Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    mos u merr ti me namika e me serveta me shoke e me shoqe po shif se na e mushe kompjutrin me virusa sa her hyjm ne ket forum

    qka jan kto lightsparks qe na kerkohen me upload kur hyjm ne ket faqe? merru me mirmbajtje forumi se te lan ment mas prapagandes berishiane.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Nuk ndërtohet shteti ligjor duke sulmuar paraardhësit

    John Kerry ka të drejtë të paralajmërojë

    Nga: QAZIM TEPSHI

    Disa ditë më parë Sekretari i Shtetit të SHBA, John Kerry, në konferencën e sigurisë të Europës në Mynih bëri një deklaratë alarmuese për disa vende të Europës Qendrore, Juglindore dhe vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë. Ndër të tjera, Sekretari i Shtetit, thekson se: “Ka një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe ne Ballkan… Aspiratat e qytetarëve në këto vende po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke (të pakicës së pasuruar për një kohë të shkurtër në rrugë jo të pranueshme, e jo të ligjshme), interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe të drejtat e organizatave jo qeveritare”.
    Pak a shumë në këtë linjë ishte dhe deklarata e Drejtorit të Marrëdhënieve për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, në Universitetin Hopkinks të SHBA, i cili konsideron sfidë kryesore për qeveritë e vendeve të Ballkanit luftën ndaj korrupsionit. Ashtu si Sekretari Shtetit, edhe ai përforcoi këmbënguljen e SHBA për integrimin Euro-Atlantik të rajonit. Një vazhdimësi politike, qofshin demokratët apo republikanët në pushtet në SHBA, dignitarët e tyre theksojnë objektivin kryesor; një Europë e bashkuar, e lirë dhe në paqe.
    Pse gjithë ky shqetësim i këtyre dignitarëve të rëndësishëm të SHBA para ngjarjeve të rënda midis Rusisë dhe Ukrainës, tani për tani për çështjen e Krimesë? Duket se SHBA kishin dhe kanë informacionin e nevojshëm për krizat që përgatiteshin në këtë zonë, por dhe afër Ballkanit e të Shqipërisë, me ndihmën e Rusisë. Kishte kohë që flirtet e disa shteteve europiane e të Ballkanit me Rusinë dhe me Kinën ndihmonin në një fare mënyre nxitjen e krizave. Kina dhe Rusia bashkëpunojnë prej kohësh në fushat ekonomike, ushtarake, politike midis tyre për të ushtruar jo vetëm ndikimin, por edhe prezencën reale politike në zonat e Europës dhe Ballkanit. Në disa nga këto vende, që një këmbë e mbajnë në BE dhe një këmbë e mbajnë në Rusi e Kinë, ka prezencë të tyre edhe ushtarake, ka financime të mëdha në porte, autostrada, rafineri, gazsjellës, etj. Kur këta shtete hapin portat për Rusinë dhe Kinën dhe kanë në drejtimin e shtetit një oligarki e korruptuar që përdor paratë për të shtypur opozitën, blerë median, organizatat jo qeveritare, politikën, gjyqësorin, shtypur kundërshtarët politikë, krijojnë lehtësisht terrenin të përdorin dy lloj politikash, herë me SHBA e herë me Rusinë e Kinën dhe ky vulnerabilitit politik, ekonomik dhe ushtarak i tyre nuk mund të kontribuojë më për eliminimin apo neutralizimin e krizave afër tyre, pasi gjatë ecurisë së tyre krijojnë kushtet për kriza të tjera tek vetë ata, apo tek fqinjët e tyre.
    Por që të jetë kjo Europë e Bashkuar, e lirë dhe në paqe, përbën domosdoshmëri që secili vend në rajonin e Europës dhe në Ballkan, të kontribuojë që problemet e vështira të zgjidhen në rrugë normale qytetare, me një proces politik të pranueshëm demokratik, pa qenë nevoja për ndërhyrje, ndikim, presion nga jashtë. Europa i përket Perëndimit, pjesë e saj është dhe Ballkani dhe secili vend i këtij rajoni duhet të respektojë hapësirën etike të çdo populli, vizionin kulturor a fetar të secilit. Nuk mundet vetëm SHBA të kenë objektiv kryesor Europën e Bashkuar të lirë e në paqe, por edhe kjo Europë duhet ta ketë objektiv kryesor këtë rrugëtim paqeje, lirie, demokracie e prosperiteti për veten e saj e për lidhje të ngushta me SHBA. Në vijim të kësaj del nevoja që brenda secilit vend të krijohet një kulturë e domosdoshmëri që ngushton deri në asgjësim ato elemente për të cilat është e shqetësuar SHBA, nëpërmjet John Kerry-t. Gjejmë të njëjtat fenomene për të cilat ankohet John Kerry në të gjitha vendet e Ballkanit, pa u zgjeruar tek vendet anëtare të BE, që kanë dhe ato korrupsion të madh, përderisa zhduken miliarda Euro, siç është rasti i Greqisë, Italisë, etj. Apo të mos kenë krijuar prioritete për organizma të specializuara të vendeve tjera fqinje për të ndikuar në ecurinë ekonomike, politike e shoqërore të vendit të tyre.
    Rastet kur një shtet ka përdorur institucionet e inteligjencës për të blerë e hapur biznese të rëndësishme në vendin fqinj, për të ndikuar në ecurinë politike të këtij apo atij vendi, janë të njohura. Në sajë të këtyre politikave, Rusia është ngulur në Ballkan dhe po kaq afër kësaj është dhe Kina. Mali i Zi, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia nuk mund të mbahen pa këtë lojë që rëndon politikën e BE-së dhe atë amerikane, si dhe objektivin për një Europë të bashkuar në paqe e në liri. Rusia është duke ngritur baza ushtarake dhe po i largon këto vende nga perspektiva e anëtarësimit në NATO. Serbia po kundërshton, me mbështetjen e Rusisë, ngritjen e forcave të armatosura të Kosovës, pasi vetëm me forca të armatosura Kosova mund të bëhet pjesëtare e NATO-s dhe merr forcë ruajtja e paqes dhe stabiliteti në rajon, që duhet të ketë perspektivën që të gjitha vendet e Ballkanit të anëtarësohen, që të shmanget rreziku i krijimit të krizave, si ajo e Ukrainës. Serbia këmbëngul të bëjë zgjedhje parlamentare në Kosovë, për popullsinë me origjinë serbe, duke shkelur hapur çdo normë ndërkombëtare e krijuar vend për kriza të reja në rajon, me ndihmën e Rusisë. BE nuk mban qëndrim të prerë se disa shtete anëtare të saj vazhdojnë politikat e dyzuara, duke e bërë të paaftë BE-në të ndikojë.
    Që Europa të vijojë rritjen e bashkuar, e lirë dhe në paqe, duhet të rishikojë politikat e saj ndaj anëtarëve dhe duhet të riforcojë kartën e saj të bashkëpunimit. Nuk mund të qëndrojë e paalarmuar BE, kur Bullgaria, kundër politikës së përbashkët, justifikon punimet për ndërtimin e gazsjellësit South-Stream të Gazpromit rus, që kërkon të mënjanojë Ukrainën për furnizimin e Europës, gjoja me marrëdhënie dypalëshe. Nuk mund të vazhdojë politika përkëdhelëse ndaj Serbisë, kur ajo nuk e njeh Brukselin dhe nuk don t’ia dijë për qëndrimin kundërshtues të Brukselit në ndërtimin e gazsjellësit South-Stream me Rusinë. Kështu mund të flitet dhe për Rumaninë, Hungarinë, Slloveninë, etj., për këtë projekt rus që mban në vartësi energjetike BE-në. Dhe Gjermania duhet të gjejë zgjidhje nga vartësia e gazit rus.
    Janë të pashpjegueshme qëndrimet e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit për mbështetje e financime ekonomike pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë e pas pavarësisë së Kosovës. Greqisë iu dhanë për tre vjet mbi 200 miliardë euro, kur një këmbë e ka mbajtur te Rusia. Ndërkohë nuk mund të tolerohet kur BERZH për dhjetë vite financon 1,2 miliardë dollarë në vendet e Ballkanit, kur Kina mendon që brenda pesë vitesh të financojë koncesione për 150 miliardë euro. Duket se Kina po i bën presion Europës, ashtu si Rusia dhe po shfrytëzon vulnerabilitetin e vendeve të Europës Juglindore e të Ballkanit, që nuk po njohin akoma vitalitet ekonomik dhe nuk shohin mundësira financiare për të dalë nga kriza ekonomiko-financiare që po zgjat nga gjashtë vite.
    Pra, kemi një luftë gjeopolitike që vazhdon dhe mund të ashpërsohet midis Perëndimit dhe Lindjes përtej sferave ekonomike, ajo mund të përkeqësohet dhe më tej nëse kriza e ndërtuar në Ukrainë nuk zgjidhet në interes të sovranitetit të këtij vendi, që dyqind vjetet e fundit është bërë avanpost i Rusisë drejt Europës, kur kjo dobësoi Turqinë. Kjo luftë në Ballkan mund të ndihet më shpejt, pasi disa nga vendet e tij përdorin tensionin etnik dhe kishtar ortodoks për të mbajtur nën presion këtë apo atë vend fqinj, nuk respektojnë njëlloj të drejtat e minoriteteve, siç bën Bosnja dhe Serbia; apo kërkojnë më shumë të drejta për minoritetin e tyre se sa u japin atyre të vendeve të tjera, siç është rasti flagrant i Serbisë dhe Greqisë, kërkohet të mbahet nën presion popullsia tjetër shtetformuese, siç përpiqet të bëjë FYROM, ngushtohet në numër minoriteti tjetër duke përdorur presione qeveritare e kishtare, siç bën Mali Zi me shqiptarët dhe Serbia me popullsinë jo serbe të Sanxhakut, Vojvodinës, Medvegjes, Bujanovcit e zonave kufitare me Bullgarinë; nuk i njihet e drejta dhe as emri minoritetit, bile e quan veten vend pa minoritet, pasi popullsitë tjera kanë formuar ndërgjegjen kombëtare të saj, siç është Greqia, dhe sipas politikanëve grekë, minoritetet tjera nuk mund të formojnë ndërgjegjen kombëtare të kombeve të tyre se kështu komandon Kisha ortodokse atje, në Serbi, Rusi e gjetkë ku ka kësi lloj kishe.
    Këto lloj veprimtarish e politikash që nxisin nacionalizmin për të larguar vëmendjen nga krizat ekonomiko-financiare, krijojnë hapësira për ndërhyrjen shfrenuese të Rusisë, pse jo dhe të Kinës në Ballkan për ta mbajtur larg nga Europa dhe për ta dobësuar Europën e Bashkuar.
    Përgjegjësi për këtë mban dhe vetë BE, që akoma përdor dy lloj afrimesh ndaj vendeve të Ballkanit dhe duket sikur bën dashuri pa shpresë me Serbinë vetëm që ajo mos afrohet më shumë me Rusinë. Ndoshta drejtuesit e rinj të BE-së, pas zgjedhjeve që vijnë, do të mundësojnë një prani më të madhe e imponuese edhe në vendet tjera të Ballkanit dhe do të nxisin më shumë mbështetje ekonomiko-financiare e të mos ia lenë atë vetëm Berzhit dhe të ashtuquajturit projekt për integrimin ekonomik të rajonit. Përsërisim dhe një herë nevojën e forcimit të marrëdhënieve BE-SHBA dhe të koordinimit të veprimtarisë midis tyre për të mënjanuar mundësitë për kriza të reja në rajonin e Europës Juglindore dhe të Ballkanit. Ndoshta Ballkani mund të kalojë më lehtë në kriza të tjera, për shkak të lidhjeve politike e fetare ortodokse me Rusinë, nëse nuk lëvizet me një diplomaci imponuese e lidhje më të forta midis BE e SHBA. Ukraina ka gjasa të shkojë gjatë, pasi dhe në Turqi, Siri e disa vende të Lindjes së Mesme shkohet drejt krizave të vazhdueshme, që favorizojnë Rusinë dhe Kinën, që kanë kohë që duan të krijojnë zonën e tyre. Urojmë që paralajmërimi i John Kerrit të iniciojë më shumë vëmendje të BE-së për unitet midis saj e lidhje më të forta me Ballkanin, siç pati efekt paralajmërimi i Kisingerit njëzet vjet më parë.
    Shqipëria dhe Kosova e kanë më të lehtë të afrohen me BE-në e të kenë rol përgjegjës në Ballkan për të lehtësuar objektivin e SHBA për Europën e Bashkuar. Natyrisht që duhet të edukojnë forcat e veta politike, që vijnë vërdallë pas fjalës konsensus, që nuk realizohet jashtë politikës kombëtare. Në Shqipëri kërkohet besueshmëri ndaj politikës së SHBA dhe të mos përdoret çështja e statusit kandidat si politike për të krijuar tensione të brendshme të pajustifikuara. Statusi nuk merret me shantazhe të njërës forcë politike kundër tjetrës, për të shmangur luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk jemi gati, mirë do të ishte të lihej për vitin tjetër ky lloj statusi dhe të forcohej lufta kundër korrupsionit e lidhjeve të dyshimta nga jashtë.

    Balkanweb

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •