
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Ne realitet nuk ka dicka te tille si "mesi i arte" apo ideale per te gjithe...
Ideja e ekzistences se nje mesi te tille dhe ideales eshte vetem iluzion apo utopi.
"Mesi i arte" nuk ka asgje te perbashket me shtetin e lire, shtetin ligjor dhe demokracine.
"Mesi i arte" ne shoqeri te lira dhe demokratike ne rastin me te mire mund te jete nje lloje harmonie e mjaftueshme ne diversitet.
Demokracia, shoqeria e lire, shteti ligjor dhe i drejte, fjala eshte per demokraci dhe shoqeri te avancuara, jo per cdo sistem qe vete-quhet demokratik dhe i lire, nuk mund te ekzistoje nese qellimisht diskriminon individet apo grupet mbi bazen e orientimit seksual, shprehjes se lire te te mendimit dhe qendrimit permes formave te ndryshme legale, sic eshte p.sh. edhe menyra e veshjes dhe e paraqeitjes publike ne pergjithesi etj. Vetem atehere kur rrezikohen dukshem apo shkelen lirite dhe te drejtat e tjereve mund te kufizohen edhe lira dhe te drejtat e garantuara. Dhe vetem ne vende dhe kohe te caktuar, jo cdo kund dhe permanent.
Fakti qe as garantimi dhe zbatimi i lirive dhe te drejtave me te avancuara ne realitet nuk krijon kushte dhe rrethana absolutisht ideale per secilin, ne cdo kohe, ne cdo vend dhe ne cdo rrethane, nuk eshte arsye per kerkuar instinktivisht reduktimin apo menjanimin e tyre, lere me diskriminimin e grupeve te caktuara apo pakicave te ndryshme.
"Mesi i arte" perseri eshte ide e ngjashme me ato sheriatike dhe te ngjashme. Edhe ato pretendojne ekzistencen (faktike) te normave dhe rregullave te pranueshme dhe te legjitimushme per te gjithe, per shumicen dhe per secilin, ne cdo kohe, ne cdo vend dhe ne cdo rrethane. Cdonjeri qe megjithate nuk eshte i gatshem t'i pranoje, vepron ne kundershtim me vullnetin e shumices apo normave dhe rregullave qe vlejne per shumicen, d.m.th. eshte ekstremist i majte apo i djathte. "Mesi i arte" qe e ke ti ndermend natyrisht se nuk eshte automatikisht i barabarte me sheriatin apo ide te ngjashme, por efektet do te ishin mjaft te ngjashme nese do te realizohej ne menyre strikte.
Qe ti personalisht ndoshta je shume me liberal dhe me fleksibil se simpatizantet e sheriatit, kur jane ne pyetje veprime dhe sjellje te caktuara qe nuk t'pelqejne, eshte e kuptueshme. Por as diskriminimi parcial dhe arbitrar qe ne ralitet do te rezultonte me shume me pak viktima apo te demtuar, nuk eshte aspak me legjitim. Dhe para se gjithash, aspak me konform me shtetin ligjor, te drejte, te lire dhe demokratik. Nese je kunder shtetit ligjor dhe te drejte, atehere duhet ta thuash dhe s'kemi cfare te diskutojme lidhur me keso temash...
Krijoni Kontakt