Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 113
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Der Spiegel

    ESC-Triumf i Conchita Wurst: Politikanet ruse evokojne fundin e Evropes

    Shoku i triumfit te Conchita Wurst ne Eurovision si duket eshte ngulitur thelle ne Rusi. Aq thelle sa qe disa politikane prominent ruse ne reagimet e tyre kane gabuar fuqishem ne ton.

    Votimi i jurise ruse te ESC-se dhe i publikut ishte ne fakt relativisht i ekuilibruar. Sigurisht, pati 12 pike per diktaturen e fundit te mbetur ne Evrope, Bjellorusine fqinje, por Austria, dhe me kete artisti travestit me mjeker Conchita Wurst, i cili me 290 pike fitoi garen e kenges ne fund, mori pas te gjithave pese pike. ...

    Wladimir Shirinowski:
    "Zemerimi yne eshte i pafund, ky eshte fundi i Evropes"
    "Atje s'ka me femra dhe meshkuj..."
    Duke ju referuar fituesit te Eurovisionit nga Vjena, ai shtoi: "Para 50 vitesh ushtria sovjetike e kishte pushtuar Austrine, lirimi ishte gabim, ne do te duhej te kishim qendruar aty."

    Zevendeskryeministri Dmitrij Rogosin: " Fitorja e Wurstit ju tregon perkrahesve te integrimit evropian, cfare i pret -nje vajze me mjeker"
    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 11-05-2014 mė 12:24

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    oe24.at

    Ruset fyejne Conchita Wurst

    Conchita Wurst si objekt i propagandes

    Ne te njejten kohe, sic verehet ne rrjetet sociale, fitorja e Austrise u shfrytezua edhe per propagande kunder Ukraines.
    Pas shfaqjes se nje fotografie gazmore, pak pas fitores se Wurst, e cila tregonte Julia Timoshenko me mjeker, deputet ruse te Duma kane shperndare te dielen nje fotomontazh qe tregon politikanet kryesor te Ukraines, perfshi Timoshenko, se bashku me Conchita Wurst. E nentitulluar ne ukrainisht "Ne jemi nje familje evropiane" fotomontazhi pretendon te ilustroje shkaterrimin moral, qe sipas politikaneve ruse gjoja e ka kapluar edhe Evropen.
    Gjithashtu, ne kanalin televiziv rus "Rossija" kengetari Danko ne lidhje me fitoren e Wurst kishte folur per " humbjen me te keqe te Bashkimin Evropian" dhe per ate se tashme ishte pare " fytyra e vertete" e Evropes. moderatori i televizionit shtoi: "Ky eshte nje requiem per Evropen, ky eshte funerali i vlerave tradicionale" ...

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Duke dashur te tregon sa me tolerant e te kulturuar ,njerezit shpesh here behen edhe qesharak ,sa perkrahin mediokritetin(kengen ne kete rast) dhe talljen qe ju behet(pamja e saj) ...edhe toleranca duhet te kete nje kufi ..jo cdo gje duhet tolereruar ..se paku une keshtu mendoj!
    Kush e percakton kufirin saktesisht dhe si...!?
    Me kerkesa apo ide te tilla ne menyre indirekte, sipas gjases pa dashje, kerkohet ose se paku legjitimohet dicka e ngjashme me kuranin dhe sheriatin islamik, te cilat mbi baza te traditave dhe te mendurit ne antiken dhe mesjeten aziatio-afrikane dhe interpretimeve perktese (subjektive) percaktojne pikerisht kufirin se cka eshte e lejushme dhe cka jo ne gati cdo sfere publike dhe private te jetes.

    Nuk duhet harruar qe secili prej nesh ka kerkesa, nevoja dhe interesa te ndryshme (individuale), shpesh te varura edhe nga rrethanat specifike te kohes dhe vendit. Ne momentin kur ndalojme dicka, vetem sepse e pengon ndonjerin, per mua le te jete edhe shumica, domosdoshmerisht shkelim lirite dhe te drejtat themelore te njeriut apo individt. Perjashtuar raste dhe rrethana te vecanta dhe te jashtezakonshme. Ngjashem mund te thuhet edhe per lejimin e gjerave...
    Ne momentin kur nuk shkelen lirite dhe te drejtat themelore te askujt, sic eshte p.sh. rasti i shprehjes publike te orientimit seksual ne vende dhe rrethana perkatese, sic eshte edhe Show i Eurovisionit, eshte padrejte dhe e paarsyetueshme te kerkohet diskriminimi mbi bazen e orientimit seksual. Askush, duke filluar nga Papa i Romes si nje nder instancat me te larta morale, nuk eshte i obliguar dhe ne asnje menyre i shtyer te shikoje Eurovisionin. Eurovisione dhe shume evente si ky, per dallim nga orientimi seksual, nuk jane pjese e te drejtave themelore te njeriut dhe pa alternative. Eurovisioni nuk eshte as program informativ apo i lajmeve kryesore, ku cdo qytetar me plote te drejte pret paraqitje sa me neutrale sa i perket orientimeve te ndryshme, edhe orientimit seksual.
    Shkurt, ata qe shiqojne Eurovisionin (qellimisht) nuk mund te jene dhe nuk jane te befasuar kur shohin paraqitje dhe interpretime qe nuk jane ne perputhje me botekuptimet dhe idete e tyre per vlerat morale. Ata qe shiqojne lajmet kryesore sigurisht se kane te drejte te jene te befasuar nese papritmas ne vend te folesit te lajmeve paraqitet ndonje figure si Conchita Wurst.
    Une p.sh. e shiqoj Eurovisionin vetem kur ne finale merre pjese Shqiperia, dhe ne shumicen e rastve vetem paraqitjen e Shqiperise dhe votimin.
    Edhe kjo eshte nje mundesi per te shmangur paraqitje dhe interpretime te papelqyera dhe te padeshiruara.
    Ndersa, sa i perket rrezikut per devijim moral te tjerve apo te rinise -sidomos duke pasur parasyesh menyren e trajtimit dhe perdorimit te interneti, facebook, Youtube&Co nga shumica- argumentet dhe kritikat ne kete drejtim jane kryesisht hipokrizi...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 11-05-2014 mė 13:31

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Antiproanti pėr postimin:

    jarigas (11-05-2014)

  5. #84
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anėtarėsuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Zeri i "Conchites " eshte i mrekullueshem dhe kjo ishte arsyeja qe e votoi gati gjithe Europa...pamja neveritese, mirepo muzika eshte per veshet...
    shume pluhur ngrihet per asgje...nuk eshte hera e pare qeb nje Transseksuel merr pjese ne Song Contest, vec kjo Mjekrra Ausriake po ju irriton pak, ama perndryshe lloji i Chonchitas nuk shfaqet per here te pare e as per te fundit...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shkenca : 11-05-2014 mė 16:51
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  6. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kush e percakton kufirin saktesisht dhe si...!?
    Me kerkesa apo ide te tilla ne menyre indirekte, sipas gjases pa dashje, kerkohet ose se paku legjitimohet dicka e ngjashme me kuranin dhe sheriatin islamik, te cilat mbi baza te traditave dhe te mendurit ne antiken dhe mesjeten aziatio-afrikane dhe interpretimeve perktese (subjektive) percaktojne pikerisht kufirin se cka eshte e lejushme dhe cka jo ne gati cdo sfere publike dhe private te jetes.

    Nuk duhet harruar qe secili prej nesh ka kerkesa, nevoja dhe interesa te ndryshme (individuale), shpesh te varura edhe nga rrethanat specifike te kohes dhe vendit. Ne momentin kur ndalojme dicka, vetem sepse e pengon ndonjerin, per mua le te jete edhe shumica, domosdoshmerisht shkelim lirite dhe te drejtat themelore te njeriut apo individt. Perjashtuar raste dhe rrethana te vecanta dhe te jashtezakonshme. Ngjashem mund te thuhet edhe per lejimin e gjerave...
    Ne momentin kur nuk shkelen lirite dhe te drejtat themelore te askujt, sic eshte p.sh. rasti i shprehjes publike te orientimit seksual ne vende dhe rrethana perkatese, sic eshte edhe Show i Eurovisionit, eshte padrejte dhe e paarsyetueshme te kerkohet diskriminimi mbi bazen e orientimit seksual. Askush, duke filluar nga Papa i Romes si nje nder instancat me te larta morale, nuk eshte i obliguar dhe ne asnje menyre i shtyer te shikoje Eurovisionin. Eurovisione dhe shume evente si ky, per dallim nga orientimi seksual, nuk jane pjese e te drejtave themelore te njeriut dhe pa alternative. Eurovisioni nuk eshte as program informativ apo i lajmeve kryesore, ku cdo qytetar me plote te drejte pret paraqitje sa me neutrale sa i perket orientimeve te ndryshme, edhe orientimit seksual.
    Shkurt, ata qe shiqojne Eurovisionin (qellimisht) nuk mund te jene dhe nuk jane te befasuar kur shohin paraqitje dhe interpretime qe nuk jane ne perputhje me botekuptimet dhe idete e tyre per vlerat morale. Ata qe shiqojne lajmet kryesore sigurisht se kane te drejte te jene te befasuar nese papritmas ne vend te folesit te lajmeve paraqitet ndonje figure si Conchita Wurst.
    Une p.sh. e shiqoj Eurovisionin vetem kur ne finale merre pjese Shqiperia, dhe ne shumicen e rastve vetem paraqitjen e Shqiperise dhe votimin.
    Edhe kjo eshte nje mundesi per te shmangur paraqitje dhe interpretime te papelqyera dhe te padeshiruara.
    Ndersa, sa i perket rrezikut per devijim moral te tjerve apo te rinise -sidomos duke pasur parasyesh menyren e trajtimit dhe perdorimit te interneti, facebook, Youtube&Co nga shumica- argumentet dhe kritikat ne kete drejtim jane kryesisht hipokrizi...
    Civilizimi europian qe une besoj nuk ka veti sharlatanizmin ,ai bazohet ne vlera !
    Nuk eshte e drejte qe ne emer te tolerances e te "drejtave te njeriut" te mbivlersohet lloj lloj palaco sepse ka efekt negativ ,pavaresisht qe Eurosong nuk eshte festival qe promovon vleren e vertete te kenges europiane ,perderisa quhet EUROSONG dhe hargjohen miliona euro duhet te kete disa vlera ne te ,nese jo ,me mire ti ndrrohet emri ,te quhet EUROPERVERSITY CONTEST!

    Kenga dhe paraqitja e tij nuk e meritonin fitoren por ashtu siq ekstremistet fetar mbrojne absurditetet e tyre edhe ekstremistet liberal mbrojne llojin e tyre ,per kete mesi quhet I arte ,cdo lloj ektremizmi eshte joedukativ I demshem e me pasoja !
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  7. #86
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Civilizimi europian qe une besoj nuk ka veti sharlatanizmin ,ai bazohet ne vlera !
    Nuk eshte e drejte qe ne emer te tolerances e te "drejtave te njeriut" te mbivlersohet lloj lloj palaco sepse ka efekt negativ ,pavaresisht qe Eurosong nuk eshte festival qe promovon vleren e vertete te kenges europiane ,perderisa quhet EUROSONG dhe hargjohen miliona euro duhet te kete disa vlera ne te ,nese jo ,me mire ti ndrrohet emri ,te quhet EUROPERVERSITY CONTEST!

    Kenga dhe paraqitja e tij nuk e meritonin fitoren por ashtu siq ekstremistet fetar mbrojne absurditetet e tyre edhe ekstremistet liberal mbrojne llojin e tyre ,per kete mesi quhet I arte ,cdo lloj ektremizmi eshte joedukativ I demshem e me pasoja !
    Ne realitet nuk ka dicka te tille si "mesi i arte" apo ideale per te gjithe...
    Ideja e ekzistences se nje mesi te tille dhe ideales eshte vetem iluzion apo utopi.

    "Mesi i arte" nuk ka asgje te perbashket me shtetin e lire, shtetin ligjor dhe demokracine.
    "Mesi i arte" ne shoqeri te lira dhe demokratike ne rastin me te mire mund te jete nje lloje harmonie e mjaftueshme ne diversitet.
    Demokracia, shoqeria e lire, shteti ligjor dhe i drejte, fjala eshte per demokraci dhe shoqeri te avancuara, jo per cdo sistem qe vete-quhet demokratik dhe i lire, nuk mund te ekzistoje nese qellimisht diskriminon individet apo grupet mbi bazen e orientimit seksual, shprehjes se lire te te mendimit dhe qendrimit permes formave te ndryshme legale, sic eshte p.sh. edhe menyra e veshjes dhe e paraqeitjes publike ne pergjithesi etj. Vetem atehere kur rrezikohen dukshem apo shkelen lirite dhe te drejtat e tjereve mund te kufizohen edhe lira dhe te drejtat e garantuara. Dhe vetem ne vende dhe kohe te caktuar, jo cdo kund dhe permanent.
    Fakti qe as garantimi dhe zbatimi i lirive dhe te drejtave me te avancuara ne realitet nuk krijon kushte dhe rrethana absolutisht ideale per secilin, ne cdo kohe, ne cdo vend dhe ne cdo rrethane, nuk eshte arsye per kerkuar instinktivisht reduktimin apo menjanimin e tyre, lere me diskriminimin e grupeve te caktuara apo pakicave te ndryshme.
    "Mesi i arte" perseri eshte ide e ngjashme me ato sheriatike dhe te ngjashme. Edhe ato pretendojne ekzistencen (faktike) te normave dhe rregullave te pranueshme dhe te legjitimushme per te gjithe, per shumicen dhe per secilin, ne cdo kohe, ne cdo vend dhe ne cdo rrethane. Cdonjeri qe megjithate nuk eshte i gatshem t'i pranoje, vepron ne kundershtim me vullnetin e shumices apo normave dhe rregullave qe vlejne per shumicen, d.m.th. eshte ekstremist i majte apo i djathte. "Mesi i arte" qe e ke ti ndermend natyrisht se nuk eshte automatikisht i barabarte me sheriatin apo ide te ngjashme, por efektet do te ishin mjaft te ngjashme nese do te realizohej ne menyre strikte.
    Qe ti personalisht ndoshta je shume me liberal dhe me fleksibil se simpatizantet e sheriatit, kur jane ne pyetje veprime dhe sjellje te caktuara qe nuk t'pelqejne, eshte e kuptueshme. Por as diskriminimi parcial dhe arbitrar qe ne ralitet do te rezultonte me shume me pak viktima apo te demtuar, nuk eshte aspak me legjitim. Dhe para se gjithash, aspak me konform me shtetin ligjor, te drejte, te lire dhe demokratik. Nese je kunder shtetit ligjor dhe te drejte, atehere duhet ta thuash dhe s'kemi cfare te diskutojme lidhur me keso temash...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-05-2014 mė 11:33

  8. #87

    Nga e nxore kete qe mesi eshte utopi apo e perafert me sheriatin ?!!
    Sidoqofte ,per te mos e zgjatur me shume ,kete qe ti e quan demokraci ,per mua eshte bastadim!
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  9. #88
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Nga e nxore kete qe mesi eshte utopi apo e perafert me sheriatin ?!!
    Sidoqofte ,per te mos e zgjatur me shume ,kete qe ti e quan demokraci ,per mua eshte bastadim!
    Jo mesi, por "mesi i arte" ne kuptimin e balancimit optimal ose te drejte te interesave, kerkesave dhe nevojave te individeve dhe grupeve te ndryshme ne cdo vend, kohe dhe rrethane...
    Edhe kompromis me i mire i mundshem nuk eshte as afer per t'i plotesuar ne menyre te barabarte interesat dhe nevojat e secilit, lere me per kohe te gjate dhe ne vende shume te medha apo ne nje kontinent.
    Perndryshe, nese demokracia realekzistuse perendimore eshte bastardim, atehere cfare do te ishte nje sistem ku njerezit do te diskriminoheshin arbitrarisht mbi baza gjinore, te orientimit seksual, te fese, te ideologjise, te mendimit, te sjelljes, te paraqitjes etj..!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-05-2014 mė 13:15

  10. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Jo mesi, por "mesi i arte" ne kuptimin e balancimit optimal ose te drejte te interesave, kerkesave dhe nevojave te individeve dhe grupeve te ndryshme ne cdo vend, kohe dhe rrethane...
    Perndryshe, nese demokracia realekzistuase perendimore eshte bastardim, atehere cfare do te ishte nje sistem ku njerezit do te diskriminoheshin arbitrarisht mbi baza gjinore, te orientimit seksual, te fese, te ideologjise, te mendimit, te sjelljes, te paraqitjes etj..!?
    Si duket ose jemi duke u keqkuptuar ose qellimisht "keqkuptohemi"!
    Per keto ekstreme e kisha fjalen ,sipas teje nese iritohesh nga kjo lloj performance duhet medoemos te jesh provrasjes apo diskriminimit te eger ndaj tyre !
    Epo une besoj ne nje rruge te mesme ,as per ti vrare apo diskriminim te ashper jo por edhe JO promovimit qe eshte duke ju bere neper media si dicka me vlere ,kur ska asgje te vlefshme ,semundja ka nevoje por kure ,jo per stimulim.
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  11. #90
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga ane Lexo Postimin
    Civilizimi europian qe une besoj nuk ka veti sharlatanizmin ,ai bazohet ne vlera !
    ...,pavaresisht qe Eurosong nuk eshte festival qe promovon vleren e vertete te kenges europiane ,perderisa quhet EUROSONG dhe hargjohen miliona euro duhet te kete disa vlera ne te ,nese jo ,me mire ti ndrrohet emri ,te quhet EUROPERVERSITY CONTEST!

    ...

    Epo une besoj ne nje rruge te mesme ,as per ti vrare apo diskriminim te ashper jo por edhe JO promovimit qe eshte duke ju bere neper media si dicka me vlere ,kur ska asgje te vlefshme ,semundja ka nevoje por kure ,jo per stimulim.
    Quhet Eurovision Song Contest...
    Ose dikur Grand Prix Eurovision de la Chanson
    Edhe shtetet e Azise apo te Arabise kane te drejte te marrin pjese, nese jane anetare dhe i plotesojne kushtet e EBU-se.

    Perndryshe, kush saktesisht duhet te percaktoje ato "disa vlera" dhe cilat konkretisht jane ato "disa vlera"?
    Mbi bazen e cilave ligje duhet te ndalohet paraqitja e nje homoseksuali te vete-deklaruar ne kete gare?
    Cila kushtetute e nje vendi demokratik dhe ligjor do te mund ta legjitimonte ndalimin e paraqitjes se nje kengetari (homoseksual apo heteroseksual) me mjeker, me floke te gjata dhe te veshur si femer?

    Apropo "semundja"...
    Gjermania p.sh. kishte kater vjet nje Minister te Puneve te Jashtme qe ishte homoseksual dhe ne partneritet me nje homoseksual (Nga radhet e FDP- se Partise Liberale).
    Kryetari i Kryeqytetit te Gjermanise, Berlinit, eshte homoseksual. Dhe rizgjedhet qe 13 vjet panderpre! (Nga radhet e SPD-se Partise Socaildemokrate)
    Hamburgu, nje nder qytetet me te medha te Gjermanise kishte disa vite nje homoseksual si kryetar (nga radhet e CDU-se -Unionit Kristian-Demokrat).
    Dhe keto jane vetem tre shembuj me te njohur.
    Gjermania, megjithate, eshte shteti me i fuqishem ne Europe dhe nje nder superfuqite ekonomike te botes.
    Pra, sic mund te shihet ne rastin konkret, trajtimi liberal i homoseksualitetit dhe gjerave te ngjashme nuk qenka ndonje rrezik real afatshkurter apo edhe afatgjate i shkaterrimit te shoqerise dhe shtetit, nese njesi matese eshte suksesi ne shumicen e fushave te rendesishme ne krahasim me tjeret, jo ideologjia personale.

    Une s'kam asnje interes personal apo ndonje simpati te vecante per Conchita Wurstin apo boten e tij dhe te tjereve si keta, por nuk jam i bindur nga kritikat dhe argumentet tua dhe te disave...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-05-2014 mė 14:05

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •