Ndahet nga jeta Artistja e Madhe, Vaēe Zela. Amaneti: Dua tė prehem nė Atdhe
TIRANE-Shuhet artistja e madhe e skenės shqiptare, Vace Zela. Kėngėtarja ndėrroi jetė nė moshėn 74 vjecare, sot rreth orės 01:00 nė Basel tė Zvicrės pas njė sėmundje tė gjatė. Lajmi konfirmohet nga familjarėt e saj nė Zvicėr.
Vaēe Zela lindi nė Lushnje nė vitin 1939 dhe mė 7 prill tė kėtij viti do tė mbushte 75 vjeēe. Ajo ėshtė gruaja e parė shqiptare e nderuar sa qe gjallė me titullin Nderi i Kombit.
Me dėshirėn e saj tė lėnė amanet tek tė afėrmit e saj, artistja e madhe shqiptare Vaēe Zela do tė prehet nė atdhe. I vėllai Hysni Zela bėri tė ditur pėr News24 se nė rast se dokumentacionet vonojnė, trupi mbėrrin nė atdhe vetėm ditėn e shtunė, me linjėn tranzit.
Artistja e madhe e skenės shqiptare njihej me disa epitete. "Zėri i Artė i Shqipėrisė", "Ikona e Shenjtė e Kėngės Shqiptare", "Mbretėresha e Kėngės Shqiptare", "Ylli Polar qė vėrtitet i vetėm nė Galaktikėn e Kėngės sė Lehtė Shqiptare", "Gjigandja e Skenės Shqiptare".
U zbulua rastėsisht nė moshė tė re nė Lushnjė. Vaēe Zela kishte njė zė tė jashtėzakonshėm. Me zėrin e saj mahnitės e tė papėrsėritshėm pėr mė shumė se 40 vjet krijoi mitin e saj tė pavdekėsisė duke hyrė nė zemrėn e ēdo shqiptari brenda e jashtė atdheut. Kėngėt e saj nė vite mbeten popullore dhe tė preferuara edhe sot nga publiku.
Vaēe Zela u largua pėrfundimisht prej skenės nė vitin 1992.
Sidoqoftė Vaēe Zela mbetet "Zėri i Jashtėzakonshėm" qė mbushte me energji skenat shqiptare duke u bėrė idhulli i shumė brezave. Ylli i muzikės shqiptare ka interpretuar kėngėt "Ēelu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Ėndrra ime", "Lemza", "Nėnave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Tė lumtur tė dua", "Rrjedh nė kėngė e ligjėrime", "Pėr ty atdhe", "Moj e bukur Arbėri", e shumė tė tjera, qė kanė mbetur nė fondin e artė tė muzikės shqiptare.
Ēmimet e titujt qė ajo ka marrė ndėr vite janė: "Artiste e Merituar" nė '73-in, "Artiste e Popullit" nė '77-ėn, "Mjeshtre e Madhe e Punės", "Qytetare Nderi" e Lushnjes, po nė qytetin e lindjes.
Vaēe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisė sė Muzikės Shqiptare zėrin e saj tė artė. Njė kulm qė nuk do tė shlyhet kurrė nga kujtesa artistike.
Vaēe Zela ka marrė pjesė nė shumė festivale tė muzikės nė Radio dhe mė vonė nė Radiotelevizion qė prej organizimit tė parė tė tyre, duke fituar plot 12 ēmime tė para, njė rekord i paarritur deri mė sot. Vaēe Zela ka qene fituesja e parė e Festivalit tė Parė. Me kėngėn Fėmija i parė, ajo dėshmoi se njė idhull i muzikės po lindte atė mbrėmje tė 26 dhjetorit tė vitit 1962. Repertori i saj ėshtė shumė i pasur; numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė si pjesė e muzikės sė filmave.
Prej disa vitesh jetonte nė Zvicėr. Ajo ėshtė e vetmja femėr shqiptare e nderuar nė tė gjallė me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: Pėr vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tė jashtėzakonshėm, pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės sė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, pėr pasurinė e vyer qė krijoi nė shkollėn shqiptare tė interpretimit muzikor.
Pėr nder tė kėngėtares, viti 2009 ėshtė shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si Viti Vaēe Zela. Sė fundi, edhe njė rrugė nė Tiranė mban emrin e saj.
ARTISTĖT: SI E KEMI NJOHUR VAĒEN, SI DO TA KUJTOJMĖ GJITHMONĖ
News24 nje maratone bisedash telefonike sot me artistet
Kompozitori Agim Krajka: Ka vdekur vetėm fizikisht, ajo do tė mbetet e pavdekshme nė skenėn shqiptare.
Kėngėtari Sherif Merdani: Na mėsoi si tė dashurojmė kėngėn. Ėshtė njė humbje aq e madhe sa nuk e krahasoj as me 100 politikanė. E kam njohur kur kam qenė nė Lushnjė, kėndonte nė estradėn e Lushnjes, me shokun tim u njoh qė iu bė dhe bashkėshorti i saj. Ishte mina e Shqipėrisė. Njė dhuratė nga Zoti
Bujar Kapexhiu: Do tė mbetet e paharruar jo vetėm pėr mua, por pėr tė gjithė tė rinjtė qė aspirojnė tė ngjiten nė skenėn shqiptare. Ajo ka qenė shkollė pėr kėngėtarėt shqiptarė. Ajo kėndonte nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Marrėdhėniet e saj me regjisorin, kompozitorin kanė qenė tė jashtėzakonshme. Nuk e besoj dot qė ajo ėshtė ndarė nga jeta.
Agim Doci: Sapo e mėsova lajmin. Po udhėtoj drejt Bazelit...
Aurela Gace: Sapo u zgjova dhe hap televizorin si rutinė e mėngjesit. Dėgjoj lajmin e hidhur tė shuarjes nga jeta tė artistes sė Kombit, Vace Zela....menjėhere mė erdhi nė mend atė cfarė kam pėrjetuar kur e kam takuar pėr herė tė parė...nė shtėpinė e saj nė Basel tė Zvicrės shkova ta takoj shumė vite me parė...e shoh tė buzėqeshur , me zėrin e embėl qė mė ftoi tė ulesha dhe u bukosa fare, nuk flisja dot, nuk i thosha dot sa shumė e doja zerin e saj, sa shume kisha dėgjuar...mė ofroi kek tė cilin e kishin gatuar nė shtepi....mezi e hengra nga emocioni i madh qė kisha duke qėndruar afer saj. E pyes xhaxhi Pjetrin, bashkėshortin e saj, " si ėshtė tė jetosh pranė kesaj artisteje kaq tė madhe"? Ai mu pėrgjigj i qetė, pėr mua ka qenė dhe ėshtė njeriu i jetės time.
E kam takuar pėrsėri e kam folur nė telefon pėr ti uruar ditelindjen e saj, dhe zėri i saj po i njėjtė, i qete, i ėmbėl, i butė dhe kaq e dashur. Edhe kur kishte vėshtirėsi tė fliste nga sėmundja e saj, ajo prape nuk harronte tė mė pyeste se si isha e si e kisha vajzen..
Tė dua shume teta Vace (sepse keshtu i drejtohesha), dhe emri yt e zėri yt do tė jetojė nė memorjen e tė gjithėve ne, .... vajzės time do t'ja mesoj emrin dhe kėngėt e tua, qė edhe ajo e brezat e tjere ta dinė se cfare thesari ka pasur e ka Shqipėria.
Shpirti yt prefte nė paqe.
Myfarete Laze: Kėngėtare komplekse pėr tė gjitha zhanret. Kam pasur fatin qė tė kėndoj kėngė nė festival, kompozime me tė. Vaēja njė talent i rrallė...
Zhani Ciko: Nė kėtė ditė tė trishtė ku duket sikur dhe natyra ka marrė pjesė nė tė. Vacja, artiste shumėdimensionale. Figura e Vaces do tė mbetet e paharruar dhe do tė vlerėsohet nga populli
Sidrit Bejleri: Nderroi jete nje nder figurat me te medha te artit skenik shqiptar... Iku pertej artistja e madhe, ajo te ciles te gjithe i referohen kur flitet per majat e vokalit shqiptar... Iku Vaēja...
Paqja e Zotit qofte me te!
Irma Libohova: Jam tepėr e hidhėruar. Jam kėngėtare e brezit tė saj dhe pėr mua ka qenė shkollė. Ajo ka qenė autoritare, e vendosur, nė biseda qė kemi pasur bashkė mė tregonte shumė mbi muzikėn. Pėr mua ka qenė mike, shoqe, dhe ngushėlloj familjen. Nuk e di, por kjo ditė e trishto. Vacja nuk ka vdekur. Pėr mua ka qenė krenari qė krahasonin zėrin tim me tė sajin
Mimoza Selimi: E kisha ike, ngushėlloj familjarėt e saj. Nė Zvicėr, takoheshim gjithmonė bashkė, nuk kam fjalė aq dhimbje ndjej
Bashkim Alibali: E pritėm me shumė dhimbje, se Vacen e kam njohur prej vitesh. Artiste dhe njeri me zemėr tė madhe. Ka ik njė yll shumė i ndritshėm i muzikės shqiptare. Kangėt e saj dhe mund tė kėndohen, do tė doja tė dėgjoja vetėm zanin e Vace Zelės, njė zė i papėrsėritshėm i Shqipėrisė. Ajo ka qenė me vėrtet njė kėngėtare e madhe dhe njė njeri i thjeshtė. Para se tė dilte nė skenė i kishte duart akull, por sa hynte ishte zjarr i vėrtetė. Duhet tė bėhet mė shumė pėr figurat e nderuara qė tė mos lihen nė harresė...
Kozma Dushi: Artiste e madhe, nuk prishte qejf, ruaj kujtimet mė tė mira, njė humbje kaq e madhe. Interpretimi i saj, buzėqeshja e saj nė skenė, me dirigjentėt e saj qė dirigjonin, njė komunikim tė rrallė. Veprat e saj do tė mbeten nė jetė tė jetėve, unė kam mėsuar kaq shumė nga ajo
Manjola Nallbani: Kėngė, interpretime, emocione qė shqiptarėve ju kanė shėrbyer nė momente tė ndryshme u kanė ngritur moralin lart, dhe kjo ėshtė arritja mė e madhe e njė artisti qė me zėrin tėnd tu japėsh emocion, qė tė tė kėndojnė. Vacja kėtė e bėri dhe gjithkush nga ne ėshtė mirėnjohės pėr atė qė dha me zėrin dhe shpirtin e saj.
Qemal Kėrtusha: Ajo ėshtė njė medalje e madhe e muzikės, njė trashėgimi e madhe, njė meteor, qė zbret 1 herė nė 100 vjet nė tokė, ashtu ishte zėri i Vace Zelės. Kur ėshtė kėnduar, fėmija i parė, duke shėtitur, njerėzit na habiteshin me fjalėt mė tė mira, duke thėnė cfarė kange tė bukur keni kėnduar.
Para se tė dilte nė skenė, ajo mė thoshte Qemal, kam emocion, ma ver dorėn tek gjoksi. Asaj sikur do i delte zemra nga vendi, por kur shkonte tek mikrofoni, e ngrinte sallėn peshė. Tė jepte emocion tė jashtėzakonshėm.
Zhuliana Jorganxhi: Vacja tė frymėzonte dhe gjithmonė kur punoja me tė, me vinin fjalėt vetvetiu. Kam punuar tekstin mbi melodinė, mė kujtohet kur bėmė kėngėn Gonxhe nė pemėn e lirisė kemi ndejtur deri nė 2 tė natės nė teatrin e operas, dhe kur mė mungonte fjala ajo ta jepte. Mund ta quaj, foltore tė teksteve. Ajo sa dėgjonte tekstin, merrte kėngėn.
Ishte dhe rregullatore e melodive. Kur kishte dicka qė nuk shkonte, ajo u sugjeronte kompozitorėve, vijėn melodike.
POLITIKANET
Mesazhe ngushėllimi pėr ndarjen nga jeta tė bilbilit tė skenės shqiptare kanė bėrė dhe njerėz tė politikės.
Edi Rama: Ne nje kohe e vend tjeter Vacja do ishte yll i ndezur ne qiellin e botes, iku duke lene perjete ndezur yllin e vet ne qiellin e Shqiperise.
Presidenti: Presidenti Nishani shpreh ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė Mbretėreshės sė kėngės shqiptare, artistes Vaēe Zela Nėpėrmjet njė mesazhi tė bėrė publik, Presidenti i Republikės, Bujar Nishani shpreh ngushėllimet e sinqerta dhe dhimbjen e thellė pėr ndarjen nga jeta tė kėngėtares sė papėrsėritshme shqiptare, Vaēe Zela.
Nė kėto ēaste dhimbjeje, kur mbarė kombi ynė po pėrjeton me hidhėrim tė thellė humbjen e kėngėtares sė papėrsėritshme Vaēe Zela, dėshiroj tė shpreh, edhe nė emėr tė shtetit shqiptar, ngushėllimet mė tė ndiera e tė sinqerta.
Vaēe Zela ishte magjia e madhe qė e bėri kombin shqiptar tė gėzojė dhe tė jetė optimist pėr jetėn, edhe kur jeta premtonte shumė pak mirėsi.
Artistja e madhe po ikėn si rrallėkush: ajo ka fatin tė ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerėsimin dhe pėrjetėsinė, sepse kėnga dhe arti i saj, vetė emri i Artistes ėshtė shėnuar nė historinė e artit dhe tė muzikės shqiptare.
Vaēen tonė do ta mbajmė mend pėrjetė me admirim dhe mirėnjohje pėr kontributin e saj tė paarritshėm artistik, qė e kurorėzoi me plot tė drejtė si Mbretėreshėn e kėngės shqiptare.
Kujtimi i interpretimeve tė saj nė skenat shqiptare dhe botėrore, talenti dhe aftėsia e lindur pėr tė sjellė mė tepėr gėzim dhe liri mes atyre qė kanė patur fatin ta shohin e ta ndjekin, ta njohin dhe ta vlerėsojnė, thyerja e tabuve ideologjike nė art e nė jetė si dhe virtuoziteti i saj i pashoq do tė mbeten ngahera tė gdhendura nė mendjet dhe zemrat e artdashėsve shqiptarė e tė huaj.
Familja, tė afėrmit, miqtė dhe dashamirėt e panumėrt do ta vuajnė mungesėn e saj tė pazėvendėsueshme, por shpresoj qė forcėn pėr ta pėrballuar kėtė humbje kaq tė madhe do ta gjejnė tek shpirti i saj i pavdekshėm prej artisteje mbarėkombėtare, qė do ti shoqėrojė e do ti bekojė pėrjetė me ngrohtėsinė e zėrit melodioz, interpretimet e paharrueshme dhe vlerat e saj tė rralla njerėzore. Iu prehtė shpirti nė paqe! theksohet nė mesazhin ngushėllues tė Kreut tė Shtetit shqiptar.
Basha: Mėsova me hidhėrim tė thellė pėr ndarjen nga jeta tė artistes sė shquar Nderit te Kombit Vace Zelės. Pėr tė gjithė ne qė u rritėm me zėrin e saj unik, sa mė shume qė koha kalon aq mė e dashur dhe e veēantė ėshtė figura e saj.
Vaēe Zela do te mbetet pėrjetė mes nesh. Ngushėllimet e mia pėr familjen, tė afėrmit dhe miqtė e kėsaj ikone te muzikės shqiptare. U prehtė ne paqe.
Topalli: E dashura e Shqiptarėve! Iku Vaēe Zela, mbeti zėri i Saj! I kėndoi me dashuri pa kufi vendit tė saj si askush tjetėr! I gėzoi jetėt e shqiptarėve me magjinė e zerit te saj, kur nuk kishte asnjė gėzim pėr to! Ajo ishte e dashura e shqiptarėve!
Kastriot Islami: Ndahet nga jeta bilbili i kėngės shqipe Vace Zela, pėr tu bėrė e pavdekshme.
Kėngėtarja me popullore dhe mė e dashur, Mbretėresha e kėngės shqiptare, qė do tė mbetet me mendjen e cdo shqiptari kudo nė botė... Zėri i saj i fuqishėm, i ėmbėl e kumbues, Zėri i Artė i Shqipėrise, do tė jetojė pėrjetė... Vace Zela, kėngėtarja me e madhe e tė gjithė kohrave, padyshim meriton tė vendoset nė krye tė Panteonit tė Kėngės Shqiptare...
U prehtė e qetė dhe nė paqe....
Ditmir Bushati: Talent i papėrseritshėm qė do tė na mungojė! RIP Vace Zela!
Saimir Tahiri: Pėrulem me nderim pėr Vace Zelėn. Iku pėr tė mbetur nė pėrjetėsi, nė zemrat dhe shpirtin e ēdo shqiptari.
Ambasada Amerikane
Sot, Shqipėria humbi njė nga kėngėtaret e saj mė tė mėdha. Vaēe Zela ishte njė artiste e madhe dhe kushdo qė e ka dėgjuar atė tė kėndojė, mund tė dėshmojė pėr bukurinė e zėrit dhe talentin e saj tė pafund. Me kėngėt qė interpretoi, ajo u kthye nė njė legjendė tė muzikės shqiptare jo vetėm pėr brezin e saj, po pėr tė gjithė shqiptarėt e ēdo moshe. Mendimet dhe lutjet tona shkojnė pėr familjen dhe tė dashurit e saj. U prehte nė paqe!
Hashim Thaci: Me pikėllim mora lajmin pėr ndarjen nga jeta tė kėngėtares dhe artistes sė shquar Vaēe Zela. Vaēe Zela ka qenė dhe mbete ikonė e muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, njė zė origjinal, i papėrsėritshėm dhe unikat nė muzikėn shqiptare.
Zėri i mrekullueshėm dhe kėngėt e saj pėr Atdheun janė perla tė pėrhershme tė trashėgimisė sonė muzikore.
Ngushllime familjes dhe dashamirėve tė shumtė. (Kryeministri i Kosoves poston ne Facebook nje video me Vace Zelėn)
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt