Mė nė fund fund shqiptarėt do e duan Shqipėrinė mė shumė se sa baltėn e saj tė pėrgjakur. Mė nė fund, do tė hapen dosjet e diktaturės- pėshpėriti gjyqtari i gėzuar nė veshin e sekretares sė tij. Kjo e fundit nuk i kapi qartė fjalėt e eprorit tė saj, sepse atė ēast dy policė, me njė fytyrė me seriozitet tė hekurosur spicė, sollėn prej krahu nė sallė, njė prej dhjetė tė akuzuarve, ose gjelave tė diktaturės siē u pėlqente t'i thėrritinin poetėt dhe gazetarėt.
Nė sallė hynė nxitimthi tė afėrmit e familjes sė tė akuzuarit dhe viktimave. Gazetarėt lėviznin tė nervozuar sa majtas djathtas. Dy gra panė njėrin prej gazetarėve vėngėr sepse kabllot e kamerės sė tij u fėrkuan disa herė me flokėt ose kokat e tyre.

Sot ishte seanca e katėrt e gjyqit. Gjyqtari nė fundin e seancės sė katėrt, vendosi qė nė gjyq tė paraqitenin edhe disa prej artistėve tė kohės sė diktaturės. Edhe pse propozimi i tij shkaktoi zhurmė dhe kundėrshtime tė forta midis palėve tė ndryshme, si gazetarėve, familjeve tė viktimave, vrasėsve, ose tė pandehurve, gjyqtari nguli kėmbė qė nė seancėn e ardhshme tė thirren patjetėr nė bankėn e tė akuzuarve edhe artistėt e asaj kohe.
-Ku janė artistėt?- pyeti ai policėt.
Ata ngritėn supet me mosvetėdije.
Gjyqtari nė vazhdim i kėrkoi llogari sekretares; ajo diē i tha, por ky nuk dėgjoi asgjė sepse disa zėra nga salla pohuan fort: ėshtė e panevojshme!
- Atėherė tė thėrrasim katėr milion shqiptarė nė bankėn e tė akuzuarve- shtoi njė zė tjetėr.
Gjyqtari u trondit pėr vdekje, sepse kundėrshtimet kėsaj here erdhėn edhe nga palėt e familjes sė viktimave.
-Nuk keni turp? Edhe ju jeni kundėr gjykimit, edhe pse simbolikisht tė artistėve tė asaj kohe? Edhe ju, fėmijtė e baballarėve tė vrarė ose dėnuar padrejtėsisht mendoni kėshtu?- akuzoi gjyqtari.
-Shkrimtarėt, kėngėtarėt dhe humoristėt e asaj kohe, na mbajtėn shpirtin gjallė. Pa ta, do tė kishim rėnė nė depresion vetėvrasės- cicėroi njė grua pispilitė, me njė zė tė hollė, thuaj sikur kishte instaluar nė fyt njė filtėr stėrhollues fonetik.
-Po, ata artistėt (tė thashė unė ty se po t'i gjykosh artistėt, ata do t'i zejė paniku, sepse ata i kanė ofruar atyre njė siguri, edhe pse artificiale...- e ndėrpreu sekretarja duke pėshėritur nė veshin e e tij.
Gjyqtari ndaloi pėr pakėz rrjedhėn e fjalėve, pa sekretaren i zemėruar dhe vazhdoi.
-Po ju qėnkeni popull i habitshėm. Ata i kėnduan me vetėdije, jo pak, por tridhjetė vjet, duarve vrasėse tė baballarėve tuaj.Hėngrėn, pinė, shėtitėn botėn anė e mbanė, ndėrkohė qė ju dhe baballarėt tuaj dergjeshit pėr njė copė bukė. Nuk kemi tė bėjmė kėtu me ca artistė naivė, tė rrėmbyeshėm qė u mashtruan pėrkohėsisht nga njė teori politike, si dikur, nė shekullin e kaluar, kur ca poetė pėrqafuan pėrkohėsisht komunizmin ose fashizmin. Kėta tanėt i kėnduan dhe e ngritėn diktatorin nė Olimp rreth dyzet vjet.
Sot ata, duhet tė paktėn t'i kėrkojnė njė tė falur tė madhe, popullit tė tyre, qė e mashtruan atė me vetėdije. Nuk i thanė tė vėrtetėn e madhe... Pėrndryshe pėrse u dashkėrka tė marrė populli lamtumirė prej diktaturės?
-Kėshtu ishte atėherė!- justifikoi njė zė nga mesi i sallės.
-Epo, meqė paska qenė kėshtu atėherė, pėrse tė mos jetė edhe tani si atėherė? Mė kot kėrkoni tė hapen dosjet dhe dėnohen hajdutėt e jetėve tė baballarėve tuaj- brofi gjyqtari, i cili pa e kuptuar edhe vetė, i shoqėroi fjalėt me dy tė rėna tė forta me ēekiē tavolinės.
-E ētė bėnin atėherė? Tė iknin pėr dhjam qeni nė kasaphanėn e diktatorit?- replikoi pėrsėri njė prej bijve tė baballarėve tė dėnuar.
-Tė paktėn tė heshtinin, e ta kėrkonin shpėtimin artistik nė zemrėn e natyrės- siē bėri Poradeci e tė tjerė.
-Heshtja ėshtė mė e rėndė se sa vetė krimi- tha njė djalė i ri andej nga fundi.
Gjyqtari mori zemėr prej pėrgjigjes sė tij tė thellė.
-E thashė tė paktėn tė heshtnin, e jo t'i kėndonin rrėnjėve tė Partisė. Apo tė hidhnin nė allēi e mermer trupin e diktatorit.
Mesa po kuptoj- vazhdoi gjyqtari, i inkurajuar prej heshtjes sė shkurtėr qė mbizotėroi nė sallė- sipas kėsaj logjikės tuaj: tė iknin pėr dhjam qeni?- atėherė edhe njė ushtar mund tė justifikojė dezertimin e tij tė turpshėm duke thėnė nuk shkoj nė luftė se vritem, rrjedhimisht familja e tij tė kalohet nė thikėn e pushtuesit?
- Nuk i lejohet njė gjyqtari tė merret me politikė. Do t'ju denoncoj pėr gjykim tė njėanshėm- ēuēuriti njė burrė me buzė tė dridhura.
-Mos doni tė na thoni zotėrote se edhe artistėt qė kanė bėrė emėr jasht shtetit dhe qė janė krenaria e kombit duhet tė ulen nė bankėn e tė akuzuave?-pyeti gjyqtarin njėri prej gazetarėve.
-Po! patjetėr qė po- u pėrgjigj gjyqtari pa iu dridhur qerpiku i trashė i zi.
-Nė thelb bėhet fjalė pėr njė gjyq moral. Artisti duhet t'i japė popullit tė tij shembullin se si mbijetohet me dinjitet nė kohė tė vėshtira. Ndėrsa artistėt tanė bėnė paqe me diktatorin nė kurriz tė lirisė sė popullit tė tyre- shtoi ai.
Nė sallė mbizotėroi gjatė njė romuz i paparė. Mbas dhjetė minutash gjyqtari arriti ta risjellė rendin e qetėsisė.
-Kėtė seancė e deklaroj tė mbyllur. Nė seancėn e pestė pres tė paraqiten tė gjithė artistėt e njohur tė asaj kohe. Nėse nuk paraqiten unė refuzoj tė merrem me kėtė ēėshtje. Nuk mund tė dėnosh duart e vrasėsve dhe nderosh me verbėri foshnjore kėngėtarėt e duarve vrasėse tė diktatorit dhe ndihmėsve tė tij, siē bėni ju sot.
I akuzuari i radhės, ia krehu miqėsisht fytyrėn gjyqtarit.Atij iu desh t'i bindet urdhėrit tė policit dhe ta ndjekė atė drejt portės dalėse tė sallės sė gjyqit.

Dy ditė para seancės sė pestė, gjyqtarit i komunikuan lajmin e shkarkimi tė tij nga puna, pa asnjė lloj motivacioni.
Dy ditė mbas seancės sė pestė tė gjyqit, tė cilin e mori pėrsipėr njė gjyqtar krejt i ri, dhe i panjohur pėr tė, ai faturoi njė taksi, dhe vizitoi varrin e Enver Hoxhės. I ndezi atij njė qiri, vendosi mbi pllakėn e varrit : njė thikė tė pėrlyer me gjak, librat e yjeve tė tij letrarė, disqet e kėngėtarėve tė mbushura me bėmat e tij heroike dhe fotografitė e skulpturave tė bėra enkas dikur pėr diktatorin.
"Mė shumė respekt ushqej pėr ty, o Enver, se sa pėr ata hipokritė tė paparė. Ti, tė paktėn nė profesion kasap ishe, kasap mbete, dhe nuk u turpėrove pėr duart e pėrgjakura. Edhe vejusha tėnde, besnike tė qėndroi gjatė gjithė jetės.
Ndėrsa ata...artistėt qė shkėlqyen nėn njė qiell tė prangosur dhe pėrgjakur, sot nuk shprehin as edhe njė lloj pendese, vetėreflektimi. Shumica sillen si viktima tė diktaturės ndėrsa disa tė tjerė disidentė...

Taksisti, po ndiqte me kėrshėri prej spiuni, ecurinė e vizitės nė varin e diktatorit dhe monologjet e gjyqtarit. U nis kur gjyqtari ia bėri me gisht drejt Tiranės.
Sapo zbriti nga taksia, u pėrball me njė turmė njerėzish qė i ulėrinin:
-Sa mirė qė tė pushuan nga puna!!! Gjyqtar i rrjedhur!
Gjyqtari, nė njė heshtje Sokratiane, ngjiti shkallėt e katėr kateve qė e ndanin nga apartamenti ku banonte. Pėrpara se tė hynte nė shtėpi, nxorri kokėn si njė patė nė dritaren e koridorit dhe tha: ju jeni majmunė dhe drejtėsia juaj, banane qė ju i hani orė e minutė duke kėnduar!

Rezart Palluqi
janar, 2014 —