Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 113
  1. #21
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    I degjova kenget qe keni postuar dhe u cudita pse te tere konkurentet kendojne ne anglisht?

    Per mua , kenga me te cilen duhet tu perfaqesonte Shqiperia, eshte:



    Tamam kenge shqiptare. Tere ritem e pasion.
    Tamam kenge jevgjish, deshe te thuash....!!
    Jarigas

  2. #22
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Jo kaq harsh, mund te thuash me pak motive 'jevgjitshe', ose orientale.

    Duhet nje kenge happy, si ajo e cheese cake. Mire the mia, kenge tere lot. Ne shqiptaret s'jemi edhe aq qaramane, apo jo?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Jo kaq harsh, mund te thuash me pak motive 'jevgjitshe', ose orientale.

    Duhet nje kenge happy, si ajo e cheese cake. Mire the mia, kenge tere lot. Ne shqiptaret s'jemi edhe aq qaramane, apo jo?
    Shume dakort Cora. Ne eurovision shikohet ritmi. Duhet nje kenge qe te te beje per vete me degjim te pare. O e terheq o se terheq vemendjen, Keto dy opsione ekzistojne. Lali e ngre publikun ne kembe. hahaha
    Feelings change - memories don't.

  4. #24
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Eurovizioni, Hersi Matmuja nuk e prek ėndrrėn pėr nė finale

    {07/05/2014}

    E ngjitur nė podium, veshur me fustan ngjyrė nude, tendenca e kėtij e viti, qė dukej edhe mė transparent nėn efektet e dritave dhe tymit, me hėnėn nė sfond, Hersi Matmuja interpretoi mbrėmė nė skenėn e Festivalit Europian kėngėn “Zemėrimi i njė nate”, me vargje tė Jorgo Papingjit dhe muzikė e orkestrim tė Genti Lakos. Interpretimi i Matmujas u vlerėsua nga komentet live nė faqen e Eurosong-ut, duke qenė nė njė zė me kritikėt. Por kjo nuk ka mjaftuar. Matmuja nuk arrin tė shkojė nė finale duke e mbyllur garėn qė nė natėn e parė. “Unė mendoj se puna dhe talenti nuk kalojnė kurrė pa u vėnė re, pa u vlerėsuar, nuk ka rėndėsi se nė ē’mėnyrė jepet ky vlerėsim”, – ėshtė shprehur Matmuja. Por mė shumė se vokali i saj u komentua tatuazhi nė shpinė, njė shqiponjė me dy kokė, e cila ishte dhe kartolina prezantuese e saj nė Eurovizion. Pėrgjithėsisht komentet ishin pozitive pėr kėngėn shqiptare, aq sa shumė e shikojnė atė nė finalen e Festivalit Europian edhe pėr faktin se ėshtė njė kėngė moderne dhe qė i ka qėndruar larg elementeve tradicionale, qė pėrgjithėsisht pėrpiqen tė identifikojnė veten e tyre me vendin nga vijnė shumė kėngėtarė nė ‘Eurosong’. Megjithatė, ndoshta pėr shkak tė teknikės sė transmetimit, zėri i Matmujas u dėgjua i dobėt nė ekranin e vetėm qė transmeton direkt Festivalin, RTSH. Dukej sikur muzika dominonte mbi zėrin e kėngėtares shqiptare, dhe fjalėt nė anglisht vinin si gjysmake. Edhe vlerėsimet online ngrohėn publikun nė Shqipėri qė e dėgjon pa patur mundėsi ta votojė kėngėn shqiptare, konkurrimi i Matmujas nė skenėn e Festivalit nuk ka qenė ai qė pritej; i vlerėsuar me votė. Ndoshta dhe sepse Matmuja ka treguar kujdes qė paraqitja e saj skenike nė tė gjithė komponentėt e vet tė ishte sa mė e thjeshtė, nė mėnyrė qė tė evidentohet vokali i saj si kėngėtare. Pavarėsisht paraqitja e saj skenike; podiumi nė qendėr tė skenės sė mrekullueshme tė kėtij festivali, tatuazhi dhe veshja e stiluar nga Blerina Kllokoqi Rugova kanė tėrhequr vėmendjen e publikut.

    Finalistėt e parė

    Pesė vendet Big: Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe sė bashku me mikpritėsit e kėtij Festivali kualifikohen automatikisht pėr nė finale mė 10 maj. Ndėrkohė qė vendet e tjera duhet tė kualifikohen nga gjysmėfinalet e zhvilluara mė parė. Nata e dytė do tė mbahet tė enjten, ndėrsa tė shtunėn mė 10 maj do tė jetė finalja. Por nga nata e djeshme shkojnė nė finale vetėm 10 kėngė. Kanė patur vetėm 15 minuta kohė nė fund tė paraqitjes tė tė gjitha kėngėve teleshikuesit qė tė votojnė pėr kėngėn e pėlqyer. Nė fund tė natės sė parė gjysmėfinale janė shpallur dhe 10 finalistėt e parė qė i bashkohen pesė vendeve BIG. Ato janė: Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, San Marino, Ukraina, Suedia, Hollanda dhe Islanda.

    Tė larguarit dhe tė rikthyerit e Eurosong-ut

    Janė 37 vende pjesėmarrėse nė garėn tradicionale prej gati 60 vjetėsh, mes tyre dhe Shqipėria. Festivali 59 Europian i Kėngės (Grand Prix Eurovision), zhvillohet deri mė 10 maj nė kryeqytetin danez, Kopenhagen. Sipas traditės, fituesi i Festivalit tė kaluar, artistėt danezė Lise Cabble, Julia Fabrin Jakobsen dhe Thomas Stengaard qė zunė vendin e parė me kėngėn e tyre “Only Teardrops“ nė Malmo tė Suedisė mė 18 maj 2013, bėnė tė mundur edhe zhvillimin e kėtij aktiviteti kaq tė madh nė Danimarkė. Danezėt kanė pasur fatin qė kėtė festival ta organizojnė edhe dy herė tė tjera nė tė kaluarėn: 1964, 2001. Motoja zyrtare e kėsaj ngjarjeje tė madhe artistike ėshtė: JoinUs! (Bashkohu me ne). Logoja ėshtė nė ngjyrė blu me diamante qė shkėlqejnė. Festivali prezantohet nga danezėt: Lise Rönne, muzikanti Nikolaj Koppel dhe aktori Pilou Asbek. Pėr herė tė parė nė historinė e festivalit, treshja e prezantuesve pėrbėhet nga dy meshkuj dhe njė femėr. Pas disa shtyrjesh tė shpeshta, mė 9 janar 2014 ishin 36 vende qė premtuan pjesėmarrjen e tyre nė kėtė festival. Meqė pėr Slloveninė ka njė rregull tė veēantė, mė 17 janar pėrfundimisht u pėrcaktuan 37 vendet garuese tė kėtij aktiviteti kulturor europian. Bien nė sy tek pjesėmarrėsit, Portugalia dhe Polonia, qė vijnė kėtė radhė nė skenė pas njė ndėrprerjeje prej njė apo dy vjetėsh. Ndėrsa Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Qiproja e anuluan pjesėmarrjen e tyre pėr shkaqe financiare.

    Mapo

  5. #25
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Mua sme pelqen teksi te ajo kenge. mos bej kshu mos thuaj ashtu. Yeah right. Lere per ne mengjez punen e mire. Sure. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    BRAVO HERSI !


  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    EXODUS (08-05-2014)

  8. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014




    10 Finalistet e Gjysem Finales se Pare.

    •Montenegro
    •Hungary
    •Russia
    •Armenia
    •Azerbaijan
    •San Marino
    •Ukraine
    •Sweden
    •Netherlands
    •Iceland

    http://www.eurovision.tv/page/news?i..._tonights_show
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-05-2014 mė 06:51

  9. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    16 VENDET PJESMARRESE - GJYSEM FINALJA E PARE :


    •Armenia - Aram MP3 with Not Alone


    •Latvia - Aarzemniekl with Cake to Bake


    •Estonia - Tanja with Amazing


    •Sweden - Sanna Nielsen with Undo


    •Iceland - Pollapönk with No Prejudice


    •Albania - Hersi with One Night's Anger


    •Russia - Tolmachevy Sisters with Shine


    •Azerbaijan - Dilara Kazimova with Start a Fire


    •Ukraine - Mariya Yaremchuk with Tik-Tock


    •Belgium - Axel Hirsoux with Mother


    •Moldova - Cristina Scarlat with Wild Soul


    •San Marino - Valentina Monetta with Maybe (Forse)


    •Portugal - Suzy with Quero Ser Tua


    •The Netherlands - The Common Linnets with Calm After the Storm


    •Montenegro - Sergej Cetkovic with Moj Svijet


    •Hungary - Andrįs Kįllay-Saunders with Running



    http://www.mirror.co.uk/tv/tv-news/r...#ixzz317SndTaX
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-05-2014 mė 06:52

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga sirena_adria Lexo Postimin
    BRAVO HERSI !

    Kenga/teksti ka pershtatje me nje tjeter "kohe/vend..." Me beri pershtypje atmosfera e krijuar nga audienca "pa veshe" dhe qendrimi apatik. Tipike "injorance" europiane!!
    Ndersa interpretimi ishte ne nivelin e duhur. Ndonjehere, te fitosh nuk eshte gjithcka!
    All in all, paraqitje e mire!

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Eurovision Song Contest 2014

    Citim Postuar mė parė nga EXODUS Lexo Postimin
    Kenga/teksti ka pershtatje me nje tjeter "kohe/vend..." Me beri pershtypje atmosfera e krijuar nga audienca "pa veshe" dhe qendrimi apatik. Tipike "injorance" europiane!!
    Ndersa interpretimi ishte ne nivelin e duhur. Ndonjehere, te fitosh nuk eshte gjithcka!
    All in all, paraqitje e mire!
    Te deshtosh dy vite radhazi, sic ndodhi me Shqiperine, eshte gati e patolerueshme...
    Vetem pjesemarrja ne Eurovision nuk eshte kurrfare suksesi.
    Aty marrin pjese edhe interpretimet me absurde te mundshme nga gjithe Evropa, jo vetem interprtues te talentuar dhe kenge "te mira".

    Pra, ne shumicen absolut te rasteve kulifikimi per finale eshte obligim dhe njesia minimale matese per sukses apo deshtim.
    Secili qe nuk kualifikohet per finale ne nje konkurrence te tille thjeshte ka deshtuar.
    Shija individuale muzikore, vlerat etj. jane ceshtje qe nuk ja vlejne te diskutohen ne kete kontekst.

    Shqiperia per kete konkurrence specifike duhet te zgjedhe kenge dhe interpretime te pershtatshme, te cilat kane potencial per finale dhe per sa me shume vota nga publiku i gjere shqiptar dhe i huaj.
    Ne kete gare specifike pothuajse asnje shtet nuk i promovon vlerat e mirefillta muzikore dhe kulturore te vendit, me perjshtime dhe ne shumicen e rasteve pa sukses.
    ketu nuk eshte me rendesi se cfare muzike ju pelqen francezeve, italianeve, anglezeve apo gjermaneve. Kjo koha, nese ka ekzistuar ndonjehere, ka perenduar me se voni ne fillim te viteve te 90-ta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 08-05-2014 mė 09:19

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •