Rama mbyll vizitën në Milano: 500 vende të reja pune për Librazhdin

1 Shkurt 2014 | : Politikë | Autor: Gazeta Shqip

Në mbyllje të vizitës së tij në Itali, në fokus të të cilës ishte takimi me biznesmenë italianë për t’i bindura ata që të investojnë në Shqipëri, kreu i qeverisë Edi Rama e ka cilësuar shumë të suksesshme këtë nisme. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtarë në Facebook Rama ka theksuar se së shpejti do të hapen 500 vende të reja pune në Librazhd falë premtimit të dhënë nga një manifakturë në vendin fqinj.

“E mbyllëm ditën tek manifaktura Grassi për 500 vende të reja për Librazhdin”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Kryeministri publikoi edhe një fotografi me stafin e konsullatës së re shqiptare në Milano e cila siç tha Rama, tashmë do të jetë vërtetë konsullata e shqiptarëve.

1 shkurt 2014 (gazeta-Shqip.com)