
Postuar më parë nga
Fleur Blanche
Faktet/ngjarjet që lexojmë po diskutoj edhe unë, se në fund të fundit kemi të bëjmë me fakte njerëzore. Pikërisht sepse e vë më shumë theksin tek fakti ende i pa provuar ligjërisht, nuk e vë gishtin akuzues dhe s'e bëj fakt të kryer (siç po e bëni ju) që Karçini është porositësi i vrasjes. Nëse vërtetohet nga gjykata me vendim të formës së prerë, atëherë po, që mund të them që ka kryer vepër penale... ose më mirë për të krijuar një ide apriori që ka qenë vërtetë ai porositësi, të paktën nëse rezulton i faktuar transaksioni i 50 mijë eurove të pretenduara si kapar nga shtetasi I.K në llogari të J.S, atëherë më jep një prirje të mendoj ndryshe nga ato më sipër që kam thënë.
Deduksion tërësisht i gabuar.
Sërish deduksion i gabuar dhe paragjykues.
E para, ligji shqiptar është në rregull fare në këtë pikë, por për të bërë cilësimin e duhur të një vepre penale, duhet analizuar figura e veprës penale me 4 elementët përbërës të saj dhe me nën elementët përkatës të atyre 4 që përmenda... tani nuk dua të bëj leksioni juridiku (se s'është as ora e përshtatshme dhe, vetëm këto fundjavat i shfrytëzoj për pak jetë "parazitare" sa t'u shpjegohem njerëzve) por sa për një ide të përgjithshme për respekt të diskutimit, je gabim në cilësimin e veprës penale, sepse nuk është vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Arsyeja ka të bëjë me veçoritë që ka tentativa për t'u quajtur si e tillë... dhe pak a shumë (e thënë sa më thjeshtë) me vrasje në tentativë kemi kur personi ka marrë të gjitha veprimet konkrete dhe vepron konkretisht në çast ndaj shenjestrës së tij, por nuk e vret për arsye se mund t'i ndodhë ndonjë problem me armën në atë çast, mund të ndërhyjë dikush aty për aty dhe ia heq armën nga dora në kohën kur ku sa është gati për të qëlluar, mund të gjuajë por s'e kap plumbi ose e lë të plagosur etj etj të kësaj natyre. Veprimet në fjalë që ka bërë J.S, janë ende në fazën ku ai ka studiar viktimën dhe ka siguruar mjetet për ta vrarë në një kohë të përshtatshme për 'të, por ai ende s'ka ndërrmarrë një veprim konkret kriminal; në këtë mënyrë kjo cilësohet në bazë të nenit përkatës të kodit penal :
Neni 80
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Në këtë rast, ai që mund të dënohet me nivel maksimal të kësaj vepre, është ekzekutori, sepse cilësohet si më i vendosuri dhe më i rrezikshmi për ta kryer aktin kriminal. Financuesi (për të qenë në rregull juridikisht në bazë të nenit 26, i bie të quhet "shtytësi", dënohet më pak se kaq. Po pate dyshime tek kjo që të them, lexo penalen e përgjitshme se ç'a të thotë në këtë rast. Pastaj, marrë në tërësi, caktimi i dënimit për I.K si njeri pa preçedente penale, me reputacion dhe si njeri i respektuar në shoqëri, dënimi i bie të ulet edhe më shumë...
Nuk mund të paragjykosh që ligjet janë gabim, duke mos i njohur mirë ato dhe studiuar në tërësi... se ka njerëz që kanë harxhuar nga jeta e tyre dhe po harxhojnë duke u marrë me këtë punë... dhe gjithashtu këto ligje janë marrë si model nga kodet penale perëndimore.
Dhe tjetra, unë s'po e marr me të lehtë fare, por po them një mendim objektiv, bazuar në njohuritë e fushës përkatëse. Dhe për mos u larguar nga ajo "lehtësia" që më pretendoni ju, se e shoh këtë çështje... në fakt e shoh shumë më thellë se kaq... përfshi edhe faktin që ky J.S është rritur në Greqi dhe trajnuar nga rusët, dy shtete që do e donin këtë vend që të jetë sa më në krizë duke thurrë çdo plan të mundshëm, për cënimin e stabilitetit dhe ekonomisë në vend. Po janë idiotë këta tanët, që janë mësuar ta hanë grepin menjëherë.
Krijoni Kontakt