-
Mazhoranca socialiste do të emërojë në krye të Bankës së Shqipërisë një të huaj
“Ekonomia” heq shtetësinë për BSH, Braçe: Nuk e përcakton Kushtetuta
“Shtetësia shqiptare për Guvernatorin apo anëtarët e Këshillit Mbikqyrës nuk përcaktohet në Kushtetutë dhe për këtë arsye nuk ka pse të jetë e përcaktuar as në ligjin për Bankën”. Me këtë argument Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e një grupi deputetësh të PS për të ndryshuar ligjin për BSH-në, një ndryshim që vjen ndërsa pritet dekreti i Presidentit Nishani për pasuesin e Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë.
Tiranë- Mazhoranca i hap rrugën emërimit të një Guvernatori të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë.
Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet në ligjin e bankës, duke hequr pengesën për kandidatët me shtetasi të huaj si nga drejtimi I BSH ashtu edhe nga këshilli mbikqyrës.
Pavarësisht se ndryshimet ligjore mbështesin idenë e një gurnatori të huaj kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka deklaruar se nuk ka asnjë kandidaturë të tillë për për postin e Guvernatorit
Gjatë diskutimeve, kreu i Komisionit, Erion Braçe, tha se Kushtetuta nuk percakton si kriter për zgjedhjen e Guvernatorit apo anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shtetësinë shqiptare,dhe si e tillë duhet hequr.
Në bazë të ndryshimit të miratuar sot çdo shqiptar në emigrim ka të drejtë të aplikojë, por pavarësisht kësaj Braçe tha se nuk ka asnje shtetas të huaj që ka kandiduar për Guvernator. Zyrtari i FMN-së Niko Hobdari, asi nën mëngë i Edi Ramës për Guvernator?
29 deputetë të PS dërguan pesë ditë më parë në Kuvend nismën për të ndryshuar ligjin, duke propozuar që të bëhet shfuqizimi i fjalëve “shtetas të Republikës së Shqipërisë” në ligjin e Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu në draftin e paraqitur propozohet që shtetësia shqiptare të mos jetë kusht as për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Nisma vjen në prag të dekretimit të emrit të Guvernatorit të ri. Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, deklaroi pak ditë më parë se pas festave kombëtare do të dekretojë emrin e pasuesit të Fullani.
Ideja për Guvernatori të huaj është hedhur nga kryeministri Rama që prej skandalit që përfshiu Bankën e Shqipërisë, por ligji nuk e lejonte një gjë të tillë.
Javët e fundit presidenti dhe kryeministri kanë zhvilluar një sërë takimesh për pasuesin e Fullanit, por deri tani emrat e e diskutuar mes tyre janë mbajtur të fshehtë.
ORA NEWS
-
-
Për: Mazhoranca socialiste do të emërojë në krye të Bankes se Shqiperise një të huaj
Njeriu qe Rama do ti besoje thesarin e Shqiperise.
ORA NEWS
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt