Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Fino: Berisha ne burg per koncensionet. Doshi: I ka bere LSI e jo Berisha

    Koncensionet - Vjedhjet qė iu njihet hajduti…
    Nga
    Bardhi Sejdarasi

    Koncensionet dhe “ēimentimi” ligjor i tyre nga administrata e kaluar. Si ėshtė abuzuar me kontratat dhe sigurimin e monopolist? Si dhe pse shtė pothuajse e pamundur tė zhbėhen njė numėr i konsiderueshėm prej tyre. Milionat qė duhet tė paguajmė dhe dėmtimi i shoqėrive shqiptare dhe konsumatorit shqiptar

    Nuk do shumė kohė e ndonjė sakrificė tė veēantė tė mėsosh pėr njė sėrė procesesh tėrėsisht klienteliste dhe korruptive qė lidhen me disa koncensione tė rėndėsishme, tė realizuara nė vitin e fundit tė qeverisjes sė kaluar. Nuk do tė dėshiroja tė ndaloja nė secilin prej kėtyre koncensioneve, por kam interes tė shpjegoj e zbardh njė prej koncensioneve korruptive dhe monopoliste tė “ēimentuara” prej administratės sė kaluar, atė tė markimit dhe marketimit tė karburanteve. Hollėsitė? Ja, mė ndiqni…

    Njė vendim i kundėrshtuar dhe qeveria qė heshti
    Nėpėrmjet vendimit nr 120, dt 13.3.2013, me tė cilėn u miratua kontrata e koncensionit pėr shėrbimin e markimit dhe monitorimit tė karburanteve (gabimisht shumica e gazetarėve e quajnė kėtė ngjyrosje-ėshtė e gabuar kjo qasje-) u pa qartė se procesi ishte abuziv, pa konkurrentė. U paraqitėn dy kompani tė huaja dhe konkurruan me njė ēmim tavan prej 200 lekė/1000 litra karburant dhe ky tavan ishte njė kriter skualifikues. Vetėm pak kohė mė vonė, autoriteti kontraktues hoqi kėtė tavan skualifikues dhe vendosi njė tavan tė ri me ēmimin 614 lekė pėr 1000 litra (pa TVSH) dhe ēuditėrisht kompanitė e para nuk u shfaqėn mė tė veēuara, por u gjendėn nė njė bashkim kompanish dhe u shpallėn fitues si njė konkurrent i vetėm?!
    Dy muaj mė vonė, njė tjetėr vendim jo vetėm qė sanksionoi situatėn monopol nė tregun shqiptar tė kėsaj kompanie tė “ngjizur”, por i vuri nė “rresht” tė gjitha autoritetet shtetėrore, nė funksion tė “ngjizjes” qė kishte krijuar tashmė Ministria e Financave. Nėse do tė lexoni rreshtat e marrėveshjes sė koncensionit, do tė befasoheni me “ustallėkun” e paparė tė juristėve publikė e privatė (si njė join venture) e pėrsosur nė dėm tė shtetit, tė kompanive private dhe sidomos tė konsumatorit shqiptar. Nuk po i referohem kėtu shkeljes sė paparė tė legjislacionit shqiptar, nga shteti dhe nga privatėt, njė shembull i pastėr i natyrės korruptivo-klienteliste qė cėnonte rėndė interesat ekonomike tė konsumatorit, tė shoqėrive tė hidrokarbureve dhe tė shtetit shqiptar.
    Nuk u arrit nė bllokimin e kėsaj marrėveshjeje koncensionare as edhe nga kėmbėngulja e Autoritetit tė Konkurrencės, njė autoritet unik kushtetues, qė kėrkoi pezullimin e procesit dhe rishikimin e tė gjithė praktikės sė vendosjes me ligj tė monopolit, por nuk u dėgjua nga Ministria e Financave si Autoriteti Kontraktues dhe Qeveria. Edhe sot e gjithė ditėn nuk ka mundur tė bėhen publike letrat me rekomandimet ligjore qė ky autoritet kushtetues i ka drejtuar institucioneve. Kapja e shtetit vlerėsohet unikale nė kėtė drejtim. Por nuk ėshtė kaq e thjeshtė historia e kompanisė fituese koncensionare.
    Cilat janė efektet e njė akti tė tillė korruptivo-klientelist?
    Janė bėrė tė njohura nėpėrmjet studimeve korrekte tė faktorėve tė interesuar. Unė po pėrmend, pėr t’i ardhur nė ndihmė lexuesit, vetėm disa prej tyre. Studio tė njohura ekspertėsh kanė llogaritur se kosto e shėrbimit tė markimit dhe tė monitorimit tė karburanteve do tė ishte si mė poshtė: a) ēmimi nė dollar i shėrbimit tė markimit rezultonte 8.57 USD/Ton. b) Vlera nė USD (me TVSH) e shėrbimit tė markimit dhe monitorimit pėr sasinė vjetore prej 2,2 milionė ton ėshtė 18.854.000 USD; c) duke iu referuar periudhės dhjetėvjeēare tė koncensionit (2013-2023) si dhe duke u bazuar nė ritmin mesatar vjetor shumėvjeēar tė rritjes me 10 % nė vit, rezulton nė shumėn rreth 385 milionė USD. A ka nevojė tė komentohet mė tej kjo shifėr? Cila kompani shqiptare apo e huaj mund tė sigurojė shifra tė tillė nga biznesi, si ky i markimit? Kompania koncensionare ėshtė “rregulluar” tė paguajė edhe garancinė e kontratės (neni 12, pika 12,1 e kontratės koncensionare). Sa ėshtė kjo garanci? Pėr 385 milionė USD tė fituara, kompania (tashmė kanadeze?!) do tė lerė garanci kontrate 208,5 mijė USD (0,054 %), garanci e cila, sipas kontratės, do tė pėrdoret nga shteti shqiptar pėr tė kompensuar ēdo humbje qė rezulton nga dėshtimi i koncensionarit nė plotėsimin e detyrimeve tė tij. Kjo ėshtė vėrtet pėr tė qeshur, madje pėr t’u gajasur! Nė nenin nr 1 tė kontratės thuhet se “208,5 mijė dollarėt e garancisė janė sa 5 % e vlerės sė projektit qė ėshtė 4.170.000 USD! Bukur! Hedh 4,1 milion pėr tė “pritur” 385 milion USD! E paparė Qeveria!

    …Edhe usta koncensioni, por edhe …hajdut!
    Prokuroria dhe autoritetet doganore nuk kanė mundur ende tė hetojnė dhe tė venė para pėrgjegjėsisė kompaninė qė fitoi koncensionin e markimit tė karburanteve. Ēfarė tė hetojnė? Qė nė praktikėn e parė tė zhdoganimit tė lėndės sė parė, kompania fallsifikoi faturat duke rritur nė mėnyrė tė menderosur dhe fiktivisht vlerat e lėndės sė parė, me synim rritjen fiktive tė kostos pėr tė ulur fitimin. Nė deklaratėn e eksportit tė lėndės sė parė nga Hollanda, vlera e shėnuar ishte 18.641 Euro. Nė doganėn shqiptare u deklarua faturė e falsifikuar nė vlerėn 2.938.000 USD! FYI!
    Kush e ka hetuar kėtė gjė? Kush ka vjedhur dhe sa ka vjedhur? Nėse nuk ka vjedhur, pse nuk bėhet publike, qoftė edhe nga vetė kompania qė nuk ka njė “gafė” tė tillė? Faturat janė nė doganė, por lehtėsisht mund tė gjenden edhe nė tė dhėnat e Eurodoganės!

    Ku fiton e ku humbet shteti?
    Askund nuk mund tė fitojė shteti! Tė gjitha tė ardhurat e mėsipėrme do tė vilen nga shoqėritė e importit tė hidrokarbureve, tė nxjerrjes dhe shfrytėzimit tė hidrokarbureve, tė eksportit tė hidrokarbureve, por nė fund tė fundit nga konsumatori dhe, do tė kalojnė drejpėrdrejt nė arkėn e shoqėrisė koncensionare. Po shteti? Sipas kontratės koncensionare (pika 3.5 e kontratės koncensionare) “Koncensionari do t’i paguajė Autoritetit Kontraktues (Ministrisė sė Financave-Shenimi im) njė tarifė koncensionare tė barabartė me 2,5 % tė tė ardhurave vjetore qė realizohen nga shitja e shėrbimit tė markimit dhe monitorimit. Pra 2,5 % tė 18.8 milion dollarėve tė fituar! Shikoni sa pastėr i ka bėrė llogaritė “koncensionari”! Pra vetėm rreth 96 milionė USD pėr shtetin, nga 385 milionė USD qė do tė mund tė marrė gjatė periudhės sė koncensionit. Ēdokėnd qė lexon kėto shifra duhet ta zerė dhimbja e kokės, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh me administratorėt publikė. Pse?

    “Kopsitja” e ēeliktė e kontratės koncensionare!
    Ustallarėt nuk kanė lėnė asnjė “tė ēarė”, ku tė marrė ajėr koncensioni i markimit tė karburanteve. Nė nenin 8 (“Pronėsia Intelektuale”, pika 8.1) thuhet se “Tė drejtat tregtare tė pronėsisė intelektuale tė solucionit tė markimit tė
    vijon nga faqe 13

    ...pėrdorur nga Koncensionari gjatė zbatimit tė Shėrbimit tė Markimit dhe Monitorimit do tė jenė nė pronėsi tė vetme tė Koncensionarit, i cili nuk do t’ia bėjė tė ditur apo tė tranferojė ato Autoritetit Kontraktues (MF) edhe pas mbarimit tė kohėzgjatjes sė koncensionit”, (pra edhe pas dhjetė vitesh)!?
    Mė e pakthyeshmja ėshtė pika iv e nenit 7 (“Tė drejtat dhe detyrimet e koncensionarit”) ku thuhet se “tė drejtat e koncensionarit do tė jenė ekskluzive dhe Koncensionari do tė ketė tė drejtėn e vetme dhe ekskluzive tė ushtrojė tė drejtat e Koncensionit tė dhėna sipas kėsaj kontrate”!
    Kėtu “nuk ka polic” qė rregullon gjė! Kjo lloj “kopsitjeje” ligjore duhet tė tėrheqė vėmendjen edhe tė aktorėve tė rinj tė qeverisjes, pėr tė mos i lėnė kontrata tė tilla nė duar “zanatēinjsh” publikė e private, me dėme tė tilla tė papara nė kurriz tė konsumatorit shqiptar. Sa pėr kompanitė e importit tė karburanteve, ato qė nxjerrin naftė, ato qė shesin solar e mazut, nuk do tė ketė e nuk ka ndonjė “siklet”. Ato e transferojnė sa hap e mbyll sytė nė ēmimin e produktit kėtė “masakėr” tė rregulluar me ligj!

    A ka dritė nė fund tė tunelit!
    Kam mėsuar se ekspertėt po punojnė, jo vetėm ata tė sektorit privat qė janė penalizuar nga kėto shifra fitimi maramendės pėr njė shėrbim qė nuk ka bėrė ende “hajėr”, por tė njėjtėn gjė duhet tė bėjnė edhe administratorėt publikė. Ka ardhur kohė qė edhe kontrolli i zbatimit tė akteve ligjore e nėnligjore tė bėhet mė i rreptė, tė kontrollohen investimet e bėra, tė kontrollohet me imtėsi pagimi i detyrimeve, si dhe performance e tėrė koncensionit. Mundet e ka hapėsirė pėr tė siguruar liberalizimin e kėtij tregu pėr t’u futur nė tė edhe operatorė tė tjerė, vendas dhe tė huaj.
    Ka hapėsirė pėr tė kallzuar penalisht tė gjithė autorėt dhe ekzekutorėt e djeshėm tė kėtyre koncensioneve. Vetė kontrata e mėsipėrme ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me disa nga ligjet mė tė rėndėsishme tė vendit. Ajo bie ndesh me ligjin “Pėr Akcizat”, i cili autorizon vetė shoqėritė qė operojnė nė fushėn e prodhimit, importimit apo tregtimit tė karburanteve tė kryejnė vetė markimin/shenjimin e karburanteve, veprim qė mund tė kryhet nė magazinat fiskale tė shoqėrive (neni 54&55 i ligjit nr 61/2012 “Pėr Akcizat nė RSH”). Po ashtu VKM nr 612, datė 05.09.2012 “Pėr dispozitat zbatuese tė Ligjit pėr Akcizat (neni 103-109) pėrcakton se procedura e shėnjimit kryhet nga vetė shoqėritė, qė kanė licensė dhe status pėr kėtė gjė.
    Eshtė shkelur ligji “Pėr koncensionet”, duke shmangur ministrinė e linjės, atė tė Ekonomisė, e cila duhet tė ishte autoriteti kontraktor dhe jo Ministria e Financave. Eshtė nėnshkruar kjo kontratė koncensionare, e cila bie ndesh edhe me VKM nr 170, datė 29.03.2007, qė nuk ėshtė shfuqizuar ende! Kjo rrumpallė, shkon deri nė kundėrshtimin e hapur tė ligjit antimonopol. (Ligji pėr “Konkurrencėn”, neni 9). Ka edhe mė! Kontrata ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me legjislacionin e vendeve tė BE-sė, MSA dhe marrėveshjet OBT-GATT. Austria, vendi nga erdhi kompania fituese, shėrbimin e mėsipėrm ua jep vetė subjekteve qė operojnė nė fushėn e hidrokarbureve. Italia, ku realizohet rreth 70 % e importit tė vendeve tė Bashkimit Europian, ka njė zgjidhje mė tė thjeshtė: Agjencia doganore e shtetit Italian pėrcakton, pėr operacionet e denatyrimit tė produkteve energjetike, vetėm normat e standardet dhe jo kompani qė kryejnė kėtė proces!

    E fundit, jo pėr nga rėndėsia!
    Edhe nėse kompania koncensionare kanadeze i “ka kopsitur” tė gjitha “kartat”, nė fund tė ditės, ēfarė i ėshtė ofruar shtetit, qeverisė, konsumatorėve? Ka cilėsi me tė mirė nė treg? Ka peshėmajtje tė saktė? Ka korrupsion nė doganė? Ka zhdoganim pa paguar? Asgjė e tillė nuk evidentohet nė kėtė koncension, tė paktėn prej gushtit tė vitit tė kaluar! Nuk ka asnjė tė kallzuar pėr abuzim? Apo ka? Ku ėshtė ky operator, ku i ėshtė shėnuar emri, sa ėshtė gjoba qė ka marrė? Njė kompani e huaj, sipas Kushtetutės, nuk mund tė vendosė gjoba, por koncensionari ynė nuk ka publikuar asgjė lidhur me punėn e “dhuruar” nga qeveria e mėparshme! Kjo, po, mund e duhet tė pėrbėjė njė kusht pėr ta investiguar koncensionin, nėse dikush mendon se kontratės “i shkon anės”. Kurrė mos thuaj kurrė- thuhet nė kėto raste! Jo pėr t’i hapur luftė koncensionit dhe koncensionarit, por pėr t’i ofruar tregut mundėsi pėr kontroll rigoroz, cilėsi tė produktit, kosto tė ulėt tė shėrbimit. Kaq!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Koncensionet - Vjedhjet qė iu njihet hajduti…

    1. Kontratat e koncensionit shteti shqiptar nuk humbet asnje qindarke pasi kompania private merr persiper te beje gjithe investimet perkatese.

    2. Nuk e kam fort te qarte se perse e ke fjalen pasi me lart shkruan sikur po diskuton me ndonje bashkefshatar, por cmimi i naftes nuk eshte nje cmim fiks, eshte nje cmim qe e dikton tregu boteror dhe varion nga dita ne dite. Keshtu qe nese cmimi rritet, kjo nuk konsiderohet "vjedhje" pasi rritet per gjithe boten e jo vetem Shqiperine e shqiptaret.

    3. Kompanite private kane cdo te drejte te fitojne ne investimet qe bejne ne ate vend, pasi i madh eshte edhe risku qe marrin ne nje vend si Shqiperia me kapitalet e tyre. Ajo qe shteti shqiptar perfiton nga keto investime eshte venia ne pune e ketyre resurseve natyrore sot e shfrytezimi i tyre sic duhet. Nese nuk shfrytezohen apo lihen vidhen nepermjet korrupsionit shteterore, shteti shqiptar nuk fiton asgje, vetem humbet. Fitojne vetem njerezit e korruptuar me pushtet.

    4. Kompanite kane emer apo jo? Por si bir komunisti qe do jesh, ti sulmon kompanine private kanadeze pasi keshtu te kane udhezuar ata qe duan ti "shtetezojne" burimet e vendit ne menyre qe leket te mos shkojne ne arken e shtetit, por ne xhepin e tyre nepermjet "korrupsionin e drejtorave".

    5. Perse nuk e informon publikun se sa miliona $$$ kane perfunduar ne arken e shtetit fale aktivitetit e punes se kesaj kompanie, si ne marketimin e naftes, si ne taksat qe paguan?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-02-2014 mė 00:27

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Koncensionet - Vjedhjet qė iu njihet hajduti…

    Fino i kėrkon Qeverisė ndėshkime pėr shkeljet me koncesionet, Doshi: Kontratat i ka bėrė LSI

    Emri:  fino-+-doshi.jpg

Shikime: 308

Madhėsia:  36.2 KB
    BASHKIM FINO E TOM DOSHI NE PARLAMENT

    Komisioni i Ligjeve u pėrfshi dje nė debate pėr ndryshimin e kontratės koncesionare mes qeverisė dhe kompanisė “Startkraft”, qė do tė ndėrtojė tri hidrocentrale nė lumin e Devollit.

    Gjatė prezantimit tė ndryshimit tė kontratės, zėvendėsministri i Energjetikės, Ilir Bejtja, theksoi se ndryshimet kanė qenė tė nevojshme qė qeveria t’ia lėrė nė dorė ndėrtimin e rrugėve dhe infrastrukturėn mbėshtetėse firmės, pasi nė buxhetin e vitit 2013-2014 nuk ishte parashikuar asnjė qindarkė pėr kėto projekte.

    “Nė buxhetin e vitit 2013 nuk ka pasur asnjė qindarkė nga qeveria shqiptare pėr ndėrtimin e infrastrukturės zėvendėsuese. Ka qenė vetėm projekti i miratuar 62 milionė euro pėr gjysmėn e distancės qė nė flasim sot. Nė buxhetin e vitit 2014, ne nuk kemi pasur mundėsi tė rrisim borxhin”, tha zv.ministri i Energjetikės.

    Ndėrkohė qė nė debat ėshtė pėrfshirė deputeti i Partisė Socialiste, Bashkim Fino, i cili kėrkoi nga pėrfaqėsuesit e ministrisė llogari pėrse nuk janė vėnė para ligjit shpėrdoruesit e detyrės sė qeverisė sė mėparshme. Fino ka kėrkuar nga ministria qė paralelisht me dosjen e ndryshimit tė kontratės, tė sillej edhe dosja e shkelėsve tė ligjit.

    Fino ka kėrkuar nga ministria qė paralelisht me dosjen e ndryshimit tė kontratės, tė sillej edhe dosja e shkelėsve tė ligjit. Deputeti i PS-sė theksoi se nuk do ta votojė ndryshimin e kontratės, nėse Ministria e Energjetikės nuk do t’i japė pėrgjigje pėrse nuk ishin ēuar pėr ndjekje penale shkelėsit e ligjit. Por, zėvendėsministri i Energjetikės theksoi se nuk janė bėrė hetime pėr kėtė ēėshtje, duke nguruar tė japė pėrgjigje. Gjatė debatit ėshtė pėrfshirė edhe kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili ka ironizuar duke thėnė se: “Nuk rrotullohet bota ditėn qė kemi ardhur ne. Ėshtė rrotulluar edhe mė parė. Kėta janė pėr lekėt e reja, nuk duan t’ia dinė se ku kanė vajtur lekėt e vjetra”.

    Ndėrsa Fino theksoi mė tej se: “Nė qoftė se ecim me njė standard qė ne po mbulojmė gabimet e kėtyre qė janė sot nė opozitė dhe votojnė, unė nuk jam dakord. Kėrkoi nga ministria tė mė japė njė pėrgjigje serioze, nėse nuk ma jep, unė nuk e votoj kėtė koncesion”. Pas kėtyre deklaratave, deputeti i PS-sė, Tom Doshi, theksoi se ministria e linjės nė vitin 2013 ishte drejtuar nga LSI dhe se ata ishin aleatėt e maxhorancės. “Kush e ka bėrė kėtė kontratė?! Ka qenė LSI-ja qė e ka pas atė ministri… Ėshtė aleati jonė, e kena nė maxhorancė mrena”, tha Doshi. Ndėrsa demokristiani Nard Ndoka ka ironizuar me Bashkim Finon, duke thėnė se po kėrkonte tė fuste nė burg ministrat e LSI-sė. Pas debatit, marrėveshja mori vetėm votėn abstenim tė Bashkim Finos, ndėrsa votat pro tė deputetėve tė maxhorancės.

    DEBATI

    Ilir Bejtja: Duke parė vėshtirėsitė pėr buxhetimin e kėsaj infrastrukture, si pasojė edhe e njė pasaktėsie nė zgjedhjen teknike dhe mėnyrėn se si do tė ndėrtohej infrastruktura dhe ēfarė do tė pėrfshinte brenda saj, nuk ėshtė buxhetuar as nė vitin 2012, as nė vitin 2013, pėr rrjedhojė si pasojė e buxhetit afatmesėm as nė 2014-n, mbėshtetja me financim e projektit ekzistues tė rrugės, i cili ishte 62 milionė euro nė distancė, gjysmėn e kėsaj qė ne kemi negociuar me palėn norvegjeze, me njė shifėr totale parash, pa punimet e fshehta, prej 36 milionė eurosh…
    Bashkim Fino: A mban njeri pėrgjegjėsi pėrse kėto fonde nuk janė parashikuar nė buxhetin e 2013-s, sipas relacionit edhe nė atė tė 2014-s dhe 2015-s? Pėrpara se tė vini tė kėrkoni votėn pėr ndryshimin e kontratės, a do mbajė njeri pėrgjegjėsi pėr shpėrdorim detyre dhe ēfarė ka bėrė ministria pėr kėtė punė? Qė unė ta votoj me ndershmėri kėtė koncesion.
    Ilir Bejtja: Nė buxhetin e vitit 2013 nuk ka pasur asnjė qindarkė nga qeveria shqiptare pėr ndėrtimin e infrastrukturės zėvendėsuese. Ka qenė vetėm projekti i miratuar 62 milionė euro pėr gjysmėn e distancės qė nė flasim sot.
    Bashkim Fino: Kush mban pėrgjegjėsi thashė?! Kam bėrė njė pyetje tė drejtpėrdrejtė dhe ju nuk ktheni pėrgjigje. Nuk tė pyeta sa metra ėshtė rruga.

    Ilir Bejtja: Tani po jap pėrgjigjen.
    Bashkim Fino: Kush mban pėrgjegjėsi qė nuk janė parashikuar fonde nė buxhet?
    Ilir Bejtja: Nė buxhetin e vitit 2014 ne nuk kemi pasur mundėsi tė rrisim borxhin.
    Bashkim Fino: Po nė 2013-n?
    Ilir Bejtja: Nė 2013-n s’kemi qenė ne…
    Bashkim Fino: Po mė mirė thuaje, ose mos kthe pėrgjigje…
    Fatmir Xhafaj: Nuk rrotullohet bota ditėn qė kemi ardhur ne. Ėshtė rrotulluar edhe mė parė…
    Ilir Bejtja: Ka pasur projekt, ka ekzistuar, por i pafinancuar. Fajin e ka qeveria e pėrparshme qė nuk ka planifikuar.

    Bashkim Fino: Ajo qė nuk kuptoj ėshtė qė kėtu ka shpėrdorim detyre dhe kėta nuk kanė bėrė dosjet. Kėtė pyetje bėra…
    Ilir Bejtja: A ka shpėrdorim detyre? Ne nuk kemi marrė ndonjė kėrkim tė tillė. Pasi nuk jemi ne ministria pėrgjegjėse pėr ndėrtimin e infrastrukturės zėvendėsuese. Ne e kemi marrė kėtė si pasojė e bllokimit tė projektit tė energjisė si nismė.
    Fatmir Xhafaj: Kėta janė pėr lekėt e reja, nuk duan t’ia dinė se ku kanė vajtur lekėt e vjetra…
    Bashkim Fino: Ministria tė mos rendė me shpejtėsi tė madhe nė Parlament dhe tė na kėrkojė votėn pėr tė ndryshuar koncesionin me njė kontratė tė re, por tė ecė paralelisht, duke paraqitur njė dosje pėr shpėrdorim detyre tė atyre qė duhet ta kishin bėrė para dy vjetėsh dhe sot t’u thoshte shqiptarėve nėpėrmjet votės sė Parlamentit dhe maxhorancės qė koncesionari merr pėrsipėr pėr t’i bėrė punimet e infrastrukturės plotėsuese dhe tė ecim pėrpara. Nėse vazhdojmė kėshtu, unė jam plotėsisht dakord, nė qoftė se ecim me njė standard qė ne po mbulojmė gabimet e kėtyre qė janė sot nė opozitė dhe votojnė, unė nuk jam dakord. Kėrkoj nga ministria tė mė japė njė pėrgjigje serioze, nėse nuk ma jep, unė nuk e votoj kėtė koncesion!
    Tom Doshi: Kush e ka bėrė kėtė kontratė? Ka qenė LSI-ja qė ka pas atė ministri… Ėshtė aleati jonė, e kena nė maxhorancė mrena…(qesh)
    Nard Ndoka-Bashkim Finos: Do me fut ministrat e LSIsė brenda, Bashkim?! (qesh)
    Bashkim Fino: Jo, pėr qeverinė e Berishės e kam unė.
    Fatmir Xhafaj: Tė gjithė pro nė parim. Abstenim vetėm zoti Fino.
    Dashamir Peza: Edhe unė mbėshtes Bashkimin.
    Nard Ndoka: Gjithmonė nė dilemė mes dy kryeministrave ke qenė.
    Pandeli Majko: Bashkimi s’e ka seriozisht, po hė…
    Bashkim Fino: E kam pėr shpėrdorimin e detyrės unė. Pėr ata qė kanė bėrė shpėrdorimet.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •