Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    “Pink Viagra”, pilula bimore që përmirëson jetën seksuale te femrat

    Emri:  pink-viagra.jpg

Shikime: 532

Madhësia:  19.8 KBPink Viagra”, pilula bimore që përmirëson jetën seksuale te femrat - Shkencëtarët shprehen se tashmë gratë mund ta forcojnë jetën e tyre seksuale me një pilulë bimore. “Lady Prelox” është krijuar për të rritur kënaqësinë seksuale të një gruaje. Quhet “Viagra femërore” dhe pas pilulave blu për meshkuj “Lady Prelox’ është hedhur në treg në zinxhirin e rrugëve Holland & Barrett.

    Kushton 37,95 dollarë një paketë me 60 kokrra. Kjo paketë është e mjaftueshme vetëm për një muaj pasi femra duhet të konsumojë dy kokrra në ditë. Çmimi pritet të shkaktojë pakënaqësi.

    Shkencëtarët italianë kanë kryer një studim me 40 vullnetarë të moshave 40-50 vjeç dhe me një grup femrash të moshës 37-45 vjeç. Të dyja grupet u shprehën se vërejtën përmirësim të jetës së tyre seksuale pas 8 javësh dhe shkencëtarët arritën në konkluzionin se pilula “përmirëson ndjeshëm funksionin seksual”.

    Shkencëtari Graham Jackson, kryetar i shoqatës “Këshilla Seksuale” dhe kardiolog në spitalet “Guy’s” dhe “St Thomas” në Londër thotë se teoria e qarkullimit për ‘Lady Prelox’ mund të jetë korrekt. Ai shtoi: “ Ne e dimë se mosfunksionimi seksual te meshkujt është kryesisht problem I enëve të gjakut. Nuk kemi ndonjë dëshmi konkrete për një gjë të tilël te gratë por besoj se ka një lidhje”.

    Megjithatë obstetër gjinekologu Andy Heeps shprehet dyshues. “ Mos funksionimi seksual te femra është një problem i ndërlikuar që nuk lidhet me një arsye të vetme.”- shton Heeps.

    Dr Jackson shtoi se pilula funksionon nëse dëshira për marrëdhënie seksuale ekziston. Këto nuk janë “aphrodisiacs” paralajmëron ai. “Nëse ju nuk jeni ndezur nga partneri nuk ka sasi pilulash që mund t’ju ndihmojnë.”


    Burimi: Lajm Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-02-2014 më 17:47

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •