Fuqia e “ Lutjes se Jisuit “, nje ngritje e mendjes dhe e zemres te Perendia.
Ne “Tregimet e nje pelegrini rus” , ky pelegrin endacak, qe dikur dhe diku aveva degjuar te flitej per Apostullin Pavel,
kur thote vetem tre fjale; “Lutuni pa nderprerje”. Nga ky urdher, pelegrini pyet veten, si mundemi te lutemi pa nderprere?
Nje starets plak,abbat i nje manastiri i thote qe; shume vepra te mira i
kerkohen nje te krishteri, por mbi te gjitha kryesorja eshte lutja. Pasi qe pa lutje nuk
behen vepra te mira…, pa nje pergatitje shpriterore dhe pa lutje, nuk mundemi te gjejme rrugen qe te shpie tek Zoti.
Ndaj duhet te lutemi ne intimitet dhe pa nderprere ne menyre perpetue. Ka nje lutje qe i permbledh te gjitha.
Lutja compozohet me keto fjale:
“Zoti Jisu Krisht, ki meshire per mua !” . Dhe kush do te mesohet ta thoje gjithnje
duke evokuar Zotin Krisht, do te provoje nje ngushellim dhe nje nevoje te atille qe
ta shprehi ne menyre te vazhdueshme Lutjen, ku nuk do te mund te jetoje me pa te,
dhe ajo vetvetiu do te rrjedhe ne bredesi te tij.
Tani a e kuptove se ē’eshte lutja e panderprere?”
“Do ta lexojme ne kete liber. Ky eshte quajtur Filokalia. Permban shkencen dhe shpjegimin e lutjes se brendeshme te panderprere,
eshte shtruar nga njezetepese Eter te shenjte; dhe eshte aq i larte dhe i nevojshem per te themeluar te parin shpjegim
ne jeten spirituale kontemplative. Si shprehet i ndriēuari Niqifor “ ky liber te shpie drejt shpetimit pa dhimbje e pa djerse”.
-“Eshte ndoshta me i shenjte dhe me sublim se Bibla e shenjte?” e pyeti pelegrini.
-“Jo, nuk eshte me i madh dhe as me i shenjte se Bibla, por permban shpjegimet iluminuese ( ndriēuese ) mbi gjithēka sa ka te mistersheme ne Bibel,
aq te shkelqyeshme, ku mendja jone e kufizuar nuk arrin ti kape e ti kuptoje.
Ja nje shembull: dielli eshte me i madherishmi, shendrit mbi te gjithe yjet e tjere qiellore…, por qe nuk mundesh ta shikosh drejt pa i mbrojtur syte me pare.
Eshte e nevojshme nje maske artificjale ( si saldatorit ), miljona here me inferiore dhe me
e zbehte se dielli, nese do te veresh diellin dhe te durosh rrezet e tij …
Shkrimi i shenjte eshte dielli qe te verbon, kurse Filokalia eshte maska e nevojshme
per ta shikuar. Dhe tani degjo, do te lexoj si te stervitesh ne lutjen e brendeshme
te panderprere”
Dhe pastaj starets-i hapi Filokaline, kerkoi traktatin e shen Simeonit Teologut te Ri dhe filloi:
“Ulu ne qetesi dhe i vetmuar. Perkul kryet, mbyll syte, merr fryme ngadale dhe shiko
me syrin e mendjes brenda zemres tende. Drejto mendjen, dmth mendimin, nga koka ne drejtim te zemres.
Shqiptoje qartesisht, nderkohe qe merr fryme:
“ Zoti Jisu Krisht, ki meshire per mua “, vetem me peshperitje ose vetem me mend.
Sforcohu te largosh ēdo mendim tjeter; mbaj ritmin me nje durim te qete dhe
perserit sa me shpesh kete stervitje rregullisht“.
Starets-i me shpjegoi keto fjale me shembuj, ku lexuam me tej ne Filokaline disa nga
Shkrimet e shen Gregor Sinaitit, dhe te bekuarve Kalisto dhe Ignat.
Per nje jave iu dedikova pa u kursyer, te kuptoja lutjen e panderprere, sipas mesimeve te starets-it. Ne fillim gjerat dukej se shkonin mire.
Pastaj ankova nje lodhje te madhe, me hipi nje dembelizem, merzitje,nje gjum i
rende dhe mendime te pa numerta me mbeshtollen si nje mjergull. I derrmuar, vajta
tek starets-i ku i shtrova situaten e gjendjes time.
Duke me mirepritur, ai me thote: “ Ky, vella i dashur, eshte sulmi qe bota e erresires vepron kunder teje, pasi erresira,
nuk ka asgje qe i frikesohet me teper se sa lutjes. Por qe armiku vepron vetem pas lejes se Zotit, ne masen qe eshte e
nevojshme dhe jo me shume. Eshte e domosdoshme, kuptohet, qe perulja jote
duhet te vihet edhe nje here ne prove. E pra eshte teper heret qe ti te arrish me zellin tend te madh,
ne thellesine e zemres, do te kishte rrezik te biesh ne nje
krenari shpirterore. Do te lexoj ne lidhje me kete, nje copez nga Filokalia”
Starets-i kerkoi traktatin e murgut Niqifor dhe filloi te lexoje: “ Nese pas disa tentativash nuk mundesh te arrish ne rajonin e zemres sikur te kam mesuar,
bej si te them, ku me ndihmen e Zotit do tja arrish asaj qe kerkon. Ti e di qe mundesia e
prononcimit te fjales ndodhet tek laringu.Ne kete menyre, duke larguar ēdo mendim
( mund ta besh kete, po e deshe ), imponoi vetes te perseritesh vetem dhe panderprere keto fjale: “ Zoti Jisu Krisht, ki meshire per mua !”.
Dhe detyrohu ti thuash gjithnnje. Po te vazhdosh keshtu per disa kohe, kjo do te hapi pa dyshim thelbin e zemres. Na e garanton eksperienca ”.
“ Ketu eshte i gjithe mesimi i Eterve te shenjte”, tha starets-i i im. Nga ky moment
do te pranosh drejtimin tim me besim, ku te recitosh sa me shpesh Lutjen e Jisu Krishtit. Si fillim, do te thuash per dite te pakten tre mije here Lutjen.
Ne kembe, ulur, duke hecur ose shtrire, do ta thuash pa u ndalur: “ Zoti Jisu Krisht, ki meshire per mua!”. Thuaje me ze te ulet, ngadale, por te jene tre mije here ne dite,
as me pak e as me shume; Zoti do te ndihmoje me kete menyre aktivitetin perpetuo ( e panderprere ) te zemres”.
Keshtu pas pak kohe degjova, nuk e di se si, qe Lutja kalonte vetvetiu nga buzet drejt ne zemer, me ritmiken e rregullt, shkoqitja e fjaleve te Lutjes behej vet, psh.
Nje: Zoti dy: Jisu tre: Krisht, dhe keshtu me pas. Ndalova te them Lutjen me goje dhe vazhdova te degjoja me kujdes se ē’thoshte zemra ime, duke provuar nje kenaqesi,
sipas fjaleve te starets-it. Pastaj ndjeva nje dhimbje te lehte ne zemer
dhe ne shpirt nje dashuri te atille per Jisu Krishtin qe parafytyroja, ah vetem sikur
ta shihja vertete, ti pergjunjesha ne kembet e tij e ti mbaja fort, ti puthja duke i lagur me lotet e mia, pastaj ta falenderoja Zotin qe me jep kaq mbeshtetje dhe mbrojtje
me Emrin e tij, me meshiren e pamase dhe dashurine qe ka per mua, krijese mekatare dhe e padenje.
Pastaj u ndez ne zemren time nje ngrohtesi e madhe qe u perhap ne tere gjoksin.
“ Kush vlen me shume, Lutja e Jisu Krishtit o Ungjilli?”, e pyeti dikush.
“ Jane e njejta gje”, u pergjegj, “ ajo qe eshte Ungjilli, eshte edhe Lutja e
Jisu Krishtit, pasi qe Emri hyjnor i Jisu Krishtit permbyll ne vetvete te gjitha
te vertetat ungjillore. Eterit e shenjte thone se Lutja e Jisu Krishtit eshte
sintetizimi ( permbajtja e koncentruar ) e gjithe Ungjillit ”.
Formen e kesaj Lutje te fuqishme e gjejme edhe me fjale te ndryshme, por permbajtja eshte e njejte.
psh.
Lutemi; - O Zoti Jisu Krisht, Biri i Perendise, meshirome mua mekatarin.
Pershendetje
Krijoni Kontakt