Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Ata dolën që të protestojnë ndërsa u tërhoqën zvarrë ku shumë prej tyre edhe u lënduan.


    Nuk pati dallim në mes të meshkujve dhe femrave. Policia e Kosovës i trajtonte të gjithë studentët e mbledhur para rektoratit njësoj

    . Qëllimi i tyre i vetëm ishte që t’i largoj ata nga oborri edhe pse rezultoi me mbi një 20 të arrestuar.

    Pamjet që do t’i shihni në vazhdim do të ju ngjajnë me protestat e dhunshme në Ukrainë mirëpo janë në Prishtinë.

    Dhunë dhe shtypje e një grupi studentësh të cilët në fund të fundit kishin dalë për të ushtruar një të drejt qytetare. Për të protestuar. /Zëri/



  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Mjekrroshat i kan fajet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Konfirmohet arrestimi i 25 studentëve protestues(video)



    Prishtinë, 28 janar – (E plotësuar) Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti, i tha Koha. net se gjatë ndërhyrjes për zhbllokimin e Rektoratit të UP-së, policia ka arrestuar 25 studentë protestues. Ajo nuk sqaroi se çfarë veprimesh të mëtejshme do të merren ndaj të arrestuarve, por njoftoi për dy policë të lënduar. Ajo paralajmëroi se ndërkohë Policia do të prononcohet përmes një komunikate për atë që ka ndodhur sot gjatë aksionit për zhbllokimin e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”.


    Zhbllokohet me forcë Rektorati , ka të lënduar

    Prishtinë, 28 janar – (E plotësuar) Policia speciale e Kosovës ka larguar me forcë studentët protestues, të cilët që para orës tetë kishin bllokuar Rektoratin e UP-së, duke mos lejuar askë të hynte brenda. Tashmë ajo i ka nxjerrë jashtë ambienteve të Rektoratit dhe i ka larguar nga porta, për t’u vendosur vetë aty, që studentëve ua bën të pamundur rikthimin.Policia ka arrestuar shumë studentë protestues, por nuk ka njoftime nëse ata i ka dërguar në ambientet e policisë, apo vetëm i ka larguar nga ambientet e Rektoratit.
    Te Rektorati ka mbërri edhe ambulanca, për t’u ofruar ndihmë dy studentëve, që ankohen për lëndime të marra gjatë përplasjes me policinë.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,173299

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Krasniqi përkrah protestat e studentëve

    Prishtinë, 28 janar - Kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, është shprehur kundër dhunës së sotme policore ndaj studentëve protestues para Rektoratit, të cilët po kërkojnë shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi.

    Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ngjarje të tilla nuk i duhen vendit, porse vendi ka nevojë për punë, mësim e jetë, transmeton Koha.net.

    Këto foto nuk i duhen Kosovës se Lirë! Kosovës i duhen foto pune, mësimi e studimi, foto jete e jo dhune”, ka shkruar Krasniqi, duke i postuar disa fotografi nga dhuna e sotme policore ndaj protestuesve të qetë para Rektoratit.

    Studentët sot bllokuan Rektoratin e UP-së dhe u deshtë ndërhyrja e policisë speciale që t`u mundësohej hyrja në ambientet e punës nëpunësve dhe zyrtarëve të këtij institucioni të arsimit të lartë. Me këtë rast janë arrestuar 27 protestues, 2 kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
    http://www.koha.net/?page=1,13,173332


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Kerkesat kryesore te studenteve:

    ...
    Kërkesat tona janë:

    1. Dorëheqja e mënjëhershme e Rektorit, Ibrahim Gashi;
    2. Fillimi i mënjëhershëm i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitetin e Prishtinës, dhe ngritja e një mekanizmi për verifikimin e të gjitha titujve akademikë;
    3. Largimi i ndikimit të pushtetit në Universitetin e Prishtinës, nepërmjet heqjës së Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës;


    Meqë dorëheqja është akt moral, e këtë nuk e ka bërë e as nuk e ka ndërmend ta bëjë Rektori i pamoralshëm, ne luftojmë për këtë nepërmjet aktivitetit të drejtëpërdrejtë në terren, si formë përfillëse e serioze.

    Universiteti i Prishtinës jorastësisht është ku është, i pari në rajon për nga niveli i degradimit, e i fundit për nga prodhimi i kuadrove e dijes. Jorastësisht edhe duhet të fillojë hetimi i ish-rektorëve e shpurës së tyre nepërmjet një mekanizmi verifikues të krijuar nga Senati, si dhe jorastësisht duhet të verifikohen titujt akademikë. Asnjë nga këto veprime nuk i konsiderojmë të rastësishme. Mashtrimet e abuzimet në këtë institucion ishin të mirëmenduara, prandaj i domosdoshëm është krijimi i këtij mekanizmi.

    Që nga paslufta, ky institucion vazhdimisht ishte dirigjuar nga partitë në pushtet, nepërmjet zgjedhjës së Këshillit Drejtues nga qeveria, e ky këshill më pas zgjedh Rektorin. Duhet të këputët ky zinxhir i ndikimit të çdo pushteti, sepse për aq sa Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës zgjedhet nga qeveria, edhe rektoret e drejtuesit do të jenë marioneta të tyre. Ne do ta këpusim këtë zinxhir.

    Ne, studentët e Universitetit të Prishtinës, si qenie politike në kuptimin e angazhimit për shoqërinë në përgjithësi e studentët në veçanti, jemi zgjuar nga kotësia e përgjumja, dhe si të politizuar, jemi duke i prirë sulmit ndaj korrupsionit e krimit në Universitetin e Prishtinës. Ne sot, jemi "bijtë e shekullit të ri", të rinjtë migjenian, që "plakun e len në shejtninë" e tij. Nuk jemi shifër statistikore, as indiferentë. Nuk jemi një nga shumë të kokëulurit, por shumë nga të kryengriturit.

    Ne, studentet nuk presim sepse nuk shpresojmë tek ju qe na ngulfatet. Drejtësia nuk mund të vijë nga ata që shkaktuan padrejtësi. Ne shpresojmë tek veprimi ynë kolektiv. Si të përjashtuar e të pallogaritur, do të përjashtojmë Rektorin e do t'i prishim të gjitha llogaritë e bëra pa ne. BS
    http://www.botasot.info/kosova/26873...ionin-policor/

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Po pse more jaran prap po rren e po i quan studenta keta rrugaqa
    jo me i shpernda por me u qi nanen e mei vra krejt keta rrugaqa
    te albin-daqiq-sokolloviq-qebes e te ndihmuar nga proserbi tjeter terroristi fuad ramiqi miku i albin-vetfundosjes
    keta i qiten disa rrugaqa ne rrug dhe deshten te hyn edhe tek Rektori Ibrahim Gashi
    po jo jo nuk i lejoin ma terroristat e rrugaqet te futen e tia bajn siq ja ben ishe Rektorit Muj Rugoves

    keta nuk jan student por rrugaqa-terrorista me lesh.raku
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    shifni kryetari i zi i opshtines te prishtines
    qe vet i ka pague e organizue rrugaqet
    se si i perkrah ata hahahaha

    ------------------------------------


    Shpend Ahmeti përkrah protesta kundër Rektoratit të UP’së

    Nga Express | 28 Janar 2014 13:52


    Protestat e sotme të një grupi të studentëve kundër drejtuesve aktual të Universitetit publik të Prishtinës që përfunduan me dhunë policore dhe shoqërimin e mbi 20 studentëve në Polici janë përkrahur edhe nga Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.

    “Një prej arsyeve themelore të gjendjes ekonomiko-politike të shtetit tonë është gjendja e Universitetit të Prishtinës. Studentët me të drejtë protestojnë ndaj gjendjes së krijuar dhe fakteve të paraqitura këtë javë, përderisa hetimet duhet të fillojnë drejt atyre që kanë keqpërdorë pozitën për tu avancuar. Përndryshe, mosreagimi tani do të ketë pasoja shumëvjeçare për gjendjen tonë politike, sociale e ekonomike”, shkruan .Ahmeti në facebook.

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    ku jane keshtu ne Ukraine a ? vetem ne shtetet qe ju rreh zemra per Rrusi ndodhe qishtu
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #9
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Wink Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Shteti: lexhendare
    Qeveria: Pronto
    Presidenca: autodidaktore
    Univerziteti: Filan Fisteki
    Dituria: Manifesti i Marksit
    Policia: gjithe çobanet e lopeve e te dheneve te aktivizuar ne insitucjona
    Kumandantat: lexhendara prej te parit e deri tek i fundit.
    Parlamenti: vendtubimi i gjithe pabuksave, e qe kane shkuar aty te sigurojne kafshaten e bukes.


    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #10
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Boll mire jav kan ba po me mbetet merak qe nuk jam ba police i qesi njesije. Po ku egziston ne bote me u ndryshu fati i mijra studentave shkaku i 20 studentave ?!. Krejt rektort te kqij asnja i mire spo del. Neser me ardh me ba rektor qe po e bajm Klintonin mas 1 muj dite kan me u qu ne proteste ja gjajn vegen shqiptaret. Eshte e pa mundur te jet nje i mire per te gjithe nuk egziston eshte ligj.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •