Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)




    Kompania gjermane “AWR-Abbruch” e vëllezërve Viqa nga rrethi i Ferizajt ka bërë në orët e paradites të së dielës shkatërrimin e kontrolluar të njërës ndër ndërtesat më të larta në Evropë.

    Është fjala për ndërtesën 120 metra të lartë e selisë së Universitetit të Frankfurtit e njohur me emrin “Afe-Turm”, e cila ishte ndërtuar në vitin 1972.


    Ky rrënim është konsideruar si më i madhi dhe më spektakolari që është bërë deri më tash ndonjëherë në Evropë.

    Operacioni bëhej aq më i ndërlikuar për faktin se fare pranë ndërtesës, ka shumë ndërtesa të tjera banimi, stacione hekurudhore etj.

    Për këtë arsye është dashur të evakuohet i gjithë perimetri prej 250 metrash nga vendi i shpërthimit. Pastaj gjithçka ka shkuar sipas mënyrës së paraparë. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më.

    130 punëtorë kanë qenë të angazhuar në këtë operacion të rrallë e të guximshëm të vëllezërve Viqa.

    Televizionet gjermane e kanë transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë aksionin. 50 mijë tonë konstruksione të betonit me këtë rast janë rrënuar përdhe. Rreth 30 mijë kureshtarë e kanë ndjekur nga afër këtë spektakël të rrallë. /albinfo.ch/


  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    eh po ne shqiptaret jemi kampione per keto pune..veq me shkaterru dime..ky eshte profesioni yne..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _MALSORI_ për postimin:

    Meriamun (03-02-2014)

  4. #3
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    e rrenuan ekipi i specialisteve gjermane, se per shqiptarin, do kishte mbetur edhe 100 vite aty me ç`pompa-zitet qe mirret ky shtypi qarshise shkipetare !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    S'rrenohet ndertesa 40 kateshe me viça …sigurisht, duhet patjeter te jesh specialist i kesaj fushe !
    … ///

  6. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    eh po ne shqiptaret jemi kampione per keto pune..veq me shkaterru dime..ky eshte profesioni yne..
    Sec kam nje pershtypje se ti duhet te jesh shume i deshperuar ne jete. Kam vene re qe ti gjithcka e shikon me sy kritik. Sikur te zhvisheshe pak nga mentaliteti prej mali dhe te shikoje boten rreth teje me me teper pozitivitet te siguroj qe do jesh me i lumtur. Keshille miqesore!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    Arsyeja pse e pane te nevojshme ta shembenin ?
    Feelings change - memories don't.

  8. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Sec kam nje pershtypje se ti duhet te jesh shume i deshperuar ne jete. Kam vene re qe ti gjithcka e shikon me sy kritik. Sikur te zhvisheshe pak nga mentaliteti prej mali dhe te shikoje boten rreth teje me me teper pozitivitet te siguroj qe do jesh me i lumtur. Keshille miqesore!
    mos u merzit ang..duket beson veten tende dhe thua me vete a kam shoke ne kete hall..bereqaves prej zotit nuk dua me shume se ckam..cka kam kerkuar e kam arritur..mbi te gjitha jam ne paqe me veten time ani pse me mentalitet prej mali..

    si po vete lufta ndaj islamit o pozitivist me mentalitet prej fushe..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #8
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    Edhe cka doni me thane me kte lajm ?!

  10. #9
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    ta perkthej une, ç`ke ti ? me kete lajm po dojne me thane, sikur kjo ndertesa te kishte qene ajo me xhama e Prishtines, e mbrenda ne te Hushimi edhe plot do jarana te tij edhe wooooooooom, i mori toka me vete edhe ishte kompletuar lajmi, firma shqiptare ua rrenoi ndertesen prontave ne midis tu Prishtines hooohooo
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  11. #10
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

    E di qe keni qef keshtu po nuk jav japim rastin as knaqesin ta shihni ndertesen e tu qeverise teme ka shkatrrohe nga dore terroriste evropianiste haaahaha

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •