikerisht pra, SFIDA e njeriut eshte mbrojtja e jetes. Nese njeriu e shuan jeten vet, ben nje kunderveper qe nuk eshte e parapare ne konceptin e ekzistences. Eshte dicka e JONATYRSHME !!!
Rrjedhimisht nga ki kuptim, librat hyjnore, sidomos kurani ne vecanti, KESHILLOJNE me u larguar nga gjithecka qe e demton jeten, si per shembull alkoholi, duhani, droga, etj......
tung
albanish by nature
Pyetja qe ti ben me lart tregon qe ti nuk e di se si njeriu u krijua, dhe perse u krijua. Po ti kishe te qarta keto te dyja, nuk do te pyesje se perse feja ndalon vetevrasjen. Libra jane shkruajtur per te shpjeguar keto gjera qe kane te bejne me esencen e njeriut, por une po ta permbledh shkurt e qarte qe ti e kushdo ta kuptosh.
1. Njeriu eshte krijesa e dashur e Zotit
Qe do te thote, Zoti rezervon nje dashuri per kete krijese si per asnje krijese tjeter ne toke apo ne qiell. Kete gje e meson kur lexon ne Librin e Zanafilles qe Zoti e krijoi njeriun nga balta "sipas ngjashmerise dhe shembelltyres se Tij" dhe me pas "...i dha jete me Frymen e Tij". Asnje krijese tjeter ne toke apo ne qiell nuk eshte nje ikone e Perendise, sic eshte njeriu. Dhe asnje krijese tjeter ne toke apo ne qiell nuk eshte mbartese e Frymes se Shenjte te Perendise, dhurata me e cmuar jetedhenese e Perendise per njeriun. Fryma e Shenjte e Perendise i jep njeriut jete. Pa te njeriu nuk jeton e ekziston dot, por vdes dhe i kthehet baltes.
Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe gjithe krijesat e tjera, toka, qielli, kafshet e ujrave dhe tokes, bimesia e gjithe gjelberimi, te gjitha u krijuan per njeriun. Te gjitha ishin dhurata te Perendise per njeriun. Dhe keto ishin deshmite e para te hershme te dashurise se Perendise per krijesen e Tij te dashur. Eva dhe Adami jetonin ne kopshtin e Edenit ne prani te Perendise. Sa here qe Perendia levizte ne Kopshtin e Edenit, Eva dhe Adami ndjenin pranine e Tij fale flladit qe levizte. Kjo ishte parajsa e njeriut: jo kopshti i Edenit dhe gjithe pemet e bekuara te tij, por prania e Perendise prane krijeses, nje jete e njeriut me Perendine.
2. Dhurata me e cmuar e Perendise per njeriun eshte Fryma e Tij
Sa vlen shpirti i nje njeriu te vetem, mbartes i Frymes se Shenjte te Perendise, nuk vlen gjithe universi! E keqja e sulmon njeriun pikerisht per ta vjedhur dhe bere per vete kete dhurate te tereshenjte te Perendise per te. Dhe vete vdekja, eshte e pafuqishme para shpirtit te njeriut, pasi ajo nuk tret dot shpirtin e njeriut i cili eshte i pavdekshem, ajo tret vetem trupin qe i kthehet baltes. Kjo Fryme e Shenjte i jep shpirtit te njeriut jete. Kjo na ben edhe njeri pasi pa te do te ishim nje cope dru. Prej kesaj dhurate te shenjte buron edhe vullneti i lire i njeriut, qe e dallon ate nga te gjitha krijesat e tjera ne toke apo ne qiell. Asnje krijese tjeter ne toke apo ne qiell nuk gezon vullnet te lire para Perendise! As engjejt ne qiell, as kafshet e bimesia e tokes. Vetem njeriu. Perendia ia ka dhuruar njeriut kete vullnet te lire, qe ne vetvete eshte nje bekim dhe mallkim i madh. Vullneti i lire i njeriut duhet kuptuar si nje zgjedhje e lire qe cdo njeri ben per te bere nje jete me Perendine apo nje jete pa Perendine. Nje jete me besim e lutje, apo nje jete qe nuk ka vend per besimin e Zotin. Ky vullnet i lire eshte nje bekim i madh per te gjithe ata qe zgjedhin nje jete te ameshuar me Perendine duke ndjekur rrugen e besimit e lutjeve. Por ky vullnet i lire eshte edhe nje mallkim i madh, per te gjithe ata njerez, qe me vetedije apo pa vetedije mohojne Zotin e bejne nje jete pa Perendine. Shpesh njerezit flasin per "parajse" e per "ferr", dhe ne mendjet e tyre sjellin vende te bukura apo te frishme. Ne fakt, dallimi i vertete i parajses edhe ferrit eshte prania apo mungesa e Perendise. Parajsa eshte nje jete e ameshuar ne prani te Perendise. Ferri nuk eshte gje tjeter vecse nje jete e ameshuar pa Perendine.
Dhe arsyeja perse Zoti ia dhuroi dhe respekton njeriut kete vullnet te lire, eshte pasi ai nuk krijoi nje krijese skllav, krijoi nje krijese dashurie. Perendia derdhi gjithe dashurine e tij mbi kete krijese, me shpresen se njeriu ne menyre te vullnetshme do ta donte Zotin e tij ne te njejten menyre. Dashuria nuk mund te imponohet me dhune apo me force. Gjithcka tjeter mund te imponohet me dhune apo me force, pervec dashurise.
3. Jeta dhe vdekja
Shume njerez ne kete bote nuk e cmojne dhuraten e shenjte e jetedhenese te Perendise. Nuk ka gje me te shenjte e me te dashur per njeriun se sa jeta. Vete jeta eshte dhurate e Perendise. Cdo dite qe jetojme, cdo ore e minute, cdo frymemarrje qe bejme, eshte dhurate e Perendise. Pak njerez e dine kete gje e akoma me pak falenderojne Perendine. Cdo dite qe njeriu jeton mbi kete bote, eshte nje mundesi me shume per tu penduar, nje mundesi me shume per te zgjedhur rrugen e drejte, nje mundesi me shume per tu rikthyer ne krahet e Krijuesit e tij. Por ai njeri qe zgjedh vetevrasjen, ai njeri eshte duke deshmuar me vepra, e jo me fjale, refuzimin e Tij total ndaj Zotit. Kush ben vetevrasje zgjedh me vetedije vdekjen para jetes. Kush ben vetevrasje shkel me kembe dhuraten jetedhenese te Perendise, Frymen e Shenjte! Dhe nese te gjitha mekatet e njeriut njohin meshiren e Perendise, mekati i vetem qe nuk njeh meshiren e Perendise eshte mekati ndaj Frymes se Shenjte. Eshte me mire qe ai njeri te mos kish lindur fare se sa te kish bere nje mekat te tille.
Por nuk eshte vetem vetevrasja mekat i pafalshem. Aborti eshte e njejta gje. Njeriu zgjedh perseri te vrasi jeten ne barkun e tij. I mohon mishit te mishit te tij, gjakut te gjakut te tij, dhuraten e tereshenjte te Perendise: jeten!
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-02-2014 mė 00:51
Pėrse feja e ndalon vetvrasjen ?
Mund te jene shume arsye.
Njera nga to,s'ke nevoje te vetevritesh.Te vrasim ne.
Krijoni Kontakt