Mirdita mes tre kryeqyteteve..
Nga Gjon Dedaj, kryetar i bashkise Rreshen 2006-2011
...me duhet te pres e te hesht sepse askujt si nevojitet ti shes vuajtjen time e stermundimin e pafund. Thuajse te gjitha jane prodhuar artistikisht e shkencerisht nga te tjeret aq sa grimcat ndryshe tek une behen te paperfillshme.
Prej kohesh ky nuk ishte me konstatim por nje urdher i brendshem dhe konturues i sjelljes sime. Luftoja ta permiresoja e zbatoja rreptesisht nje heresh dhe dalengadale me ngjan se e kisha gjetur kompromisin. Te zgjidhja disa fotografi te mendimit tim dhe ti lija diku pa koment e pa plan per ti shitur.
Kesisoj MIRDITA, vendlindja ime, simboli dhe shenja me themelore qe ndjej brenda vetes me lejonte ta fotografoja me rregullat dhe teknologjine e kohes. Dhe nje dite mendja ime teksa veshtronte nje harte gjeografike ne nje gjuhe te huaj kishte marre lapsin dhe hequr tre vija te drejta te cilat e bashkonin MIRDITEN me tre kryeqytet TIRANE PRISTINA SKOPJE...
E ashtu ngadale llogjika historiko-sociale-matematike kishte shenuar MIRDITA rrinte mes tre kryeqyteteve, te tre kryeqytete me shumice shqiptare... dicka e pazakonte ne nje fotografi mendimi te zakonte.
E pas kesaj mendja ime shtronte gjithfarelloji pyetjesh: Sikur? Pse? Cfare? A mundej ndryshe?... Favorizim apo?... dhe ne mbyllje ajo perseriste pyetjen permbyllese - Si?
Keshtu mbi vijat u vune dhe tre pikepyetje dhe rrathet tregues te kryeqyteteve dhe te asaj qe quhej MIRDITE dhane nje faqe Power Point rrotull se ciles tashme do te vinte arkivi i fotografive te mendimit tim.
...me se shumti ato vija me dilnin ne gjume si rruge te bera per te ecur me makinen time private apo si kalorsiake deri deri si kujtim i gjyshes qe vinte me nje thes drith per te mbajtur paraadhesit e mi. Per ti mbajtur ashtu te pandare nga une si e vemja rruge drej Hyjit.
Vetem kur e shihja MIRDITEN kuptoja se sa dhe me te paperfillshme ishin goditjet deformuese qe kisha marre dhe mbijetesa e banoreve kesaj Toke me bente te besoja se Zoti dhe shoqeria do tia kthenin vendlindjes time shperblimin e denimit te pamerituar, pafajsi e shpallur tashme rregullisht.
Pikerisht per kete shkak ne fotografite vijuese te mendimit tim kisha shenuar se MIRDITA dhe Toka e Katedraleve ishin nje sinonim pertej kufijeve te besimit!
Besoja se arritjet shkencore dhe politike dhe pozita e vendimit tim ne nje sistem demokracie do te afronin kohen kur qytetaret e mbare botes do te kalonin ne keto rruge ne ane te cilave gjenden lloji lloji vendesh muzeale lloji lloji mineralesh ne udhen e Mirdites drejt Prishtines, aq shume mundesi per plazhe lumore e aq shume lartesi per krijimtari e vezhgime akademike.
Personalisht kisha fatin e njohjes se autorit te botimit Toka e katedraleve ngacmuesit te heshtur dhe mbeshtetesit te palodhur per te mberritur deri tek keto fotografi mendimi.
..dhe sa here kthehesha te shihja ate bashkim fotografish mendimi mendja me shkonte tek dritat dhe hidrocentralet qe gjendeshin ne nje distance te afert por te ndaluar prej mungeses se rrugeve. Madje prej me se 40 vitesh TIRANA nuk kishte vene re se tuneli prane hidrocentalit ishte ende i pandricuar dhe uji i liqenit te hidrocentralit tjeter mbante poshte uren dikur lidhese te Mirdites drejt Shkupit...
Keshtu pasi i isha shmangur profesionit te gjeologut pararojes per ta germuar dhe me per baker nentoken e kesaj treve dhe pasi kisha mbyllur syte teksa mushkerite e saj te eperme priteshin per derrasa, dru zjarri, arkivole, eksport... e ngulja dhe me vezhgimin tim mbi Kulla e Kisha dhe permes dijeve ne shkenca sociale harmonizoja besimin de-golist se MIRDITA kishte ende aq idealiste sa ta shpetonin ate.
...gongu i dhimbjes vijonte te binte ndersa jeta vazhdonte ne vendburgun kaq afer kryeqyteteve !
Gjon Dedaj
Rreshen Shtator 2006
Faqja e riprodhuar: www.mirdita.net
Krijoni Kontakt