Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Une e degjova seancen sot kur ministri i brendeshem tha ne parlament qe une nuk kam asnje lidhje familjare me gruan e bossit te gazit qe kane arrestuar.

    Tani PD-ja me Sali Ram Berishen genjen hapur nje popull qe ishe i lodh nga maskalliqet e tyre.

    Po ashtu ministri tha qe ne policine e Durresit nuk ka asnje efektiv policije qe te kete punuar si shofer per kete bossin qe kan arrestuar.

    Nuk dijme ke te besojme. Nese PD ka prova le ti nxjerr e jo me genjeshtra te fryra vetem me fut percarje ne popull.

  2. #32
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    E paska bë kryetemë statusin e Berishës në fb, Alboja! : D
    Berisha është bë për mëshirë... në vend që të tërhiqej nga politika me dinjitet ashtu siç shpresuam kur dha dorëheqjen dhe, u nisëm me thënë ndonjë fjalë të mirë për bacën që do dilte në pension dhe që, prisinim tashmë ta dëgjonim rrallë e për mallë, që kur të jepte ndonjë deklaratë, ta bënte si një njeri "i urtë" me përvojën e udhëheqësit dhe politikanit të sprovuar, ndodh që është shndërruar në rolin e një bufoni. E ka si sëmundje të pashërushme me u marr me familjet e të tjerëve dhe lidhjet fisnore... zakonisht kjo mënyrë e ulët është tipike për ata që duan të mbulojnë mangësitë dhe lidhjet/klanet e tyre fisnore, tek merren me ato të tjerëve.
    Më duket se ishte Berisha që ia dha konçesionin Pirro Bares dhe e lejoi të krijonte monopol (ku ky i fundit për shkak të lidhjeve të fuqishme me pushtetarët) duke i pasur krahët e fortë tashmë, filloi edhe t'i falimentonte firmat e tjera në tregtimin e gazit... (leqë deri më sot s'ka dëgju njeri besoj të thotë ndonjë fjalë të mirë për 'të... kur e shajnë edhe njerëzit që i ka nga anët e tia!!!)
    Mënyra sesi e përshkruan këtë N.GJ, si vrasës i penduar dhe i dëshpëruar tek kërkon drejtësi tashmë, ngjan shumë romantike nga Berisha.... gati si kësulkuqja që e ndjek ujku.
    Gjss... përtej dëshmive që Sinanaj i ndryshon orë e ditë (shoqëruar me kundërthënie të vetë asaj që deklaron)... ka shumë gjëra që nuk bindin. Pyes veten, se ç'interes mund të kishte Karçini (nëse vërtet ka qenë ai porositësi) të porosiste vrasjen e PB, në një kohë kur Karçini thuhet se rreth dy javë më parë kishte nënshkruar kontratë me firmën e dytë më të fuqishme në botë, që i siguronte tashmë këtij vetë të dilte mbizotërues në tregtimin e gazit në vend...?!! Pastaj, të priste në zyrën e tij një vrasës me pagesë???!!! Këtë nuk e bëjnë as ata "biznesmenët" mediokër që hedhin në erë kioska rivale, lëre pastaj një biznesmen i njohur dhe i fuqishëm...
    Aq më tepër, që tipa si PB nuk dalin kurrë të pashoqëruar nga njerëzit e tyre që i mbrojnë dhe vëzhgojnë çdo gjë nga një distancë që mos lërë dyshime... (kur ky vetë ka pasë mosmarrëveshje me 20 biznesmenë)
    Bohhhhh.... ngjan ca si shumë ekuacion me shumë të panjohura dhe ca si shumë e kurdisur... jo dhe aq rastësore me pendesa vrasësish të dëshpëruar të bashkëpunojnë me drejtësinë... dhe jo si ajo fabula e gjyshit Berisha...

    Po pse ti shoqe fakti qe Piro Bare e ka marre koncesionin nga Berisha apo fakti qe ky nuk eshte njeri i mire meqenese askush nuk flet mire nga anet e tij i jepka te drejte ketij Karcinit te paguaje njerez per ta vrare ??? Keshtu e bejne biznesin keta biznesmenet e fuqishem ??? Sa per ate kontraten e firmosur me firmen e dyte te gazit,pikerisht pas firmosjes se kesaj kontrate i ka interesuar me shume ta vrase Piro Baren , ne menyre qe te mos kete asnje pengese ...

    Personalisht me behet qejfi kur ngecin keshtu keta lloj njerezish ... qe kellqe nuk kane ti bejne ca gjera vete,dhe mundohen te paguajne njerez per tu bere punet e veshtira dhe te pista ...

    Ky Karcini nuk duhet te kete pas rreth vetes as rrethin familjar e as rrethin shoqeror deri sa qenka drejtuar te keta vrasesit me pagese ... ne pergjithesi ne Shqiperi funksionon qe njerezit e fuqishem ndihmojne e pasurojne edhe nje zinxhir vellezerish,niperish e shokesh ... dhe rrjedhimisht i kane pas vetes ne momente te veshtira ... ky si duket do kete dashur ti haja te tera leket vete ... prandaj i doli emri me tellall tani qe i ra halli ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 07-02-2014 më 20:22
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  3. #33

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga KNFC Lexo Postimin
    Po pse ti shoqe fakti qe Piro Bare e ka marre koncesionin nga Berisha apo fakti qe ky nuk eshte njeri i mire meqenese askush nuk flet mire nga anet e tij i jepka te drejte ketij Karcinit te paguaje njerez per ta vrare ??? Keshtu e bejne biznesin keta biznesmenet e fuqishem ??? Sa per ate kontraten e firmosur me firmen e dyte te gazit,pikerisht pas firmosjes se kesaj kontrate i ka interesuar me shume ta vrase Piro Baren , ne menyre qe te mos kete asnje pengese ...

    Personalisht me behet qejfi kur ngecin keshtu keta lloj njerezish ... qe kellqe nuk kane ti bejne ca gjera vete,dhe mundohen te paguajne njerez per tu bere punet e veshtira dhe te pista ...
    Fillimisht, s'më pëlqen të më drejtohen me këtë "ti shoqe" sepse, s'i përkas brezit/grupmoshës të komunizmit.
    Tani në lidhje me atë që më citon... s'thashë gjëkundi që ka bërë mirë Iliri të porosisë vrasjen e Bares; sepse mbi të gjitha nuk e bëj fakt të kryer këtë dhe, ndryshe nga të tjerët që jeni gati të gëlltitni çfarë shkruhet e thuhet pa u provuar - unë respektoj të drejtën themelore të një njeriu, i cili quhet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
    Në rast se vërtetohet që e ka bërë ai, atëherë të marrë dënimin e merituar... që nga ai dënimi 5 vjet i parashikuar për këtë vepër, i bie që kufiri të luhatet në 2-3 duke mos qenë në rolin e atij që merr veprime direkte për përgatitjen... shtuar pastaj rrethanën tjetër lehtësuese lidhur me personalitetin si i padënuar më parë dhe njeri me integritet të njohur, i bie aty ke 1 vit.

    Tjetra, shteti me institucionet e tij s'duhet të tolerojë monopolet dhe konkurencën e padrejtë... duke e lejuar Baren që nga 2009 të sillet si sheik, ku ndaj këtij të fundit ka pasur ankesa nga shumë firma tregtuese të gazit, rast tipik ishte edhe ndaj Mare oil që e falimentoi duke e mos lejuar të shkarkonte (madje në 2011 nuk ishte vetëm Karçini që u ankua ndaj tij tek autoriteti i konkurencës por ishte edhe Mare oil, nga ku rezultoi se Bare kishte vepruar në kundërshtim me ligjin... i ke edhe me vendimet përkatëse) Dhe nga ato që falimentuan për këtë shkak, i vetmi që po vazhdonte të operonte ende në treg ishte Karçini dhe, sërish Bare i kishte shpatullat e ngrohta nga Berisha, se normal ky i fundit e kishte ca si edhe personale sulmin ndaj Karçinit vetëm sepse ishte i njohuri i Sollakut. Karçini çdo problem që ka pasur me Baren i është drejtuar rrugës ligjore.
    Bare sa kishte miq politikë të fuqishëm, aq kishte edhe armiq... dhe madje mesa thonin edhe vetë pjesëtarët e shoqatës së hidrokarbureve, në vitin 2011 kur iu bë një atentat Bares, nuk i ishte bërë për tregtinë e gazit. Kështuqë, asgjë s'është e sigurt në këtë rast. Pastaj Sinanaj, e ka ndërru dëshminë e tij disa herë gjer më tani dhe, jo vetëm që kjo duhet provuar sipas rregullave proçeduriale penale, por në këtë rast kur ka kundërthënie mes asaj që deklaron më parë dhe më pas, merret me rezerva. Aq më tepër, kur ky vetë në ditarin e tij, e shënonte vazhdimisht parimin që e udhëhiqte: "mos fol dhe mos trego për asgjë, përndryshe je i vdekur", atëherë -
    Ky edhe po të dojë të bashkëpunojë me drejtësinë për ulje të dënimit, e di fare mirë në bazë të atij "parimit" fundin e lumtur, kështuqë s'i gëlltis kollaj ato që thotë.

    Sa për ato të tjerat që ke thënë... vazhdo e bëj qejf, meqë ty personalisht të vika qejf nga kjo.

    Ky Karcini nuk duhet te kete pas rreth vetes as rrethin familjar e as rrethin shoqeror deri sa qenka drejtuar te keta vrasesit me pagese ... ne pergjithesi ne Shqiperi funksionon qe njerezit e fuqishem ndihmojne e pasurojne edhe nje zinxhir vellezerish,niperish e shokesh ... dhe rrjedhimisht i kane pas vetes ne momente te veshtira ... ky si duket do kete dashur ti haja te tera leket vete ... prandaj i doli emri me tellall tani qe i ra halli .
    Unë s'e njoh personalisht personin në fjalë, kështuqë rrjedhimisht s'do ia lejoja vetes të flisja në këtë mënyrë.

  4. #34
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Fillimisht, s'më pëlqen të më drejtohen me këtë "ti shoqe" sepse, s'i përkas brezit/grupmoshës të komunizmit.
    Tani në lidhje me atë që më citon... s'thashë gjëkundi që ka bërë mirë Iliri të porosisë vrasjen e Bares; sepse mbi të gjitha nuk e bëj fakt të kryer këtë dhe, ndryshe nga të tjerët që jeni gati të gëlltitni çfarë shkruhet e thuhet pa u provuar - unë respektoj të drejtën themelore të një njeriu, i cili quhet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
    Në rast se vërtetohet që e ka bërë ai, atëherë të marrë dënimin e merituar... që nga ai dënimi 5 vjet i parashikuar për këtë vepër, i bie që kufiri të luhatet në 2-3 duke mos qenë në rolin e atij që merr veprime direkte për përgatitjen... shtuar pastaj rrethanën tjetër lehtësuese lidhur me personalitetin si i padënuar më parë dhe njeri me integritet të njohur, i bie aty ke 1 vit.

    Tjetra, shteti me institucionet e tij s'duhet të tolerojë monopolet dhe konkurencën e padrejtë... duke e lejuar Baren që nga 2009 të sillet si sheik, ku ndaj këtij të fundit ka pasur ankesa nga shumë firma tregtuese të gazit, rast tipik ishte edhe ndaj Mare oil që e falimentoi duke e mos lejuar të shkarkonte (madje në 2011 nuk ishte vetëm Karçini që u ankua ndaj tij tek autoriteti i konkurencës por ishte edhe Mare oil, nga ku rezultoi se Bare kishte vepruar në kundërshtim me ligjin... i ke edhe me vendimet përkatëse) Dhe nga ato që falimentuan për këtë shkak, i vetmi që po vazhdonte të operonte ende në treg ishte Karçini dhe, sërish Bare i kishte shpatullat e ngrohta nga Berisha, se normal ky i fundit e kishte ca si edhe personale sulmin ndaj Karçinit vetëm sepse ishte i njohuri i Sollakut. Karçini çdo problem që ka pasur me Baren i është drejtuar rrugës ligjore.
    Bare sa kishte miq politikë të fuqishëm, aq kishte edhe armiq... dhe madje mesa thonin edhe vetë pjesëtarët e shoqatës së hidrokarbureve, në vitin 2011 kur iu bë një atentat Bares, nuk i ishte bërë për tregtinë e gazit. Kështuqë, asgjë s'është e sigurt në këtë rast. Pastaj Sinanaj, e ka ndërru dëshminë e tij disa herë gjer më tani dhe, jo vetëm që kjo duhet provuar sipas rregullave proçeduriale penale, por në këtë rast kur ka kundërthënie mes asaj që deklaron më parë dhe më pas, merret me rezerva. Aq më tepër, kur ky vetë në ditarin e tij, e shënonte vazhdimisht parimin që e udhëhiqte: "mos fol dhe mos trego për asgjë, përndryshe je i vdekur", atëherë -
    Ky edhe po të dojë të bashkëpunojë me drejtësinë për ulje të dënimit, e di fare mirë në bazë të atij "parimit" fundin e lumtur, kështuqë s'i gëlltis kollaj ato që thotë.

    Sa për ato të tjerat që ke thënë... vazhdo e bëj qejf, meqë ty personalisht të vika qejf nga kjo.


    Unë s'e njoh personalisht personin në fjalë, kështuqë rrjedhimisht s'do ia lejoja vetes të flisja në këtë mënyrë.
    Shoqe nuk tu drejtova sepse mendoj grupmoshen tende,bile pikerisht nga qe nuk isha i sigurte per grupmoshen se ciles i perket,nuk tu drejtova me zonje apo zonjushe ... por thjesht shoqe per t'ju drejtuar nje bashkebisedueseje te gjinise femerore ...

    Eshte e vertete qe ti nuk ke thene askund qe Karcini ka bere mire qe ka porosit vrasjen,por nga ana tjeter duke erresuar figuren e Piro Bare dhe duke folur per aferat e tij korruptive ti larg e larg i jep nje fare te drejte veprimit qe mund te kryente Karcini ... gje qe nuk duhet thene ... sado i keq ky Piro Bare ,ai asnjehere nuk ka tentuar ti marre jeten ketij Karcinit,edhe pse paska qene i veshur me pushtetin e mbeshtetjen e qeverise te shkuar ... pra del person shume me i mire se ky Karcini qe tentoi ti marre jeten ... duke pare qe krimet dhe parregullsite e Bares ndaj nuk mund te krahasohen aspak per nga shkalla e rendesise me keto qe ka bere ky tjetri duke porositur vrases me pagese ...

    Nese ligji shqiptar do veproje si thua ti,qe ky rrezikon maksimumi 5 vjet,atehere me keqardhje sistemi yne gjyqesor dhe drejtesia nuk kane asnje shprese per tu reformuar ... nuk e kuptoj pse mundohesh ta paraqesesh kaq lehte nje situate te tille ... nuk e di nese do mendoje se denimi 1 vit burg do ishte denimi i merituar per nje person qe do paguante dike per te ekzekutuar nje te afermin tend [larg qofte kjo,e morra vetem si shembull per te te qartesuar idete mbi rendesine e nje veprimi te tille] ...sipas llogjikes tende c'do njeri i padenuar me pare qe ka mundesine te paguaj nje vrases me pagese per te ekzekutuar dike rrezikon vetem nje vit burg nese kapet ??? je gabim shoqe ...nje njeri qe paguan per nje vrasje eshte njesoj si ta beje vet vrasjen ...nese provohet mund te rrezikoje burg njesoj si vrases ... dhe vertet eshte pjese e grupit te vrasesve ... kemi financuesin,ndihmesin dhe ekzekutuesin ... te tre keta bashkepuntore per nje vrasje ... dhe te bashkepunosh duke paguar per te vrare njerez nuk denohet me 5 vite si krim nga asnje sistem gjyqesor ... tjeter pune pastaj sa do marre ky person ne gjykatat tona ... po kjo nuk varet as nga mua as nga menyra si mundohesh ta pershkruash ti pozicionin e dikujt qe paguan per nje vrasje ...

    Sa per njohje,une nuk njoh personalisht as Karcinin,as Baren,dhe deri para kesaj historie as nuk kisha degjuar per ekzistencen e tyre ... une diskutoj konceptin dhe ngjarjet ne baze te fakteve qe lexojme,jo personat ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 09-02-2014 më 17:04
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  5. #35

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Faktet/ngjarjet që lexojmë po diskutoj edhe unë, se në fund të fundit kemi të bëjmë me fakte njerëzore. Pikërisht sepse e vë më shumë theksin tek fakti ende i pa provuar ligjërisht, nuk e vë gishtin akuzues dhe s'e bëj fakt të kryer (siç po e bëni ju) që Karçini është porositësi i vrasjes. Nëse vërtetohet nga gjykata me vendim të formës së prerë, atëherë po, që mund të them që ka kryer vepër penale... ose më mirë për të krijuar një ide apriori që ka qenë vërtetë ai porositësi, të paktën nëse rezulton i faktuar transaksioni i 50 mijë eurove të pretenduara si kapar nga shtetasi I.K në llogari të J.S, atëherë më jep një prirje të mendoj ndryshe nga ato më sipër që kam thënë.

    ...por nga ana tjeter duke erresuar figuren e Piro Bare dhe duke folur per aferat e tij korruptive ti larg e larg i jep nje fare te drejte veprimit qe mund te kryente Karcini ... gje qe nuk duhet thene ... sado i keq ky Piro Bare ,ai asnjehere nuk ka tentuar ti marre jeten ketij Karcinit,edhe pse paska qene i veshur me pushtetin e mbeshtetjen e qeverise te shkuar ... pra del person shume me i mire se ky Karcini qe tentoi ti marre jeten ..
    Deduksion tërësisht i gabuar.

    Nese ligji shqiptar do veproje si thua ti,qe ky rrezikon maksimumi 5 vjet,atehere me keqardhje sistemi yne gjyqesor dhe drejtesia nuk kane asnje shprese per tu reformuar ... nuk e kuptoj pse mundohesh ta paraqesesh kaq lehte nje situate te tille ... nje njeri qe paguan per nje vrasje eshte njesoj si ta beje vet vrasjen ...nese provohet mund te rrezikoje burg njesoj si vrases ... dhe vertet eshte pjese e grupit te vrasesve ... kemi financuesin,ndihmesin dhe ekzekutuesin ... te tre keta bashkepuntore per nje vrasje ... dhe te bashkepunosh duke paguar per te vrare njerez nuk denohet me 5 vite si krim nga asnje sistem gjyqesor ... tjeter pune pastaj sa do marre ky person ne gjykatat tona ... po kjo nuk varet as nga mua as nga manyra si mundohesh ta pershkruash ti pozicionin e dikujt qe paguan per nje vrasje ...
    Sërish deduksion i gabuar dhe paragjykues.
    E para, ligji shqiptar është në rregull fare në këtë pikë, por për të bërë cilësimin e duhur të një vepre penale, duhet analizuar figura e veprës penale me 4 elementët përbërës të saj dhe me nën elementët përkatës të atyre 4 që përmenda... tani nuk dua të bëj leksioni juridiku (se s'është as ora e përshtatshme dhe, vetëm këto fundjavat i shfrytëzoj për pak jetë "parazitare" sa t'u shpjegohem njerëzve) por sa për një ide të përgjithshme për respekt të diskutimit, je gabim në cilësimin e veprës penale, sepse nuk është vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Arsyeja ka të bëjë me veçoritë që ka tentativa për t'u quajtur si e tillë... dhe pak a shumë (e thënë sa më thjeshtë) me vrasje në tentativë kemi kur personi ka marrë të gjitha veprimet konkrete dhe vepron konkretisht në çast ndaj shenjestrës së tij, por nuk e vret për arsye se mund t'i ndodhë ndonjë problem me armën në atë çast, mund të ndërhyjë dikush aty për aty dhe ia heq armën nga dora në kohën kur ku sa është gati për të qëlluar, mund të gjuajë por s'e kap plumbi ose e lë të plagosur etj etj të kësaj natyre. Veprimet në fjalë që ka bërë J.S, janë ende në fazën ku ai ka studiar viktimën dhe ka siguruar mjetet për ta vrarë në një kohë të përshtatshme për 'të, por ai ende s'ka ndërrmarrë një veprim konkret kriminal; në këtë mënyrë kjo cilësohet në bazë të nenit përkatës të kodit penal :
    Neni 80
    Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
    dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

    Në këtë rast, ai që mund të dënohet me nivel maksimal të kësaj vepre, është ekzekutori, sepse cilësohet si më i vendosuri dhe më i rrezikshmi për ta kryer aktin kriminal. Financuesi (për të qenë në rregull juridikisht në bazë të nenit 26, i bie të quhet "shtytësi", dënohet më pak se kaq. Po pate dyshime tek kjo që të them, lexo penalen e përgjitshme se ç'a të thotë në këtë rast. Pastaj, marrë në tërësi, caktimi i dënimit për I.K si njeri pa preçedente penale, me reputacion dhe si njeri i respektuar në shoqëri, dënimi i bie të ulet edhe më shumë...
    Nuk mund të paragjykosh që ligjet janë gabim, duke mos i njohur mirë ato dhe studiuar në tërësi... se ka njerëz që kanë harxhuar nga jeta e tyre dhe po harxhojnë duke u marrë me këtë punë... dhe gjithashtu këto ligje janë marrë si model nga kodet penale perëndimore.
    Dhe tjetra, unë s'po e marr me të lehtë fare, por po them një mendim objektiv, bazuar në njohuritë e fushës përkatëse. Dhe për mos u larguar nga ajo "lehtësia" që më pretendoni ju, se e shoh këtë çështje... në fakt e shoh shumë më thellë se kaq... përfshi edhe faktin që ky J.S është rritur në Greqi dhe trajnuar nga rusët, dy shtete që do e donin këtë vend që të jetë sa më në krizë duke thurrë çdo plan të mundshëm, për cënimin e stabilitetit dhe ekonomisë në vend. Po janë idiotë këta tanët, që janë mësuar ta hanë grepin menjëherë.

  6. #36
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Faktet/ngjarjet që lexojmë po diskutoj edhe unë, se në fund të fundit kemi të bëjmë me fakte njerëzore. Pikërisht sepse e vë më shumë theksin tek fakti ende i pa provuar ligjërisht, nuk e vë gishtin akuzues dhe s'e bëj fakt të kryer (siç po e bëni ju) që Karçini është porositësi i vrasjes. Nëse vërtetohet nga gjykata me vendim të formës së prerë, atëherë po, që mund të them që ka kryer vepër penale... ose më mirë për të krijuar një ide apriori që ka qenë vërtetë ai porositësi, të paktën nëse rezulton i faktuar transaksioni i 50 mijë eurove të pretenduara si kapar nga shtetasi I.K në llogari të J.S, atëherë më jep një prirje të mendoj ndryshe nga ato më sipër që kam thënë.


    Deduksion tërësisht i gabuar.


    Sërish deduksion i gabuar dhe paragjykues.
    E para, ligji shqiptar është në rregull fare në këtë pikë, por për të bërë cilësimin e duhur të një vepre penale, duhet analizuar figura e veprës penale me 4 elementët përbërës të saj dhe me nën elementët përkatës të atyre 4 që përmenda... tani nuk dua të bëj leksioni juridiku (se s'është as ora e përshtatshme dhe, vetëm këto fundjavat i shfrytëzoj për pak jetë "parazitare" sa t'u shpjegohem njerëzve) por sa për një ide të përgjithshme për respekt të diskutimit, je gabim në cilësimin e veprës penale, sepse nuk është vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Arsyeja ka të bëjë me veçoritë që ka tentativa për t'u quajtur si e tillë... dhe pak a shumë (e thënë sa më thjeshtë) me vrasje në tentativë kemi kur personi ka marrë të gjitha veprimet konkrete dhe vepron konkretisht në çast ndaj shenjestrës së tij, por nuk e vret për arsye se mund t'i ndodhë ndonjë problem me armën në atë çast, mund të ndërhyjë dikush aty për aty dhe ia heq armën nga dora në kohën kur ku sa është gati për të qëlluar, mund të gjuajë por s'e kap plumbi ose e lë të plagosur etj etj të kësaj natyre. Veprimet në fjalë që ka bërë J.S, janë ende në fazën ku ai ka studiar viktimën dhe ka siguruar mjetet për ta vrarë në një kohë të përshtatshme për 'të, por ai ende s'ka ndërrmarrë një veprim konkret kriminal; në këtë mënyrë kjo cilësohet në bazë të nenit përkatës të kodit penal :
    Neni 80
    Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
    dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

    Në këtë rast, ai që mund të dënohet me nivel maksimal të kësaj vepre, është ekzekutori, sepse cilësohet si më i vendosuri dhe më i rrezikshmi për ta kryer aktin kriminal. Financuesi (për të qenë në rregull juridikisht në bazë të nenit 26, i bie të quhet "shtytësi", dënohet më pak se kaq. Po pate dyshime tek kjo që të them, lexo penalen e përgjitshme se ç'a të thotë në këtë rast. Pastaj, marrë në tërësi, caktimi i dënimit për I.K si njeri pa preçedente penale, me reputacion dhe si njeri i respektuar në shoqëri, dënimi i bie të ulet edhe më shumë...
    Nuk mund të paragjykosh që ligjet janë gabim, duke mos i njohur mirë ato dhe studiuar në tërësi... se ka njerëz që kanë harxhuar nga jeta e tyre dhe po harxhojnë duke u marrë me këtë punë... dhe gjithashtu këto ligje janë marrë si model nga kodet penale perëndimore.
    Dhe tjetra, unë s'po e marr me të lehtë fare, por po them një mendim objektiv, bazuar në njohuritë e fushës përkatëse. Dhe për mos u larguar nga ajo "lehtësia" që më pretendoni ju, se e shoh këtë çështje... në fakt e shoh shumë më thellë se kaq... përfshi edhe faktin që ky J.S është rritur në Greqi dhe trajnuar nga rusët, dy shtete që do e donin këtë vend që të jetë sa më në krizë duke thurrë çdo plan të mundshëm, për cënimin e stabilitetit dhe ekonomisë në vend. Po janë idiotë këta tanët, që janë mësuar ta hanë grepin menjëherë.
    E pranoj qe ligjet i njeh shume me mire se mua ... por dhe une nga ajo pak eksperience qe kam me gjykatat e di qe ligjet nuk jane gjithmone kaq te prere si jane shkruar ... se ndryshe as nuk do kishim procese gjyqesore fare per te saktesuar fajin apo pafajesine e dikujt ...

    Je pak kontradiktore ti ... fjalet e J.S kur percakton paguesin nuk i beson ... kurse fjalet qe ka thene se eshte rrit ne Greqi e eshte stervit nga mafjoze ruse i mer te mireqena pa asnje lloj dyshimi e ngurrimi ...

    Sa per Greqira e Rusira e puce te sajuara nga keta per destabilizim me ane te J.S. me duket pak perralle si ato me tapet fluturues ... nuk destabilizohet nje shtet se dikush deshmon se punon si vrases me pagese dhe tregon per disa nga viktimat apo porositesit e vrasjeve qe ka bere ... aq me teper kur ne personat e perfolur nuk ka asnje figure drejtuese apo politike te ketij vendi .

    Dhe paragrafet e mia me siper te cilat i ke quajtur deduksione teresisht te gabuara jo domosdoshmerisht jane te gabuara vetem sepse keshtu i ke cilesuar ti .
    Nuk me duket normale qe nje veper penale e parandaluar nga policia mos te konsiderohet e tille vetem sepse nuk u lejuar te ndodhte ... mendoj se rendesia e saj mbetet e njejte nese faktohet se personat kane pasur vertet qellim ta benin ... ketu shume shume mund te perfitoje vetem ekzekutuesi ... se ai nuk e beri punen e tij ... kurse paguesi e ka kryer nderkohe fajin e tij ... me shume se kaq nuk kishte se cfare te bente edhe nese viktima do kishte vdekur ...

    p.s. duke gjykuar nga numri postimeve ... dhe nga vellimi qe po shoh te keta qe po diskutojme bashke ... duket se kaloke shume ''fundjava'' duke bere jete ''parazitare'' e duke dhene shpjegime njerezve ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 09-02-2014 më 17:50
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  7. #37

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Për hir të së vërtetës, edhe pse më qëllon shpesh të diskutoj me njerëz me nivel foshnjor arsyetimi si në jetën e përditshme (se ç'të bësh janë në shumim të vazhdueshëm këto specie) po ashtu siç më ka qëlluar të diskutoj edhe në këtë forum që kur u pata regjistru, kam mirësinë që ta lë mënjanë këtë fakt dhe të sqaroj diçka dhe të risqaroj, nisur nga dëshira për të ndarë një mendim ndryshe dhe pak më të thelluar sesa paragjykimi... dhe desha në fakt edhe të shtoja diçka më tepër lidhur me ato që më kundrejtove... por kur pashë këtë shtesën:

    p.s. duke gjykuar nga numri postimeve ... dhe nga vellimi qe po shoh te keta qe po diskutojme bashke ... duket se kaloke shume ''fundjava'' duke bere jete ''parazitare'' e duke dhene shpjegime njerezve ...
    e shoh që e more në nivel personal... s'ka gjë, ja e fitove ti debatin. ndihesh më mirë tani? Ah, flm për hetimin profesional ndaj meje... madje të inkurajoj ta thellosh edhe më shumë :D ka mundësi që edhe të surprizohesh lol kujdes mos trembesh aman :D
    E mbylla kaq me ty, sepse s'mund të mbush dot atë që s'mbush, pavarësisht qëllimit të mirë.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    une nje gje s'kuptova nga e gjitha kjo: ato 120 mije eurot u dhane para se te kryhej krimi, apo jepen me pas....

    p.s. kush eshte ai budall qe paguan 120 mije euro pa problem???!!! edhe ne e ka bere per MUA le t'i haje ca vjet se keshtu do mesoje se c'vlere ka euroja.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #39
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Për hir të së vërtetës, edhe pse më qëllon shpesh të diskutoj me njerëz me nivel foshnjor arsyetimi si në jetën e përditshme (se ç'të bësh janë në shumim të vazhdueshëm këto specie) po ashtu siç më ka qëlluar të diskutoj edhe në këtë forum që kur u pata regjistru, kam mirësinë që ta lë mënjanë këtë fakt dhe të sqaroj diçka dhe të risqaroj, nisur nga dëshira për të ndarë një mendim ndryshe dhe pak më të thelluar sesa paragjykimi... dhe desha në fakt edhe të shtoja diçka më tepër lidhur me ato që më kundrejtove... por kur pashë këtë shtesën:



    e shoh që e more në nivel personal... s'ka gjë, ja e fitove ti debatin. ndihesh më mirë tani? Ah, flm për hetimin profesional ndaj meje... madje të inkurajoj ta thellosh edhe më shumë ka mundësi që edhe të surprizohesh lol kujdes mos trembesh aman
    E mbylla kaq me ty, sepse s'mund të mbush dot atë që s'mbush, pavarësisht qëllimit të mirë.
    E ke gabim ... asnjehere nuk eshte personale ... thjesht meqe theksove me siper si me angari faktin qe ''tu shpjegohesh njerezve'' ... dhe une konstatova qe nuk eshte dhe kaq angari per ty duke pare qe ne 3 vite ke bere 2318 postime ne forum ...

    Nivelin tim nuk e percakton dot ti ... sikurse as une tendin ... ne vetem bisedojme ... por sa per dijeni pervoja ka treguar qe njeerzit qe mburren me shume per nivelin e tyre duke nencmuar ate te te tjereve,jane ata qe kane em shume probleme me nivelin ... te thuash se je me nivel superior ndaj te tjereve jo domosdoshmerisht te ben te tille ... gjithsesi ky eshte forum ku ne diskutojme pikepamjet tona dhe kaq.Aq me teper qe nje teme e tille mua nuk me intereson aspak ... e kam lexuar vetem per shkak te zhurmes mediatike qe ka bere.Te uroj gjithe te mirat dhe suksese.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Berisha: Bosët e bandës së tritolit, orgji me qeverinë

    Ish-kryeministri: Krerët e vërtetë mbrohen nga Policia


    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se bosët e bandës së tritolit në Vlorë nuk janë kapur, madje ata mbrohen dhe informohen nga vetë policia. Në një status në rrjetin social “Facebook”, ish-kreu i qeverisë rendit një sërë faktesh që sipas tij tregojnë lidhjet mes anëtarëve të “bandës së tritolit”. “Ndriçim Gjokona, ish-komisioner i PS në zgjedhjet e fundit tradhtoi për të shpëtuar kokën, por me qëllim që të eliminohej sipas ligjit të mafies atij nuk iu pranua dëshmia dhe nuk iu dha mbrojtje nga Policia e Partisë për 7 ditë me radhë. Pra, u la i lirë në mëshirë të fatit, me falni në mëshirë të vrasësit! Porositësi Mitro ishte kumbari i Bashkisë. Porositësi Karçini ishte kumbara e qeverisë. Porositësit e tjerë i shpëtoi duke i njoftuar Policia e Partisë. Avokati i Karçinit u caktua nga kryekreu, prokurori i partisë, që të informojë partinë, por dhe të mbrojë klientin e tij. Të gjithë ndërmjetësit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre. Mëhillajt morën arratinë. Mitrua, që kishte kryer detyrë partie, nuk besoi në fillim dhe vonoi arratinë ndaj dhe pa dashje u ndalua në Rinas”, theksoi Berisha. Ish-kreu i demokratëve komentoi dhe mesazhin në kod që, sipas tij, kreu i Bashkisë së Vlorës i dha prefektit të Vlorës. “Besnik Dervishi i qeverisë akuzoi për tritolin në të ndenjurat e tij Gjikën e Bashkisë. Gjika me gjuhë të koduar nga vetë kryekreu iu përgjigj me thirrje kërcënuese në konferencë shtypi: “z. Dervishi mos devijo hetimet (se ato i di shefi), përndryshe, – i shkruajti në SMS, – do të tregoj të vërtetën, madje dhe personin që telefonoi Gardën për kallëpin e tritolit në të ndenjurat e tua”. Dhe Dervishi e qepi!”, theksoi Berisha. Ai shtoi më tej se: “Vlora the Fieri gumëzhijnë jo vetëm se banda e tritolit është banda e partisë, por në këto qytete, i madh e i vogël, betohen se Juliani, Gjokona, Mëhillajt, Mitro, Karçini, janë thjesht skalioni i dytë dhe i tretë i bandës së tritolit dhe se bosët, ata më të rëndësishmit e saj, nuk janë kapur dhe nuk kapen”.

    Panorama

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •